“A Thua Ëndërr Ishe Ti”, ekspozita që do të prezantojë veprat e artistëve të njohur

Në kuadër të edicionit të katërt të RLIOF do të hapet edhe një ekspozitë me kuratore Arta Aganin, ekspozitë që do të përfshijë kryevpera të artistëve të njohur shqiptarë, si: Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Hamdi Bardhi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Simon Shiroka dhe Zake Prelvukaj, shkruan KultPlus.

Kjo ekspozitë do të hapet më 22 korrrik dhe do të rri e hapur deri më 31 korrik.

Më poshtë është njoftimi i plotë i RLIOF.

Ekspozitë në RLIOF 4: A Thua Ëndërr Ishe Ti 🎨✨

Bashkohuni me ne në ekspozitën e veçantë ‘A thua ëndërr ishe ti’ që shënon fillimin e rrugëtimit të edicionit të 4-të të Festivalit Ndërkombëtar të Operas – Rame Lahaj.

Kuruar nga Arta Agani, ekspozita shpërfaq kryevepra të koleksionit privat të biznesmenit Rasim Mrlakut, përfshirë ato të artistëve të njohur si Adem Kastrati, Engjëll Berisha, Hamdi Bardhi, Muslim Mulliqi, Rexhep Ferri, Simon Shiroka dhe Zake Prelvukaj. 🖼️🌟

Ekspozita hulumton simbolet e thella dhe shpesh të fshehura që artistët përdorin për të përfaqësuar ëndrrat, dashurinë dhe nostalgjinë. Duke eksploruar këto tema përmes pikturës, ‘A thua ëndërr ishe ti’ synon të zbulojë gjuhën universale të simboleve që flet për thellësitë e përvojës njerëzore. Pikturat e koleksionit të z. Mrlakut përfshijnë një gamë të gjerë temash dhe shprehjesh; megjithatë disa prej tyre në veçanti lidhen për nga poetika që përmbajnë e që korrespondon me festivalin dhe temën e sivjetme ‘T’knoft zemra’.

🗓️Hapja për publikun nga 22 Korriku deri më 31 Korrik

📍Galeria e Fakultetit të Arteve./ KultPlus.com

“A thua ëndërr ishe ti” (VIDEO)

Grupi “Minatori”, është një ndër grupet më të pëlqyera nga publiku shqiptar, këngët e të cilit dëgjohen përherë me nostalgji të madhe.

Këngët e këtij grupi i kanë rezistuar kohës dhe dëgjohen edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.

Një ndër to është edhe kënga “A thua ëndërr ishte ti”.

Më poshtë KultPlus ua sjell videon dhe tekstin e këngës “A thua ëndërr ishe ti”:

A thua ëndërr ishe ti

Ne mendjen time,
shpaloj kujtimet një nga një,
dhe në njërën nga to,
e gjej tregimin për ty,
a thua ku je ti? a thua ënderr ishe ti?

Hej, më mundon kujtimi për ty,
netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund,
i ngjaj udhëtarit që ecë dhe s´mrrin askund,
a thua ku je ti? a thua ënderr ishe ti?

Hej, më mundon kujtimi per ty,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon

Netët pa ty më janë të gjata dhe pa fund
 ngjaj udhëtarit qe ecë dhe s’mrrin askund
a thua ku je ti? a thua ëndërr ishe ti?

Hej, me mundon kujtimi per ty,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon,
më mundon ky kujtim kur më bie ndërmend,
se ishe ti në shpirtin tim,
ky kujtim më mundon kur më bie ndërmend,
se të kaluarës i takon
hej, me mundon kujtimi per ty!./KultPlus.com