Kosova pjesëmarrëse e ‘Expo 2020 Dubai’, po prezanton vlerat e saj në arenën ndërkombëtare

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ka organizuar pjesëmarrjen dhe përfaqësimin e Republikës së Kosovës në Ekspozitën Ndërkombëtare “Expo 2020 Dubai”.

Në këtë ekspozitë botërore, në të cilën marrin pjesë 192 shtete, me pritshmëri të afër 25 milionë vizitorëve, gjatë periudhës 1 tetor 2021 – 31 mars 2022, Republika e Kosovës është duke i prezantuar dhe promovuar vlerat e saj në arenën ndërkombëtare, e që janë pjesë e temës botërore të Expo 2020 “Lidhja e Mendjeve dhe Krijimi i të Ardhmës”.

Nëpërmjet vizitave në Pavijonin e Republikës së Kosovës në “Expo 2020 Dubai” dhe përfaqësimeve tona kombëtare në forume dhe ngjarje të ndryshme ndërkombëtare, me prezantime të vlerave dhe potencialeve nga fushat e ambientit, kulturës, turizmit, bujqësisë, industrisë, inovacionit, energjisë, arsimit dhe sportit, jemi duke i promovuar vlerat dhe potencialet shumëdimensionale të Republikës sonë.

“Mirënjohje dhe Falëndërim për Fotografët dhe Profesionistët nga Kosova, Muzeun Kombëtar, dhe Grupin Teknik Ndërministror “Expo 2020”, për përkrahjen e pa rezervë, në përgaditjen e pavijonit në kohë shumë të shkurtër, dhe përgaditjeve tjera për pjesëmarrjen e vendit tonë në ekspozitën e rëndësishme botërore “Expo 2020 Dubai”, shkruhet në njoftimin e Ministrës Rozeta Hajdari.

Kryeministri Kurti për Krasniqin: Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh, me zemer jam me ju në Tokio

Pas fitores së Krasniqit në gjysmëfinale ku xhudistja kosovare mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, tani ajo ka arritur të fitojë medaljen e Artë, raporton KultPlus.

Krasniqi fitoi në finale kundër japonezes Funa Tonaki.

Për fitoren e Krasniqit ka shkruar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, është shprehur falenderues për ekipin nga Kosova, që siç ka theksuar ai, po e bëjnë krenar secilin prej nesh.

”DISTRIA E ARTË
Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë.
Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”
, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com

MKRS shpallë ftesë publike për çmimet në fushën e muzikës për vitin 2020

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka bërë ftesë publike për çmimet në fushën e muzikës, për vitin 2020.

Kjo shpallje është bërë me qëllim të avancimit, publikimit dhe promovimit të krijimtarisë muzikorë, si dhe në pajtim me Rregulloren për Ndarjen e Çmimeve për Muzikë. / KultPlus.com

https://www.facebook.com/MKRS.MKOS.MCYS/posts/3450564948389270

Pas viti 2020, na pret një epokë e harmonisë globale, apo një Epokë e re e Errët?

Nga Hal Brands

Sipas shumicës së standardeve, 2020-a ka qenë një vit i tmerrshëm, duke shkaktuar vdekje dhe përçarje në shoqëritë anembanë botës. Por nëse ai ka qenë shumë sfidues sot, si mund t’u duket historianëve kur të kthehen pas në kohë pas 50 vitesh?

Natyrisht, është e vështirë t’i jepet një përgjigje e saktë, duke pasur parasysh faktin se mënyra se si ne e shohim një ngjarje historike, varet shumë nga zgjedhjet që njerëzit

bëjnë më pas. Për shembull, ne do ta kujtonim shumë ndryshe Luftën e Dytë Botërore, nëse Amerika thjesht do të tërhiqej sërish në vetvete pasi mbaroi ai konflikt, në vend se të angazhohej pa u lodhur për të formuar rendin global të pasluftës.

Gjithsesi, viti 2020 do të lërë një goxha gjurmë në përpjekjet e ardhshme për të ndërtuar strukturën gjeopolitike të shekullit 21. Ai mund të hyjë në histori ndoshta si viti kur rendi global i drejtuar nga amerikanët filloi të shpërbëhej, ose ndoshta si viti që i dha këtij rendi njëjetë të re.

Por nga ana tjetër është e lehtë të imagjinohet se si historianët mund t`a shohin një ditë vitin 2020, si fillimin e një epoke të re të errët. Në harkun kohor të disa muajve, bota u trondit nga tronditjet strategjike që ndodhin një herë në një shekull.

Një pandemi globale vrau miliona njerëz, dhe i“ngriu” shoqëritë në të gjithë kontinentet. Bota iu nënshtrua një de-globalizimi të fortë, kufijtë u mbyllën dhe udhëtimet praktikisht ndaluan. Organet ndërkombëtare si Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe G7-a, ishin të paafta për të ofruar një lloj kompetence teknokratike apo për të nxitur bashkëpunimin global.

Në frontin gjeopolitik, Kina, autokracia kryesore sot në botë, nisi një ofensivë në shumë fronte, duke demonstruar se nuk ishte më e përmbajtur, siç rekomandoi dikur Deng Xiaoping, për të fshehur aftësitë e saj, por edhe për të diktuar tonin në skenën globale.

SHBA, demokracia udhëheqëse e botës, përjetoi trazira të forta të brendshme, dhe pa se si presidenti i saj përpiqej t`a shndërronte vendin në një lloj autokracie të butë, pas një palë zgjedhjeve të kontestuara. Për më tepër, ajo që e bëri kaq të trazuar vitin që po ikën, ishte se ky vit pasoi një dekadë thellësisht traumatike.

Demokracia u tërhoq shumë në krahasim me kulmin e epokës së pas Luftës së Ftohtë. Ajo bëri shumë hapa prapa në shumë vende, në vend se të ecte përpara. Brexit dhe populizmi në rritje e kërcënuan integrimin evropian, një nga përpjekjet përcaktuese të epokës së pas Luftës së Dytë Botërore.

Globalizimi u ndesh me erëra të ashpra politike dhe gjeopolitike,ndërsa Organizata Botërore e Tregtisë u fut në ngërç, rritja ekonomike e Kinës u bë më ogurzezë,ndërsa Shtetet e Bashkuara u bënë një mbrojtëse e pasigurt e tregtisë së lirë. Revizionizmi dhe përmbysja gjeopolitike i sfiduan rendet rajonale në të gjithë Euroazinë.

Mosfunksionimi politik u bë një mënyrë jetese në SHBA. Nga kjo perspektivë, goditjet që solli 2020-a nuk ishin një rrufe në qiell të pastër. Ato ishin kriza që nxorën në pah një kalbëzim shumë të përhapur brenda institucioneve dhe rregullimeve, që e strukturuan rendin botëror të udhëhequr nga amerikanët.

Prandaj, një mundësi është që ky vit të shihet si momenti në të cilin një sistem tashmë shumë nën tension të fillojë të zhytet drejt një gjendje më anarkike dhe jo liberale. Por ekziston edhe një histori e ardhshme më shpresëdhënëse e vitit 2020.

Një nga pikat e forta të rendit të pasluftës ka qenë rezistenca e tij e jashtëzakonshme, pra fakti që shpesh sfidat kanë nxitur inovacionin konstruktiv. Për shembull, në vitet 1970 u duk se ishin ditët e fundit të fuqisë amerikane dhe ekonomisë së botës së lirë.

Kjo për shkak të tronditjes të tregut global të naftës, fundit të sistemit financiar tëBretton Woods,si dhe pengesave të shumta gjeopolitike. E megjithatë krizat çuan nëmë shumë ripërtëritje sesa rënie. Shumë shpejt SHBA-ja nisi një kundërsulm shkatërrues gjeopolitik kundër një Bashkimi Sovjetik që kishte ezauruar shumë nga burimet e tij.

