Sot u bënë 24 vjet nga masakra që është kryer nga forcat serbe në fshatin Rogovë të Hasit, ku ranë në pritë luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por edhe shumë civilë të fshatit.
Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.
Aty heroikisht dhanë jetën: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi, Naim Dreshaj, Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli. / KultPlus.com
Periudha e luftës së fundit në Kosovë është njëra nga ngjarjet më të trishta që s’do të harrohet me gjenerata, pikërisht për shkak të plagëve të rënda që ka shkaktuar tek kosovarët.
Imazhe të shumëta, të tilla janë shpërndarë nëpër tërë botën aso kohe, të fëmijëve kosovarë duke u munduar të shpëtojnë nga plumbat.
E tillë është edhe kjo foto e fotografit Yannis Behrakis e publikuar në prestigjiozen ‘Reuters’ në përshkrimin e së cilës thuhet se këta dy fëmijë, (emrat e së cilëve nuk dihen) kanë bërë 30 orë rrugë për të ikur nga policia barbare serbe.
Fotografia është realizuar mes viteve 1998-1999, në kohën kur refugjatëve iu duhej të ecnin në këmbë më shumë se 30 orë, kur u dëbuan nga shtëpitë e tyre dhe ecën me orë të tëra për të lëshuar territorin e Kosovës dhe të shpëtonin pa u vrarë a malltretuar nga serbët, gjë që mijëra kosovarë nuk ia dolën. / KultPlus.com
Chuck Close, artisti, pikturat gjigante fotorealiste të të cilit magjepsën shikuesit, vdiq në moshën 81-vjeçare.
“Close vdiq në një spital në Oceanside”, konfirmoi avokati i tij, John Silberman.
Shkaku i vdekjes së tij nuk u bë i ditur.
Në vitin 1988, Close pësoi një kolaps të arteries kurrizore, që e la atë pjesërisht të paralizuar. Por, ai vazhdoi të pikturonte, duke përdorur një karrige me rrota për pjesën tjetër të jetës së tij.
Gjithmonë një njeri i sinqertë, Close e cilësoi vazhdimin e karrierës së tij si një paaftësi për t’u përshtatur.
“Kjo tregon se sa i ngushtë jam”, tha ai për “The New York Daily News” në 1999.
“Unë nuk kisha aftësi të tjera për t’u mbështetur.”
Por “aftësia e vetme” e Close e futi atë në muzetë e mbarë botës dhe të admirohej nga klientë dhe artistë të shumtë. / KultPlus.com
Aleksandër Gjoka, një zë i thellë e fort i veçantë i ka dhënë shumë muzikës shqiptare. Duke mbetur i tillë për vite të tëra në skenë, ka mbetur i pakrahasueshëm në mesin e artistëve shqiptarë, shkruan KultPlus.
Me stilin e paraqitjet e tij, ai shpesh është veçuar në festivalet jo dhe të pakta ku është prezantuar. Performancat e tij si i vetëm e me grupin “Tre musketierët” kanë lënë shije ttë paharruar tek publiku shqiptar.
Gjoka i i ka kënduar dashurisë së shkuar, zemrës së një gruaje, shiut e pranverës. Më së shumti, ai mbahet mend për këngën e dimrit, për zbrazëtinë e ikjes.
KutlPlus sot ju kthen nostalgjinë për zërin e Gjokës, duke e risjell ‘Ditë Dimri’, këngë kjo që vazhdon të mbetet ndër më të dëgjuarat e Gjokës.
Më poshtë gjeni videon dhe tekstin e këngës.
Ditë Dimri
Në jetën time ka qenë një çast kur unë për ty pata nevojë jo për të tua gjeste e fjalë por ti pranë meje t’më qëndroje
2x E kundërta ndodhi ti ike larg ato ditë dimri të jetës sime gjithmonë gëzimet i ndanim bashkë përse më ike më braktise. / KultPlus.com
Menaxheri i Qendrës Inovative Kosovare, Shpend Lila, në ditën e çlirimit të Kosovës, në një postim të Ministrisë së Mbrojtjes së Italisë, kishte publikuar një fotografi me një ushtar italian dhe kishte kërkuar ndihmë për tu vënë në kontakt me të.
