Rama: Një nga sekretet e bukura të Adriatikut në Durrës

Bregdeti i Adriatikut vijon të mbetet një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët vendas e të huaj, të cilët e zgjedhin jo vetëm për plazhet e gjera ranore, por edhe për lagunat e turizmin e natyrës.

Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga një pjesë që mbetet ende për t’u zbuluar përgjatë bregdetit të Durrësit.

“Një nga sekretet e bukura të Adriatikut në Durrës”, shkruan kryeministri, ndërsa ndan pamjet spektakolare nga bashkimi i detit me lagunën.

Me një ofertë të plotë turistike, Shqipëria është vendosur në “top” destinacionet e përzgjedhura nga turistët e huaj edhe këtë vit.

Më shumë se 3.3 milionë turistë të huaj vizituan vendin tonë në 5 muajt e parë të vitit, ndërkohë që vetëm në muajin maj Shqipëria u vizitua nga rreth 974 mijë turistë të huaj./atsh/KultPlus.com

Media spanjolle ‘La Vanguardia’: Vizitoni Shqipërinë, vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut

Udhëtoni në Shqipëri, në vendin e bukur mes Ballkanit dhe Adriatikut dhe me çmime fantastike. Ky vend ballkanik nuk është një destinacion popullor turistik, por fsheh bukuri natyrore unike dhe shumë histori, shkruan Neus Palou në një artikull të botuar në të përditshmen spanjolle “La Vanguardia”.

Nëse dëshironi pushime ndryshe, ju rekomandojmë të zbuloni Shqipërinë.

Një mundësi unike për të zbuluar Shqipërinë dhe historinë e saj intriguese, ku gjurmët osmane dhe sovjetike kanë formuar një komb të begatë dhe të lirë.

Pse duhet të udhëtoni në Shqipëri në 2024?

Në Shqipëri mund të eksploroni vende me bukuri natyrore dhe kulturore midis Adriatikut, Alpeve dhe Ballkanit.

Gjeni qytete mesjetare plot histori, teatro, galeri, muzikë, arkitekturë, tradita dhe kënaqësi gastronomike.

Peizazhet dhe parqet natyrore me lumenj, ujëvara dhe liqene me ngjyra të gjalla janë po aq të mahnitshme.

Zhytuni në shijen mesdhetare të bregdetit dalmat, me ishujt idilik dhe plazhet me rërë të bardhë, të lagur nga deti Adriatik.

Përveç kësaj, Shqipëria ka vende të shumta që konsiderohen si Trashëgimi Botërore.

Një destinacion emocionues për ata që kërkojnë peizazhe të bukura dhe kultura të pasura antike.

Zbuloni bukurinë e këtij vendi të lagur nga Adriatiku për 10 ditë me një çmim spektakolar!

Midis Ballkanit dhe Adriatikut

Udhëtoni në Shqipëri për 10 ditë me një kosto prej 899 euro dhe zbuloni historinë e saj, ku gjurmët osmane, fashiste dhe sovjetike i kanë dhënë formë vendit dhe i kanë dhënë jetë kombit aktual.

Një perlë e panjohur që ofron diversitete, natyrë dhe një histori magjepsëse.

Udhëtimi nis me Tiranën, ku do të njiheni me të kaluarën e saj ilire dhe mesjetare, vazhdon me Krujën, shtëpitë osmane të Beratit, Apolonisë apo “Athina e Shqipërisë”, Vlorën dhe Sarandën, ku mund të shijoni plazhet më të mira të detit Jon.

Eksploroni rrënojat e Butrintit, shtëpitë e kalasë së Gjirokastrës dhe, së fundi, qytetet si Korça dhe Elbasani. /atsh/KultPlus.com

Hapet furra e parë shqiptare në München

Shembujve të suksesit të shqiptarëve në vende të ndryshme të botës u shtohet edhe biznesi i familjes Beqaj, e cila vazhdon traditën e tyre të furrëtarëve, në Mynih.

Në furrën e tyre “Adriatiku” ofrojnë shumëllojshmëri të gatimeve tradicionale shqiptare dhe të atyre gjermane,

Familja Beqaj nga Hasi po vazhdojnë me sukses traditën e tyre të furretarëve, me pronarët Dini Beqaj dhe bashkeshorten e tij, Sabina Beqaj, të cilët me punën e palodhshme po korrin sukses edhe në Mynih.

Për gjithë ata që dëshirojnë ushqime tradicionale nga furra, ju ofrohet nga “Adriatiku” që gjendet në Holzapfelstr.10, 80339 München.

Kjo furrë ofron llojllojshmëri të gatimeve tradicionale shqiptare dhe të atyre gjermane. Ata startuan me punën e tyre këtu në Mynih me dëshirën që sukseset e tyre të jenë pa fund. /albinfo/ KultPlus.com

Shqipëria, 10 plazhet më të bukura në bregdetin e Adriatikut

Për një kohë të gjatë, Shqipëria ka mbetur një destinacion i panjohur nga të tjerët.