Uashingtoni bashkëpunoi me aleatët kryesorë për të krijuar institucione të reja (si G7-a), për të lehtësuar kalimin në një sistem më të globalizuar. Vendet në mbarë Perëndimin përqafuan reformat pro-tregut,të cilat çuan në një vrull të ri zhvillimi.

Për pasojë, ne tani e shohim vitin 1979 – si vitin e tmerrshëm kur ndodhi Revolucioni Iranian, pushtimi sovjetik i Afganistanit dhe një recesion global i rëndë-dhe si fillimin e ri të ndikimin amerikan. Ndoshta viti 2020 do të jetë një tjetër moment i rilindjes.

Tek e fundit, ky ishte vitikur sistemi politik amerikan e korrigjoi veten, pas një flirti të rrezikshëm me një populizëm gati-autoritar të së djathtës, ndërsa refuzoi në të njëjtën kohë një populizëm destabilizues të së majtës.

Ky vit u shoqërua me përpjekje të udhëhequra nga aleatët amerikanë, për nisjen e reformimit e organizatave ndërkombëtare të dobëta, dhe krijimin e mekanizmave të rinj – si një G7 e zgjeruar – për një bashkëpunim më të thellë dhe më të gjerë demokratik.

Gjithashtu, po këtë vit u shfaq një shqetësim i rindaj fuqisë kineze jo vetëm në Amerikë, por edhe në Evropë si dhe në demokraci të tjera të përparuara:Epoka e Trump nuk përfundoi me një përçarje transatlantike mbi Kinën, por me diskutimet e para se si të bashkëpunojmë më ngushtësisht kundër kërcënimit që paraqet Pekini për botën demokratike.

Pra në mesin e errësirës së pandemisë dhe vendosmërisë autokratike, pati disa “drita” të ripërtëritjes liberale. Ne nuk mund t`a dimë ende, se cilën trajektore do të ndjekë në të  . Historia është gjithmonë e kushtëzuar:Një zhvendosje prej rreth 45.000 votash në 4 shtete do të kishte rizgjedhur Donald Trump si president, duke e vendosur demokracinë amerikane dhe politikën e saj të jashtme në një rrugë shumë të ndryshme nga ajo që ndoshta do të ketë nën presidentin e zgjedhur Joe Biden.

Udhëheqja është një aspekt jetik:Se në cilin drejtim do të kthehet e ardhmja, kjo do të varet nga cilësia e zgjedhjeve dhe fuqia e retorikës e politikë-bërësve në SHBA, por dhe në vende të tjera. Së fundmi, historia përfshin shembuj të agimeve të rreme, si dhe rënieve të rreme.

Në fundin e viteve 1920, u duk se Evropa më në fund po i shpëtonte një epoke të konfliktit të egër. Por Depresioni i Madh e zhyti atë në një konflikt tjetër edhe më të egër.

Për mirë apo për keq, ne do ta shohim vitin 2020 si një “çekiç” të historisë, si një vit që i shkaktoi valë tronditëse rendit global, duke e ndryshuar atë në terma afatgjatë. Krizat mund t`a shtyjnë një sistem ndërkombëtar drejt shkatërrimit ose rigjenerimit, por ato vështirë se nuk vijnë dhe ikin pa lënë një gjurmë të qëndrueshme. / KultPlus.com

Filmat hollywoodian më fitimprurës të vitit 2020

Viti 2020 nuk ishte i zakonshëm sa u përket arkave filmike botërore, që u ndikuan dukshëm nga mbyllja e kinemave si pasojë e pandemisë, dhe pezullimi i lansimeve dhe premierave të filmave të mëdhenj hollywoodian.

Megjithatë, disa filma arritën t’i shijojnë ca muaj të mirë në arkat filmike, duke arkëtuar shumë të kënaqshme të të hollave nga shitja e biletave nëpër kinematë botërore.

Vendin e parë në këtë listë e mban filmi i mbushur me skena aksion dhe humor, “Bad Boys for Life”. I lansuar më 17 janar të vitit 2020, vazhdimi i tretë i sagës “Bad Boys” që pas 17 vjetësh në rolet protagoniste i riktheu aktorët, Will Smith dhe Martin Lawrence, arriti të pozicionohet në vendin e parë të arkave filmike botërore falë 424 milionë dollarëve të arkëtuara brenda vitit. Ndërsa, filmi është realizuar me një buxhet prej 90 milionë dollarësh.

Filmi i dytë më fitimprurës i vitit 2020 është projekti i fundit i regjisorit, Christopher Nolan, “Tenet”, i cili njëkohësisht është filmi i parë me buxhet të lartë që u lansua në kohë të pandemisë. Me një buxhet të realizimit prej 205 milionë dollarëve, ky projekt nga lansimi në shtator të këtij viti, arriti t’i arkëtojë gjithsej 361.4 milionë dollarë. Megjithatë, kjo shumë konsiderohet jo e mjaftueshme për një film të përmasave të këtilla.

“Sonic the Hedgehog” është aventura komike, e cila radhitet e treta në listën e filmave më fitimprurës të vitit 2020. Filmi, i cili bazohet në videolojën e famshme me të njëjtin emër, u lansua nëpër kinema në shkurt të këtij viti, dhe deri më tani ka arritur t’i arkëtojë 310.5 milionë dollarë nga shitja e biletave.

Në vendin e katërt pozicionohet një film familjar, me protagonist yllin e filmave “Iron Man”, Robert Downey Jr. Projekti me titull “Dolittle” që e shtjellon historinë e një veterinari, i cili arrin të komunikojë me kafshët, e shënoi premierën më 17 janar të këtij viti dhe deri më tani ka arritur t’i arkëtojë gjithsej 246 milionë dollarë. Ndërsa, për realizimin e këtij filmi ishin shpenzuar gjithsej 175 milionë dollarë.

Ndërsa filmi i pestë më fitimprurës është “Birds of Prey”. Ky projekt i bazuar në librat komikë “DC Comics” dhe i cili është vazhdim i filmit “Suicide Squad”, në rolin protagonist e solli aktoren australiane, Margot Robie. Nga lansimi nëpër kinema më 7 shkurt, filmi i ka arkëtuar gjithsej 201 milionë dollarë. / KultPlus.com

‘Time’ publikon dhjetë fotografitë më të mira të vitit 2020

Teksa viti ikën është e vështirë të kujtohet gjithçka që kemi jetuar përgjatë tij, por janë pikërisht fotot ato që i thërrasin kujtesës.

Ndaj “Time” ka publikuar 10 fotot e 2020-ës, me një titull dhe një shpjegim përkrah.

“Një dritë në mes të errësirës”


Kjo foto është shkrepur gjatë pranverës në Brooklyn. Qëllimi ishte sensibilizimi i njerëzve dhe tregimi i së vërtetës, që virusi Covid-19 vret. Më 22 prill, Meridith Kohut fotografoi Kyle Edwards duke kontrolluar me fener nga brenda një prej frigoriferëve rimorkio që mbante kufomat e virusit. “Secila qese me një trup të pajetë përfaqësonte kaq shumë dhimbje dhe vuajtje, jetë të humbura dhe familje të shkatërruara”, thotë Kohut.

“Trishtimi dhe zemërimi i tyre ishte i vërtetë”

Në një xhami në Teheran, më 5 janar, gratë iraniane vajtojnë Kasem Soleimani pas vrasjes së tij në Bagdad. “Ato ndiheshin të lënduara dhe donin të hakmerreshin”, kujton fotografja Newsha Tavakolian. Brenda, atmosfera ishte e fortë. “Kam kërkuar gjatë se si mund ta kapja këtë moment dhe gjeta këtë skenë, një moment të qetë mes një vorbulle njerëzish. Gruaja duke ngritur grushtin ndërsa mban posterin, të tjerat në mendimet e tyre. Ato po endeshin përreth, vetëm me ndjenjat e tyre”.

