Adele publikon albumin e ri ’30’, shpalos detaje nga jeta e saj

Këngëtarja e njohur me famë botërore, Adele, ka publikuar albumin e saj të shumëpritur të quajtur “30”, shkruan KultPlus.

Adele hapi karrierën e saj muzikore, jetën personale dhe albumin e ri “30”, në një intervistë ekskluzive me Oprah Winfrey në fillim të kësaj jave.

Ajo rrëfeu se gjatë shkrimit të albumit po kalonte nëpër gjithçka në jetën e saj, e madje ishte pikërisht dhimbja që e inspiroi atë ta shkruante këtë album.

(Joe Pugliese/Harpo Productions/CBS)

Gjatë ditës së sotme, edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, e ka mbështetur këngëtaren duke postuar në “InstaStoryn” e saj.

Adele gjatë intervistës së fundit, ndau detaje private të jetës së saj perosonale në album.

“Asgjë nuk ishte aq e frikshme sa ajo që kam kaluar gjatë dy/tre viteve të fundit pas dyerve të mbyllura. I gjithë albumi ka të bëjë me mua dhe jetën time”, tha ajo.

Adele dhe ish-burri i saj, Simon Konecki, kanë njoftuar këtë vit se janë ndarë pas tetë viteve bashkë. /KultPlus.com

Adele Says She Went to 'Hell and Back' While Recording '30' – Billboard

Adele i performoi tri këngë nga albumi “30” në një shou special (VIDEO)

Ylli i njohur i muzikës, Adele, i debutoi tri këngë nga albumi i saj i ardhshëm, “30”, gjatë shout special televiziv të transmetuar të dielën më 14 nëntor.

Kantautorja britanike solli performanca fantastike live të këngëve, “I Drink Wine”, “Hold On” dhe “Love Is A Game”.

Shou special i titulluar “Adele: One Night Only”, u transmetua në kanalin “CBS” dhe përveç këngëve të reja, këngëtarja i interpretoi edhe disa prej hiteve të kaluara.

Po ashtu gjatë mbrëmjes u transmetua edhe një intervistë ekskluzive me prezantuesen, Oprah Winfrey, në atë që konsiderohet biseda e parë televizive e gjerë për albumin e saj të ri, historitë pas këngëve, jetën pas divorcit, humbjen e peshës dhe rritjen e djalit të saj is nënë e vetme.

Pas premierës në “CBS”, shou “Adele: One Night Only” ka filluar së transmetuari ekskluzivisht në platformën Paramount+. Tutje, Adele do ta realizojë një tjetër emision special për publikun në Britani të Madhe me titull, “An Audience With Adele’, i cili transmetohet në “ITV” më 21 nëntor.

Gjatë verës së ardhshme, ylli i baladave do ta shënojë rikthimin në skenën e muzikës në Angli, me dy performanca të veçanta në kuadër të festivalit muzikor, “British Summer Time”, i cili mbahet në parkun “Hyde”. Biletat për te dyja ngjarjet tashmë janë shitur.

Fansat kanë një kohë të gjatë që po e presin publikimin e albumit të katërt të kantautores së njohur britanike. Incizimet e saja të kaluara, “19”, “21” dhe “25”, që të gjitha kishin arritur të pozicionohen në maje të toplistave muzikore anembanë botës, përfshirë këtu toplistën e 200 albumeve më të mira “Billboard”.

Këngëtarja 33-vjeçare nuk ka lansuar album nga viti 2015 dhe pavarësisht faktit se i ka kaluar vjetët e fundit duke u fokusuar tek vetja, pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Simon Konecki, ajo është e lumtur që po i rikthehet muzikës me albumin “30”.

Adele konsiderohet një nga artistet më fitimprurëse dhe shquhet për baladat muzikore të shndërruara në hite anembanë botës. / KultPlus.com

https://www.youtube.com/watch?v=f0RLfrFv3Ks

Dua Lipa e mahnitshme në koncertin e shumëpritur të Adeles

Dua Lipa ishte në mesin e shumë të famshmëve që morën pjesë të shtunën mbrëma në koncertin e parë të Adeles, në katër vjetët e fundit.

Këngëtarja kosovare ka mahnitur të gjithë me paraqitjen e saj në tepihun e kuq, e veshur me një fustan dy pjesësh, ngjyrë rozë.

Po ashtu, ajo që ka rënë në sy ishin fluturat si detaje në fustan dhe sandale të këngëtares.

