Ukraina gjen një varr masiv me 440 trupa pas çlirimit të qytetit nga rusët, krahasohet me Buchan

Autoritetet ukrainase kanë gjetur një varr masiv të më shumë se 440 trupave në qytetin lindor të Iziumit, i cili u rimor nga forcat ruse, tha një shef i policisë rajonale.

Serhiy Bolvinov, hetuesi kryesor i policisë për rajonin e Kharkiv, tha për Sky News se disa nga njerëzit ishin vrarë nga bombardimet dhe sulmet ajrore.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e krahasoi këtë me atë që ndodhi në Bucha, në periferi të Kievit, duke thënë në një fjalim video të së enjtes mbrëma: “Rusia po e lë pas vdekjen kudo dhe duhet të mbahet përgjegjëse”.

“Aty tashmë kanë filluar procedurat e nevojshme. Më shumë informata – informacion i qartë dhe i verifikueshëm – duhet të jetë i disponueshëm nesër”, tha ai.

Ukraina dhe aleatët e saj kanë akuzuar forcat ruse për kryerjen e krimeve të luftës në Bucha nga forcat ruse, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.

Qyteti i pasur në veriperëndim të Kievit, Bucha, është sinonim i krimeve ruse të luftës, ku janë gjetur qindra trupa. Pas një muaji luftimesh, Bucha ishte një nga vendet e para nga të cilat Moska u tërhoq për të rikoncentruar forcat e saj në lindje të Ukrainës.

Bolvinov tha se hetimet mjekoligjore do të kryhen për çdo trup.

“Mund të them se është një nga vendet më të mëdha të varreve masive në një qytet të madh në [zonat] e çliruara… 440 trupa u varrosën në një vend. Disa vdiqën nga zjarri i artilerisë … disa vdiqën për shkak të sulmeve ajrore”.

Ministria ukrainase e mbrojtjes shkroi në Twitter: “Varret masive po zbulohen në Izium pas çlirimit nga (rusët), Varri (vendi) më i madh aktual ka 440 varre të pashënuara”. / KultPlus.com