“S’mund ta harroj fytyrën e saj”

Hoda Kinno, 11 vjeçe, po mbahej në krah nga xhaxhai i saj Mustafa pas një shpërthimi masiv në portin e Beirutit, më 4 gusht. “Kur arrita në vendndodhje, nuk mund të besoja atë që po shihja”, shkruan fotografi Hassan Ammar. “Po bëja fotografi të gjithçkaje kur pashë burra që mbanin dy vajza të plagosura në autostradën përballë portit. Unë ndoqa njërin derisa arritën në një automjet ushtarak që ishte duke u ngarkuar me njerëz të plagosur për t’u evakuuar në një spital.

Në ditët më pas, Ammar mbeti kureshtar se si kishte shkuar më tej gjendja e saj. U deshën rreth dy javë, por Ammar e gjeti familjen në jug të kryeqytetit. Shpërthimi i kishte shkatërruar ata. Associated Press raportoi se Hoda pësoi një thyerje të qafës dhe dëmtime të tjera, kurse motra e saj 15-vjeçare, Sedra, u vra. “Ajo ditë në Bejrut është një ditë që ndryshoi jetën tonë”, shton Ammar, “më ndryshoi mua si njeri dhe fotograf”.

“Ajo nuk donte ta lëshonte”

Më 24 maj, motra e fotografit Al Bello e telefonoi për t’i thënë se familjarët e saj do ta vizitonin në Wantagh, N.Y., dhe donin ta përqafonin të gjithë; një qese plastmasi e varur nga një litar rrobash do të shërbente si një barrierë mbrojtëse mes tyre. Kurioz, ai shkoi atje. Pasi Mary Grace takoi nipin e saj në “stacionin e përqafimit”, ajo filloi të qante. Takimet e tyre zgjatën për 45 minuta.

“M’u duk vërtet prekëse”

Ato po mbanin homazhe për gjyqtaren Ruth Bader Ginsburg në 26 shtator të këtij viti. Ishin mbështetëset konservatore të gjyqtares Amy Coney Barret duke u lutur në dyert e gjykatës.

“Ishte interesante sepse njerëzit po shëtisnin rreth saj dhe u kërkonin miqve të tyre të bënin fotografi sikur të mos e kishin vënë re atë grua që qante atje në Gjykatën e Lartë”, thotë Schaff. “Unë u ula atje për një kohë, duke parë, dhe pastaj këto katër gra u ngritën dhe ngritën duart lart. Unë pashë dorën e saj në fytyrë, përbërjen e saj dhe dualitetin e emocioneve që të gjitha ndjenin. Dukej vërtet prekëse për mua”.

“Askush nuk mund ta prekte atë”

Hector Retamal, një fotograf i AFP me seli në Shangai, arriti në Wuhan me tren më 23 janar, ndërkohë që qyteti po bllokohej. “Wuhani ishte bërë me të vërtetë një qytet fantazmë”, kujtoi ai në fillim të këtij viti. “Njerëzit në rrugë ishin të paktë: për të blerë ushqim, për të shkuar në një farmaci ose për në spital.”

Më 30 janar, Retamal dhe një koleg i tij po ecnin pranë një spitali kur panë një burrë në tokë, një bllok larg spitalit. “Ishin dy gra që shikonin burrin pa bërë asgjë. Kur na panë, na bërtitën. Më duket na thanë që të mos afroheshim më pranë se mund të infektoheshim”, kujton Retamal. Pas pak, mbërritën të tjerët me kostume mbrojtëse; ata iu afruan burrit, por nuk e prekën.

“Është e vështirë të zbulosh se çfarë dinte ai”

Fotografi Peter van Agtmael ka ndjekur Donald Trump dhe tubimet e tij që nga viti 2016. “Fillova të mësohesha disi me mënyrat e tij dhe shprehjet e tij, të cilat kishin një lloj qëndrueshmërie. Edhe brenda spontanitetit dhe lëvizjes së tij të lirë, kishte qëllim dhe kontroll”, thotë fotografi.

Më 4 nëntor, menjëherë pas mesnatës dhe me pritjen që vota që mbetej për t’u numëruar (fletëvotimet postare dhe votat e hershme) do të ndryshonin rezultatin, van Agtmael hyri në një dhomë të Shtëpisë së Bardhë shumë, shumë të heshtur. Trump u drejtohej votuesve amerikanë, por mes gamës standarde të shprehjeve të tij kishte tension. “Kishte gjithashtu një tension të qartë, stres dhe zemërim dhe për një moment, kur zv.presidenti Mike Pence po fliste, ai lloj kontrolli rigoroz i disa prej emocioneve të tij ra për vetëm disa sekonda”.

“Mbeti pas zjarrit”

Pas zjarrit në Australi kjo koala ishte tharë nga zjarri. Një vullnetar i hodhi ujë sipër për ta hidratuar. Në atë zjarr u dogjën mbi 3 miliardë kafshë. Foton e shkrepi Adam Ferguson.

“Ajo ditë formësoi gjithë vitin tim”

Kur George Floyd u vra nga policia në Minneapolis ishte e hënë. Deri të premten, Amerika ishte ndryshe. Malike Sidibe, 23 vjeç, u zhvendos për të marrë pjesë dhe fotografuar një protestë për herë të parë në jetën e tij. Në Brooklyn, më 29 maj, ai pa protestuesit që luftonin me policinë. Sidibe thotë sot: “Ajo protestë ndryshoi mënyrën se si unë e shikoj botën.”

“Me të vërtetë dukej si një shfaqje e forcës”

Më 13 mars, disa javë pasi Shtetet e Bashkuara dhe Talibanët nënshkruan një marrëveshje paqeje, fotografi me qendër në Kabul, Jim Huylebroek dhe kolegët e tij shfrytëzuan qetësinë e luftimeve për të vizituar kryengritësit në provincën lindore Laghman. Gjatë rrugës, automjeti i tyre u ndalua nga një Njësi Talibane. “Ata na trajtuan në një mënyrë miqësore, por gjithsesi tensioni ndihej,” thotë Jim. Ndërsa gazetarët përgatiteshin të vazhdonin rrugën, dy fëmijë ecën rrugës dhe kaluan mes luftëtarëve. “Për mua,” thotë Huylebroek, “kjo tregon realitetin e ashpër në të cilin rriten fëmijët.” / KultPlus.com

Personazhet publike më të paguara për vitin 2020

Ky vit duket qartë se ka qenë një vit i vështirë për të gjithë, kjo për shkak virusit Covid-19.

Megjithatë kjo nuk ka vlejtur për disa prej personazheve publike, sipas “Forbes”, ky vit mban emrin e Kylie Jenner, të cilën e rendit të parën me 590 milionë dollarë fitime, falë linjës së saj kozmetike.

Rastësisht, kunati i 23-vjeçares, Kanye West, renditet i dyti me 170 milion dollarë. Këtë gjë ai duhet t’ia atributojë partneritetit të tij me Adidas por pa lënë pas edhe fitimet në muzikë e biznese të tjera.

Ndërkaq nuk mungojnë as sportistët e ndryshëm si: Roger Federer, Cristiano Ronaldo, Lionel Messi, Neymar dhe LeBron James./ KultPlus.com

‘Balkan Film Market’ sjellë në Tiranë personalitetet më të rëndësishme të filmit në Europë

Balkan Film Market do të takoj në Tiranë profesionistë të shumtë të kinematografisë duke filluar nga 12 nëntori e deri më 15 nëntor, shkruan KultPlus.

Edicioni i katërt do të vie me moton ‘’bashëpuno, krijo dhe ndaj’’ duke bashkuar në Tiranë agjenci audio-vizuale dhe profesionistë nga Evropa dhe Ballkan.

Balkan Film Market është një ngjarje rajonale e industrisë së filmit në formën e një tregu për biznesin e filmit me fokus kryesor në marrëveshjet e prodhimit dhe shpërndarjes.

