Reperi i njohur 50 Cent bën simbolin e shqiponjës dykrenare në koncertin e tij (VIDEO)

Reperi i njohur amerikan është duke zhvilluar një tur koncertesh ne Europë. Gjatë koncertit të fundit të mbajtur në Frankfurt, Gjermani ai ka tërhequr vëmendjen me gjestin që ka bërë.

Në një video që është bërë virale në TikTok, ai shihet duke performuar dhe në një moment bën simbolin e shqiponjës dykrenare.

Kjo nuk është hera e parë që reperi i famshëm bën një gjest të tillë. Edhe para disa vitesh, reperi u fotografua duke bërë shqiponjën dykrenare me një person tjetër në skenë. / KultPlus.com

Reperi amerikan 50 Cent, me Yll në rrugën e famshme të Hollywood-it

Rrugës së famshme të Los Angeles-it ‘’Hollywood Walk of Fame’’, tashmë i është shtuar edhe një Yll, ai i reperit të njohur amerikan, 50 Cent, shkruan KultPlus.

Me origjinë nga Nju Jorku, emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, ai ka qenë relativisht i tërhequr vitet e fundit nga bota e muzikës duke u përqendruar më shumë në biznes dhe në televizion.

Në ceremoni, ”50 Cent”, i cili mbizotëroi botën e muzikës rap në vitet 2000, falë imazhit të tij të trishtuar prej reperi ”gangsta”, u shoqërua veçanërisht nga producentët, mentorët dhe miqtë e tij Eminem dhe Dr. Dre.

Ylli i tij është i 2686-ti me radhë në bulevardin e famshëm kalifornian./ KultPlus.com

50 Cent mahnitet nga kënga e re e Era Istrefit (FOTO)

Era Istrefi ka lansuar ditën e djeshme projektin e saj më të ri muzikor “No i Love Yous” në bashkëpunim me artistin botëror French Montana, shkruan KultPlus.

Menjëherë pas publikimit kënga ka filluar të shpërndahet me të madhe nga fansat e saj por edhe kolegë të këngëtares. Por një përkrahje asaj i ka ardhur edhe nga reperi i famshëm botëror 50 Cent, dhe ky padyshim që mund të shënohet si një tjetër sukses i artistes kosovare.

50 Cent pëlqimin për këngën e Erën e ka bërë përmes shpërndarjes së këngës në Twitter duke konfirmuar se po e pëlqen mjaft shumë.

“No I love Yous” deri në këto momente shënon 493,790 views në You Tube. / KultPlus.com