Verifikimi i së kaluarës mund t’ua zgjasë afganëve qëndrimin në Kosovë

Rreth 200 afganë janë duke qëndruar në kampin Lyia brenda kampit ushtarak amerikan Bondsteel, që gjendet në afërsi të qytetit të Ferizajt në Kosovë.

Shumica prej tyre janë gra dhe fëmijë të personave, të cilët janë duke kaluar nëpër procese shtesë të verifikimit, para se t’iu mundësohet zhvendosja në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto informacione i konfirmoi për Radion Evropa e Lirë një burim i Qeverisë amerikane, që ka dijeni për situatën.

Sipas tij, afganët që janë të strehuar në Kosovë, para se të udhëtojnë drejt SHBA-së, duhet të kalojnë disa procedura, si verifikimet e sigurisë, dhe t’i plotësojnë disa kritere shëndetësore, përfshirë imunizimin.

“Deri më sot, afro 400 individë që u strehuan në Kampin Liya për procedura shtesë, kanë vazhduar për në Shtetet e Bashkuara”, tha ky burim.

Mbi 1,300 shtetas afganë kanë gjetur strehim në Kosovë qysh në muajin gusht, kur militantët talibanë kanë marrë pushtetin në Afganistan.

Strehimi në Kosovë është i përkohshëm, derisa ata të kalojnë procesin e verifikimit për riatdhesim në vendet e treta.

Një numër i konsiderueshëm i tyre tashmë e kanë lëshuar Kosovën dhe shumica janë vendosur në SHBA.

Afganët e vendosur në Kosovë raportohet se kanë qenë kryesisht bashkëpunëtorë të SHBA-së dhe NATO-s, gjatë pranisë së tyre në Afganistan, nga viti 2001 deri më 2021.

Por, disa prej tyre përballen me rrezikun që të mos u lejohet udhëtimi drejt SHBA-së, për shkak të shqetësimeve për të kaluarën e tyre.

Megjithëse nuk ofrohet ndonjë shifër e saktë e personave që janë duke kaluar në verifikime shtesë, një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë tha për REL-in se SHBA-ja është e përkushtuar t’i kompletojë brenda një viti verifikimet shtesë për këta qytetarë.

“Ne jemi të përkushtuar që t’i përfundojmë të gjitha përpjekjet e shqyrtimit dhe verifikimit dhe – nëse kërkohet – [edhe] zhvendosjen e afganëve individualë, që aktualisht po u nënshtrohen procedurave shtesë në Kosovë brenda kornizës kohore 365-ditore, të cilën Qeveria e Kosovës e ka vendosur bujarisht”, thuhet në përgjigjën e njërit prej zëdhënësve të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë.

“Për ata individë që nuk do të jenë në gjendje të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara, ne do të punojmë me partnerët ndërkombëtarë për t’i identifikuar vendet që do t’i pranojnë këta afganë”, shtoi ai.

Zëdhënësi nuk dha detaje se cilat mund të jenë ato vende.

Asnjë afgan i interesuar të qëndrojë në Kosovë

Në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës thonë se, bazuar në marrëveshjen e saj me SHBA-në dhe NATO-n, çdo afgan që është në Kosovë mund të qëndrojë vetëm një vit.

“Deri më tani, asnjëri nga qytetarët afganë nuk ka aplikuar për qëndrim në Kosovë”, tha MPB-ja në një deklaratë të shkruar për Radion Evropa e Lirë.

Duke cituar burime brenda administratës amerikane, gazeta amerikane The Wall Street Journal raportoi javën e kaluar se “më pak se dhjetë afganë kanë dështuar t’i kalojnë verifikimet shtesë”, duke e pasur të pamundur zhvendosjen në SHBA.

Po sipas këtij mediumi, në kampin Bondsteel rreth 90 persona të tjerë janë duke kaluar nëpër procedura të njëjta të verifikimit.