Me pamje nga Mesdheu dhe që laget nga dy dete, Jon dhe Adriatik në një vijë bregdetare të vetme, ofron vende të pakonceptuara dhe plazhe të mrekullueshme.

Me këto fjalë e nisi shkrimin për Shqipërinë revista italiane ”greenMe”.

Plazhet e Shqipërisë së veriut, të cilat lagen nga deti Adriatik, janë ranore dhe me ujëra të cekëta prandaj janë edhe të preferuarit për familjet me fëmijë.

Ekzistojnë laguna dhe ekosisteme natyrore, prandaj ky bregdet është shumë i popullarizuar edhe mbetet i preferuar dhe nga turistët.

Le të shohim se cilat janë 10 plazhet më të bukura në Shqipërinë e Veriut.

1. Velipoja

Plazhi i Velipojës është plazhi më verior i vendit që ndodhet 22 km nga qyteti i Shkodrës dhe është një nga destinacionet më të preferuara për atë që duan detin. Katërmbëdhjetë kilometra vijë bregdetare karakterizohen nga një plazh i pasur me jod. Një vend i dashur nga ata që duan të praktikojnë sportet ujore.

2. Shëngjini

Plazhi i Shëngjinit është një tjetër plazh ranor pranë rrethit të Lezhës, i vendosur 8 km nga qyteti historik i Lezhës. I njohur për rërën e tij dhe faktin që këtu do të gjeni diellin 300 ditë në vit. Një zonë shumë e populluar, veçanërisht në verë, zona e Shëngjinit është e njohur në të gjithë Shqipërinë si për detin, gjithashtu dhe për kuzhinën e saj të famshme.

3. Rana e Hedhun

Në veri të Shëngjinit, gjendet plazhi i mrekullueshëm i quajtur Rana e Hedhun, i cili është i mbrojtur mirë nga erërat e asaj zone. Ky plazh është quajtur kështu, për shkak të peizazhit të tij me kodra të larta me pamje nga deti dhe të mbuluara me rërë. Sporti më i praktikuar? Rrëshqitni në dunat e rërës!

4. Gjiri i Lalzit

Një nga plazhet më tërheqëse të bregdetit shqiptar të Adriatikut është padyshim dhe Gjiri i Lalzit në veri të Durrësit. Uji kristal i pastër, rërë e hollë dhe një pyll i dendur me pisha, e bëjnë këtë vend të përshtatshëm për ata që duan të relaksohen me detin. Plazhi është vetëm 25 kilometra nga kryeqyteti i Tiranës dhe është lehtësisht i vizitueshëm.

5. Kepi i Rodonit

Kepi i Rodonit është një kryevepër natyrore e mrekullueshme prej 7.5 km dhe është një tërheqje e madhe për ata që e duan zhytjen. Në vitet e fundit ai është bërë shumë turistik dhe po vazhdon të ruajë bukurinë e tij.

6. Durrësi

Plazhi i Durrësit, i vendosur vetëm 39 km larg Tiranës, është plazhi më i madh dhe më i vizituar në vend. Nuk është rastësi që vija bregdetare është gjithmonë e mbushur me njerëz, pasi ofron një kuzhinë të shkëlqyer dhe shumë argëtim. Thellësia e detit gradualisht rritet, gjë që e bën plazhin të sigurt për familjet dhe fëmijët. Durrësi është qyteti i dytë më i madh në Shqipëri dhe porti kryesor i vendit.

7. Currilat

Në veri të Durrësit, plazhi i Currilave është më i thellë dhe mbrohet nga era e nxehtë. Duke qenë shumë afër plazhit kryesor, ofron shumë atraksione turistike. Është një vend i përshtatshëm për familjet, sepse është shumë i mbrojtur.

8. Golemi dhe Mali i Robit

Në jug të Durrësit gjenden Golemi dhe Mali Robit, të cilët ndodhen pranë njëri-tjetrit. Këtu ka rërë të bardhë dhe det të kristaltë. Ka edhe disa monumente natyrore, mundësi për shëtitje, ose argëtim me sporte ujore.

9. Vlora

Vlora është porti i dytë më i madh në vend dhe është një nga qendrat e turizmit shqiptar, por plazhi ka shumë vende turistike, veçanërisht sepse është një qendër për ata që duan të zhyten në plazhet e vogla dhe shkëmbore të gjirit të Vlorës, ose të vizitojnë portin e Orikumit.

10. Spille

Plazhi i Spillesë është një parajsë e vërtetë e Shqipërisë. E mbyllur në mes të natyrës dhe pishave, ky plazh që është pranë Durrësit është një nga më të pastrit dhe më pranë natyrës.