Në koncertin i cili është zhvilluar në London Palladium, kanë marrë pjesë edhe të famshëm të tjerë, në mesin e të cilëve ishin aktorja Emma Watson e modelja, Naomi Campbell.

Koncerti i shumëpritur i këngëtares angleze, Adele është pjesë e ITV Special, i titulluar “An Audience With Adele”, dhe do të transmetohet, më 21 nëntor.

Adele këtë vit ka realizuar këngë të reja, për herë të parë pas gjashtë vjetësh dhe ato do të jenë pjesë e albumit të ardhshëm të titulluar “30”. / KultPlus.com

Adele shpall datat e performancës në Londër

Adele ka shpallur datat për shfaqjet në Londër për vitin 2022, duke shënuar shfaqjet e saj të para live në Britaninë e Madhe që nga viti 2017.

Këngëtarja, 33 vjeçe, e ndau lajmin në Twitter dhe Instagram me një foto me emrin e saj dhe fjalët “Hyde Park London” dhe datat “1 dhe 2 korrik 2022”.

Ajo do të ngjitet në skenë si pjesë e festivalit BST Hyde Park të vitit të ardhshëm, që do të shfaqë gjithashtu performanca nga Sir Elton John, Duran Duran dhe Pearl Jam.

“Kënga e kthimit të Adele, “Easy On Me”, e lëshuar më 15 tetor, është në rrugën e duhur për të kryesuar listat e këngëve BM për të dytën javë radhazi”, tha kompania zyrtare e klasifikimeve.

Kënga është e para në albumin e saj “30”, që do të publikohet më 30 nëntor.

BST Hyde Park rikthehet pas një mungese dyvjeçare për shkak të pandemisë së COVID-19 dhe do të zgjasë nga 24 qershori deri më 10 korrik 2022./KultPlus.com

Brenda shtëpisë së Adele: Enterieri më modern në stil fshati anglez (VIDEO)

Pasi u kthye në skenë, ajo vendosi t’i afrohej pak audiencës dhe të hapte derën e shtëpisë së saj në Los Angeles, kjo nuk është diçka që shihet kaq shpesh

Vila e Adelës vlen 7 milionë paund dhe britanikja e ka dekoruar në stilin e vërtetë anglez.

“Unë u përpoqa të krijoj një ndjenjë të fshatit anglez”, i tha Adele mysafirit të saj, moderatorit Joe Sabia, transmeton KultPlus.

Duke kaluar nëpër gjelbërimin e harlisur, ju arrini në një derë hyrëse elegante që hap hapësirën e qilimave shumëngjyrësh në pjesën më të madhe të shtëpisë.

Ne shohim një kuzhinë kaq të njohur me plan të hapur në blu të errët me një ishull të madh mermeri dhe një mori ushqimesh të shëndetshme.

Nëse vazhdojmë vizitën do të shohim një divan masiv qoshe në dhomën e ndenjes. Gjithçka është zbukuruar me detaje minimale, ndërsa lulet zbukurojnë pjesën më të madhe të shtëpisë së këngëtares së famshme.

Adele ka zgjedhur më së shumti mobilie ngjyrë bezhë, ndërsa detajet në disa ngjyra të ndezura e bëjnë ekuilibrin e saj në dekorim. / KultPlus.com

Adele fanse e çmendur e Celine Dion, çamçakëzin e përtypur nga ajo e mban në kornizë

Adele e do kaq shumë Celine Dion, saqë ajo mban një çamçakëz të përtypur nga këngëtarja e famshme. Gjatë “73 Pyetjeve” të Vogue në YouTube, Adele rrëfeu se një pjesë e çamçakëzit të Dion është pasuria e saj më e çmuar.

“James Corden, i cili është miku im, por gjithashtu bën ‘Carpool Karaoke’, e dinte se sa fanse e saj isha. Dhe kështu ai e bëri atë të pështyjë çamçakëzin në një copë letër dhe ta kornizojë për mua. Dhe është sendi që më bën më krenare!” shpjegoi këngëtarja me një buzëqeshje.

Ajo më vonë tha se “My Heart Will Go On” e Dion është kënga që ajo ka interpretuar më shumë gjatë gjithë jetës së saj.

Adele i bëri një vizitë idhullit të saj në vitin 2018, duke marrë pjesë në një nga shfaqjet e saj në Las Vegas pasi Dion u shërua nga një periudhë e tmerrshme me grip.

