Sekretari amerikan, Antony Blinken viziton sot për herë të parë Tiranën – agjenda e plotë

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, do të vizitojë sot për herë të parë Shqipërinë.

Sekretari Blinken do të jetë për disa orë në Tiranë, para se të marr pjesë në konferencën e sigurisë në Mynih.

Vizita e tij rreth 10-orëshe pritet të nise në orën 11:00 kur do të zbresë në aeroportin “Nënë Tereza” dhe nga ku do të nisë edhe turin e takimeve.

Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama pritet të jenë zyrtarët më të lartë shtetëror, të cilët do të zhvillojnë takime kokë më kokë me kreun e Departamentit Amerikan të Shtetit, ku mesazhet që pritet të jepet do të jenë për të ardhmen e Shqipërisë, Ballkanit Perëndimor dhe Europës, gjatë një deklarate të përbashkët ndërmjet Ramës e Blinken.

ken pritet të takojë edhe kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Duminin. Ndërkohë, në agjendë mungojnë takime me krerë të opozitës.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë, Blinken do të ketë pjesë të delegacionit edhe ish-ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim, e cila tashmë ka një detyrë më të lartë në DASH.

Agjenda e Blinken në Tiranë do të mbyllet me një takim me rreth 100 të rinj që kanë qenë pjesë e programeve mbështetëse të ambasadës amerikane.

Në Tiranë janë vendosur flamuj amerikanë për të mirëpritur sekretarin amerikan.

Edhe Policia e Shtetit ka përgatitur plan masash për garantimin e sigurisë gjatë vizitës së Sekretarit Amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Tiranë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ka hartuar një plan të detajuar masash, për të garantuar rendin dhe sigurinë gjatë kësaj vizite.

Agjenda e plotë:

Rreth orës 11:00 Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Ora 13:35 Blinken zhvillon një takim dhe përshëndet me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe anëtarët e familjes në Tiranë, Shqipëri.

Ora 14:15 Blinken takohet me aplikantët afganë për vizë emigruese speciale në Tiranë, Shqipëri.

Ora 15:05 Sekretari Blinken takohet me Presidentin shqiptar Bajram Begaj në Tiranë, Shqipëri.

15:35 Sekretari mban fjalime në një aktivitet të të rinjve dhe të diplomuarve me temë “ Festojmë të ardhmen e marrëdhënieve SHBA-Shqipëri” në Tiranë, Shqipëri.

Ora 16:15 Blinken takohet me kryeministrin shqiptar Edi Rama në Tiranë, Shqipëri.

Ora 17:55 Sekretari merr pjesë në një ceremoni nënshkrimi për një Memorandum Mirëkuptimi mbi Shkëmbimin Akademik Fulbright dhe një Memorandum Mirëkuptimi mbi Kuadrin për Kundër Manipulimit Informativ të Shtetit të Huaj në Tiranë, Shqipëri.

Ora 18:10 Blinken dhe kryeministri shqiptar Edi Rama mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi në Tiranë, Shqipëri. KultPlus.com

500 dronë në Tiranë, drone show më i madhi në Ballkan (VIDEO)

Yjësi dronësh quhet spektakli që do të mbulojë qiellin e Tiranës nesër, e që për këtë ka njoftuar kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, shkruan KultPlus.

Më poshtë është njoftimi i Veliajt.

Yjësi dronësh ⭐️, një spektakël për të mos u humbur.

Nesër, ora 19:00 në digën e Liqenit Artificial të Tiranës📍, 500 dronë, nën një qiell dritash për të parin dhe më të madhin drone show në Ballkan! 🌸🌻/ KultPlus.com