BE-ja heq obligimin për bartje të maskës në aeroplan dhe aeroporte

Maskat e fytyrës nuk do të jenë më të obligueshme në aeroporte dhe në fluturime në shtetet e Bashkimit Evropian, pas vendimit nga Agjencia e Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve.

Lehtësimi i masës do të jetë efektiv që nga 16 maji. Megjithatë, autoritetet theksuan se maskat ishin ende mënyra më efektive për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Italia, Franca, Bullgaria dhe vende të tjera evropiane tashmë po i japin fund masave të tyre për COVID-19.

Maskat kanë qenë të detyrueshme në fluturimet e shteteve anëtare të BE-së për dy vjet, raporton DW, transmeton Klankosova.tv.

Në prill, disa linja ajrore amerikane thanë se maskat për fytyrën nuk ishin më të nevojshme në bord, pasi një gjykatës federal në Florida vendosi se obligimi për bartje të maskës në transportin publik ishte i paligjshëm. / KultPlus.com

Në fundjavë mund të vaksinoheni edhe në aeroportin “Adem Jashari”

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në fundjavë do të vaksinojnë qytetarët edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit, atje mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e interesuar duke filluar nga ora 08:00-16:00.

“Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar. Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00”, thuhet në njoftim.

Në njoftim është bëtë e ditur se sot vaksinim ka pasur edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë.

Njoftimi i plotë:

Me qëllim të zgjerimit të mundësive për vaksinim kundër COVID-19 në sa më shumë qendra dhe përmes ekipeve mobile, Ministria e Shëndetësisë i njofton qytetarët se gjatë kësaj fundjave (e shtunë dhe e diel, 20 dhe 21 nëntor), një ekip mobil i vaksinimit do të jetë i vendosur në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, për t’u ofruar vaksinim qytetarëve të interesuar.

Ekipi mobil i vaksinimit që do të jetë nga QKMF-ja e Komunës së Obiliqit, do të vaksinojë për dy ditë radhazi në aeroport nga ora 08:00-16:00.

Gjatë ditës së sotme ndërkaq, krahas qendrave statike të vaksinimit, përmes ekipeve mobile mundësi vaksinimi është ofruar edhe në disa këshilla të Bashkësisë Islame të Kosovës në kohën e faljes së xhumasë.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve të cilët nuk janë vaksinuar ende apo nuk e kanë kompletuar vaksinimin me të dy dozat që ta bëjnë sa më parë këtë, ndërkohë që po bëhen përgatitjet që brenda disa ditësh të fillohet edhe me administrimin e dozës përforcuese dhe dozës së tretë të vaksinës kundër COVID-19 në Kosovë./KultPlus.com