Ky organizim mbetet i përqendruar para së gjithash në historitë Ballkanike për audiencat Ballkanike. Mbështetësit e sivjetëm janë Qendra Kombëtare e Kinematografisë Ambasada Franceze dhe të tjerë. / KultPlus.com

Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë shpallë ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020.

Çmimi “Artistët e së nesermës” është një projekt unik që u ofron artistëve të arteve pamore nën moshën 35 vjeçare mundësinë të krijojnë vepra të reja, të bëhen pjesë e një procesi specifik që përfshinë vlerësimin e veprave dhe artistëve nga një juri kredibile ndërkombëtare, mundësi që të bashkëpunojnë me ekipin kuratorial të Stacion – Qendrën për Art Bashëkohor Prishtinë dhe të marrin pjesë në ekspozitën vjetore të finalistëve të çmimit “Artistët e së nesermës” edhe të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të përjetojnë dinamikën e skenës artistike të Nju Jork-ut, për dy muaj qëndimi në Residency Unlimited. Pas kthimit nga SHBA artistët fitues bëhen pjesë e programit vjetor të Stacion- Qendra për Art Bashkëkohor në Prishtinë me ekspozitën personale që shfaqet në Klubin e Boksit në Prishtinë.

Juria e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020, e përbërë nga Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Flaka Haliti, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd, ka zgjedhur tre finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmës” 2020 bazuar në propozimet e tyre premtuese dhe punën egzistuese. 

Laureta Hajrullahun është përzgjedhur në listën e ngushtë për projektin dhe qasjen e saj poetike ndaj çështjeve kritike të kohës sonë – si marrëdhënjet midis jetës sintetike dhe organike, natyrës dhe civilizimit, dhe qenieve njerëzore dhe teknologjisë – dhe konsideratën se çka sfidat shoqërore ose realitetet e reja që ato i sjellin. Në punën e saj, Hajrullahu i sheh mediat digjitale si tipar përcaktues të jetës bashkëkohore dhe mjet me të cilin mund të zbërthehen kufijtë midis botës fizike dhe asaj virtuale.

Laureta Hajrullahu (1997) ka lindur në Preshevë. Është artiste vizuale në fillim të karrierës së saj. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në të njejtin vend. Më pas, vazhdoi studimet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës. 
Interesat artistike të Lauretës qëndrojnë në temat e privatësisë, gjinisë, intimitetit, ekosistemeve digjitale, udhëtimit në kohë, dritës artificiale dhe të ardhmet e pamundshme… Prandaj, ajo paraqet një larmi pikëpamjesh kritike mbi realitetin duke dekonstruktuar dhe vazhdimisht duke rikrijuar kufijtë midis botës virtuale dhe asaj fizike, duke përdorur media digjitale.

Finalisti i dytë është Shkamb Jaka, pikturat e të cilit me forma abstrakte dhe figurative përmbajnë imazhe të koduara që kanë të bëjnë me përvoja reale ose të imagjinuara, ose ato që ai i konsideron si “në mes”. Juria ishte e interesuar për procesin artistik të Jakës që përfshin dekonstruktimin e sjelljeve njerëzore dhe mënyrën e të menduarit dhe më pas “ri-materializimin” e tyre, kryesisht përmes mediumit të pikturës dhe së fundmi, me një masë humori, në film.

Shkamb Jaka është i lindur në vitin 1997 në Gjakovë. Në 2017 ai u zhvendos në Prishtinë për të studiuar pikturën në Fakultetin e Arteve në Univesitetin e Prishitnës, ku edhe diplomoj në vitin 2020. Gjatë studimeve ai ka qenë pjesë e disa ekspozitave grupore dhe ekspozitës personale “DisDeKodim” të mbajtur në “Menza Ramiz Sadiku” në vitin 2020. Puna e tij fokusohet në pikturë mirëpo hulumton edhe media të tjera.

Finalisti i tretë është Brilant Milazimi, pikturat figurative të të cilit duken edhe të afërta dhe të frikshme në përshkrimin e tyre të formave të zgjatura njerëzore brenda një hapësire të papërcaktuar ose disi të luhatshme. Duke u bazuar në rrëfime personale dhe kolektive, puna e Milazimit pasqyron një hulumtim të vazhdueshëm të zhvillimit shoqëror dhe politik të shoqërisë civile në Kosovë dhe asaj që ai e sheh si një “psikologji shoqërore” më të madhe të formuar nga sfidat rreth lirisë së shprehjes dhe lëvizshmërisë.

Brilant Milazimi është i lindur më 1994, në qytetin e Gjilanit, ku e kreu edhe shkollën e mesme profesionale të artit “Adem Kastrati” në drejtimin e pikturës. Diplomoi ne Fakultetit e Arteve në Prishtinë. Milazimi është një ndër themeluesit e “Hap” – komunitetit për art bashkëkohor, përbërë prej 4 artistëve, të cilët vazhdojnë të japin kontributin e tyre në drejtimin e artit bashkëkohor që nga viti 2017. 


Ekspozita e parë personale e Brilant Milazimit ishte “Woke” (2019) e mbajtur në “LambdaLambdaLambda”, Prishtinë, Kosovë. Ai, gjithashtu ka qenë pjesë e ekspozitave kolektive, në vitin 2020 me ekspozitën “Keeping the Balance” në Ludwig Museum, ekspozitë e përkohshme që paraqet rreth gjashtëdhjetë punime nga Art Collection Telekom dhe ekspozitën virtuale “Artistët në karantinë” organizuar nga Shtëpia e Evropës në Prishtinë ne bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës.


Në vitin 2019 ka marrë pjesë në ekspozitat: “A Pristine Blind Date”, ekspozitë e realizuar si pjesë e punëtorisë mbajtur nga Petrit Halilaj dhe Elise Lamme; ekspozita “Artistët e Rinj”, në Galerinë Kombëtare të Kosovës; Çmimi “Gursel Sylejmani”, Galeria e Arteve, Ferizaj; “External”, interevenim publik, instalacion në kuadër të “Hap”, përballë Galerisë Kombëtare. Në kuadër të “Hap”, në vitin 2018 ka realizuar intervenimin në hapësirë publike, instalacion/performacë, “You need we need!” në oborrin e Fakultetit të Arteve, Prishtinë dhe me 2017 si pjesë e ekspozitës “Emerge” në hapësirat e Fakultetit të Arteve, Prishtinë.

Fituesi i çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 do të shpallet me 11 dhjetor 2020 në Klubin e Boksit në Prishtinë, në mbylljen e ekspozitës së finalistëve të “Artistët e së nesërmes” 2020. 

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është çmimi kryesor për art për artistët e rinj bashkëkohor në Kosovë i organizuar në bashkëpunim me Residency Unlimited në New York dhe The Trust for Mutual Understanding në New York. 

Qëllimi i çmimit “Artistët e së nesërmës”, i organizuar në Kosovë nga Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, është që të ofrojë mbështetje artistëve të rinj dhe të lehtësoj vazhdimin e punës së tyre duke i zhvendosur ata nga një rol margjinal në një rol qendror në shoqëri.

Çmimi “Artistët e së nesërmes” është pjesë e programit të çmimeve për artistët e rinj pamor – YVAA (Young Visual Artists Awards) – që është një rrjet i dhjetë çmimeve të ngjashme nga Evropa Qendrore dhe Lindore, dhe i cili u themelua në vitin 1989 në Çekosllovaki nga Kryetari Vaclav Havel, Wendy Luers dhe artistët disidentë, që kishin për qëllim përkrahjen e ngritjes dhe zhvillimit të artit bashkëkohor dhe shoqërisë civile.

