BE-ja heq obligimin për bartje të maskës në aeroplan dhe aeroporte

Maskat e fytyrës nuk do të jenë më të obligueshme në aeroporte dhe në fluturime në shtetet e Bashkimit Evropian, pas vendimit nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Lehtësimi i masës do të jetë efektiv që nga 16 maji. Megjithatë, autoritetet theksuan se maskat ishin ende mënyra më efektive për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Italia, Franca, Bullgaria dhe vende të tjera evropiane tashmë po i japin fund masave të tyre për COVID-19.

Maskat kanë qenë të detyrueshme në fluturimet e shteteve anëtare të BE-së për dy vjet, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Në prill, disa linja ajrore amerikane thanë se maskat për fytyrën nuk ishin më të nevojshme në bord, pasi një gjykatës federal në Florida vendosi se obligimi për bartje të maskës në transportin publik ishte i paligjshëm. / KultPlus.com

“Air India” realizon fluturimin e parë me ekuipazh vetëm gra

Ekuipazhi i parë vetëm gra i “Air India” u ul sot herët në aeroportin e Bengalurusë pasi përfundoi një fluturim ndërkontinental, pa ndërprerje, prej 17 orësh nga San Francisco.

Zoya Aggarwal, Papagari Thanmai, Akansha Sonaware dhe Shivami Manhas, katër komandantet e ngarkuara me fluturimin, u pritën në mbërritje me buqeta me lule.

Papagari Thanmai, duke folur për mediet në emër të të gjithë ekuipazhit, e përshkroi përvojën si emocionuese.

“Shumë udhëtarë donin të fotografoheshin me ne. Të tjerë e kishin rezervuar fluturimin tonë shumë kohë më parë”, tha ajo.

“’Përveç ekuipazhit tërësisht me gra, ata u tërhoqën edhe nga ideja e itinerarit, sipas të cilit pritej të fluturonim mbi Polin e Jugut. Udhëtarët festuan me ne në çastin kur hymë në rajonin polar”, shtoi Thanmai.

Ministri i Aviacionit, Hardeep Singh Puri, e uroi në Twitter ekuipazhin duke shkruar “Ky ekuipazh profesionistesh ka shkruar një faqe të re në historinë e aviacionit tonë civil”./ata/ KultPlus.com