Pasardhësi zviceran i një prej mjekëve të Adolf Hitlerit ka lëshuar detaje të letrave që tregojnë se si ai e trajtonte diktatorin nazist për problemet e zërit, raportoi të dielën gazeta NZZ am Sonntag.
Letrat tregojnë frikën e Hitlerit nga një sëmundje e rëndë. “Nëse ka diçka të keqe, unë duhet ta di absolutisht,” i tha Hitleri mjekut pas konsultimit të tyre të parë në maj 1935, sipas letrave.
Hitleri u trajtua disa herë nga Carl Otto von Eicken, një specialist gjerman i veshit, hundës dhe fytit, për 10 vjet nga viti 1935, tha gazeta.
Letrat nga mjeku drejtuar një kushëriri u zbuluan nga Robert Doepgen, stërnipi i Von Eicken, i cili i gjeti ato kur hulumtoi arkivat e familjes për një projekt shkollor.
Historiani britanik Richard J Evans, një specialist i historisë gjermane, ishte garantuar për vërtetësinë e letrave të pabotuara, tha gazeta.
Gazeta tha se letrat tregonin gjithashtu rëndësinë që Hitleri i jepte zërit të tij, të cilin ai e përdori në fjalime për të nxitur mbështetjen për regjimin e tij.
Një operacion për të hequr një polip u shty deri pas një fjalimi, thuhet në letra, pasi Von Eicken e këshilloi Hitlerin se duhej të pushonte zërin pas procedurës.
Në letrat e tij, Von Eicken kurrë nuk vuri në dyshim se ai kishte trajtuar një njeri, veprimet e të cilit çuan në vrasjen e miliona njerëzve në Holokaustin dhe në Luftën e Dytë Botërore.
Gazeta tha se kur u pyet nga hetuesit rusë pas luftës pse ai nuk e kishte vrarë Hitlerin, Von Eicken tha: “Unë isha mjeku i tij, jo vrasësi i tij”.
Hitleri vdiq nga vetëvrasja në një bunker në Berlin në vitin 1945, pak para përfundimit të luftës. /KultPlus.com
Një martesë që zgjati vetëm 40 orë, mbase do të ishte subjekti ideal për një novelë, si për shembull, ato të Cvajgut. Por, çudia ka ndodhur me diktatorin më të paprecedent. Hitleri dhe Eva Braun, ritkthehen në vëmendjen e historianëve, të cilët, zbulojnë fakte të reja mbi gruan e diktatorit dhe rolin e saj.
Kërkimet mbi detajet e marrëdhënies së Hitlerit me Eva Braunin, nisën sa kohë që ai ishte ende gjallë. Fyhreri, përgjithësisht binte vonë për të fjetur. Mëngjesin e vonë, pasi largohej nga dhoma e gjumit që nga dera lidhëse me vendbanimin e Braunit e teksa stafi ndërronte çarçafët, punonjësit kuriozë i shihnin me shumë vëmendje çarçafët e këllëfët e jastëkëve, në kërkim të shenjave të një nate më parë…
“Zhbironim gjithçka përreth krevatëve”, ka thënë disa dekada më vonë, në një intervistë televizive, Herbert Dëring, menaxher i Berghofit, shtëpia e Hitlerit në alpet bavareze. Por nuk gjenin asgjë, çfarë e bënte Derhingun të mendonte se marrëdhënia mes diktatorit dhe Braunit, vajzës 23 vjet më të re, duhet të ketë qenë platonike.
Në Rajhun e Tretë, D0ehringu ishte njëri prej një grupi shumë të vogël njerëzish, të cilët kishin dijeni për marrëdhënien e ngushtë të Braunit me Hitlerin. Ndërsa publiku, vetëm pas lufte e mësoi faktin se diktatori kishte kaluar shumë muaj nën shoqërinë e një bjondeje tërheqëse nga Mynihu, me të cilën, u martua vetëm pak orë para se të kryenin vetëvrasje, më 30 prill 1945, në bunkerin e Fyhrerit, në Berlin.
Fshehtësia e çiftit bazohej në përllogaritje politike. “Shumë grave u dukem më tërheqës sepse jam i pamartuar”, besonte Hitleri. “Është e njëjta gjë, me një aktor kinemaje: kur martohet, ai e humbet vlerën në sytë e adhuruesve femra dhe këto, nuk e duan si më parë”.
Për shkak të natyrës relativisht të fshehtë të marrëdhënies së tyre, pas luftës publiku ishte edhe më i intriguar nga historia e bijës së një mësuesi nga Mynihu, që kish kaluar një dekadë e gjysmë krah tij – kryesisht në Berghof, në Alpet gjermane dhe pas here, edhe në Berlin. Por, përgjigjet e para nuk e kënaqën kuriozitetin. Historiani britanik, njëkohësisht oficer zbulimi, Hugh Trevor-Roper, i cili mori në pyetje shoqëruesit e Hitlerit menjëherë pas fundit të luftës, nxori konkluzionin se Eva Brauni ishte “jointeresante”. Çdo biograf i njohur i Hitlerit, më vonë do të nxirrte të njëjtin konkluzion.
A është e vërtetë?
Historiania nga Berlini, Heike Gërtemaker ka marrë tashmë përsipër, detyrën e korrigjimit të këtij imazhi për Eva Braunin, duke shkruar biografinë e parë të saj. Vepra është paraprirë nga disa të tjera, më të lehta.
Me një qasje strikte akademike, Gërtemaker arrin të përjashtojë shumë prej anektodave që kanë argëtuar lexuesit. Sipas njërës prej këtyre historive, supozohet që Brauni të jetë ankuar në bunkerin e Fyhrerit, për zënkat e vazhdueshme me Hitlerin, në lidhje me vaktet e ngrënies. Hitleri, një vegjetarian i paepur, thuhet se kërkonte që ajo të hante vetëm qull dhe lëng kërpudhash, që asaj ia shpifnin (“Nuk mund t’i ha këto gjëra”).
Sipas një tjetër historie, rrëfyer nga një prej sekretareve të diktatorit, Brauni godiste në fshehtësi me shkelma qenin gjerman të Hitlerit, Blondie, sipas tyre, sepse ishte xheloze për të. Thuhet se, ajo rrinte e vështronte e kënaqur teksa qeni ulërinte nga dhimbjet (“Adolfi është i habitur me sjelljen e çuditshme të kafshës. Kjo është hakmarrja ime”).
“Historia e atij divani”
Gërtemaker i kushton shumë pak vëmendje, historive të tilla për tabloidë. Historiania shkruan, se çifti ka pasur një jetë normale, të ngushtë, siç do të tregonin më vonë, miqtë dhe të afërmit e Braunit. Sipas rrëfimeve, kur Brauni kishte parë fotografinë ku kish dalë Kryeministri britanik, Neville Chamberlain i ulur në divan, në apartamentin e Hitlerit në Mynih, më 1993, kishte qeshur dhe kishte thënë: “Sikur ta dinte ai, historinë e atij divani”.
Historiania e merr seriozisht personazhin kryesor të librit të saj dhe në materialin që ka analizuar, ka prova të besueshme se për Hitlerin, Brauni ishte më shumë sesa një “e re tërheqëse”, tek e cila, diktatori “kishte gjetur, pavarësisht, apo ndoshta për shkak të dukjes së saj të pashije, llojin e çlodhjes e qetësisë që kërkonte”, siç do të thoshte më vonë, fotografi personal i Hitlerit, Heinrich Hoffmann.
Në testamentin që Hitleri e shkroi në vitin 1938, emri i Braunit shfaqej menjëherë pas atij të Partisë Naziste. Sipas kushteve të testamentit, partia do të duhej t’i paguante asaj një goxha pension të përjetshëm, që do të përftohej prej aseteve të tij. Ministri i Propagandës dhe i besuari i Hitlerit, Joseph Goebbels vërente disa herë, se, sa shumë e vlerësonte Fyhreri, të dashurën e tij (“Një vajzë e mençur, e cila ka shumë rëndësi për Fyhrerin”).