Pas gati një jave, Lila ka marrë përgjigje nga Ministria e Mbrojtjes së Italisë se e kanë gjetur kush është ushtari në foto, dhe i kanë kërkuar informacionet për ta vendosur në kontakt.
“I dashur Shpend, kemi lajme të mira për ju: Ne kemi gjetur ushtarin në foto. Ju lutemi na dërgoni detajet tuaja të kontaktit privatisht, në mënyrë që të viheni në kontakt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.
Për një gjë të tillë Shpend Lila është shprehur tejet falënderues për shtetin italian dhe në veçanti ambasadorin në Prishtinë, Nicola Orlando.
Data 24 mars shënon sot 21-të vjetorin e fillimit të bombardimeve të
NATO-s.
Bombardimet zgjatën nga
24 marsi 1999 deri më 10 qershor 1999.
Operacioni kërkonte të ndalojë abuzimet e të drejtave të njeriut në Kosovë, dhe kjo ishte hera e parë që organizata e përdorur forcën ushtarake pa miratimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Gjatë bombardimeve u
vranë rreth 528 civilë, u shkatërruan ndërtesa private, biznese private, ura,
baraka dhe lokacione ushtarake. Ky ishte misioni i dytë i rëndësishëm i NATO-s,
pas bombardimeve në Bosnjë e Hercegovinë në vitin 1995.
Sipas Human Rights
Watch, 60 për qind e rreth 528 të vrarëve ishin nga Kosova, derisa Serbia doli
me numra se bëhej fjalë deri në 5700 të vrarë. Tre gazetarë kinezë u vranë në
bombardimin e Ambasadës Kineze në Beograd.
Sulmet kishin filluar në
orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve
strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë, siç quheshin dy republikat e ish
federatës jugosllave, Serbia dhe Mali i Zi.
Sulmet ajrore kundër forcave serbe e malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kur u arrit Marrëveshja e Kumanovës, e cila ndryshe njihet edhe si kapitullimi i kriminelit Millosheviç dhe më 11 qershor forcat e armikut fillojnë ta lëshojnë territorin e Kosovës.
Fillimi i bombardimeve të NATO-s në Kosovë ishte lajmi më i mirë që qytetarët e këtij vendi morën në atë kohë kur shpresa për liri po ju shuhej. Përmes këtyre fotografive shihet gëzimi i tyre dhe shpresa e rikthyer. / KultPlus.com
Shqipëria u godit nga një tërmet me 6.4 shkallë të Rihetrit mëngjesin e së martës.
Ky tërmet mori jetën e shumë njerëzve, lëndoi shumë të tjerë dhe nën
rrënojat e ndërtimeve të shkatërruara vazhdojnë të jenë ende shumë njerëz.
Thumana dhe Durrësi ishin dy qytetet më të prekura nga lëkundjet e tokës,
të cilat vazhdojnë edhe sot por me Rihter më të ulët.
Për t’i dalë në ndihmë Shqipërisë në këtë situatë shumë të vështirë për t’u
përballur nga Kosova shkuan shumë policë, ushtarë e zjarrfikës, duke mos harruar
edhe njerëzit vullnetarë.
Një gjë e veçantë ndodhi me njërin nga pjesëtarët e Njësisë Speciale të
Kosovës, shkruan Indeksonline.
Hasan Mulaj është pjesëtari i PK-së që në vitin 1999 ishte refugjatë në
Kukës, aty ku kërkoi ndihmë përderisa Kosova po përballej me gjendje lufte.
Dyert e mikpritjes dhe mirësisë Hasanit iu hapën në vitin 1999 në Shqipëri,
ndërsa ai këtë herë shërbeu në Thumanë, për të kthyer të mirën 20 vjet më vonë.