Sirrs: Të përshpejtohet verifikimi

Njëri nga afganët që po kalon nëpër procese shtesë të verifikimit, ka asistuar në vitet ‘90 ish-analisten për Lindjen e Mesme, Julia Sirrs, derisa ajo punonte për Agjencinë amerikane të Inteligjencës së Mbrojtjes (DIA) në Afganistan.

Duke folur për REL Sirrs nuk komenton sa i takon personit në fjalë, por thotë se administrata amerikane duhet të përshpejtojë procesin e verifikimit të afganëve, të evakuuar vitin e kaluar.

“Unë e kuptoj që administrata e [presidentit Joe] Biden po merret me një numër të madh individësh, për të cilët duhet proceduar, dhe se Departamentit të Shtetit iu lejua të kishte mungesë të madhe të stafit gjatë administratës së mëparshme. Unë besoj se zyrtarët aktualë të Departamentit po punojnë për përmirësimin e kësaj situate dhe përfshirja e personelit shtesë duhet të ndihmojë në përshpejtimin e përpjekjeve të verifikimit dhe zhvendosjes [së afganëve]”, thotë Sirrs.

Pas marrjes së pushtetit nga talibanët, nga Afganistani u larguan rreth 135 mijë afganë.

Ata janë vendosur përkohësisht në disa vende të treta derisa t’iu përfundojnë procedurat ligjore për shpërngulje të përhershme në Shtetet e Bashkuara dhe vende të tjera të Perëndimit./REL/ KultPlus.com

Prindërit shesin fëmijët dhe veshkat për të ushqyer familjet e uritura në Afganistan

Pas tërheqjes së forcave perëndimore nga Afganistani vitin e kaluar, regjimi taliban mori pushtetin, ndërkohë që vendi po përballet me një varfëri ekstreme.

Sipas mediave të huaja, disa prindër po shesin veshkat e tyre, në mënyrë që të marrin shuma monetare për të ushqyer familjet e tyre.

Mësohet se tre vëllezër dhe dy motrat e tyre shitën organet e tyre për rreth dy mijë euro  për të ushqyer familjet e tyre.

Ndërkohë javë më parë mediat kanë raportuar se prindërit kanë shitur dhe fëmijët e tyre për shkak të kushteve ekstreme të varfërisë.

Ndërkohë nga ana tjetër mjekët kanë thënë se nuk kanë as mjete spitalore për pacientët të cilët i nënshtrohen operimeve të tilla./ KultPlus.com

Foshnja e humbur në evakuimin e Kabulit ribashkohet me familjen

Kaosi i madh që kishte ndodhur në Afganistan vitin e kaluar, rezultoi që një djalë i vogël të ndahet me prindërit e tij, për t’u ribashkuar në vitin 2022, përcjell KultPlus.

Pasi që talibanët morën kontrollin e vendit përmes një grusht shteti, një numër i madh i afganëve po largoheshin nga vendi i tyre të dëshpruar.

Sohail Ahmadi, një foshnje dy muajsh, iu dorëzua një ushtari amerikan mbi një gardh, për ta mbrojtur atë nga shtypja, ndërsa mijëra njerëz shtyheshin për të hyrë në aeroportin e Kabulit.

Por sapo familja e tij ishte brenda, Sohail nuk gjendej askund.

Sohail soon after being born

Pas një kërkimi të furishëm por të kotë për foshnjën, babai i tij Mirza Ali Ahmadi, i cili kishte punuar si roje sigurie në ambasadën amerikane, nëna Suraya dhe katër fëmijët e tjerë të tyre u dërguan në një fluturim evakuimi për në SHBA.

Për muaj të tërë ata nuk e kishin idenë se ku ishte djali i tyre i vogël.

Foshnja ndodhej në Kabul, ku një taksist 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi, e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur si të tijin.

