Këngëtarja e njohur me famë botërore, Adele, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur të quajtur “30”, shkruan KultPlus.
Adele hapi karrierën e saj muzikore, jetën personale dhe albumin e ri “30”, në një intervistë ekskluzive me Oprah Winfrey në fillim të kësaj jave.
Ajo rrëfeu se gjatë shkrimit të albumit po kalonte nëpër gjithçka në jetën e saj, e madje ishte pikërisht dhimbja që e inspiroi atë ta shkruante këtë album.

Gjatë ditës së sotme, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka mbështetur këngëtaren duke postuar në “InstaStoryn” e saj.
Adele gjatë intervistës së fundit, ndau detaje private të jetës së saj perosonale në album.
“Asgjë nuk ishte aq e frikshme sa ajo që kam kaluar gjatë dy/tre viteve të fundit pas dyerve të mbyllura. I gjithë albumi ka të bëjë me mua dhe jetën time”, tha ajo.
Adele dhe ish-burri i saj, Simon Konecki, kanë njoftuar këtë vit se janë ndarë pas tetë viteve bashkë. /KultPlus.com
