Adelina Emini publikon këngën “Nanës”

Në ditën ndërkombëtare të Gruas, këngëtarja Adelina Emini ka publikuar këngën e re, dedikuar nënës.

“Nanës” titullohet projekti i ri nga Emini, që vjen pikërisht në këtë ditë të shënuar, duke i’a dedikuar më të dashurës së saj.

Bashkë me këngën, këngëtarja ka publikuar edhe një videoklip, aty ku shfaqet kohë pas kohe edhe nëna e Adelinës.

Për tekstin e këngës është përkujdesur Lindon Berisha, ndërsa për muzikën kompozitori Florent Boshnjaku.

“Nëna, ka qenë jo vetëm fjala e parë, por edhe melodia e shpirtit im. Nëna, më ka lumturuar jetën me ninulla, e çdo varg i saj ka qenë prehje për zemrën time. Nëna është motivi im për jetë, e vetë jeta përmblidhet me emrin nënë. Por, padyshim kënga ‘Nanës’ është më e veçanta që kam kënduar ndonjëherë dhe dedikimi im për të. Faleminderit nënë”, janë fjalët që Adelina ka shkruar pranë klipit në rrjetin social Instagram./ KultPlus.com