Qëllimi i Kryetarit Havel, organizatorëve dhe themeluesëve të Çmimeve YVAA ishte të shpërblejnë artistët e rinj me një rezidencë artitike në SHBA, dhe për t’i ekspozuar ata në botën jashtë vendeve të tyre dhe për të teksuar rolin e kulturës në demokratizimin e shoqërisë dhe rolin e kulturës në shoqërinë civile. Ata themeluan një garë transparente dhe të hapur vjetore, që vlerësohej nga juritë e pavarura dhe që ndrroheshin, pa nepotizëm dhe favorizim. Ky mision themelues dhe kjo kornizë programore, për të përkrahur artin bashkëkohor, për të njohur dhe shpërblyer ekselencën artsitike, për të ngjizur shkëmbimin kulturor dhe për të ndërtuar kapacitetin e institucioneve të pavarura të artit dhe shoqërisë civile, janë edhe udhërrëfyes për Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë për organizmin e çmimit “Artistët e së nesërmes”. 


Në vitin 2015, Residency Unlimited (RU) u angazhua si organizator i programit YVAA dhe nikoqir i programit rezidencial në Nju Jork. Në shtator të vitit 2015, Stacion – Qendra për Art Bashkëohor Prishtinë është ftuar për të marrë përsipër organizmin dhe udhëheqjen e çmimit “Artistët e së nesërmës” në Kosovë, duke filluar me edicionin e parë të vitit 2016.

Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë synon të rrisë potencialin dhe ndikimin e çmimit “Artistët e së nesërmes” në zhvillimit e gjithmbarshme në artin bashkëkohor, në tërë territorin e Kosovës.

Çmimi “Artistët e së nesërmës” organizohet nga Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë. Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2020 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës, Komuna e Prishtinës. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.

Ekspozita do të mund të vizitohet nga të gjithë të interesuarit që gjatë vizitës ndërmarrin masat e nevojshme për mbrojtje personale nga COVID-19, duke mbajtur maska higjenike, duke mbajtur dorëza apo pastruar duart në hyrje dhe duke respektuar distancën e rekomanduar nga vizitorët e tjerë gjatë vizitës në hapësirën ekspozuese. / KultPlus.com

Doli në shitje numri i ri i revistës ‘Jeta e Re’

Posa ka dalë në shitje numri më i ri i revistës së traditës “Jeta e re”, i dyti për këtë vit. Revista nis me një një ligjëratë të shkrimtarit Vladimir Nabokov me titullin “ Pse është Dostojevski shkrimttar mediokër/? Kjo është pjesa e parë e ligjëratës për Dostojevskin, shkëputur nga seri lgjëratash që Nabokov ka mbajtur mbi letërsinë ruse në Amerikë.

Proza fillon me tregimin “Njeriu-ujk” të William Faulknerit dhe vazhdon me disa tregime të poetit dhe shkrimtarit të madh uraguajan Mario Benedeti dhe të shkrimtarit argjentinas Hernan Casciari , si dhe me tregimin “ Mretëria që dështoi” të Haruki Marakamit, ndërkaq nga autorët tanë kemi “Në detin e dhunës” të Bajram Karabollit, “Plaku i Gropës, Zeka” të Hasan Hasanit, “Temperamente” të Azem Qazimit dhe “Hyrje në muze” (proza poetike ) të Jonuz Fetahajt.

Rubrika e poezisë nis me nobelistën Louise Gluck. Ajo në këtë numër të revistës vjen me një cikël të gjerë poezish të përzgjedhura nga dymbëdhjetë librat e saj, për të vazhduar me Yves Bonnefoy, poetin, eseistin dhe përkthyesin francez, njërën ndër figurat madhore të poezisë bashkëkohore franceze, pastaj me një cikël poetik vjen poetja amerikane Anne Sexton. Me nga një cikël poezish vijnë edhe autorët tanë-Nikollë Loka, Arif Kutleshi dhe Ahmet Selmani. Me një intervistë me titullin “ Nis të shkuaj pa ndonjë ide në mendje” sërish vjen nobelistja Louise Gluck.

Në rubrikën qendrore të revitës Dossier, në një hapësirë prej pesëdhjetë faqesh, kësaj radhe vjen poeti italian Milo De Angelis, njëri ndër poetë më të cituar dhe më të antologjizuar në dyzet vjetët vjetët e fundit në letërsinë italiane. Rubrika nis me një portret krijues të autorit, për të vazhduar me me një cikël gjerë poetik, pastaj me “Dialog me Milo De Angelis-in” të Claudio Crocco-s, për të përfunduar me shkrimet kritike “Jashtë është historia” të Walter Sit-it dhe “ Si të bëhesh Milo De Angelis” të Andrea Afribo-s.

Te rubrika e kritikës kemi tekstet “Situata e Baudelaire-it” të Paul Valery-t, “Disa fjalë për minimalizmin” të John Barth-it, romancierit dhe eseistit madhor amerikan, “Bota e Kafkës” të Austin Warren-it, “Ut heri dicebamus” të Kujtim M. Shalës, “Poetika e aluzioneve enigmatike” të Rifat Ismailit, “Sugjerime propedeutike për aspekte zhanrore në letërsinë e vjetër retorike-kristiane shqipe” të Ilir Brecës dhe “ Modelimi i tjetrit” të Alma Abdullahut.

Përkthyesit që kontribuan në këtë numër janë: Bajram Karabolli, Alket Çani, Arben Idrizi, Qerim Ondozi, Alfred Beka, Sulejman Dërmaku, Erion Karabolli, Arta Hallaçi dhe Ilir Breca.

Për shkak se te rubrika Dossier ka rënë emri i përkthyesit, për hir të korrektësisë, ua bëjmë të ditur lexuesve se shkrimtari Arben Idrizi ka bërë përzgjedhjen dhe përkkthimin e teksteve për këtë rubrikë. / KultPlus.com

Louise Glück, gruaja që ‘rrëmbeu’ çmimin Nobel për zërin e saj të pagabueshëm poetik

Sot, ishte një grua ajo që ‘rrëmbeu’ çmimin më të madh në Letërsi, atë të Nobelit. Bëhet fjalë për Louise Glück. Ajo mori këtë çmim për zërin e saj të pagabueshëm poetik, i cili me bukurinë e thjeshtë e bën universale ekzistencën individuale, përcjellë KultPlus.

Louise Glück ka lindur në 1943 në New York dhe jeton në Cambridge, Massachusetts. Përveç shkrimeve të saj, ajo është profesoreshë e gjuhës angleze në Universitetin Yale, New Haven, Connecticut. Ajo bëri debutimin e saj në 1968 me ‘Firstborn’, dhe shumë shpejt u vlerësua si një nga poetet më të shquara në letërsinë bashkëkohore amerikane. Ajo ka marrë disa çmime prestigjioze, mes tyre çmimin Pulitzer (1993) dhe çmimin kombëtar të librit (2014).

Louise Glück ka botuar dymbëdhjetë përmbledhje me poezi dhe disa vëllime ese për poezinë. Të gjitha karakterizohen nga një përpjekje për qartësi. Fëmijëria dhe jeta familjare, marrëdhënia e ngushtë me prindërit dhe vëllezërit e motrat, është një tematikë që ka mbetur thelbësore me të. Në poezitë e saj, vetvetja dëgjon atë që ka mbetur nga ëndrrat dhe iluzionet e saj, dhe askush nuk mund të jetë më i vështirë se ajo në përballjen me iluzionet e vetvetes. Por edhe nëse Glück nuk do ta mohonte kurrë rëndësinë e prejardhjes autobiografike, ajo nuk do të konsiderohet si një poete rrëfyese.

Glück kërkon universalen, dhe në këtë ajo merr frymëzim nga mitet dhe motivet klasike, të pranishme në shumicën e veprave të saj. Zërat e Dido, Persephone dhe Eurydice – të braktisurit, të ndëshkuarit, të tradhtuarit – janë maska ​​për një vetvete në transformim, sa personale aq edhe e vlefshme për të gjithë.

