Adi Krasta emërohet zëvendësdrejtor i RTK-së

Adi Krasta, gazetari shqiptar, është emëruar zëvendësdrejtor i përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës (RTK), transmeton KultPlus.

Bordi i RTK-së e miratoi emërimin e Krastës në këtë pozitë me tetë vota për dhe asnjë kundër.

“Me tetë vota për dhe asnjë kundër, Bordi i RTK-së emëroi gazetarin e mirënjohur shqiptar Adi Krastën, si zëvendësdrejtor të Përgjithshëm në Radiotelevizionin e Kosovës – RTK, me rekomandim të Drejtorit të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin për media të Bordit të televizionit shtetëror.

“Për më shumë se tri dekada përvojë punë ne gazetarinë televizive dhe jo vetëm, Adi Krasta i cili këtë të shtunë mori pozitë drejtuese në transmetuesin publik të Kosovës, i bashkohet mediumit të vetëm publik në Kosovë në momente vendimtare të zhvillimit dhe përparimit të tij”, thuhet tutje. /KultPlus.com

Adi Krasta, i ftuar nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar në Shqipëri

Gazetari i fashmëm shqiptar, Adi Krasta, do të jetë folësi rradhës në Teatrin Kombëtar në Shqipëri, për mbrojtjen e tij, i cili tash e një kohë është planifikuar të rrënohet, shkruan KultPlus.com

Ka qenë vet gazetari Krasta që përmes një njoftimi në Facebook e ka bërë këtë lajm të ditur.

“Me shumë gëzim kam pranuar ftesën dashamirëse të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtar që të bëj një prani publike në skenën e jashtëzakonshme të tij.

I’a dedikoj këtë mbrëmje të folur qytetarëve të lirë të Tiranës që hapur ose në heshtje e kanë mbështetur këtë kauze”, ka shkruar Krasta.

Zbulohet se kush do ta moderojë Festivalin e Radio Televizionit Shqiptar

Është zbuluar moderatori i edicionit të këtij viti të Festivalit të Fundvitit në Radio Televizionin Shqiptar.

Për të gjashtën herë me radhë, një prej emrave më të njohur të televizionit shqiptar – Adi Krasta, do të jetë një prej moderatorëve të festivalit prestigjioz të muzikës.

Eurovision Albania zbulon se datat e festivalit do të jenë 21,22 dhe 23 dhjetori, e fundit si gjithmonë finalja kur edhe kuptohet fituesi i festivalit.

https://www.youtube.com/watch?v=jKobU7JK6o0

Eurovision Albania mëson se regjia i është besuar regjisorit Pali Kuke ndërsa skenografia e Albi Çifligut pritet të jetë tepër novatore. Ndërsa artistët që duan të jenë konkurrentë, duhet të dorëzojnë materialet e tyre muzikore pranë Radio Tiranës deri në datën 10 nëntor.

Adi Krasta e ka moderuar festivalin edhe në vitin 1997,1999, 2002, 2003 dhe për herë të fundit në vitin 2006.
Fituesi i festivalit do ta përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizionin e vitit tjetër në Portugali. / KultPlus.com