“Nuk isha në gjendje t’i bëja të gjitha shfaqjet e mia, por ishte e emocionuar që Adele erdhi në njërën prej tyre… Unë e dua shumë atë”, shkroi Dion në një foto në prapaskenë në atë kohë.

Adele: Trupi im është përfolur përgjatë gjithë karrierës sime, sidomos nga gratë

Nëse ka diçka që nuk duhet diskutuar apo përfolur, është pesha e dikujt. Secili ka një pasqyrë ku shihet të paktën çdo mëngjes dhe i vë re ndryshimet tek vetja. Nuk është e nevojshme t’ia vëmë ne në dukje me komente të tepruara që vetëm do e bëjnë të ndjehet keq. Ne shqiptarët e kemi dhe zakon që kur e themi diçka, nuk e themi as me takt, por ia plasim tjetrit një fakt në fytyrë dhe kjo gjë normalisht e lëndon atë.

Gjendja rëndohet nëse je një person publik. Të jesh i njohur në shoqëri ka si të mirat, edhe të keqijat e veta. Fakti që je i ekspozuar ndaj një grupi të madh “fansash” nëpër rrjetet sociale, normale që dhe mundësitë të të përflasin për trupin tënd janë më të mëdha. I tillë është dhe rasti i Adele, e cila për shumë kohë bëri një shkëputje nga bota e muzikës, por sërish mbeti në vëmendjen e fansave të saj për shkak se humbi shumë kg në pak kohë. Më parë e përflisnin për kg e tepërta, ndërkohë kohët e fundit e përflasin se po bën gabim që nuk e ndan “sekretin” e saj të rënies në peshë. Më poshtë do të mund të lexoni një pjesë nga një intervistë e Adele, ku këngëtarja flet edhe për këtë pjesë.

“Trupi im është përfolur përgjatë gjithë karrierës sime. Jo vetëm tani. Dhe më e keqja, është përfolur nga femrat. Kjo gjë normalisht më ka zhgënjyer pamasë. Më ka bërë të ndihem keq.

Kohët e fundit janë thënë shumë gjëra lidhur me ndryshimin tim, nuk bëhej fjalë për të humbur peshë. Çdo gjë lindi për të kontrolluar ankthin tim. Unë e kuptova se duke u ushqyer pak dhe shëndetshëm, ndihesha më mirë.

Njerëzit ndërkohë filluan edhe me ofendime në rrjetet sociale, se pse nuk e ndaja me ta regjimin që kisha ndjekur për të rënë në peshë. Mendoj se kjo gjë ka ndodhur, pasi ne jemi mësuar që personazhet publikë të dokumentojnë çdo gjë në Instagram. Unë këtë transformim e kam bërë për veten time dhe për asnjë person tjetër. Në fund të fundit, pse duhet ta ndaja? Nuk më duket me vlerë. Është diçka që më përket mua, ka lidhje me trupin tim”. /bota.al/ KultPlus.com

Adele rikthehet me këngën e parë pas 5 vjetësh (VIDEO)

Adele ka publikuar “Easy On Me”, kënga e parë në pesë vjet dhe e para që del nga albumi i saj që pritet të publikohet, i titulluar “30”. Në baladën e re, Adele këndon krah një pianoje, shkruan nme, transmeton KultPlus.

Kënga u shkrua bashkë me Greg Kurstin, ndërsa videoja nga Xavier Dolan. “Për mua, nuk gë më të fuqishme se artistët që rikthehen pas vitesh ndarje”, ka thënë Dolan.

Adele ka thënë se i është përkushtuar vetes së saj dhe se me albumin e ri ndjen se po frymon ndryshe. / KultPlus.com

Adele paralajmëron lansimin e albumit të ri

“Kam mësuar shumë të vërteta të hidhura për vetveten”!

Adele ka treguar kopertinën e albumit të saj “30” derisa ka konfirmuar edhe datën e publikimit të tij. Ajo po ashtu ka folur edhe për shkurorëzimin e saj që e la atë “në pikëllim të thellë dhe jo aktive gjatë kësaj kohe”.

Këngëtarja e hitit “Someone Like You” (33) e ka zgjedhur Instagramin këtë të mërkurë për ta treguar datën e lansimit të albumit të saj të ri të quajtur “30” e që do të lansohet me datën 19 nëntor.