Ajo u angazhua në planet për shndërrimin e qytetit austriak të Linzit në kryeqytetin kulturor të Fyhrerit, ku Hitleri, i cili kishte lindur në Austri, kishte në plan të tërhiqej pas fitores përfundimtare të nazistëve. Dhe po t’i kish ecur siç kishte menduar, Brauni do t’i kishte mbijetuar edhe rënies së Rajhut gjerman. Ai i kërkoi vazhdimisht që të largohej nga Berlini, në ditët e fundit të luftës, për të shkuar në Bavari. Por, Brauni refuzoi. Deri në fund, Hitleri fliste për të “me shumë respekt e nderim”, ka thënë Albert Speer, princi i kurorës i Hitlerit, në deklaratat e tij të para për aleatët, në vitin 1945.
Pa miq?
Ideja që Brauni kish rëndësi për diktatorin nuk është aq banale sa mund të duket në pamje të parë. Perceptimi për të si një vegël e parëndësishme kontribuoi shumë për imazhin e Hitlerit, si një qenie e pastër politike. Ky është një këndvështrim që është përcjellë nga biografë me libra bestseller mbi Hitlerin, si Joachim C. Fest, Sebastian Haffner dhe Ian Kershaw.
Sipas versioneve të tyre, Hitleri bëri një jetë pa miq, pa dashuri dhe pasion – një jetë që ishte e lehtë ta hidhje poshtë dhe kështu, shoqërohej gjithmonë nga një gatishmëri konstante për të kryer vetëvrasje. Të paktën për Haffnerin, vetëvrasja e Hitlerit në vitin 1945, në bunkerin e tij në Berlin “duhej pritur”. Në një kuptim më të gjerë, politikat “gjithçka ose asgjë” që ndoqi Hitleri, deri në humbjen totale, mund të interpetohen gjithashtu edhe si pasojë e boshllëkut emocional të diktatorit.
Gërtemaker shmang kritikën e drejtpërdrejtë ndaj këtij interpretimi, por është e qartë se rrëfimi i saj e ngre si çështje, edhe një herë, psikikën e Hitlerit. Sigurisht, libri i saj tregon edhe sesa e vështirë do të jetë të gjenden përgjigje, për shkak të urdhrit që Hitleri nxori në vitin 1945, për të shkatërruar të gjitha të dhënat private. Me shumë gjasa, urdhri u shtri edhe në korrespondencën e tij me Braunin, i vërtetuar se ka ekzistuar dikur.
Për këtë arsye, historiania mundet të shfrytëzojë vetëm disa letra që Brauni, ua niste shoqeve të saj dhe të afërmve, si dhe disa fragmente të një ditari të vitit 1935, ndonëse autenticiteti i tij është vënë në diskutim. Ajo përdor gjithashtu deklaratat nga shërbëtorë të Hitlerit, truproja, si dhe disa zyrarë të lartë nazistë në dekadat e para pas luftës, megjithëse këtë informacion e trajton me doza skepticizmi dhe me të drejtë. Një linjë konstante gjatë të gjithë librit, është pranimi prej Gërtemakerit, se ka shumë pyetje, të cilave ajo nuk u jep dot përgjigje.
Edhe fillimi i lidhjes është relativisht i turbullt. Hitleri u takua me Braunin në vitin 1929, kur ajo ishte 17 vjeç në “NSDAP PHOTOHAUS HOFFMANN”, një dyqan fotografish në Amalienstrass, në Mynih. Vajza e re, që në fotografi duket çapkëne dhe e hedhur, kish vazhduar më parë një shkollë vajzash për ekonomi dhe menaxhim zyre, ndërsa tani punonte në dyqanin e fotografive. Shefi i saj, Heinrich Hoffmann, që më vonë u përzgjodh si fotografi zyrtar i Hitlerit, ishte një nga anëtarët e hershëm të partisë naziste në Gjermani. Një antisemit, që pinte shumë alkool, Hoffmanni fitoi shumë para me fotografi propagande dhe libra me foto, duke përfshirë edhe një libër me titull: “Hitleri që askush nuk e njeh”.
Sa politike?
Për Hitlerin, në atë kohë një politikan opozitar 40-vjeçar, kishte shumë shanse për të bërë vizita në dyqanin e Hoffmannit. Zyra kombëtare e Partisë naziste ishte pas qoshes, po kështu edhe zyrat e gazetës së partisë, “Völkischer Beobachter” ashtu sikurse dhe restoranti i preferuar i Hitlerit, “Osteria Bavaria”.
Ashtu sikurse ka konfirmuar edhe më vonë, vajza e Hoffmannit, lideri i partisë e joshi adoleshenten me një sharm fals prej vjenezi. “A mund t’ju ftoj në opera, miss Eva? E dini, unë jam gjithmonë i rrethuar nga burra dhe kështu që mund ta çmoj shumë fatin e mirë, kur e gjej veten në shoqërinë e një gruaje”.
Kur ishte me gra, manierat e vrasësit masiv rafinoheshin, dhe ai asnjëherë nuk tregonte as prirjen më të vogël për t’u dhënë pas femrave. Eva Brauni, një vajzë naive, e cila fantazonte për botën e filmave dhe që pëlqente shumë revistat e modës, u përthith prej fuqive të forta sugjestionuese, që edhe vëzhguesit më neutralë ia kanë atribuar Hitlerit. Menjëherë pasi takoi Braunin, lideri nazist urdhëroi menjëherë që të shihej, se mos familja Braun kishte ndonjë paraardhës hebre.
Askush nuk e di se kur ngacmimi u kthye në një marrëdhënie. Në vitin 1932, Brauni u përpoq të kryejë vetëvrasje me armën e babait të saj, që disa bashkëkohës dyshonin se kish qenë një përpjekje për t’i bërë presion Hitlerit, që t’i kushtonte më shumë vëmendje asaj. Lideri nazist e kishte syrin nga kanceleria, dhe kjo do të ishte vetëvrasja e dytë e një vajze të re që kishte lidhje me Hitlerin. Mbesa e tij, Geli Rauball qëlloi veten për vdekje, thuhet për t’i shpëtuar xhaxhait të saj xheloz.
Prapa grupit
E reja Eva Braun, nga ana tjetër, dukej se kish vuajtur nga një mungesë vëmendjeje nga Hitleri. Veterani i Luftës së Parë Botërore, që në jetën civile kish qenë një dështim, vazhdoi të bëjë një jetë boheme pasi erdhi në pushtet në 1933. Ai shpesh herë mungonte me ditë nga puna e drejtimit të qeverisë në Berlin. Kohën e kalonte duke bredhur nëpër Mynih, duke shkuar në opera dhe teatër me shoqëruesit e tij misteriozë dhe duke vizituar sheshe ndërtimi që, Hitleri, një i dashuruar pas arkitekturës, i konsideronte të rëndësishëm. Në kohë të mirë, grupi do të shkonte në fshat, dhe shpesh herë në këto dalje shkonte edhe Braun.
Sigurisht, asaj i kërkonte të udhëtonte veçmas, bashkë me sekretaret dhe gjatë shëtitjeve në fshatra, vendi i saj ishte prapa grupit. Herë pas here, Hitleri i jepte asaj një zarf të mbushur me para, gjë që Speeret i kujtonte “filmat amerikanë me gangsterë”.
Në vitin 1935, Brauni u përpoq sërish të kryejë vetëvrasje, këtë herë me hape gjumi dhe ka disa të dhëna që pas kësaj, marrëdhënia u bë edhe më e ngushtë. Hitleri pagoi për apartamentin e saj dhe më vonë e mori në shtëpi, me qëllim që ajo, më në fund, të largohej nga shtëpia e prindërve. Eva u bë zonjë shtëpie në Berghof, ku Hitleri shpesh herë kalonte edhe javë të tëra, edhe gjatë luftës. Titulloi i saj zyrtar, ishte “Sekretare private”. Por erdhi një moment që Hitleri dhe Brauni, u bënë më të afërt me njëri-tjetrin edhe në sytë e të tjerëve.