Me koleksionin si ‘Triumfi i Akilit’ (1985) dhe ‘Ararat’ (1990), Glück gjeti një audiencë në rritje në SHBA dhe jashtë saj. Në ‘Ararat’ tre karakteristika bashkohen për të përsëritur më pas në shkrimet e saj: tema e jetës familjare; inteligjencë e rreptë; dhe një sens të rafinuar të përbërjes që shënon librin si një i tërë.

Nga Anders Olsson, Kryetar i Komitetit Nobel / KultPlus.com

Jeton Neziraj fiton Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore

Dramaturgu Jeton Neziraj ka rrëmbyer Çmimin Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Këtë e ka bërë të ditur “KulturForumEuropa”, që thotë se ka vendosur ta shpërblejë Nezirajn duke u bazuar në idenë e ndërveprimit brenda dhe jashtë Evropës, për t’u mësuar që ta njohim dhe kuptojmë njëri-tjetrin.

“KulturForumEuropa / EuropeCultureForum ka vendosur që ta shpërblejë themeluesin dhe drejtorin artistik të ‘Qendra Multimedia’, Jeton Neziraj, i lindur më 1977 në Kosovë, i cili konsiderohet si njëri nga autorët politikë më përfaqësues në Ballkanin e ri për shërbimet e tij (gjithashtu në shpirtin e diversitetit ndërkombëtar), si një ambasador i kulturës ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit”, thuhet në faqen e “KulturForumEuropa”.

Tutje thuhet se ai ka tejkaluar kufijtë nacionalë dhe barrierat kulturore-historike nga dhe në Evropë, duke krijuar lidhje kuptimplota bashkëpunuese në Kosovë, Evropë dhe SHBA, me ç’rast i jepet Çmimi Evropian 2020 për Arritje Kulturore.

Ceremonia e dhënies së çmimit do të mbahet në Prishtinë. / KultPlus.com

Artistët e mirënjohur shqiptarë në Europë hapin festivalin “Different Trains 2020”

Artistët e mirënjohur shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Europës çelën mbrëmjen e djeshme festivalin “Different Trains 2020” me një koncert në kuartet harqesh në lulishten përpara Kryeministrisë së Shqipërisë, transmeton KultPlus.

Artistët Kristi Gjezi, Arben Spahiu, Liza Soppi dhe Vlorent Xhafaj u duartrokitën gjatë nga publiku, në këtë takim të parë muzikor pas kësaj periudhe të vështirë.

Koncerti u organizua me mbështetjen e koncertit për bashkinë Tiranë, Ministrisë e Kulturës, COD, si dhe Ambasadën Franceze në Tiranë.

Nga viti në vit, festivalit “Different Trains” po i shtohen emra të tjerë artistësh shqiptarë, të cilët po ndërtojnë një karrierë të suksesshme në skenat botërore, fitues çmimesh në konkurse të rëndësishme dhe ndër interpretuesit më të mirë të muzikës së dhomës. Por, pavarësisht suksesit, ëndrra e të gjithëve është të kthehen në vendin ku hodhën hapat e parë e të interpretojnë përpara spektatorit shqiptar.

Festivali Different Trains do të vijojë me disa koncerte deri më 13 tetor 2020. Ndërsa takimi i radhës me muzikën do të vijojë në 4 tetor në orën 19.30 në Tarracën e Pallatit të Kulturës, Tunnel Terrace, me recitalin e violonçelistit Eric- Maria Couturier. /atsh/ KultPlus.com

Artistë shqiptarë në Evropë hapin festivalin ‘Different Trains 2020’

Është bërë e ditur se artistët e mirënjohur shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës do të hapin festivalin “Different Trains 2020” me një koncert në kuartet harqesh.

Sipas njoftimit në faqen zyrtare të koncertit në Facebook, thuhet se koncerti do të zhvillohet më 2 tetor në lulishten pas Kryeministrisë, ku do të interpretojnë violinçelisti Vlorent Xhafa dhe violinistët Kristi Gjezi, Arben Spahiu dhe Liza Soppi.

Poashtu në njoftim thuhet se për arsye të masave preventive kundër Covid 19 të gjitha koncertet do të mbahen në vende të hapura dhe se publiku do të jetë i limituar në 50 persona fizikë.

Festivali Different Trains do të vijojë me disa koncerte nga data 2 tetor deri më 13 tetor 2020 dhe mbështetet nga Bashkia Tiranë, Ministria e Kulturës, Ambasada Gjermane në Shqipëri dhe Ambasada Franceze në Shqipëri. / KultPlus.com

KYC për provimin e maturës: Nxënësit kopjuan dhe nuk respektuan masat AntiCovid

Këshilli Rinor Kosovar ka monitoruar sot procesin e Provimit të Maturës Shtetërore, në njëzet e pesë komuna të Kosovës, në gjithsej dyzet qendra të ndryshme testimi, ku ka gjetur se masat kundër pandemisë, të përcaktuara nga MASh dhe IKSHPK-ja, nuk janë respektuar në nivelin e kënaqshëm, njofton Insajderi.

Kurse, nxënësit edhe pse i janë nënshtruar kontrolleve nga personat përgjegjës, sërish kanë gjetur mënyra për të përdorur telefonin me qëllim kopjimin apo bashkëpunimin.

Për monitorim të Provimit Shtetëror të Maturës, KYC thotë se ka angazhuar dyzet monitorues, të cilët kanë vëzhguar me përpikëri mbarëvajtjen e procesit të testimit mbi bazën e rregullave të sjelljes karshi legjislacionit dhe kushteve të mbajtjes së procesit nën rekomandime të normave shëndetësore në situatë pandemie.

Sipas KYC, pas analizës së raporteve të pranuar nga monitoruesit në terren, kjo organizatë ka nxjerr informatat si rezultate pre-eleminare të monitorimit të Provimit Shtetëror të Maturës duke i paraqitur ato më poshtë të renditura që të pasqyrojnë monitorimin e aspektit teknik, administrativ dhe cilësor.

“Të gjeturat nga monitorimi i Provimit Shtetëror të Maturës: Masat kundër pandemisë, të përcaktuara nga MASh dhe IKSHPK-ja, nuk janë respektuar në nivelin e kënaqshëm. Intervenimi në shenjëzimin e vendeve për të krijuar dhe mbajtur distancë dhe vendosja për përdorim e dizenfektuesëve në hapësira të qendrës si në klasa të testimit dhe korridore, këto masa, duke përfshirë maskat dhe distancën fizike nuk janë respektuar nga të gjithë nxënësit/et dhe administruesit/et. Përkundër të rasteve të kërkesës së administruesve/eve the të Komisionit në fillim të testimit, maskat edhe kur kanë qenë prezentë nuk janë vendosur në formën e duhur përfshirë dhe rastet kur ato nuk janë mbajtur fare. Administruesit/et e përcaktuar/a nga MASh, nuk kanë ardhur me kohë në qendrat e testimit. Ani pse testi ka filluar me kohë në shumicën e qendrave të testimit, vonesa e disa administruesve/eve ka shkaktuar që përbrenda qendrave, klasat te mos fillojnë testimin në të njëjtën kohë por i është ofruar kohë shtesë në shumicën e rasteve. Nxënësit/et, edhe pse i janë nënshtruar kontrolleve nga personat përgjegjës sërish kanë gjetur mënyra për të përdorur telefonin me qëllim kopjimin apo bashkëpunimin. Si një problem kryesisht i përsëritshëm ndër vite, në momentin e fillimit të testimit, fotografi, pyetje dhe përgjigje të testit janë publikuar në grupe jo-formale të hapura në rrjete sociale ku KYC janë anëtarësuar për të përcjellë problemin. Ky fenomen ka rezonuar të tërë Kosovën dhe në të njëjtën kohë nga monitoruesit/et në terren është deklaruar për raste të përjashtimit të nxënësve/eve apo tërheqjes së vërejtjes për përdorim të telefonit”, thuhet në komunikatën e KYC.