Titulli “30” parkon me mënyrën e preferuar të emërimit të saj të albumeve, me tre nga albumet e saj që janë emëruar sipas moshës së saj.

Albumi i saj debutuar “19” u lansua më 2008, i pasuar nga “21” më 2011 dhe “25” më 2015./KultPlus.com

Adele befason fansat, këndon një pjesë të shkurtër nga kënga e saj e re (VIDEO)

Adele u dha fansave pak nga këngën e saj e re nga albumi i katërt në studio gjatë një live në Instagram, të shtunën (9 tetor).

Fituesja e Grammy, 33 vjeç, luajti një fragment të “Easy on Me” në fund të bisedës së saj të drejtpërdrejtë me video, megjithëse ajo tha se mund të ketë probleme për këtë që bëri.

Në fillim të këtij muaji, këngëtarja njoftoi në mediat sociale se “Easy on Me” do të publikohet më 15 tetor, përmes një klip bardhë e zi të postuar në rrjetet sociale. / KultPlus.com

Adele thyen pesë vite heshtje në një intervistë

Pas pesë vitesh heshtje, këngëtarja britanike Adele rrëfen shqetësimet, divorcin, terapinë dhe rënien e saj në peshë, në një intervistë-rrëfim para publikimit të albumit të saj të ri “30”.

Intervista e saj e fundit ishte në vitin 2016.

Duke dalë nga jeta e saj si një “e vetmuar”, sipas fjalëve të saj, diva e popit, alergjike ndaj personazheve të famshëm, e bën rikthimin e saj në një intervistë të dyfishtë me botimet britanike dhe amerikane të Vogue.

“Më duhet të përgatitem për të qenë sërish e famshme, që, siç e dinë të gjithë, nuk më pëlqen të jem”, tha ajo për revistën e famshme të modës.

Londinezja e mërguar në Los Anxheles flet për vështirësitë që shënuan kalimin e saj në të tridhjetat dhe kontribuan në prodhimin e opusit të saj, data e lëshimit të së cilit ende nuk dihet.

“Në moshën 30-vjeçare, jeta ime u shemb pa paralajmërim. Më duket se ky album është vetëshkatërrim, pastaj vetëreflektim dhe vetëshëlbim”, kujton Adele.

Ajo flet për ndarjen nga bashkëshorti i saj, Simon Konecki, themeluesi i një organizate bamirëse, nga në prill 2019.

“Ajo jetë nuk më përshtatej më. Nuk isha e pakënaqur, por do të kisha qenë e mjerë, nëse nuk do të kisha menduar së pari për veten time. Djali im ka shumë pyetje. Pyetje vërtet të mira, pyetje vërtet të pafajshme, për të cilat nuk kam përgjigje”, shpjegon interpretuesja e hiteve ‘Someone like you’ dhe ‘Hello'”.

“Sapo ndjeva se doja t’i shpjegoja, me këtë album, për kur të jetë më i rritur, se kush jam unë dhe pse kam zgjedhur vullnetarisht të çmontoj gjithë jetën e tij në kërkim të lumturisë sime”, shton ajo.

Tekstet e këngëve të saj kanë ndryshuar perspektivë.

“E kuptova që unë isha problemi,” shpjegon Adele. / KultPlus.com

Adele më në fund paralajmëron rikthimin me albumin e ri

Adele më në fund ka zbuluar se po rikthehet me albumin e saj të shumëpritur.

Këngëtarja e hitit “Someone Like You”, 33 vjeçe, konfirmoi në Twitter të martën se kënga e saj e re quhet “Easy On Me” dhe pritet të publikohet më 15 tetor, shkruan DailyMail, transmeton KultPlus.

Në një video të shkurtër në ngjyrat bardhë e zi, sytë e lëngshëm të yllit të markës tregtare janë të dukshme, si dhe thonjtë e saj të gjatë, ndërsa ajo nget një makinë në një rrugë fshati, pasi sapo ka futur një kasetë me emrin e këngës të përshkruar.

Ky album vjen pasi fansat mezi e përmbajtën entuziazmin e tyre të hënën pasi përmbytën Twitter-in me spekulimet për albumin e saj të katërt. / KultPlus.com

Adele do t’i eksplorojë përjetimet e vjetëve të fundit në albumin e ri muzikor

Kantautorja e njohur britanike, Adele, ka vendosur që në albumin e saj të ardhshëm, t’i eksplorojë përjetimet e vjetëve të fundit në jetën e saj personale.