Sigurisht, diktatori vazhdoi ta mbajë marrëdhënien larg vëmendjes së publikut. Vetëm një fotografi e çiftit, u shpëtoi censorëve dhe doli në shtyp. Në të, Hitleri shfaqet në Lojrat Olimpike të vitit 1936, në Mynih, në “Garmisch-Partenkirchen”, me Braunin të ulur një radhë pas tij.
Dëmtim i imazhit
Pavarësisht përpjekjeve të tij për të fshehur këtë marrëdhënie, shtypi i aleatëve mësoi herët a vonë se Hitleri kishte një të dashur që quhej Braun, dhe “Time” e nxori këtë lajm në vitin 1939. Por në Gjermani mbeti një sekret, dhe Hitleri ndoshta kishte të drejtë në supozimin se nëse do ta bënte publike marrëdhënien e tij dashurore, atëherë do t’i bënte dëm imazhit të tij si Fyhrer.
Reinhard Spitzy, një nazist i vendosur dhe i punësuar i ish-ambasadorit gjerman në Londër, Joachim Ribbentrop, u befasua kur pa që një vajzë e re të cilën nuk e njihte, ndërpreu krejt papritur bisedën ndërmjet Ribbentropit dhe Hitlerit në Berghof dhe tha se dy burrat duhej që më në fund të vinin të hanin darkë. Një koleg i shpjegoi Spitzyt pozicionin e Braunit. Ai u befasua, sepse Hitlerin e kish menduar “si një asket, mbi seksin dhe pasionin”. Por, tani, këtu mësoi se heroi i tij nuk ishte i ndryshëm nga gjithë të tjerët.
Brauni kishte një interes të madh për fotografinë dhe filmat e gjithashtu i pëlqente të fotografohej. Albumet fotografike dhe filmat që kanë mbijetuar e tregojnë një grua të shkujdesur, tip atlete dhe ekstroverse, e cila pëlqente të pozonte me kostum banjoje dhe madje, edhe filmonte të motrën tek shkonte të bënte not lakuriq. Pas luftës, një ish pjesëtar i SS-ve do të deklaronte se, “ajo nuk ishte në përputhje me idealin e një vajze gjermane”.
Sipas oficerit SS, Brauni fillonte të bënte “përgatitjet fillestare për gjithfarëlloj dëfrimesh – festa në vendin e fshehtë në mal – menjëherë pasi limuzina e Hitlerit ish larguar nga Berghofi”.
Deklarata të tilla janë në përputhje me një enturazh apolitik që të gjithë ata që ishin të përfshirë – nga shërbëtore deri tek njerëz të njohur si Labert Speer – e kanë përshkruar pas luftës, dhe në të cilin Brauni u integrua me lehtësi. Thuhet se në Berghof kishte një rregull: nuk duhej që të diskutohej për politikë në prani të grave. Në vend të kësaj, temat e diskutimit ishin moda, qentë dhe operetat.
Politikë e pastër
Biografia Gërtemakerit nuk e ka problem të hedhë argumenta kundër ekskluzivitetit të këtij versioni. Një vështrim i albumit fotografik të Braunit, që përfshin fotografi që ajo ka nxjerrë në 23 gusht 1939, mjaftojnë për të vërtetuar këtë ide. Në atë ditë Ribbentropi, që ishte promovuar në postin e ministrit të jashtëm tashmë, ishte në negociata me Stalinin në Moskë në lidhje me ndarjen e Evropës Lindore mes Gjermanisë Naziste dhe Bashkimit Sovjetik. Hitlerit i duhej aleanca, me qëllim që të pushtonte Poloninë. Fotografitë tregojnë se sa i tensionuar dhe i paduruar ishte ai, teksa priste rezultatin e bisedimeve të Ribbentropit me Stalinin. Ishte politikë e pastër, dhe Brauni ishte aty.
Gërtemakeri beson gjithashtu se gruaja në krah të tij “ndante pa asnjë kritikë këndvështrimin për botën dhe bindjet politike të Hitlerit”. Vetë rrethanat tregojnë se kjo është e vërtetë. Brauni e kaloi gjysmën e jetës 33 vjeçare nën shoqërinë e nazistëve fanatikë.
Dihet mirë se në vitin 1939, Hitleri foli hapur në Reichtag për shkatërrimin e hebrenjve europianë – dhe në testamentin e tij të dytë, të cilin e shkroi pak para se të kryente vetëvrasje, ai nënvizonte edhe një herë urrejtjen për hebrenjtë. Eshtë e vështirë të besosh që Brauni do të kish duruar ato 2280 ditë mes dy testamenteve, nëse nuk do të kish qenë edhe vetë një antisemite. Megjithatë, ndoshta nuk do ta mësojmë asnjëherë nëse ajo u përpoq ta influenconte.
Legjendat
Brauni ishte besnike deri në vdekje dhe ishte kjo besnikëri pa kushte, që Hitleri vlerësonte më shumë se çdo gjë tek ajo. “Vetëm Miss Braun dhe Pastori im gjerman, janë besnikë ndaj meje dhe më përkasin”, thuhet se ka thënë ai, aty nga fundi i luftës, kur Evropa ishte nën rrënoja dhe vrasja e hebrenjve europianë ishte kryesisht, një fakt i kryer.
Në atë pikë, Brauni kish vendosur tashmë të qëndronte me Fyhrerin. Madje, ajo i kërkoi dikujt t’i mësonte si të përdorte pistoletën, kur Ushtria e Kuqe të hynte në Berlin. “Këtu po luftojmë deri në fund”, i shkruante ajo nga bunkeri i Fyhrerit, në 22 prill, një mikeshës së saj. “Do të vdes ashtu si kam jetuar. Nuk do të jetë e vështirë për mua”.
Sipas të dhënave të Gjykatës së Distriktit të Berschtesgadenit, Eva Brauni vdiq në 30 prill 1945, në orën 3:28, pasi kapërdiu një kapsulë cianid kaliumi. Hitleri e ndoqi pas, dy minuta më vonë.
Tanimë, njerëzit mund t’ia fillonin me legjendat…/ KultPlus.com
Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më i keqi në tërë historinë njerëzore, ishte përgjegjës për 60 deri në 85 milion vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Emri i tij sjell konotacione të vrasjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe përpjekjes së shfarosjes së çifutëve dhe minoriteteve tjera. Pavarësisht se Hitleri ishte një nga njerëzit më të dokumentuar në historinë njerëzore, ende ka pak fakt të njohura për të. Sot janë bërë 133 vite që kur ai lindi, prandaj KultPlus iu sjellë këto fakte të padëgjuara rreth tij.
Hitleri duhej të jetonte në strehimore për të pastrehët për një kohë: Si shumë austriakë, edhe Hitleri filloi të tërhiqej nga idetë nacionaliste gjermane që nga mosha e re. Babai i tij vdiq kur ai ishte 14 vjeç, dhe më pas performance e Hitlerit në shkollë ra. 2 vite më vonë ai ndërroi shkollën dhe u regjistrua në një shkollë në Austrinë e Epërme.Nëna e tij vdiq nga kanceri I gjirit në moshën 47 vjeç. Ndërsa në moshën 18-19 vjeç, ai u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura, pasi u shpall i papërshtatshëm për pikturë. Hitleri nisi të shiste piktura, por për shkak të mungesës së cilësisë dhe burimeve, ai dështoi. Ai vazhdonte të lëvizte nga një vend në tjetrin, pasi kursimet e tij gradualisht zvogëloheshin dhe stili i jetës u përkeqësua. Gjysëm i uritur dhe i ngrirë, i duhej të jetonte në strehimore në Vjenë, por pas 3 vitesh ai mori trashëgiminë e babait të tij dhe u transferua në Mynih.
