Njëqind vjet vetmi – 1967
“Njëqind vjet vetmi” është një novel e cila bazohet në historinë e familjes Buendia në qytetin e Makondos. Kjo është vepra e cila i dha famë ndërkombëtare shkrimtarit të njohur kolumbian. Bestselleri i Marquez i dha një dimension tjetër letërsisë amerikano-latine.
Vjeshta e patriarkut – 1975
Kjo poemë është e bazuar në jetën e një diktatori “imagjinar” të cilin Marquez e ka krijuar në bazë të variteteve të disa diktaorëve si Gustavo Rojas Pinilla, Francisco Franco dhe Juan Vicente Gómez. Nga kërkimet e Institutit Spanjoll të Librave, “Vjeshta e patriarkut” është libri më i shitur në vitin 1975, në Spanjë.

Dashuria në kohën e kolerës – 1985
Novel e bazuar në histori familjare, “Dashuria në kohën e kolerës” tregon se si dashuria midis Florentino Arizo dhe Fermina Daza prishet nga martesa Ferminas me një doktor i cili përpiqet të zhdukë kolerën. Pas largimit të tij Florentino rikthehet pas 60 vjetësh.

Gjenerali në labirinthin e tij – 1989
Kjo novel i kushtohet Simon Bolivar, i cili çliroi Kolumbinë nga pushtimi spanjollë në shekullin e 19. Novela shkaktoi një stuhi të vërtet në Amerikën e Jugut kur u publikua për herë të parë.

Kronikë e një rrëmbimi – 1996 Tematika e librit bazohet në rrëmbimet e organizuara nga kartelat e drogës në Kolumbi, të udhëhequra nga trafikanti i famshëm Pablo Escobar. Fillimisht libri është publikuar në spanjisht në vitin 1996, për tu përkthyer një vit më vonë në anglisht./ KultPlus.com