33-vjeçarja Adele, nuk ka lansuar album nga viti 2015 kur e publikoi incizimin me titull “25”, dhe pavarësisht faktit se i ka kaluar këta 12 muajt e fundit duke u fokusuar tek vetja, pas shkurorëzimit nga bashkëshorti, Simon Konecki, këngëtarja duket se është e lumtur të rikthehet në qendër të vëmendjes së publikut.

“Adele ka qenë shumë e zënë duke u fokusuar në shëndetin e saj fizik dhe mendor, si dhe ka kaluar muaj të tërë në studio incizuese duke e realizuar albumin e saj të ri”, ka deklaruar një burim i afërt me këngëtaren britanike.

Ylli i muzikës i lindur në Londrës, mezi pret që fansat e saj besnik t’i dëgjojnë këngët e reja. Besohet se albumi do të publikohet së shpejti dhe disa nga këngët e tij, duket se janë inspiruar nga ndarja e Adeles nga bashkëshorti, me të cilin e ka djalin tetë vjeçar, Angelo.

Së fundmi kanë filluar të qarkullojnë thashethemet se ylli i hitit “Hello”, ka filluar të shfaq interesim për aktrimin. Sipas disa burimeve të afërta me kantautoren e shpërblyer me “Grammy”, studioja e incizuese dhe menaxherët e saj kanë qenë mjaft të angazhuar, duke provuar t’i gjejnë role të cilat përshtaten me stilin e saj.

“Studioja incizuese e Adeles është e gatshme të bëjë gjithçka për ta mbajtur atë të lumtur, dhe janë duke e bërë të pamundurën për ta mbështetur interesimin e saj për aktrimin. Por, teksa ata shpresojnë se ajo do të jetë e suksesshme në këtë profesion, pothuajse nuk duan që të jetë shumë e angazhuar me filmin sepse u nevojitet të rikthehet në studio për ta filluar punën rreth albumit të radhës muzikor. Pra pavarësisht se duan ta ndihmojnë të depërtojë në fushën e aktrimit, edhe ata njësoj sikur gjithë adhuruesit e këngëtares, duan që ajo të vazhdojë të realizojë hite”, kishte deklaruar një burim i afërt me këngëtaren.

Adele është një nga artistet më fitimprurëse dhe shquhet për baladat muzikore, të shndërruar në hite anembanë botës./ Koha.net / KultPlus.com

Adele planifikon t’i hyjë botës së filmit si aktore

Adele pati fituar një “Oscar” dhe një “Golden Globe” për këngën e saj “Skyfall” në filmin e “James Bond”.

Këngëtarja britanike ka bërë të ditur se po synon një arritje tjetër të madhe, që pritet të jetë nga bota e filmit.

Adele, 32-vjeçare ka bërë të ditur se ekipi i saj është duke punuar që t’ia mundësojë asaj një paraqitje sa më të mirë në një prej filmave të ardhshëm hollivudian.

“Ekipi i Adeles do të bënte gjithçka për ta bërë të lumtur atë”, ka thënë një burimi, transmeton KultPlus.

Pavarësisht kësaj, ekipi i këngëtares nuk dëshiron që ta lodhë shumë atë pasi dëshiron që ajo të jetë e lirë për të kryer edhe albumin e saj të radhës. / KultPlus.com

Adele është vërtetë mbretëreshë e muzikës

Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme, Adele, është emëruar artistja britanike më fitimprurëse e shekullit 21, dhe albumi i saj me titull “21” është shpallur albumi më i shitur.

Superylli nga Londra e ka mbajtur titullin e artistes më fitimprurëse nga viti 2000, duke i mundur këngëtaret e njohura, si Pink, Madonna, Beyonce, Britney Spears, Lady Gaga, Dido, Amy Winehouse, Rihanna Kylie Minogue, të cilat renditen në topdhjetëshen e kësaj liste.

Prej fillimit të këtij mijëvjeçari, artistet e dhjetëshes së parë të kësaj liste kanë arritur që së bashku, t’i shesin 72 milionë albume në Britani të Madhe.

Ylli i hitit “Hello”, Adele, e prekë edhe suksesin tjetër me albumin e vitit 2011, “21”, i cili renditet i pari në listën e albumeve më të shitura në Britani të Madhe, nga vitin 2000 deri më sot. Edhe albumet tjerë të këngëtares, “25” dhe “19”, janë pjesë e kësaj liste dhe pozicionohen në vendin e tretë dhe të nëntë.