Hitleri u verbua përkohësisht të paktën një herë nga sulmi me gaz: Gjatë sulmit në kampin e tij me 15 tetor 1918, gjaatë Luftës së Dytë Botërore u verbua përkohësisht dhe u shtrua në spital. Gjatë kohës sa ishte atje, ai mësoi për humbjen e Gjermanisë dhe armëpushimin me Britaninë e Francën. Thuhet se kur dëgjoi një lajm kaq të tmerrshëm për gjermanët, pësoi verbërim të përkohshë.
Vuante nga sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit kanë sugjeruar që Hitleri vuante nga një numër sëmundjesh, përfshiirë edhe sëmundjen e Parkinsonit. Disa e përshkruanin atë si një psikopat neurotic. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim degjenerues i sistemit nervor qendror, që ndikon në lëvizjen, kujtesë, në të menduarit dhe sjelljet e pacientit.
Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp përqendrimi: Shumica e 11 milion hebrenjve, dhe pakicave të tjera të vrarë gjatë Holokaustit nga forcat naziste të Hitlerit, u vranë në 1200 kampe të përqendrimit nazist. Kampi i parë u krijua në Gjermani me 1933, ato u ndërtuan për të mbajtur dhe torturuar organizatorët e sindikatave dhe kundërshtarët politikë. Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp të tillë, edhe pse këto kampe ishin të ndërtuara në lindje. Kjo distancë që mbajti Hitleri mes vetes dhe vendit të vrasjes, ka nxitur pretendimet e bëra nga mbështetësist neo-nazistë se Hitleri nuk ishte përgjegjës për atë që po ndodhte.
Hitleri dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë: Ai lindi nga një nënë katolike dhe një baba antiklerik. Kur ishte 8 vjeç, ai këndonte në korin e kishave dhe mori mësime për të kënduar që të përmirësonte vokalin e tij. Ai madje aspironte të behej prift.
Hitleri merrte kokainë dhe koktej drogash në mënyrë të rregullt: Ai përdori një inhalator për të marrë rregullisht kokainë, për të ndihmuar problemet e fytit dhe sinusit, nga të cilat vuante. Gjithashtu përdori pikat e syve të përziera me 10% kokainë. Mjeku i Hitlerit, Dr Theodore Morel ishte përgjegjës për përshkrimin e këtyre ilaçeve dhe hetuesit amerikanë deshën ta dinin nëse Morell, ishte një agjent i dyfishtë që përpiqej ta dëmtonte shëndetin e tij.
Hitleri u nominua për çmimin Nobel për paqe në 1939: Stalini dhe Hitleri, të dy personazhet u nominuuan për çmimin Nobel për paqe. Por nominimi i Hitlerit supozohej të ishte një ironi dhe shaka. Një anëtar i parlamentit suedez nominoi atë, me synimin që të kritikonte qeverinë suedeze. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe ai u detyrua të tërhiqte këtë nominim.
Hitleri hoqi një pjesë të mustaqeve të tij, pasi ato gati e vranë atë: Mustaqet e Hitlerit nnuk ishin gjithmonë ashtu si duken. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota. Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit. Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit.
Si përfundim, veprat e Hitlerit ishin aq shkatërruese, saqë emri i tij mbetet padyshim i njohur dhe i përçmuar nëpër botë edhe disa vite më vonë./gazetametro.net/ KultPlus.com

77 vjet pas tmerrit që mbollën nazistët në Luftën e Dytë Botërore, në një fushë në kent të Anglisë arkeologët zbuluan mbetjet e njërës prej atyre që konsideroheshin si “super armët” e Adolf Hitlerit.
Ekipi nga Burimet për Hulumtime Arkeologjike, po gërmonte një krater 14 metra të thellë dhe 38 metra të gjerë, kur zbuloi papritur armën në fjalë. Vëllezërit, Colin dhe Sean Welch, drejtuesit e projektit, thonë se bëhet fjalë për mbetjet e një rakete V2 të Hitlerit.
Pjesë e armës ishte mekanizmi ndezës, i cili përmbante oksigjen të lëngshëm dhe përzierje alkooli. “Raketat hynin thellë në tokë në formë krahu, ndonjëherë me një trajektore rreth 70 gradë”, thonë ekspertët, raporton Top Channel.
Mendohet se raketa lëvizte me një shpejtësi prej 3.000 km/h. “Raketat e tyre ecnin shumë shpejt.
Po t’ju godisnin, s`do të merrnit vesh asgjë”, shprehet Sean.
Mijëra raketa V2 janë lëshuar nga nazistët gjermanë gjatë Luftës së Dytë Botërore, e vetëm në Britani kanë shkaktuar më shumë se 9000 vdekje.
Disa pjesë të raketës V2 janë prodhuar në Çekosllovaki dhe në një fabrikë në Austri.
Raketa e gjetur do të pastrohet dhe do të restaurohet me përpikmërinë më të madhe, në një process që pritet të zgjasë disa muaj./KultPlus.com

Diktatori i njohur gjerman, Adolf Hitler ka vdekur më 30 prill të vitit 1945. Shpesh thuhet se ky i fundit ka bërë vetëvrajse, e shpesh herë edhe se ka mashtruar për vdekjen e tij.
Ishte përgjegjës për 60 deri në 85 milion vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Emri i tij sjell konotacione të vrasjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe përpjekjes së shfarosjes së çifutëve dhe minoriteteve tjera.Pavarësisht se Hitleri ishte një nga njerëzit më të dokumentuar në historinë njerëzore, ende ka pak fakt të njohura për të. Këto janë disa nga faktet e padëgjuara rreth tij.
Sot, në përvjetorin e vdekjes së tij, KultPlus ju sjell disa fakte të panjohura për diktatorin gjerman.
Hitleri duhej të jetonte në strehimore për të pastrehët për një kohë: Si shumë austriakë, edhe Hitleri filloi të tërhiqej nga idetë nacionaliste gjermane që nga mosha e re. Babai i tij vdiq kur ai ishte 14 vjeç, dhe më pas performance e Hitlerit në shkollë ra. 2 vite më vonë ai ndërroi shkollën dhe u regjistrua në një shkollë në Austrinë e Epërme.Nëna e tij vdiq nga kanceri I gjirit në moshën 47 vjeç. Ndërsa në moshën 18-19 vjeç, ai u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura, pasi u shpall i papërshtatshëm për pikturë. Hitleri nisi të shiste piktura, por për shkak të mungesës së cilësisë dhe burimeve, ai dështoi. Ai vazhdonte të lëvizte nga një vend në tjetrin, pasi kursimet e tij gradualisht zvogëloheshin dhe stili i jetës u përkeqësua. Gjysëm i uritur dhe i ngrirë, i duhej të jetonte në strehimore në Vjenë, por pas 3 vitesh ai mori trashëgiminë e babait të tij dhe u transferua në Mynih.
Hitleri u verbua përkohësisht të paktën një herë nga sulmi me gaz: Gjatë sulmit në kampin e tij me 15 tetor 1918, gjaatë Luftës së Dytë Botërore u verbua përkohësisht dhe u shtrua në spital. Gjatë kohës sa ishte atje, ai mësoi për humbjen e Gjermanisë dhe armëpushimin me Britaninë e Francën. Thuhet se kur dëgjoi një lajm kaq të tmerrshëm për gjermanët, pësoi verbërim të përkohshë.
Vuante nga sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit kanë sugjeruar që Hitleri vuante nga një numër sëmundjesh, përfshiirë edhe sëmundjen e Parkinsonit. Disa e përshkruanin atë si një psikopat neurotic. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim degjenerues i sistemit nervor qendror, që ndikon në lëvizjen, kujtesë, në të menduarit dhe sjelljet e pacientit.
Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp përqendrimi: Shumica e 11 milion hebrenjve, dhe pakicave të tjera të vrarë gjatë Holokaustit nga forcat naziste të Hitlerit, u vranë në 1200 kampe të përqendrimit nazist. Kampi i parë u krijua në Gjermani me 1933, ato u ndërtuan për të mbajtur dhe torturuar organizatorët e sindikatave dhe kundërshtarët politikë. Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp të tillë, edhe pse këto kampe ishin të ndërtuara në lindje. Kjo distancë që mbajti Hitleri mes vetes dhe vendit të vrasjes, ka nxitur pretendimet e bëra nga mbështetësist neo-nazistë se Hitleri nuk ishte përgjegjës për atë që po ndodhte.
Hitleri dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë: Ai lindi nga një nënë katolike dhe një baba antiklerik. Kur ishte 8 vjeç, ai këndonte në korin e kishave dhe mori mësime për të kënduar që të përmirësonte vokalin e tij. Ai madje aspironte të behej prift.
Hitleri merrte kokainë dhe koktej drogash në mënyrë të rregullt: Ai përdori një inhalator për të marrë rregullisht kokainë, për të ndihmuar problemet e fytit dhe sinusit, nga të cilat vuante. Gjithashtu përdori pikat e syve të përziera me 10% kokainë. Mjeku i Hitlerit, Dr Theodore Morel ishte përgjegjës për përshkrimin e këtyre ilaçeve dhe hetuesit amerikanë deshën ta dinin nëse Morell, ishte një agjent i dyfishtë që përpiqej ta dëmtonte shëndetin e tij.
Hitleri u nominua për çmimin Nobel për paqe në 1939: Stalini dhe Hitleri, të dy personazhet u nominuuan për çmimin Nobel për paqe. Por nominimi i Hitlerit supozohej të ishte një ironi dhe shaka. Një anëtar i parlamentit suedez nominoi atë, me synimin që të kritikonte qeverinë suedeze. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe ai u detyrua të tërhiqte këtë nominim.
Hitleri hoqi një pjesë të mustaqeve të tij, pasi ato gati e vranë atë: Mustaqet e Hitlerit nnuk ishin gjithmonë ashtu si duken. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota. Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit. Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit. / KultPlus.com
Gjuetarët e thesarit kanë zbarkuar në një pallat që përdorej nga Adolf Hitler, ku shpresojnë që të gjejnë 48 arka me ar që kapin vlerën e gati gjysmë miliardë paund.
Ekipi do të fillojë gërmimet në pallatin, që luante rolin e një bordelloje javën e ardhshme, ku mendohet se përveç arit do të gjejnë edhe bizhuteri dhe sende me vlerë, që i përkisnin elitës gjermane dhe që u fshehën në këtë godinë nga frika se do të grabiteshin nga Ushtria e Kuqe e Rusisë.
Gjuetarët e thesareve e piketuan vilën duke u bazuar tek një ditar i një oficeri dhe nga një hartë që kishin ruajtur pasardhësit e tij. Ditari i zbuluar, që besohet se është shkruar nga një oficer i lartë, me pseudonimin Michaelis.
Pallati Minkowskie u ndërtua nga gjenerali prusian Friedrich Wilhelm von Seydlitz, për t’u kthyer më pas në një “stacion” për Ushtrinë e Kuqe të Rusisë dhe më pas për atë polake./ KultPlus.com
Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një historian në një libër të botuar sot.
“Ashtu si Adolf Hitleri, Alois Hitler i mbivlerësonte jashtëzakonisht shumë aftësitë dhe njohuritë e tij si autodidakt”, tha studiuesi austriak, Roman Sandgruber.
Historiani analizoi 31 letra të panjohura më pare, që Alois Hitler i kishte dërguar një burri, i cili i shiti atij një fermë në fshatin austriak Hafeld.
Faqet e shkruara me makinë sugjerojnë se babai i Hitlerit, një zyrtar doganor, kishte njohuri nga të gjitha.
“Babai i tij kishte dëshiruar gjithmonë të ishte një pronar erudit toke, që qëndron mbi të gjithë të tjerët”, shpjegoi Sandgruber.
Sipas historianit, edhe i ati, edhe i biri, i përbuznin autoritetet dhe ndanin ndjenja antifetare.
Adolf Hitler, i cili u lind në 1889 në provincën e Austrisë së Epërme, përfundoi duke u bërë lider i partisë naziste dhe kancelar i Gjermanisë.
Në librin e tij në gjuhën gjermane, i cili përkthehet “Babai i Hitlerit. Si Biri u bë diktator”, Sandgruber argumenton, gjithashtu, se Hitleri ishte një antisemist që në rini, që kundërshton idenë se ai filloi t’i urrente hebrenjtë vetëm pasi u shpërngul në Vjenë.
Versioni origjinal i një biografie nga shoku adoleshent i Hitlerit, August Kubizek tregon se Hitleri u bashkua me një klub antisemist vetëm dy muaj pas mbërritjes së tij në kryeqytetin austriak, sipas Sandgruber./ ata/ KultPlus.com
Shtëpia e ankandit duhet të ketë qenë nën presion të madh, për t’i hequr këto dokumente nga ky ankand, mirëpo asgjë nuk funksionoi: shënimet hyrëse në fjalimet e dikurshme nga diktatori gjerman Adolf Hitler, u dhanë për 34 000 dollarë.
“Hermann Historica”, shtëpia gjermane e ankandit me qendër në Mynih, e mbrojti deri në fund projektin e saj. Të gjitha dorëshkrimet e ofruara datojnë para fillimit të Luftës së Dytë Botërore: si të tilla, ato kishin një domethënie të madhe historike. Për këtë aryse, duhej të ruheshin në muze. Por, me sa duket, nuk ndodhi asnjë parablerje…
Mga ana tjetër, grupet që mbrojnë judaizmin e shtuan numrin e forumeve dhe sulmeve, duke marrë parasysh se këto tekste do të inkurajonin lëvizjet neonaziste.
Rabini Menachem Margolin, kreu i Shoqatës Evropiane të Hebrenjve, me seli në Bruksel, e denoncoi: “Unë nuk mund ta kuptoj këtë mirëfilli papërgjegjshmëri dhe pandjeshmëri, në një klimë kaq të ethshme, e cila konsiston në shitjen e të atillë artikujve – gjëmimet nga vrasësi më i madh i hebrenjve në botë – për ofertën më të mirë”.
Po ashtu, ai shtoi në AP, se këto ankande “ndihmojnë në legjitimimin e të pasionuarve pas Hitlerit, që do të lulëzojnë falë këtij dokumenti”.
Dorëshkrimi i plotë përbëhet nga nëntë faqe: bëhet fjalë për një parathënie e fjalimit të mbajtur para oficerëve të rinj ushtarakë në Berlin, në 1939. Tetë muaj para konfliktit, që çoi në mizoritë që njohim sot.
Shoqata Evropiane e Hebrenjve vë në dukje gjithashtu, se po kjo shtëpi ankandesh kishte propozuar vitin e shkuar dokumente të ngjashme për një tjetër ankand.
Së fundmi, tekstet u blenë nga blerësit që kishin mbetur anonimë, për shumën më të lartë të vlerësimit origjinal. Dhe ndërkohë, kreu i Agjencisë Gjermane të Sigurisë së Brendshme, kohët e fundit raportoi rritjen e akteve antisemitike në vend.
“Ne e kuptojmë që Covid-19 vë në lëvizje dhe me të drejtë, mendimet e qeverive dhe parlamenteve. Por, nuk mund të lejojmë që virusi i antisemitizmit të zhvillohet i pakontrolluar”, – tha rabini, disa ditë para shitjes.
Më pas, ai kërkoi që të ndalohej shitja. Dhe, nisur nga etika, morale ose njerëzore, ky lloj produkti nuk duhet të shpërndahet kaq lehtë. “Mesazhi duhet të qarkullojë, se zhvillimi i mëtejshëm i këtij “tregu” është tabu, dhe përtej standardeve të pranueshme”.
