Automobili në të cilin u vra reperi legjendar Tupac shitet për 1.75 milionë dollarë

Makina BMW 750Li në të cilën më 7 shtator 1996 u vra reperi legjendar Tupac është në shitje për madje 1,75 milionë dollarë. Në derën e automobilit ka mbetur vendi i dukshëm ku ka goditur plumbi.

Ajo shërben si kujtesë e asaj që ka ndodhur në të vërtetë në këtë automobil.

Sulmi ndaj Tupac ndodhi në Las Vegas menjëherë pas meçit të boksit të Bruce Seldon kundër Mike Tyson.

Image

Derisa ky automobil po qëndronte në semafor, nga ana e djathtë u afrua një Cadillac i bardhë nga i cili vrasësi i qëlloi disa të shtëna në drejtim të udhëtarit të përparmë. Tupac u qëllua në gjoks, krah dhe kofshë. Ai vdiq gjashtë ditë më vonë si pasojë e plagëve, në moshën 25-vjeçare.

Deri më tani nuk është sqaruar se kush e urdhëroi vrasjen dhe kush e tërhoqi këmbëzën.

Për shkak të kësaj, të gjitha gjërat në lidhje me këtë reper po ngjallin interes të madh në ankande.

Ky automobil ishte në pronësi të disa pronarëve pas vrasjes, ndërsa i fundit e rindërtoi plotësisht. Pronari i ri i veturës gjithashtu do të pajiset me dokumentacionin që e dëshmon historinë e makinës.

Vetura është ende e zbukuruar me lëkurë të zezë nga brenda, motorin origjinal 5.4-litërsh dhe marsh automatik. BMW tani po shitet nga Celebrity Cars Las Vegas. Depozita për të gjithë blerësit e interesuar është 20.000 dollarë.

Është interesante që ky automobil u paraqit në emisionin “Pawn Stars” në vitin 2018 dhe atëherë u vlerësua me 1.5 milionë dollarë.

T’ju rikujtojmë, Tupac konsiderohet një nga reperët më me ndikim të të gjitha kohërave.

Deri më tani ai i ka shitur më shumë se 75 milionë pllaka./koha.net/ KultPlus.com

Hetuesi i vdekjes së 2Pac thotë se ekziston një e vërtetë tjetër për vrasjen e reperit të njohur

Hetuesi i çështjes se vrasjes se reperit me famë botërore Tupak Shakur, ka folur rreth vrasjes.

Greg Kading është marrë për shumë vite me rastin e vrasjes së Tupak dhe Biggie. Kading në një intervistë, ai tha se Tupak është qëlluar nga Orlando Anderson dhe kjo ka ndodhur për shkak të përplasjes së te dy bandave të cilët kishin mosmarrëveshje për dy vite.

“Orlando Anderson është absolutisht vrasësi i Tupakut”, tha ai.

“Natën në të cilen është vrarë Tupac, Anderson ka qenë i ulur mbrapa në makin. Pra kanë qenë Combs, Martin, Keefe D i cili poashtu ishte në makinë i cili ka udhëzuar duke ja jepur armen nipit të tij Anderson që pastaj ai qëlloi në drejtim të Tupakut. Në vitin 1998 Anderson gjatë mbledhjes se parave të drogës, gjatë larjes së makinës së tij ai hyri në një përleshje dhe mbeti i vrarë kjo është arsyeja që ai i ka shpëtuar dënimi”, tha Greg për “Vice”/KultPlus.com