6 javë më parë, këngëtarja shumë e dashur për publikun, e shënoi dhjetë vjetorin e lansimit të albumit “21”, dhjetë vjet pas lansimit të tij.

“Kurrë nuk e kisha menduar! Gëzuar dhjetë vjetorin miku im. Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por, ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës që më keni pranuar në jetët tuaja, dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, kishte shkruar Adele në Instagramin e saj.

Albumi i cili u publikua anembanë botës në janar të vitit 2011, e vulosi statusin e Adeles si këngëtarja më fitimprurëse në botë falë hiteve të tilla, si “Someone Like You” dhe “Rolling The Deep”.

Ndërkohë adhuruesit e këngëtares së famshme, janë në pritje të lansimit të albumit të saj të ri, i cili vjen pas atij të vitit 2015, me titull “25”.

Ende nuk ka datë të saktë të lansimit të këtij incizimi të shumëpritur nga fansat e Adeles, edhe pse në tetor të vitit të kaluar, ajo la të nënkuptohet se ka mundësi që albumi të publikohet gjatë vitit 2021. / KultPlus.com

Albumi i ri i Adeles do të jetë ndryshe nga ata të mëparshmit

Albumi i katërt i Adele nuk do të fokusohet në divorcin e saj nga ish-bashkëshorti Simon Konecki.

Ky do të jetë albumi i parë i Adeles në gjashtë vitet e fundit i cili pritet të lëshohet në treg gjatë këtij viti.

Thuhet se albumi do të tingëllojë ndryshe nga albumet e saj të mëparshme të cilat kanë në përmbajtje vetëm këngë për romancën dhe zemrat e thyera.

Një burim i ka thënë “The Sun” se “tekstet për zemrat e thyera i kanë ndihmuar Adeles në të kaluarën që të thyejë rekorde mirëpo tani gjithçka do të jetë ndryshe”.

Sipas burimit, Adele dhe Simon janë të pajtimit që ata duhet ta mbrojnë djalin e tyre Angelo dhe se për këtë arsye këngëtarja e famshme nuk do të përfshijë divorcin e tyre në këtë album. /Koha/ KultPlus.com

Adele e shënoi dhjetë vjetorin e lansimit të albumit “21”

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Adele, ka reflektuar mbi albumit të saj të dytë muzikor me titull “21”, dhjetë vjet pas lansimit të tij.

“Kurrë nuk e kisha menduar! Gëzuar dhjetë vjetorin miku im. Është çmenduri fakti sa pak më kujtohet nga kjo përvojë, dhe si ndihesha para një dekade. Por ju falënderojë të gjithëve nga brendësia e zemrës, që më keni pranuar në jetët tuaja dhe më keni lejuar të jem kolonë zanore e disa momenteve të rëndësishme për ju”, kishte shkruar Adele në Instagramin e saj.

Albumi i cili u publikua anembanë botës në janar të vitit 2011, e vulosi statusin e Adeles si këngëtarja më fitimprurëse në botë falë hiteve të tilla, si “Someone Like You” dhe “Rolling The Deep”.

Incizimi i kryesoi toplistat muzikore të albumeve më të mira në më shumë se 30 kontinente, dhe u shndërrua në albumin më të shitur në botë për vitin 2011 dhe 2012.

“21” po ashtu vazhdon të jetë albumi i katërt më i shitur në historinë e muzikës, dhe albumi më i shitur i shekullit 21 në Britani të Madhe.

Ndërkohë adhuruesit e këngëtares së famshme, janë në pritje të lansimit të albumit të saj të ri, i cili vjen pas atij të vitit 2015, “25”. / KultPlus.com

Beyonce dhe Adele paralajmërojnë bashkëpunimin e shumëpritur

Dy prej emrave më të njohur në glob duket se do të sjellin dhuratën e shumëpritur për fansat e tyre.

Bëhet fjalë për Adele dhe Beyonce, të cilat prej vitesh kanë qenë nën shënjestrën e pyetjeve rreth një bashkëpunimi mes tyre, duke qenë se dashuria e Adele për këngëtaren e “Formation” është treguar disa herë dhe e anasjellta.

Mirëpo, koha e publikimit po afrohet.

Fillimisht, kanë qenë producentët e Grammy Aëards, të cilët kanë konfirmuar se Adele do të jetë prezente në ceremoni, por edhe Beyonce do të performojë në 31 janar.