Si e tillë, edhe Amazon duket se e ka njerrë mësimin, si rrjedhojë tani parandalon – hera-herës… – shitjen e kujtimeve naziste në faqen e saj. Vlen të theksohet, se marketingu i “Mein Kampf”, traktati i urrejtjes së Hitlerit, ishte fshirë së fundmi./Konica.al/ KultPlus.com
Fjalimet e shkruara me dorë nga Adolf Hitler u shitën të premten në një ankand në Mynih, megjithë vërejtjet e grupeve hebraike se kjo mund të inkurajojë neo-nazistët.
Shtëpia e ankandeve Hermann Historica deklaroi në shpjegimin e shitjes së dorëshkrimeve të Hitlerit se ato datoheshin të gjitha para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, se kanë rëndësi historike dhe se duhet të ruhen në një muze.
Të gjitha dokumentet ju shitën blerësve anonimë me një çmim dukshëm më të lartë se ai fillestar, raporton AP, transmeton KultPlus.
Dorëshkrimi me nëntë faqe, në të cilin Hitleri paraqiti teza për fjalimin e tij për ushtarët e rinj në Berlin në 1939, tetë muaj para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, arriti një çmim maksimal prej 34,000 euro. / KultPlus.com
Adolf Hitleri lindi 131 vjet më parë në Branau, një qytezë e vogël austriake në kufi me Gjermaninë. Udhëheqësi nazist, ka mbetur në histori si arkitekti i konfliktit më të përgjakshëm në historinë e njerëzimit. Por emri i tij, lidhet edhe me projektin famëkeq të zhdukjes së plotë të një kombi të lashtë, sikurse është ai hebre. Historianët debatojnë ende sot mbi origjinën e urrejtjes së Hitlerit ndaj hebrenjve. Nëse nisemi nga libri i tij autobiografik “Mein Kampf”, që u bë njëherazi edhe manifesti i tij ideologjik, rrënjët e kësaj urrejtje gjenden tek vitet universitare në Vjenë.
Megjithatë studime të viteve të fundit, kanë hedhur dyshim se Hitleri është në fakt djali i paligjshëm i një hebreu gjerman. Një pretendim i ngjashëm, qarkullon edhe për bashkëshorten e tij Eva Braun.
Një studim më i fundit i botuar vitin e kaluar në Gazetën e Studimeve Evropiane, i drejtuar nga mjeku dhe psikologu Leonard Saks, ofroi prova të reja për origjinën hebreje të Adolf Hitlerit. Ky studim hedh poshtë pretendimet e historianit gjerman, Nikolaus von Preradoviç që ka deklaruar: “Asnjë hebre nuk ka jetuar në Grac para vitit 1856”. Duke u bazuar në të dhëna nga arkivat austriake të viteve 1800, dr.Saks dokumenton se në fakt në Grac ka pasur një komunitet hebrenjsh që para vitit 1850. Dhe dr.Saks paraqet prova të shumta, se Preradoviç ishte një simpatizant i nazizmit, dhe që ndihej i fyer nga hipoteza se Adolf Hitleri ishte një Vierteljude (çerek çifut)”.
Pretendimi se Hitleri kishte prejardhje hebreje, u ngrit për herë të parë nga avokati i tij personal, Hans Frank. Në vitin 1930, 16 vjet para ekzekutimit të tij në Gjykatën Ndërkombëtare Ushtarake në Nuremberg, Frank pretendoi se kishte zbuluar të dhëna se gjyshi nga babai i Hitlerit, ishte një hebre që kishte jetuar në Grac të Austrisë. Pretendimet e Frank u botuan për herë të parë në vitin 1953, si pjesë e kujtimeve që kishte lënë, pasi u ekzekutua me akuzën e krimeve të luftës. Sipas britanikes “The Sun”, Frank zbuloi prova se gjyshi i Hitlerit jetonte në të njëjtën shtëpi ku jetonte edhe gjyshja e Hitlerit, Maria Shiklgruber. Mbi këtë të fundit dihet shumë pak derisa u bë 42-vjeçe. Ajo lindi djalin e saj Alois Hitler në vitin 1837, dhe nuk pranoi të japë detaje se kush ishte babai i tij. Prifti i zonës, e pagëzoi si Alois Shiklgruber, dhe ky u regjistrua si “i paligjshëm” në regjistrin kishtar të pagëzimeve. Më vonë, Shiklgruber u martua me Johan Hajdler, dhe mbiemri i saj ndryshoi nga Shiklgruber në Hitler. Se përse ndodhi ky ndryshim mbiemri në Hitler dhe jo Hajdler, kjo gjë mbetet e paqartë. Maria vdiq në vitin 1847 në Austrinë e Poshtme.
Vetë Hitleri urdhëroi SS që të hetonin mbi një pretendim të tillë, dhe ata supozohet se nuk gjetën prova të ndonjë lidhje mes Fyhrerit dhe hebrejve. Ndërkohë, në vitin 1937, Hitleri urdhëroi gjenealogistin Rudolf Kopenshtajner që të publikonte në media pemën e tij familjare, për t’i treguar të gjithëve se paraardhësit e tij të ishin gjermanë nga Austria. Dyshime të ngjashme, sillen edhe rreth bashkëshortes së tij Eva Braun. Një dokumentar i transmetuar në televizionin britanik “Channel 4” në vitin 2014, pretendoi se Eva mund të ketë pasur prejardhje hebreje. Në të thuhet se analiza e ADN-së e mostrave të flokëve të marra nga një krëhër që pretendohet se i përkiste Braunit, sugjeron se diktatori fashist përgjegjës për vrasjen e miliona hebrenjve, mund të jetë martuar padashur me një grua me origjinë hebreje.
Krëhëri thuhet se u gjet në fund të Luftës së Dytë Botërore në dhonën e Braun në rezidencën alpine Berghof të Hitlerit në Bavari, nga një oficer i inteligjencës së ushtrisë amerikane. Ekspertët mjeko-ligjorë, zbuluan në flokët e gjetura një sekuencë specifike brenda ADN-së mitokondriale, një gjenom i vogël brenda mitokondrive të qelizës që kalohet nga nëna tek vajza e pandryshuar ndër breza, që i përket haplogrupit N1b1, i cili ka lidhje me hebrenjtë Ashkenazi. Ndihmës-fotografja Braun ra në dashuri me Hitlerin qëkur ishte vetëm 17-vjeç, edhe pse Fyhreri ishte 23 vjet më i madh në atë kohë. Hitleri e urdhëroi sekretarin e tij personal Martin Borman të hetonte origjinën e familjes Braun, për t’u siguruar që ajo ishte “Ariane”, dhe që nuk kishte paraardhës hebrenj.
Pasi u sigurua që nuk kishte asnjë të tillë, miqësia mes tyre përparoi. Por nga frika se marrëdhëniet mes të dyve do ta dëmtonte imazhin e tij publik, Hitleri nuk pranoi për shumë kohë që të martohej me Evën, dhe e mbajti lidhjen me të një sekret shtetëror. “Channel 4” përdori flokët e gjetura në verën e vitit 1945 nga Pol Baer, kapiten i ushtrisë amerikane. Në dokumentar shfaqen foto të Baer në Berghof atë vit, ndërsa krëhëri është vlerësuar si autentik nga ekspertët. Djali i Baer ia shiti krëhërin e Braun koleksionistit Xhon Reznikof.
Ndërkohë, prezantuesi i emisionit “ADN-ja e të vdekurve të famshëm”, Mark Evans ia bleu krëhërin Reznikofit për 2.000 dollarë. Më pas flokët e gjetura në të iu dërguan një ekipi ndërkombëtar ekspertësh mjeko-ligjorë për analiza. Një zëdhënës i “Channel 4 tha”: “Në shekullin XIX, shumë hebrenj Ashkenazi në Gjermani u konvertuan në fenë katolike. Ndaj Eva Braun nuk kishte gjasa ta dinte prejardhjen e saj, dhe pavarësisht hetimeve as Hitleri”. Ndërsa rezultatet e analizave, e nxisin më tej debatin, ato nuk janë shteruese. Për të vërtetuar se flokët vinin nga koka e Eva Braunit, Evans u përpoq të merrte një mostër nga AND-ja nga njëra prej 2 pasardhësve të mbijetuar të Eva Braunit, por që të dy refuzuan.
