Shtyhet afati i konkursit për logon e 80-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë

Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit së Republikës së Shqipërisë ka shtyrë afatin për aplikimin për “Logon”, e cila do të jetë simbolikë përfaqësuese, përgjatë kremtimit të 80-vjetorit të çlirimit të Atdheut.

Sipas MEKI-t afati është shtyrë deri më 25 mars nga datat 22 mars e planifikuar më parë.

Synimi i realizimit të kësaj logoje në kremtim të 80-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, duhet të jetë pasqyrimi i një konfiguracioni simbolik, si një krijim origjinal në përmbajtje dhe në formë.

Logoja për 80-vjetorin e Çlirimit, do të shoqërojë evenimentet zyrtare dhe shkresat protokollare të Institucioneve Qendrore Shtetërore, si pjesë identifikuese e festimeve.

Për të aplikuar në konkursin për Logon Kombëtare për 80-vjetorin e Çlirimit të Atdheut, sipas MEKI-t, duhet të dorëzohet projekti dhe dokumentacioni te zyra e protokollit të ministrisë dhe elektronikisht në adresën: [email protected]./atsh/KultPlus.com

Rexhep Ferri me ekspozitë personale në 80 vjetorin e lindjes

Me rastin e 80 vjetorit të lindjes të piktorit, profesorit dhe shkrimtarit Rexhep Ferri, Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës i organizon sot ekspozitë personale Rexhep Ferrit, shkruan KultPlus.

Hapja e ekspozitës bëhet sot nga ora 18:00 në ambientet e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve në Prishtinë.

Në këtë ekspozitë do të prezantohen shumë punë të reja (kryesisht qylyma) dhe të pa ekspozuara ma herët.

Rexhep Ferri, piktor, profesor e shkrimtar, u lind në Kukës (Shqipëri) në vitin 1937. Më 1958 mbaroi shkollën e mesme të Artit në Pejë. Më 1962 botoi poezitë nga cikli Shëtitësit e lodhur në revistën letrare Jeta e re në Prishtinë. Në vitin 1966 u diplomua në Degën e Pikturës Monumentale në Akademinë e Arteve në Beograd. Në vitin 1970 mbaroi studimet pasuniversitare në Akademinë e Arteve në Beograd. Më 1971 mori çmimin e dhjetorit të Kuvendit të Kosovës. Në vitin 1974 zgjedhet pedagog i Akademisë së Arteve Figurative në Prishtinë. Më 1975 fiton çmimin e Sallonit Pranveror për pikturë të Shoqatës së Artistëve Figurativë të Kosovës. Në vitin 1999 zgjedhet sekretar i Seksionit të Arteve në ASHAK dhe në vitin 2000 zgjedhet anëtar i rregullt i ASHAK. Kritika i ka vlerësuar lartë veprat e tij në aspektin artistik. Ka botuar edhe disa përmbledhje të poezive, si dhe disa romane. / KultPlus.com