Më pas, familjet janë marrë vesh mes-veti për të dërguar foshnjen në Amerikë, gjithashtu edhe familjen e Hamid Safi. /KultPlus.com

Mohammad Qasem Razawi, grandfather of baby Sohail Ahmadi, holds his grandson

Kriza e urisë pushton Afganistanin, nëna shet një nga binjakët e sapolindur

Një nënë afgane është detyruar të shesë një nga binjakët e saj të porsalindur, në këmbim të parave të cilat më pas, i ka përdorur për të blerë ushqim për binjakun e mbetur dhe pjesëtarët e tjerë të familjes.

Gruaja 40-vjeçare, nga provinca veriore e Jawzjan-it, ia shiti foshnjën një çifti pa fëmijë, në këmbim të vetëm 104 dollarëve, të cilat ajo shpresonte se do t’i mjaftonin për të blerë ushqim për të paktën gjashtë muajt në vazhdim.

Nëna ka rrëfyer se kishte planifikuar t’i mbante të dy fëmijët, por varfëria e skajshme e ka detyruar atë që të merrte të vendim drastik dhe të dhimbshëm.

Aktualisht, Afganistani po kalon një krizë urie, e cila sa vjen e përkeqësohet, duke e vënë popullin para një sfide të rëndë.

OKB ka paralajmëruar se më shumë se gjysma e popullsisë së Afganistanit do të përballet me urinë këtë dimër, problem i cili nisi pas largimit nga vendi të një sërë organizatash bamirëse, kohë kur talebanët rimorën kontrollin në vend. / KultPlus.com

Vajzat i luftojnë me teknologji ndalesat e talibanëve

Qindra vajza në Afganistan janë duke vepruar kundër përpjekjeve të talibanëve për t’ua ndalur edukimin, pasi përmes internetit ato janë duke tentuar të vazhdojnë mësimet, duke nisur nga programimi e deri te mësimet për jogën.

“Kjo dërgon mesazh të qartë për talibanët”, ka thënë Maryam, e cila e konsideron sfidim të talibanëve vendimin për të vazhduar edukimin e saj.

“Ne mund ta promovojmë mësimin online. Ne nuk do të ndalemi kurrë për të shënuar përparim në shtetin tonë”.

Maryam, e cila ka treguar vetëm emrin për Radion Azadi të Radios Evropa e Lirë, është një prej 1,000 vajzave që kanë thënë se do të ndjekin mësimin me Shkollën Online të Heratit, e cila është krijuar vetëm disa javë pasi talibanët kanë marrë pushtetin në mesin e muajit gusht.

Shkolla është ide e Angela Ghayour, mësuese e lindur në Afganistan, por që jeton tani në Britani të Madhe.

Ghayour e ka lënë qytetin Herat si fëmijë, në vitet 1990, për t’i ikur luftës civile në Afganistan, dhe teksa ka qenë refugjate në Iran e ka kuptuar se ka aftësi për arsimim.

Shkolla e mban emrin e qytetit të saj të lindjes vetëm për simbolikë, pasi mësimet janë pa pagesë për të gjitha vajzat në Afganistan, apo kudo ku ka qasje në internet, përfshirë refugjatet afgane në Iran, të cilave u është ndalur edukimi.

“Synimi është që të parandalohet diskriminimi në edukim”, ka thënë Ghayour në disa komente me shkrim për Radion Evropa e Lirë.

“Në Afganistan, diskriminimi gjinor ua ka pamundësuar grave dhe vajzave që të edukohen. Në Iran, familjet afgane janë të diskriminuara në edukim, sepse nuk kanë leje të qëndrimit”.

Ghayour ka përmendur problemin me qasje në internet dhe telefona mobilë të vajzave dhe mësuesve, si sfidë të madhe për mbarëvajtjen e kësaj shkolle.

Grave afgane u kërkohet të veshin burka nën sundimin taliban.

“I shoh vajzat duke mësuar natën, sepse baballarët e tyre punojnë jashtë shtëpitë gjatë ditës dhe telefonat nuk i kanë në shtëpi”, ka thënë Ghayour.