Kjo organizatë është ndalur edhe te problemet teknik si ndikues i procesit të Provimit Shtetëror të Maturës, siç ishte dhe mungesa e testeve rezervë të lëndëve zgjedhore si dhe shpërndarja jo në kohë e fletë – përgjigjeve.

“Përveç ngatërresave në përzgjedhjen e lëndëve zgjedhore, problem teknik dhe me lista të emrave të kandidatëve/eve, ndër të tjera është deklaruar nga monitoruesit/et e terrenit që në raste të caktuar nuk ka pasur teste rezervë të lëndëve zgjedhore dhe kanë dëgjuar ankesën për gabime teknike të pyetjeve gjë që ka qenë çorientuese për nxënësit. Bashkëpunimi, kopjimi i nxënësve/eve dhe keq-administrimi janë vërejtur. Një dukuri tjetër e përsëritshme ndër vite duket të jetë sipas deklarimit nga monitoruesit/et në terren një numër i dukshëm i rasteve të bashkëpunimit dhe kopjimit të nxënësve/eve, disa raste të ndihmës së ofruar nga administruesit/et e testit, si dhe lejimit të bashkëpunimit të nxënësve. Shpesh janë deklaruar raste edhe mbi të gjeturën që administruesit/et nuk kanë qenë të përgatitur/a për t’u përgjigjur në pyetjet teknike mbi procedurën e testimit dhe plotësimit të fletë-përgjigjeve. Ndërsa, zhurma në klasë, ka qenë evidente përgjatë testimit, posaçërisht në periudhën afër përfundimit të testit, kur janë shpeshtuar lëvizjet më të shpeshta të nxënësve/e për në tualet, dhe lehtësimit të masave të administrimit në klasë dhe krijimit të një ambienti të qetë nga administruesit/et kanë filluar të lehtësohen. Këshilli Rinor Kosovar – KYC ka monitoruar dyzet (40) qendra të testimit në njëzet e pesë (25) komuna të Kosovës, të cilat janë: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Mitrovicë, Gjilan, Gjakovë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Obiliq, Malishevë, Deçan, Dragash, Drenas, Fushë Kosovë, Lipjan, Kamenicë, Rahovec, Kaçanik, Podujevë, Klinë, Viti dhe Istog. Pas përpunimit të dhënave nga tereni Këshilli Rinor Kosovar- KYC do të publikoj raportin të Monitorimit të Provimit Shtetëror të Maturës”, thuhet në komunikatë.

KYC ka realizuar këtë monitorim me leje të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës dhe në mbështetja nga Friedrich Ebert Stiftung – FES. / KultPlus.com

26 mijë maturantë i nënshtrohen nesër testit të maturës

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do ti nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10 dhe do të përfundojë në ora 12:30.

Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.

Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.

Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. / KultPlus.com

Vajzat shqiptare pushtojnë skenën e MTV-së

Të flitet për sukseset e vajzave shqiptare është bërë mëse e zakonshme. Rita Ora, Ava Max, Dua Lipa e Bebe Rexha, tashmë kanë vendosur një vulë të madhe në muzikën ndërkombëtare, ku secila prej tyre numëron me miliona fansa, shkruan KultPlus.

Vajzat shqiptare, kësaj radhe do të pushtojnë skenën e MTV Video Music Awards, njëra si prezantuese dhe dy të tjera të nominuara në këtë event që konsiderohet tejet i rëndësishëm në botën e muzikës.

Ava Max konkurron për çmimin “Artistja depërtuese e vitit”, ndërsa Dua Lipa është e nominuar gjithsej në katër kategori: “Regjia më e mirë”, “Koreografia më e mirë”, “Editimi më i mirë” dhe “Efektet vizuele më të mira”.

Por këtë vit shfaqjes i bashkohet edhe një tjetër shqiptare, Bebe Rexha. Artistja 30-vjeçare ka bërë së fundmi të ditur përmes rrjeteve sociale se do të jetë një nga të ftuarat speciale të mbrëmjes, për të prezantuar një çmim ose një performancë.

Vitin e kaluar Bebe Rexha fitoi një çmim VMA për kategorinë “Kënga më e mirë ritmike”, për këngën “Call you mine” në bashkëpunim me The Chainsmokers.

Ajo është shqiptarja e dytë që e fiton këtë çmim pas Rita Orës, e cila fitoi një çmim MTV VMA në vitin 2018. / KultPlus.com

Shtyhet fillimi i vitit të ri shkollor

Fillimi i vitit të ri shkollor 2020-2021 është shtyrë për 14 shtator

Kjo për shkak të situatës së krijuar me pandeminë COVID-19 në vend.

Lajmi për shtyrjen e këtij afati për fillimin e vitit të ri shkollor u bë i ditur pas takimit të ministrit të Arsimit, Ramë Likaj, bashkë me SBASHK-un, IKSHPK-në dhe përfaqësues të MSH-së.

Përfaqësuesi i SBASHK-ut, Ymer Ymeri ka thënë se në këtë takim është vendosur që mësimi të fillojë më 14 shtator 2020 për të vazhduar pastaj sipas master planit në tri faza.

“Jemi pajtuar që të vazhdojmë takimet që nga e hënë për të diskutuar çështjet tjera teknike, në mënyrë që të gjithë të jemi më të përgatitur. Po ashtu, mendojmë se deri me 14 shtator, është periudhë e mjaftueshme për t’u përgatitur shkollat. Gjatë kësaj kohe do të shikohet të bëhet një lloj regjistri i mësimdhënësve se kush është i infektuar, kush i zëvendëson, pastaj a do të paguhen mësimdhënësit e sëmurë e çështje tjera”, tha ai. / KultPlus.com

Miss Sllovakia 2020 shpallet vajza me origjinë shqiptare

Në finalen e mbajtur të Miss Slovakisë, më datën 14 gusht, Leona Novobërdaliu u kurorëzua si mbretëresha e re e bukurisë.

22 vjeçarja me origjinë shqiptare, por e lindur në Bratislava, dha një performancë të shkëlqyer gjatë konkurrencës me 11 finaliste të tjera.

Leona është ekonomiste e diplomuar në Kings College në Londër. Ajo do të prezentojë Slovakinë në konkursin Miss Bota 2020.

Ajo aktualisht punon në një institucion financiar që merret me investime. Ajo hyri në konkursin “Miss Sllovakia” sepse ishte ëndrra e saj që në moshë të re, të cilën dëshironte ta realizonte.

Të shtunën në mbrëmje, kjo ëndërr u realizua dhe Leona u bë mbretëresha e re e bukurisë për vitin 2020 në Sllovaki./tch/ KultPlus.com

FemArt Festival vjen me edicionin e tetë për këtë vit, publikohen datat

Fesitvali FemArt, tashmë i njohur edhe ndërkombëtarisht, një festival ky me karakter feminist, ka lajmëruar se do të zhvillojë edicionin e tetë i cili do të mbahet në datat 15 deri me 20 tetor të këtij viti, shkruan KultPlus.

FemArti është festival i cili ka arritur që përmes artit të mirë dhe kualitativ të krijuar nga artistet dhe aktivistet të fuqizojë gratë dhe vajzat në njohjen e të drejtave të tyre të plota me qëllim të arritjes së barazisë politike, ekonomike, kulturore, personale, dhe shoqërore.

Moto e festivalit FemArt 2020 është “Solidariteti dhe Qëndrueshmëria”.

Solidariteti si parim i mbështetjes së ndërsjellë në mes grave dhe vajzave, artisteve dhe aktivisteve që punojnë për barazinë gjinore dhe të drejtat e grave. Qëndrueshmëria si aftësi për t’i bërë ballë fatkeqësive, traumave dhe sfidave duke u ngritë në këmbë sa herë rrëzohemi e duke e ngritë zërin sa herë që mundohen të na heshtin.