“I njëjti destinacion, i njëjti qëllim. Dora për ndihmë. 20 vjet më parë për ta kërkuar, 20 vjet më pas ta kthyer. Gjithmonë mirënjohës”, u shpreh Mulaj nga Skenderaj./KultPlus.com
Më 27 mars të vitit 1999 refugjatët e parë shqiptarë nga Kosova mbërrijnë në Kukës. Një pjesë e madhe e tyre strehohen në familjet kuksiane ku javën në vazhdim me përkeqësimin e luftimeve në Kosovë, numri i refugjatëve të ardhur në Kukës shkon në 120 mijë.
Në fillimin e viti 2000 Këshilli i Rrethit Kukës harton propozimin që Kukësit ti jepet çmimi Nobel i paqes.
Atë viti në bashkërendim me Ministrinë e Jashtme Kukësi arrin në treshen finale. Hera e parë që një qytet nominohej për çmimin Nobel.
Në foto, disa dokumenta që japin më shumë detaje rreth strehimit. (Fotot nga Bekim Bruka) /untoldstoriesofalbania/ KultPlus.com
4 Marsi i vitit 1999 na kujton gëzimin dhe ankthin e madh, për atë çfarë do të ndodhte në Kosovë. Forcat e mëdha politike dhe ushtarake ndërkombëtare tashmë kishin marrë vendimin për fillimin e bombardimeve mbi caqet ushtarake e policore serbe, me qëllimin e vetëm, ndalimin e spastrimit etnik të shqiptarëve që po e bënte Millosheviqi me ushtrinë dhe paramilitarët e vet. Pas shumë përpjekjeve diplomatike, e vetmja zgjidhje për të ndalur ofensivat e Serbisë mbi popullin e Kosovës, ishte intervenimi ushtarak nga NATO-ja.
Në mërgimtarët e kemi përjetuar dyfishë qoftë gëzimin për fillimin e
bombardimeve, por poashtu edhe ankthin e vërtetë se çfarë do të ndodhte nga
hakmarrja serbe mbi civilët e pafajshëm shqiptarë. Shumë prej nesh kemi pasur
familjet dhe farefisin në atë gjendje lufte e tmerri dhe jeta për ne në mërgim
ishte rënduar shumë.
Megjithatë, roli i mërgimtarëve kanë qenë shumë i rëndësishëm, sepse shumë
grupe të shqiptarëve, të organizuar në forma të ndryshme, kishin njoftuar dhe
kishin sensibilizuar vazhdimisht opinionin ndërkombëtar për krimet që po
ndodheshin në Kosovë. Në Suedi për shembull, shqiptarët kanë organizuar dhjetëra
protesta, shumë tubime e manifestime, të cilat kanë pasur synim të vetëm, që të
bëhej më shumë jehonë për çështjen e Kosovës.
Në librin “Thesar Kombëtar i Mërgatës Shqiptare” në Suedi, është shkruar
për ato zhvillime në hapësira të veçanta ku janë publikuar shumë dëshmi për
gjithë ato përpjekje që janë bërë. 91 shkrime e publikime të mediave suedeze
për Kosovën janë identifikuar dhe faktuar deri në librin e 9-të të librit
Thesar Kombëtar…Ndërkaq, në numrin e 8 janë botuar mbi 500 faqe me lista të kontributdhënësve
për fonde të ndryshme për Kosovën.
Ne mërgimtarët shqiptarë në Suedi i jemi mirënjohës në veçanti shtetit
suedez, që na siguroi strehë, ushqim, punë dhe jetë. Kështu ishim në gjendje të
ndihmonim, aq sa ishte e mundur, edhe njerëzit tanë në Kosovë, në kohërat më të
rënda që po kalonin.
Sot shqiptarët i janë mirënjohës NATO-s dhe aleatëve të saj përjetësisht.
