Në Kosovë çdo vit rritet numri i përdoruesëve të substancave narkotike, ndërsa faktorët që ndikojnë në abuzimin e këtyre substancave janë të shumtë, duke filluar nga faktorët ekonomik, shoqëror e deri tek ata familjarë, shkruan KultPlus.
E për të rritur vetëdijësimin e shoqërisë në raport me narkotikët, artistët kosovarë kanë shkruar e kënduar shumë këngë. Ndër këngët më me ndikim, është kënga ‘Mesnata’ e interpretuar nga ADX.
‘Mesnata’, flet për ndikimin që narkotikët kanë tek individët, duke iu referuar gjendjes së tillë si një ‘ferr’ e duke sqaruar në detaje ditën e një abuzuesi narkotikësh, ‘Mesnata’ ndikon direkt në vetëdijen e personave të varur nga droga. / KultPlus.com