Bashkëpunimi ndërinstitucional plotëson nevojat e shkollave shqipe në Diasporë

Një bashkëpunim ndërinstitucional, midis Qendrës së Botimeve për Diasporën, Divizionit të Arsimit të Kosovës dhe konsullatave të të dy vendeve tona, Shqipërisë dhe Kosovës, do të plotësojë kërkesat e shkollave shqipe në Diasporë për pajisjen me tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare.

174 tekste shkollore dhe të mësimit plotësues janë dërguar falas nga QBD-ja dhe janë paracaktuar për mësimdhënien në shkollat e gjuhës shqipe në Parma të Italisë. Mjetet e shkollës tashmë kanë mbërritur dhe mund të përdoren nga mësuesit në Parma të Italisë.

Më datë 26 shtator 2020 rinis për të 12-in vit radhazi viti i ri shkollor në Parma. Drejtori i shkollës së gjuhës e kulturës shqiptare “Scanderbeg-Parma” z. Durim Lika, i shoqëruar nga aktivisti z. Bujar Tabaku, tërhoqën librat të ardhur enkas për këtë qëllim nga Qendra e Botimeve për Diasporën nga Tirana dhe nga Ministria e Arsimit të Kosovës.

Përfaqësueset e QBD-së u pritën nga konsullja e Republikës së Shqipërisë në Milano, zonja Anila Pojani dhe nga zv. konsullja e Republikës së Kosovës, znj. Gjylymsere Kundja. / KultPlus.com