09 Nëntori shënon 33-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit. Kjo datë simbolizon rënien e komunizmit të Evropë.
Pak pas mesnatës së 13 gushtit 1961, qeveria gjermane u dha urdhër 40 mijë ushtarëve dhe policëve gjermano-lindorë të bllokonin me tela me gjemba gjithë kufirin, duke lënë vetëm 13 pika kalimi për në Berlinin Perëndimor. 10 mijë kilometra tela u shtrinë në perimetrin prej 155 kilometrash të Berlinit Perëndimor. Muri u përforcua herë pas here dhe deri në vitin 1989 ai numëronte 45 mijë blloqe betoni dhe 302 kulla vëzhgimi.
Muri i Berlinit u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve drejt perëndimit, duke u kthyer në simbolin e mungesës së lirisë, si dhe ndarjes politike të bllokut lindor me atë perëndimor. Megjithë këtë barrikadë, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen. 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin. 5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisje nga Gjermania Lindore.
11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit Gjermania u ribashkua. / KultPlus.com