Por, ajo histori nuk guxon të harrohet. Shoqata e Shkrimtarëve dhe Artistëve
Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, do të vazhdojë të shkruaj e të
ndriçojë edhe më tutje historinë nëpër të cilën ka kaluar
populli shqiptar bashkë me shumë miq tanë. Por, Shoqata jonë, inkurajon
edhe të tjerët, krijues e studiues të ndryshëm, të shkruajnë dhe të lënë gjurmë
për historinë e dhembshme që ka kaluar Kosova jonë.
Zoti e bekoftë NATO-n dhe aleatët e saj, Zoti i bekoftë SHBA dhe miq tjerë perendimorë, Zoti e bekoftë popullin shqiptar.
Hysen IBRAHMI,
Kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve Shqiptarë “Papa Klementi XI Albani” në Suedi, 24 mars 2019. /KultPlus.com
Qyteti u fundos në errësirë. Dritat u fikën. Alarmi ajror nisi
të ulërinte si të paralajmëronte fundin e botës. Kurrë më parë nuk e kisha
dëgjuar këtë sinjal, kurrë nuk kisha imagjinuar çfarë tingulli do të nxirrte
disa metra larg meje një aparat i tipit të borisë, prandaj më dridhen tingujt e
parë mu si korrenti kur ta përshkon befas trupin. Shkallët e pallateve nisën të
shungullonin nga vrapi i banorëve që mësynin në bodrume a në strehimore. Pastaj
u shua çdo zhurmë brenda apartamenteve. Qetësia bëhej edhe më torturuese, në
pritje të shpërthimeve. Koha nuk ecte. Prisnim me padurim aeroplanët. Trupi na
dridhej nga emocionet. Shikonim të mpirë në horizont, andej nga shpresonim se
do të paraqiteshin bombarduesit e parë.
Asnjëherë nuk e kam qartësuar, e dëgjuam më parë zhurmën e aeroplanëve apo i
pamë shkreptimat e predhave, sepse shkreptimat na hutuan, duke na shpërqendruar
nga aeroplanët që dëgjoheshin si zukamë e largët bletësh. Tensioni nervor na i
mpiu shqisat e të dëgjuarit, zhurmat e shkreptimave nuk i dëgjova as unë, nuk i
dëgjoi as shoku im, i cili pati të njëjtën ndjenjë të shurdhërisë. Kështu,
fillimi i bombardimeve e bëri copë e grimë errësirën e shurdhërinë. Vezullimet
e forta të shpërthimeve shkreptinin me ngjyrim të kuqërremtë në të përgjakur. Pak
çaste më vonë shpërthimet verbuese e dridhnin qytetin. Jehona e klithmat
ngjethëse të alarmit nuk dëgjoheshin më, të mbytura nga shpërthimet që
barteshin tej në horizont, ngriheshin në qiell, sikur donin të ktheheshin në
trajtën tjetër andej nga vinin predhat e mëdha të piketuara nga avionët.
Kur ra predha e parë në stacionin e policisë, në qendër të qytetit, zemra më
gufoi. Krisma që shungulloi pas flakës a gati njëkohësisht me flakën, më
shkarkoi nga një pjesë e mllefit për godinën famëkeqe. Gazavaji na mbërtheu të
dyve, shihnim njëri-tjetrin dhe qeshnim, qeshnim e qanim duke u gajasur.
Shpërthimet “e kërpudhave” të kuqërremta e ndiqnin njëra-tjetrën. Errësira
bëhej më e thellë, kur vdirrej drita e kuqërremtë. Nuk pipëtinte frymë
njeriu.
Duke e ndjekur hartën e shpërthimeve në horizont, nisëm të hamendësonim cakun:
– Kjo është depoja e municionit, – më tha shoku im, kur shpërtheu bomba e
parë.
– Ua! – lëshova tingull të pakontrolluar. Pastaj e mbylla gojën si i zënë në
faj.
Disa minuta më vonë ishim të sigurt se po digjej qendra stërvitore e policisë.
Nga aty vinin policët e trajnuar që na dërmonin në çdo demonstrim pakënaqësie,
nga ajo qendër shpërndaheshin trupat ushtarake që e masakronin popullatën deri
para disa ditësh. Nga gjoksi më dilte ndonjë shfrim mllefi me pamjet që i
shikoja.