Përpjekja e producentëve për të blerë flokët e Hitlerit, përfundoi në një situatë të sikletshme, kur doli se flokët iu shitën televizionit për 3 mijë dollarë nga historiani kontrovers Dejvid Irving, që e mohon Holokaustin./Burimet: FoxNews.com; The Independent.com – Në shqip nga bota.al / KultPlus.com
Fotografi mjaft të rralla të Adolf Hitlerit dhe komandantëve të tij nazistë, kanë dalë në dritë. Albumet e fotografive besohen se janë koleksionuar midis viteve 1932 dhe 1938 nga Ernest Zaske, truproja e ish deputetit Rudolf Hess (një nga bashkëpunëtorët më të afërt të diktatorit).
Në foto shihet Adolf Hitler, teksa është duke udhëtuar me eskortën e tij. Të tjera foto tregojnë atë duke përshëndetur turmën e qytetarëve me “përshëndetje naziste”.
Po ashtu janë shkëputur momente edhe nga takimet e tij me homologun Benito Musolini.
Pas vetëvrasjes së Adolf Hitler-it, të drejtat për botimin e autobiografisë së tij të famshme “Lufta ime” (Mein Kampf) i’u transferuan shtetit të Bavarisë, e cila refuzoi që ndonjëherë ta publikojë këtë libër kontravers në Gjermani.
Megjithatë, ligji gjerman për të drejtat e autorit thotë se teksti mund të botohet 70 vjet pas vdekjes së autorit, që i bie se çdo kush mund ta botojë këtë libër nga viti 2016 e këtej.
Pas disa polemikave, Instituti i Historisë Bashkëkohore në Gjermani, në janarin e vitit 2016, ka lëshuar për ribotim këtë manifest anti-semit, kopjet dy vëllimëshe të të cilit ishin shitur të gjitha brenda disa orëve, në faqen e amazon për Gjermani.
Instituti i Historisë Bashkëkohore në Gjermani ka bërë të ditur se që nga ribotimi i parë në janar, 2016, janë shitur gjithsej 85.000 kopje të këtij libri, duke e bërë librin më të shitur në Gjermani për vitin 2016. Seria e 6të e ribotimit të këtij libri, pritet të arrijë nëpër librari në fund të këtij muaji.
Duke i’u përgjigjur reagimeve të shumta të cilat shprehnin shqetësimin se po bëhet përhapja institucionale e propagandës naziste, Andreas Wirsching, drejtor i Institutit Bashkëkohorë të Historisë është shprehur për The Guardian se është pikërisht e kundërta.
Debati rreth pikëpamjeve të Hitlerit për botën dhe qasja e tij ndaj propagandës, na ka ofruar një mundësi që ti shikojmë shkaqet dhe pasojat e një ideologjia totalitare, në një kohë kur pikëpamjet politike autoritative dhe sloganet djathtiste janë duke fituar terren, ka thënë Wirsching. KultPlus.com
Adolf Hitler, një nga diktatorët më të këqinj ndonjëherë, mbase edhe më I keqi në tërë historinë njerëzërore, ishte përgjegjës për 60 deri në 85 milion vdekje gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Emri i tij sjell konotacione të vrasjes, mjerimit, luftës, holokaustit dhe përpjekjes së shfarosjes së çifutëve dhe minoriteteve tjera.Pavarësisht se Hitleri ishte një nga njerëzit më të dokumentuar në historinë njerëzore, ende ka pak fakt të njohura për të. Këto janë disa nga faktet e padëgjuara rreth tij.
Hitleri duhej të jetonte në strehimore për të pastrehët për një kohë: Si shumë austriakë, edhe Hitleri filloi të tërhiqej nga idetë nacionaliste gjermane që nga mosha e re. Babai i tij vdiq kur ai ishte 14 vjeç, dhe më pas performance e Hitlerit në shkollë ra. 2 vite më vonë ai ndërroi shkollën dhe u regjistrua në një shkollë në Austrinë e Epërme.Nëna e tij vdiq nga kanceri I gjirit në moshën 47 vjeç. Ndërsa në moshën 18-19 vjeç, ai u refuzua nga Akademia e Arteve të Bukura, pasi u shpall i papërshtatshëm për pikturë. Hitleri nisi të shiste piktura, por për shkak të mungesës së cilësisë dhe burimeve, ai dështoi. Ai vazhdonte të lëvizte nga një vend në tjetrin, pasi kursimet e tij gradualisht zvogëloheshin dhe stili i jetës u përkeqësua. Gjysëm i uritur dhe i ngrirë, i duhej të jetonte në strehimore në Vjenë, por pas 3 vitesh ai mori trashëgiminë e babait të tij dhe u transferua në Mynih.
Hitleri u verbua përkohësisht të paktën një herë nga sulmi me gaz: Gjatë sulmit në kampin e tij me 15 tetor 1918, gjaatë Luftës së Dytë Botërore u verbua përkohësisht dhe u shtrua në spital. Gjatë kohës sa ishte atje, ai mësoi për humbjen e Gjermanisë dhe armëpushimin me Britaninë e Francën. Thuhet se kur dëgjoi një lajm kaq të tmerrshëm për gjermanët, pësoi verbërim të përkohshë.
Vuante nga sëmundja e Parkinsonit: Studiuesit kanë sugjeruar që Hitleri vuante nga një numër sëmundjesh, përfshiirë edhe sëmundjen e Parkinsonit. Disa e përshkruanin atë si një psikopat neurotic. Sëmundja e Parkinsonit është një çrregullim degjenerues i sistemit nervor qendror, që ndikon në lëvizjen, kujtesë, në të menduarit dhe sjelljet e pacientit.
Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp përqendrimi: Shumica e 11 milion hebrenjve, dhe pakicave të tjera të vrarë gjatë Holokaustit nga forcat naziste të Hitlerit, u vranë në 1200 kampe të përqendrimit nazist. Kampi i parë u krijua në Gjermani me 1933, ato u ndërtuan për të mbajtur dhe torturuar organizatorët e sindikatave dhe kundërshtarët politikë. Hitleri nuk vizitoi kurrë një kamp të tillë, edhe pse këto kampe ishin të ndërtuara në lindje. Kjo distancë që mbajti Hitleri mes vetes dhe vendit të vrasjes, ka nxitur pretendimet e bëra nga mbështetësist neo-nazistë se Hitleri nuk ishte përgjegjës për atë që po ndodhte.
Hitleri dëshironte të bëhej prift kur ishte fëmijë: Ai lindi nga një nënë katolike dhe një baba antiklerik. Kur ishte 8 vjeç, ai këndonte në korin e kishave dhe mori mësime për të kënduar që të përmirësonte vokalin e tij. Ai madje aspironte të behej prift.
Hitleri merrte kokainë dhe koktej drogash në mënyrë të rregullt: Ai përdori një inhalator për të marrë rregullisht kokainë, për të ndihmuar problemet e fytit dhe sinusit, nga të cilat vuante. Gjithashtu përdori pikat e syve të përziera me 10% kokainë. Mjeku i Hitlerit, Dr Theodore Morel ishte përgjegjës për përshkrimin e këtyre ilaçeve dhe hetuesit amerikanë deshën ta dinin nëse Morell, ishte një agjent i dyfishtë që përpiqej ta dëmtonte shëndetin e tij.
Hitleri u nominua për çmimin Nobel për paqe në 1939: Stalini dhe Hitleri, të dy personazhet u nominuuan për çmimin Nobel për paqe. Por nominimi i Hitlerit supozohej të ishte një ironi dhe shaka. Një anëtar i parlamentit suedez nominoi atë, me synimin që të kritikonte qeverinë suedeze. Kjo gjë nuk u prit mirë dhe ai u detyrua të tërhiqte këtë nominim.