Koncepti dhe formati i festivalit FemArt këtë edicion ka ndryshuar si rezultat i përballjes me COVID-19. Në solidaritet dhe përkrahje FemArt do të sjellë krijime artistike origjinale nga artistet dhe aktivistet e vendit.

Përgjatë shtatë edicioneve të kaluara FemArt Festival ka sjellur më shumë se 240 aktivitete artistike dhe kulturore si dhe ka mbledhur rreth 25,000 persona në audiencë. / KultPlus.com

Dokufest me filma falas për studentët e filmit

DokuFest ka njoftuar për bashkëpunimin me Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës, programi Regji Filmi për edicionin e 19 të festivalit dhe të parin që po mbahet në sferën dixhitale.

Përmes këtij iniciative, DokuFest do t’u mundësojë të gjithë studentëve dhe profesorëve nga programi ‘Regji Filmi’ qasje pa pagesë në të gjithë programin dhe pakot filmike të cilat janë pjesë e programit të edicionit të sivjetmë të DokuFest.

Për të parë filmat, studentët duhen të krijojnë një llogari në platformën online të DokuFest dhe që pas do të kenë qasje në pakot dhe kombinimet filmike apo në kategorinë e filmave individualë.

I lumtur për këtë iniciativë mes DokuFest dhe Fakultetit të Arteve u shpreh edhe profesori dhe regjisori Ismet Sijarina.

“Përmes kësaj platforme, studentët dhe profesorët do të kenë mundësi, që t’i shohin disa nga filmat më të suksesshëm vendorë dhe ndërkombëtarë të vitit që janë pjesë e programit të “DokuFest”.

Sijarina u shpreh i kënaqur me këtë bashkëpunim duke theksuar se bashkëpunimet me DokuFest do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

“Njëkohësisht, besojmë se këta filma studentëve tanë do të mund t’u shërbejnë si referencë e mirë për punën e tyre krijuese në të ardhmen. DokuFesti dhe Programi Regji Filmi planifikojnë që ta intensifikojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen”. / KultPlus.com

2020, ky vit që ndryshoi shumë gjëra (FOTO)

2020 vazhdon të mbetet një vit që askush prej nesh nuk e ka menduar kurrë, lajme të këqija, vdekje, sëmundje, vrasje e shumë gjëra të tjera ndodhën aq shpejt saqë shpesh duket si një ëndërr.

Fakti se jeta jonë mund të mos jetë më kurrë ajo që ishte është tejet i frikshëm, një atmosferë depresive e shqetësuese ka kohë që po mbizotëron mbi jetën e secilit.

Se çfarë do të ndodhë e çfarë mund të presim, nuk e di askush. E vetmja gjë që secili mund të bëjmë, është të jetojmë me kujdes të shtuar, të kuptojmë se tashmë mbajmë përgjegjësi më shumë se për vetveten, mbajmë përgjegjësi pë të gjithë, për miqtëm familjarët për ata që i njohim e nuk i njohim.

Në vijim, KultPlus ju sjell disa fotografi nga qytete të ndryshme të botës që janë realizuar gjatë kësaj periudhe. / KultPlus.com

Publikohen emrat e të nominuarëve për çmimet ‘Emmy’ 2020

Çmimet Emmy Awards 2020 edhe këtë vit kanë shpalusur listën me emrat fitues.

Në këtë listë udhëheqin seriale si “Watchmen” (26 nominime), “Ozark” dhe “Succession” me nga 18 nominime dhe “The Marvelous Mrs. Maisel” me 20 nominime

Aktori kryesor në serial komik

Anthony Anderson, Black-ish

Don Cheadle, Black Monday

Ted Danson, The Good Place

Michael Douglas, The Kominsky Method

Eugene Levy, Schitt’s Creek

Ramy Youssef, Ramy

Aktorja kryesore në serial komik

Christina Applegate, Dead to Me

Rachel Brosnahan, The Marvelous Mrs. Maisel

Linda Cardellini, Dead to Me

Catherine O’Hara, Schitt’s Creek

Issa Rae, Insecure

Tracee Ellis Ross, Black-ish

“Talk Show” më i mirë

The Daily Show with Trevor Noah

Full Frontal with Samantha Bee

Jimmy Kimmel Live

Last Week Tonight with John Oliver

The Late Show with Stephen Colbert

Aktori më i mire në zhanrin dramë

Jason Bateman, Ozark

Sterling K. Brown, This Is Us

Steve Carell, The Morning Show

Brian Cox, Succession

Billy Porter, Pose

Jeremy Strong, Succession

Aktorja më e mire në  zhanrin dramë

Jennifer Aniston, The Morning Show

Olivia Colman, The Crown

Jodie Comer, Killing Eve

Laura Linney, Ozark

Sandra Oh, Killing Eve

Zendaya, Euphoria

Programi / Gara më e mirë reale

The Masked Singer

Nailed It!

RuPaul’s Drag Race

Top Chef

The Voice

Aktori më i mirë në miniserial

Jeremy Irons, Watchmen

Hugh Jackman, Bad Education

Paul Mescal, Normal People

Jeremy Pope, Hollywood

Mark Ruffalo, I Know This Much Is True

Aktorja më e mire në miniserial

Cate Blanchett, Mrs. America

Shira Haas, Unorthodox

Regina King, Watchmen

Octavia Spencer, Self Made

Kerry Ëashington, Little Fires Everywhere

Mini seriali më e mirë

Little Fires Everywhere

Mrs. America

Unbelievable

Unorthodox

Watchmen

Seriali më e mire komedi

Curb Your Enthusiasm

Dead to Me

The Good Place

Insecure

The Kominsky Method

The Marvelous Mrs. Maisel

Schitt’s Creek

What We Do In The Shadows

Seriali më e mire dramë

Better Call Saul

The Crown

The Handmaid’s Tale

Killing Eve

The Mandalorian

Ozark

Stranger Things

Succession. / KultPlus.com

Publikohen datat e edicionit të dhjetë jubilar të Festivalit ‘Etno Fest’

Këtë vit shënohet edicioni i dhjetë jubilar i festivalit ‘Etno Fest’, i cili si zakonisht do të mbahet në fshatin Kukaj, shkruan KultPlus.

Faqja zyrtare e festivalit në Facebook tashmë ka njoftuar se ky edicion do të mbahet në gusht të këtij viti, duke filluar nga data 20 deri më 25 gusht, ndërkaq tema e zgjedhur për këtë edicion do të jetë ‘Gruaja dhe Dielli’.

Çdo gjë fillon në fitin 2009 kur në fshatin Kukaj (një fshat me vetëm tre shtëpi banimi) xhirohej filmi << Gomarët e kufirit >> ku pas përfundimit të xhirimeve, aktori Bislim Muçaj, i mrekulluar nga pamjet magjike të këtij fshati të braktisur e blen një shtëpi rrënojë dhe e fton shokun e tij, profesorin e artit skenik, Fadil Hysaj që ta vizitojë këtë fshat. I maxhepsur me bukurinë e këtij fshati Fadil Hysaj e blen një tokë me shtëpi të cilën e veshë me gurë, ndërsa shtëpinë e vjetër që përdorej si ahur për kafshë në vitin 2010 do ta ktheje në Etno Teatrin e parë në Kosovë, ku me 26 maj 2010 do të jepet premiera e shfaqjes << Dardha pas bunarit >> e Arta Arifit, në regji të Iliriana Arifit.

Rregullimi i oborrit, duke e respektuar reliefin kodrinor, imponuan kriimin e kaskadave të cilat, i dhanë formën dhe idenë e ndërtimit të një amfiteatri të ardhshëm në të cilin në shtator të vitit 2011 do të fillojë ngjarja më e madhe kulturore ETNO FEST, festivali i Arteve dhe Kulturës Tradicionale. / KultPlus.com