Sakaq, burime pranë dyshes tregojë se dyshja kanë gati këngën dhe videon, por jo vetëm. Ato kanë regjistruar edhe një performancë virtuale që do të transmetohet gjatë ceremonisë së Grammys më 31 janar. / KultPlus.com

Adele fitoi 5 milionë euro këtë vit pa publikuar asnjë këngë të re

Këngëtarja e njohur Adele fitoi rreth 5 milionë euro gjatë vitit 2020 edhe pse gjatë 12 muajve nuk nxorri asnjë këngë të re.

32-vjeçares i duhet të përballet me një ulje të ndjeshme të fitimeve të saj pasi vetëm një vit më parë ajo fitoi plot 15 milionë euro.

Ylli i muzikës vlerësohet të ketë një pasuri prej 150 milionë eurosh falë albumeve të saj dhe turit të vitit 2016-2017 që sjell ende para. / KultPlus.com

Adele kritikohet për pikën komike ku trajton burrat afrikan si lodra seksi

Adele është kritikuar për një pikë komike që transmetoi gjatë paraqitjes së saj në SNL gjatë fundjavës, e cila është quajtur “ofenduese” nga shikuesit.

Në këtë pikë komike, Adele tallet me turizmin seksual në Afrikë, duke luajtur një anëtare të Bordit Turistik Afrikan i cili inkurajon gratë të fluturojnë në kontinent për të bërë seks me burra Afrikanë.

Adele portretizon një grua të divorcuar në moshë të mesme, e cila kishte udhëtuar në Afrikë për seks me një pjesëtar të një fisi tribal.

Në piken komike, Adele dhe humoristja Kate McKinnon inkurajojnë gratë të vizitojnë Afrikën për peizazhin e saj të bukur.

M një perëndim dielli të bukur plazhi në prapavijë, ato thonë: “Dielli, flladi, oqeanet, malet, në Afrikën e bukur”.

Ndërsa Kate thotë “dëshmitari i mrekullisë, arratisjes, historisë” një burrë i zi pa këmishë ecën nëpër ekran në krahët e një gruaje të vjetër të bardhë.

“Plazhet me rërë. Bambu masive”, thotë Adele.

Adele mezi i mban qeshjet ndërsa pika luhet.

Një shikues komentoi: “Po e shijoja performancën deri kur nisën  komentet dhe burrat me ngjyrë që mbanin gratë e bardha në krahë … nuk mund të vazhdoja t’a shihja dhe mendoj që është raciste “.

Një tjetër tha: “Përdorimin e burrave të zinj si lodra seksi njerëzore është shumë”./ Insajderi/ KultPlus.com

Adele befason, për herë të parë ngjitet në skenë me një pamje krejt ndryshe (VIDEO)

Adele është rikthyer në një nga spektaklet më të famshme amerikane, Saturday Night Live”, pas 5 vitesh, por këtë herë me një ndryshim drastik në pamje. Këngëtarja prezantoi spektaklin dhe nuk ngruoi të bënte shaka për rënien e saj nga pesha e pamjen e re.

“E di që dukem shumë, shumë ndryshe nga hera e fundit kur më keni parë. Por në fakt, për shkak të të gjitha kufizimeve të COVID, duhej të udhëtoja lehtë dhe munda të sillja vetëm gjysmën time. Dhe kjo është gjysma që zgjodha”, u shpreh këngëtarja.

Adele tha se albumi i saj nuk ka përfunduar ende dhe se nuk e mendonte se do mund të këndonte e të prezantonte në të njëjtën kohë, por ajo ja doli mbanë më së miri. Kjo ishte hera e parë që këngëtarja shfaqej në një televizion amerikan, që nga viti 2017-të për çmimet “Grammy”.

Prandaj paraqitja e saj ishte shumë e veçantë, sepse që nga ajo kohë Adele ka ndryshuar shumë dhe kështu tregoi se nuk është e vërtetë që nuk do të shfaqet më në asnjë spektakël televiziv.

https://www.youtube.com/watch?v=oCvWhIR-o_U

“Hello” nga Adele, një nga kryeveprat e muzikës bashkëkohore (VIDEO)

Adele është njëra nga këngëtaret më të njohura në botë, shkruan KultPlus.

E lindur në Totenham të Anglisë, Adele, arriti majat e famës me këngët si “Rolling in the deep”, “Someone like you”, “Hello” e të tjera.