Hitleri hoqi një pjesë të mustaqeve të tij, pasi ato gati e vranë atë: Mustaqet e Hitlerit nnuk ishin gjithmonë ashtu si duken. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, ai kishte mustaqe të plota. Por gjatë sulmeve me gaz, Hitleri nuk mund të hiqte maskën e tij të frymëmarrjes nga fytyra e tij për shkak të mustaqeve, kështu ai pothuajse vdiq për shkak të pranisë së gazit. Si rezultat, mbikëqyrësit e Hitlerit urdhëruan atë të hiqte mustaqet e tij, për të lehtësuar veshjen e maskave të gazit.
Si përfundim, veprat e Hitlerit ishin aq shkatërruese, saqë emri i tij mbetet padyshim i njohur dhe i përçmuar nëpër botë edhe disa vite më vonë./gazetametro.net/ KultPlus.com
Një letër e vitit 1945, e shkruar nga Adolf Hitleri, udhëheqësi i Partisë Naziste në Gjermani gjatë Luftës së Dytë Botërore, ka dalë në ankand. Shumë ekspertë, e kanë quajtur letrën “shënimi i vetëvrasjes”, i shkruar një javë para se Hitleri të kryente vetëvrasje, duke gëlltitur një pilulë cianidi, dhe më pas duke u vetëqëlluar me pistoletë në kokë.
Në atë letër, Fyrheri tregon sfidën që ka pëpara, dhe
këmbëgul se do të qëndronte në vend, për “t’i dhënë një shembull të mirë të
gjithë atyre gjermanëve që do të mbeten bashkë me të”. “Do të qëndroj në
Berlin, në mënyrë që të marr pjesë në mënyrë të ndershme, në betejën vendimtare
për Gjermaninë, dhe të jap një shembull të mirë për të gjithë ata që mbeten me
mua”- shkroi Hitleri në letrën e 24 Prillit 1945 drejtuar marshallit Ferdinand
Shërner .
“Unë besoj se në këtë mënyrë, do t’i bëj Gjermanisë
shërbimin më të mire”- theksoi ai.
Më tej udhëheqësi nazist vazhdoi: ”Për sa ju takon, ju duhet
të bëni përpjekje për të fituar betejën për Berlinin. Ju mund të na jepni këtu
një ndihmë vendimtare, duke zbrapsur rusët drejt veriut, sa më shpejt që të
jetë e mundur…”
Letra u shkrua një javë para se Hitleri të bënte vetëvrasje.
Edhe bashkëshortja e tij, Eva Braun, gjithashtu kreu vetëvrasje duke gëlltitur
një pilulë cianidi më 30 prill 1945. Shtëpia e Ankandeve Historike Aleksandër,
me seli në Merilend të SHBA-së, e shet këtë letër për një çmim fillestar prej
30.000 dollarësh.
Ekspertët besojnë se ajo do të shitet midis 60.000 dhe
80.000 dollarëve. Presidenti i saj, Bill Panagopulos, e përshkroi atë si një
zbulim të rrallë, dhe në thelb një “shënim të vetëvrasjes” së Hitlerit. “Nuk ka
dëshmi të tjera të shkruara të Hitlerit, që shpallin synimin e tij për të
qëndruar (dhe vdekur) në Berlin”- tha Panagopulos në një intervistë për britaniken
“The Sun”.
Në këtë ankand, është gjithashtu e përfshirë është përgjigja
e marshallin Shërner ndaj Hitlerit, duke i kërkuar atij të largohej nga
Berlini, dhe të merrte komandën e sektorit jugor.
“Vetëm ju jeni garancia për vazhdimësinë e ardhshme të
kombit, vetëm prej jush merr urdhër çdo gjerman, ashtu si të gjithë
forcat e armatosura gjermane, pa asnjë kushtëzim” – shkroi Shërner në letrën e
tij të 23 prillit 1945. “Vetem ju jeni Gjermania…Nëse bini ju, do të bjerë edhe
Gjermania”- thekson ai.
Letra e Hitlerit drejtuar marshallit Shërner, duket sikur i
hedh poshtë të gjitha teoritë e konspiracionit, sipas të cilave Hitleri u
arraris nga Gjermania në vendet e Amerikës së Jugut. Në vitin 2017, CIA
publikoi dokumente të deklasifikuara, ku agjencia e inteligjencës hulumtoi
mundësinë që Hitleri mund të ishte ishte gjallë në Amerikën e Jugut deri në
vitin 1955 – gati një dekadë pas përfundimit të luftës.
Dokumenti, që ndodhet në faqen e internetit të CIA-s,
theksoi një ish-ushtar SS u tha agjentëve të CIA-s se ai ishte takuar
rregullisht me Hilterin në Kolumbi. “Citroen” (një burim i CIA-s), pretendonte
se e kishte kontaktuar Hitlerin rreth një herë në muaj në Kolumbi, gjatë
udhëtimit të tij nga Marakaibo në atë vend, si një punonjës i “Shipping Co KNSM”
– thuhet në dokument.
Më tej thuhet se burimi i CIA-s i kishte treguar “CI
MELODY-3” (një informator i CIA-s), se kishte bërë një fotografi me Hitlerin,
por “nuk donte ta tregonte atë”. Dokumenti 3-faqësh sugjeronte që Hitleri mund
të ketë punuar si punonjës i kompanisë së anijeve, përpara se të arratisej në
Argjentinë.
Në faqen e dytë, ndodhet një fotografi e informatorit, Filip
Citroen, me një person që ai pretendon se është Hitleri në mesin e viteve 1950.
Miku i “CI MELODY-3” thotë se në fund të shtatorit 1955, Filip Citroen,
ish-ushtarak gjerman i SS, i kishte thënë në konfidencë, se Adolf Hitleri është
ende gjallë”- shkruhet më tej në dokumentin e sapo-deklasifikuar.
Në majin e vitit 2018, një ekip hulumtuesish francezë që shqyrtoi eshtrat e Hitlerit, tha se udhëheqësi i partisë naziste ka vdekur në Berlin. Trupi i Hitlerit u zbulua nga ushtarët sovjetikë dhe u varros në një vend të pa shënuar. Një gjykatë gjermane e shpalli Hitlerin të vdekur, por në vitin 1956, pra më shumë se një dekadë pas përfundimit të luftës.Bota.al/KultPlus.com
Çmimi prestigjioz francez i letërsisë “Goncourt”, iu dha dje Eric Vuillard, autorit të librit që përshkruan ngjitjen në pushtet të diktatorit gjerman, Adolf Hitler.
Në romanin “L’ordre du jour”, të 49-vjeçarit Eric Vuillard, gërshetohen detaje të trilluara me ato të realitetit, që autori i përdor për të eksploruar frikën, inercinë dhe oportunizmin e karaktereve të ndryshëm të asaj periudhe.
Takimi i fshehtë midis Hitlerit dhe liderit gjerman të prodhimit industrial, në shkurt të vitit 1933 luan një rol të rëndësishëm në historinë e romanit.
Gjithashtu, Vuillard ka trajtuar edhe më herët tematika të episodeve historike në librat si “14 Juillet”, mbi rënien e një kështjelle në Paris, e njohur zyrtarisht si Bastille Saint-Antoine gjatë revolucionit francez, dhe “Kongo” ku zhvillohen ngjarjet e kolonizimit të Afrikës.
Ceremonia e ndarjes së çmimit të letërsisë franceze “Goncourt”, është zhvilluar çdo vit, që prej vitit 1903, nga akademia ”Goncourt”.
Ky është një çmim simbolik prej 10 eurosh që nxit shitjet e fituesit deri në një shifër rekord.
Çmimi i dytë i madh i letërsisë “Renaudot” iu dorëzua sot Olivier Guez , autorit të veprës mbi nazismin, “La Disparition de Josef Mengele”.
Guez përshkruan fatin e mjekut famëkeq në kampin e përqendrimit të Auschwitzit, i cili u arratis në Argjentinë pas disfatës naziste në Luftën e Dytë Botërore.//a.i/ a.jor./ KultPlus.com