Nicholas Abbott është emëruar ambasador i Britanisë së Madhe në Tiranë. Ambasadori Abbot do të marri detyrën në muajin shtator, pas përfundimit të mandatit të ambasadorit aktual Alastair King-Smith.
Lajmin e ka bërë të ditur Ambasada Britanike në Shqipëri përmes një postimi në rrjete sociale. Ambasada Britanike sqaron se Abbott ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe se ai ka një përvojë të jashtëzakonshme edhe si ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë.
“Nick Abbott është emëruar Ambasador i Madhërisë së Tij në Shqipëri. Të gjithë ne në ambasadë mezi presin ta përshëndesin në shtator 2024. Ai ka punuar në Evropë dhe Lindjen e Mesme dhe sjell një përvojë të jashtëzakonshme edhe si Ambasadori i Madhërisë tij në Kosovë”, njofton Ambasada Britanike në Tiranë, teksa ka publikuar dhe historikun e karrierës së diplomatit që pritet të vijë në vjeshtë në Tiranë./atsh/KultPlus.com