“Kënga Magjike 2021” do të filloj me 21 mars

Gjatë një komunikimi pyetje-përgjigje me ndjekësit në Instagram, Orgesa Zaimi zbuloi se do të marrë pjesë në “Kënga Magjike 2021”, postim i cili u shpërnda nga producenti Ardit Gjebrea në Instagram.

Këngëtarët po përgatisin projektet e tyre për të na i prezantuar në fillim të festivalit, i cili edhe kësaj here do të vendosë në garë konkurruesit për të fituar çmimin e parë.

Së fundmi, është zbuluar edhe një nga pjesëmarrëset e cila e ka bërë vetë të ditur këtë lajm.

Teksa i është përgjigjur ndjekësve në InstaStory, këngëtarja Orgesa Zaimi ka treguar se do të marrë pjesë këtë vit në festival.Por cila është data në të cilën do të nisë “Kënga Magjike”? Kësaj pyetjeje i është përgjigjur Ardit Gjebrea.

“Në 21 mars 2012 fillojmë tek @edielashqiptare dhe në 29 maj përfundojmë finalen”- ka treguar ai krahas postimit./ KultPlus.com