Instrumentistët kosovarë shpalosin traditën shqiptare para publikut gjerman

Koncert i muzikës klasike shqiptare që do të mbahet në Frankfurt të Gjermanisë , me  29 Maj 2019, me titullin „ Një udhëtim muzikor nëpër Shqipëri”.

Nën përkujdesjen e Pianistes Adelina Ushaku Hashani, Mbrëmja koncertale „Adelina dhe Miqtë“/ përmban një repertoar me pika të përzgjedhura të muzikës klasike të epokave e stileve të ndryshme muzikore me Mysafirët e saj, artistët e dalluar njëherit pedagogë nga Kosova /Universitetit “Haxhi Zeka” /Pejë.

Artistët pjesëmarrës:

 · Syzana Jakupi – Piano

 · Mimoza Pajaziti Drancolli – Piano

 · Dardane Nallbani – Flautë

 · Besim Qorri – Piano

 · Arsim Kelmendi – Obo

· Besa Berberi – Mezzosopran

· Alba Muqolli Dehiri – Piano

· Adelina Ushaku Hashani – Piano

 Ky koncert ka për qëllim shpalosjen e vlerave të mirëfillta shqiptare para publikut gjerman dhe nderkombëtar këtu në metropolin e madh financiar Frankfurtin, ku jetojnë mbi 160 nacionalitete të ndryshme nga mbarë bota.

Do të interpretohen vepra të Kompozitorëve nga trojet shqiptare:

· Aleksander Peçi

· Rauf Dhomi

 · Gjon Gjevelekaj

· Vinçenc Gjini

· Kushtrim Gashi

 · Ramadan Sokoli

· Albert Paparisto

 · Çesk Zadeja

 · Thoma Simaku

· Adelina Ushaku Hashani

 Kompozitorë intenacional: Vittorio Monti dhe Telemann Koncerti:

Me datën – 29.05.2019/ hyrja në ora 19:00/ fillon në ora 19:30 · në qenderen e njohur Bechtein/ Eschersheimer Landstr. 45/ 60322 Frankfurt/KultPlus.com