Shpërthimet shtriheshin drejt veriut, duke e kaluar pikëvështrimin tonë dhe
njohuritë që kishim për caqet e goditura.
– Duhet të jetë ndonjë depo armësh përtej kufirit, në Serbi, – më thoshte ai i
sigurt, megjithëse as unë dhe as ai nuk merrnim vesh nga gjeografia.
Në pushimet në mes të shpërthimeve dëgjohej frymëmarrja e rënduar e një
rezervisti, me hapat e ngathtë të vrapit që ushtonte trotuareve. I zënë në
befasi nga bombardimet e furishme, i frikësuar nga e papritura, i vetëm në
rrugën e gjerë, ai kërkonte strehim. E shikonim nga lart, vraponte si në filmat
e animuar: i ngathtë e i frikësuar, me gojën që e hapte si peshku dhe me njërën
dorë në gjoks sikur donte ta ndihmonte ajrin të futej brenda në kraharor. Asnjë
derë nuk i afronte mikpritje, asnjë dritare nuk u hap t’i tregonte se më afër e
kishte strehimoren aty pranë sesa vrapin e pafund që ua cingëriste nervat
banorëve prapa perdeve të mbyllura nga errësimi i urdhëruar.
Fragment nga romani ” Boritë e Apokalipsit”. / KultPlus.com
Serbët po vazhdojnë të nxisin urrejtje kundër kosovarëve, kudo që ata janë.
Me rastin e 19 vjetorit të sulmeve ajrore të NATO-s, qytetarë serbë dje kishin dalë në Vjenë të Austrisë duke protestuar kundër Kosovës, raporton Indeksonline.
Me pankarta ku shkruhet “Kosova është zemra e Serbisë” dhe “Kosova e Metohija është Serbi”, ata po protestonin kundër sulmeve që NATO-ja i bëri caqeve serbe më 24 mars të vitit 1999.
Kujtojmë se sulmet ajrore ndaj forcave serbe dhe malazeze vazhduan deri më 9 qershor, kurse më 11 qershor të 1999-ës, ata u detyruan të largohen nga Kosova.
Sulmet e NATO-s kishin nisur me urdhrin e presidentit të atëhershëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, i cili tashmë njihet si miku më i mirë i Kosovës./ KultPlus.com
Po sjellim një fotografi të publikuar nga faqja Prishtina e Vjetër. Kjo fotografi shpalos Prishtinën e vitit 1999-të, asokohe thuajse tërësisht të shkatërruar.
Aty shihen disa vetuar Zastava 101, ndërsa ka pjesë të ndryshme të Prishtinës./ KultPlus.com
Pikërisht në këtë periudhë që jemi sot, këngëtarja Eliza Hoxha në vitin 1999 kishte bërë një gjest mjaft human për fëmijët e Reçakut.
Disa muaj pas çlirimit dhe pas masakrës që hapi sytë e gjithë botës, këngëtarja Eliza Hoxha kishte organizuar një aksion humanitar në prag të festave të fundvitit të vitit 99 për fëmijët në Reçak, shkruan Magazina.al
Në atë kohë Eliza ishte studente e Akademisë së Arteve dhe bashkë me disa studentë të tjerë kishte organizuar shpërndarjen e dhuratave për fëmijët në Reçak, të cilët ende i kishin të freskëta kujtimet e luftës.
“Nga paratë që kemi grumbulluar kemi blerë 2500 dhurata. Kjo është gjëja më e vogël që mund të bëjmë për këta fëmijë, sepse të gjithë e dimë se nuk mund t’i kthejmë prindërit, shtëpitë dhe të gjitha gjërat e tjera që ata humbën gjatë luftës, kështu gjërat që mund të bëjmë janë të sjellim më shumë lumturi dhe gëzim ” kishte thënë Eliza për mediat e huaja./ KultPlus.com