Naser Berisha është këngëtar i njohur shqiptar. Ai ka filluar të merret me muzikë qysh në moshën 13 vjeçare. Në shkollën e mesme, ai së bashku me shokun e klasës dhe vëllaun e tij( Shefqet dhe Zeqirja Bajramin) formuan Band-in “PREMIERA”, grup i cili funksionoi rreth 6 vite, deri në vitin 1993.
‘Maturantët’ ka qenë një këngë e grupit e cila u realizua gjatë asaj kohe, e cila ka arritur të qëndrojë në majat e top listës së këngëve në atë kohë.
Berisha ka interpretuar edhe shumë këngë të tjera me të cilat do të mbetet gjatë në kujtesën e adhuruesve të muzikës.
“Dy Pas Mesnate”, “Nese Shkon”, “Pergjithmon”, Kur Mbetesh Vet”, “Deti i Lodhur”, “Lora”, “Hajt Shko” etj, janë disa këngë të Berishës ndër vite.
Tash së fundmi Naser Berisha ka lansuar edhe projektin e tij më të fundit “Himni I Gilanit”, kushtuar Qytetit të Gjilanit.
KultPlus ju sjell këngën ‘A më kujton?’:
Koha iku, na harroi
Mbeti veç kujtimi letër,
Si ngahera, të kërkoj
Me gitarë poemë e vjetër
Para shkollës, si dikur
Unë të pres, e ti nuk vije
Dhe pyes vetën, si i marrë
Ndonjëherë në mend do t´bije
Ref: 2
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a me kujton!
Ty të kisha yll rinie
Një dhuratë prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…
Gjumë nuk kam, bie shi
Në fotografi ti vetëm mbete
Jeta të mori, larg të çoi
Y
Nuk e di se ku më trete
Jam i vetëm, si atëherë
Fati mua nuk më priu
Lumturinë që ne e kishim
fatkeqësia e përbiu…
Ref : 3
Ku më mbete bjondina ime
Që më ngjall prapë këto kujtime
Ndonjëherë të lutem a më kujton
Ty të kisha yll rinie
Një dhurat prej përendie
Dashuri e vjetër të kërkoj…