Festivali Folklorik Kombëtar ishte veprimtaria më e rëndësishme mbarëkombëtare folklorike në Shqipëri. Kjo veprimtari zhvillohej zakonisht në Kalanë e qytetit të Gjirokastrës njëherë në katër vjet.
Në të merrnin pjesë të gjitha grupet folklorike shqiptare si dhe grupe nga shqiptarët e Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë, si dhe nga arbëreshët e Italisë, Turqisë, Amerikës, Greqisë dhe grupe folklorike nga vende te ndryshme si të ftuar.
Festivalet folklorike organizoheshin fillimisht në qytetin e Tiranës. Të tillë ishin katër festivalet e para folklorike kombëtare, përkatësisht në vitet: 1946, 1949, 1952, 1957.
Festivali i cili u parapriu festivaleve folklorike kombëtare të Gjirokastrës, ishte festivali folkolirik i zhvilluar në Tiranë më 25 – 27 nëntor 1959, me siglën ‘Festivali Kombëtar i Këngës, Muzikës dhe Valleve’.
Në këtë festival morën çmime për herë të parë solistë popullorë si: Laver Bariu, Ndue Shyti, gjithashtu u vlerësuan me diploma të ndryshme rreth 400 pjesëmarrës.
Festivali i parë Folklorik Kombëtar i Gjirokastrës u zhvillua në vitin 1968, më 8 – 16 tetor. Pas këtij festivali të parë, ku morën pjesë të gjitha rrethet e vendit, në çdo pesë vjet (përkatësisht: 1973, 1978, 1983, 1988), në kalanë e këtij qyteti u zhvilluan rregullisht festivale folklorike kombëtare.
Në festivalin folklorik të vitit 1973 në fazën finale morën pjesë 1370 pjesëmarrës; në festivalin e vitit 1978, në fazën përzgjedhëse u aktivizuan rreth 53.000 pjesëmarrës, ndërkohë që vetëm 1560 bartës interpretuan gjatë ditëve të festivalit.
Në vitin 1995 festivali folklorik u zhvillua në kalanë e qytetit të Beratit dhe në shtator të vitit 2000 ky aktivitet madhor u rikthye përsëri në qytetin e Gjirokastrës.
Më poshtë, KultPlus ju sjell një video nga festivali i parë i këngës folklorike shqiptare, i cili u mbajtë më 21 shtator tq vitit 1949. / KultPlus.com