Me zërin unik dhe tekstet e bukura që flasin për dashurinë, trishtin, jetën, ajo është bërë e dashur për publikun dhe qëndron në vendet e para të toplistave.

Më poshtë kënga e njohur botërisht “Hello”. /KultPlus.com

Rrugëtimi i Adele drejt arritjes së majave të muzikës botërore

Karriera e saj profesionale, që filloi në vitin 2008, i ka ofruar 86 çmime, përfshirë 10 “Grammy” dhe një “Oscar”. Ajo konsiderohet si një nga këngëtaret më të mira në botë, shkruan KultPlus.

Adele lindi më 5 maj të vitit 1988. Ajo u rrit fillimisht nga babai i saj nga Uellsi dhe nëna nga Anglia, por më pas babai e la në moshë të re.

Adele e ka pëlqyer gjithnjë muzikën. Teksa rritej, ajo preferonte shumë të dëgjonte disa nga artistët kryesorë të muzikës pop, si për shembull Destiny’s Child dhe Mary J. Blige, por për nga natyra anoi te muzika xhaz dhe zëri i Ella Fitzgerald.

Në vend të shkollimit publik, kur ajo mbushi moshën, e ëma e regjistroi në Shkollën për Artet e Performuara dhe Teknologjinë – një shkollë që e ndihmoi shumë në formësimin e karrierës. Amy Winehouse gjithashtu shkoi në atë shkollë për një periudhë kohore.

Kur ishte në atë shkollë, Adele krijoi tri këngë të saj për një projekt mësimor. Më vonë ajo i postoi këngët në profilin e saj në “MySpace”. Këngët u përhapën në internet dhe me kalimin e kohës ato u panë nga ekzekutivët e kompanisë së regjistrimeve XL. Ata u befasuan!

Pasi mbaroi shkollën, XL nënshkroi me të një kontratë.

Sapo u bë një artiste profesioniste, Adele filloi nga puna për të arritur suksesin. Ajo publikoi albumin e saj të parë, të titulluar “19” në vitin 2008.

Albumi pati një pritje të pabesueshme nga publiku! Njerëzit u mahnitën nga zëri i saj i fuqishëm dhe i ëmbël. Albumi u bë shumë i njohur në SHBA dhe Europë.

Pas publikimit të “19”, Adele u shfaq në emisionin shumë të njohur amerikan “Saturday Night Live” dhe performoi atje këngët e saj. Përpara daljes në këtë program, albumi i saj renditej i 40-i në i Tunes dhe më pas shkoi në vendin e parë.

Çmimet “Grammy” në vitin 2009 ishin të mëdha për Adele. Ajo i forcoi themelet e suksesit të saj duke fituar çmimin për artistin më të mirë të ri dhe albumin më të mirë pop.

Pas suksesit të madh të albumit të parë, Adele e dinte se duhej ta pasonte dhe të mos i zhgënjente fansat. Ajo publikoi në vitin 2011 albumin “21”, që pati shumë prej hiteve të saj aktuale. Ajo shiti mbi 300 mijë kopje në javën e parë.

Këngët “Rolling in The Deep” dhe “Someone Like You” u klasifikuan në pesë këngët më të mira të “Billboard Hot 100”.

Adele dominoi edhe një herë çmimet “Grammy” të vitit 2012. Ajo fitoi në total gjashtë çmime, për çdo këngë për të cilën u nominua. Pas dominimit në “Grammy”, Adele publikoi një këngë të titulluar “Skyfall” në vitin 2012 për filmin më të ri James Bond me të njëjtin emër.

“Yahoo” ka vlerësuar se për vitin 2013 pasuria e saj ishte 55 milionë dollarë, ndaj largimi i përkohshëm nga muzika nuk i dëmtoi financat e saj. /KultPlus.com

“Hello” nga Adele, një nga kryeveprat e muzikës bashkëkohore (VIDEO)

Adele është njëra nga këngëtaret më të njohura në botë, shkruan KultPlus.

E lindur në Totenham të Anglisë, Adele, arriti majat e famës me këngët si “Rolling in the deep”, “Someone like you”, “Hello” e të tjera.

Me zërin unik dhe tekstet e bukura që flasin për dashurinë, trishtin, jetën, ajo është bërë e dashur për publikun dhe qëndron në vendet e para të toplistave.

Më poshtë kënga e njohur botërisht “Hello”. /KultPlus.com