E ka titulluar “Pengu” librin më të ri që është i llojit ditar, ditar që është mbajte gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s, nga autori Adnan Merovci, që ishte edhe personi që ia ka qëndruar shumë afër presidentit Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.
Ky libër-ditar që do të sjell zhvillimet prej 24 mars deri më 12 qershor të vitit 1999, do të promovohet sot, dhe vjen me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Promovimi do të mbahet në Kino Armata prej orës 12:00, kurse libri është botuar nga Shtëpia Botuese “Amerkos”.
Do të shfaqet edhe një film dokumentar po me të njëjtin titull “Pengu”./ KultPlus.com
Ish-këshilltari i presidentit Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, i cili kujdesej edhe për sigurinë e tij, shpesh ka rrëfyer momente me presidentin historik Ibrahim Rugovën, por si duket ai tashmë ka shkruar edhe një libër ku ndanë momente me presidentin e rrëfen shumë për të, shkruan KultPlus.
Këtë të paktën e ka bërë me dije përmes një statusi në Facebook sot në 13 vjetorin e vdekjes së presidentit, përmes këtij statusi ai rrëfen një bashkëbisedim të shkurtë me presidentin dhe krejt në fund ai tregon që kjo është një pjesë e shkëputur nga libri që do të botohet së shpejti.
Statusi i plotë i Merovcit:
“Veç fakte! Në vend përkujtimi për dijetarin tonë! “Shkova në dhomë te Kryetari. Ai po ndiqte TV, kur më pa, tha: ‘Zotin e kemi në qiell e Amerikën në tokë!’ Këtë fjali nuk e kisha të panjohur, sepse Kryetari e përdorte shpesh. Në këtë rast donte të thoshte se pa Amerikën ne do të ishim të humbur pothuaj si çdoherë në histori. Edhe ai dukej i kënaqur me atë që ishte arritur, edhe pse gëzimin është vështirë t’ia zbulosh, nuk e manifeston hapur. Ndenja pak dhe shkova në dhomën time. Ora 01:15. Rashë për të fjetur!” Pjesë e shkëputur nga Libri që botohet së shpejti!
Foto: Nga Hapja e Konferencës së Rambujesë, 06.02.1999, Presidenti RUGOVA, Ambasadori francez në Maqedoni Zhak UNCINGER. /KukltPlus.com