“Prandaj vajzat presin për baballarët e tyre që të kthehen në shtëpi dhe atëherë me telefonat e tyre kyçen dhe mësojnë”.

Teksa Ghayour, mësuesit dhe menaxherët, ofrojnë shërbimet e tyre në baza vullnetare, shkolla mbledh donacione për t’iu ndihmuar studenteve që të kyçen në internet.

 “Shkolla Online e Heratit ka nisur me moton ‘lapsi në vend të armës’, një ditë pasi talibanët kanë marrë kontrollin e Heratit”, ka thënë Ghayour.

“Edhe para se ata të mbyllnin dyert e universiteteve dhe shkollave për vajzat, ka pasur shqetësime për vite se historia do të përsëritet dhe talibanët do t’ua pamundësojnë atyre shkollën dhe punën”, ka thënë Ghayour.

“Për shkak të përvojës sime të mësimdhënies në gjuhën persiane për fëmijët që flasin disa gjuhë, dhe meqë kam pasur rezultate të mira, kam vendosur t’i mësojë vajzat afgane, me ndihëm e mësuesve vullnetarë në gjithë botën”.

Nxënëset kanë thënë se kjo shkollë për to është litar shpëtimi për edukimin e tyre në të ardhmen.

“Përmes shkollës online në Herat, ne kemi dëshiruar të vazhdojmë mësimet, edhe pas arritjes së talibanëve, dhe të përfitojmë nga kjo mundësi që është krijuar për ne”, ka thënë një nxënëse me emrin Fatemah për Radion Azadi.

“Shkolla online në Herat është kthyer në dritare të shpresës për të gjitha vajzat që kanë qenë të shqetësuara”, ka thënë ajo.

“Ato nuk mund ta përballojnë më mungesën e shkollimit”.

Shqetësimet se shkollimi tyre mund të përfundojë, nuk janë të pabaza.

Në kohën sa talibanët kanë qenë në pushtet në periudhën 1996-2001, interpretimi i tyre i ashpër i Islamit ka nënkuptuar se vajzave u është ndalur edukimi dhe puna.

Talibanët kanë tentuar të shuajnë këto shqetësime disa ditë pasi janë rikthyer në pushtet, duke thënë se “janë duke u përgatitur për edukim të vajzave për shkollim të mesëm, sa më shpejt që është e mundur”.

Mirëpo grupi ekstremist më pas ka lëshuar ndalesë për edukim të vajzave në klasat gjashtë deri në 12.

Ndalesa nuk është duke u zbatuar në disa zona, andaj vajzat prej atëherë kanë shkuar nëpër shkolla private në pesë provinca.

Talibanët kanë njoftuar se një institut vetëm për gra, Kompeksi i Edukimit Moraa, do të ofrojë edukim për vajzat jetime.

Sipas statistikave qeveritare, edhe në kohën e qeverisë paraprake, kryesisht liberale ndaj shkollimit të vajzave, më shumë se një e treta e vajzave mbi moshën 15-vjeçare kanë qenë analfabete.

Në muajin shtator, Nënsekretarja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, Amina Mohammed, i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të mbështesë gratë afgane dhe të parandalojë kthimin mbrapsht të dy dekadave të edukimit të vajzave.

“Ju mund të siguroheni se ne do të vazhdojmë të rrisim zërin dhe nuk do të ketë asnjë kusht për edukim të vajzave, para se të njihet ndonjë qeveri”, ka thënë Mohammed në një panel diskutimi në margjina të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Qeveria e talibanëve nuk është njohur ende nga asnjë shtet, kryesisht për shkak të trashëgimisë së regjimit të kaluar me elemente të terrorizmit, brutalitetit dhe qëndrimit ndaj të drejtave të grave dhe vajzave.

Shkolla Online e Heratit ofron klasë që janë në kundërshtim me sistemin e besimit të talibanëve.

Muzika, shembull, është ndalur nga talibanët, ndonëse pozita e grupit militant në këtë temë ka qenë me raste kontradiktore.

Edhe fusha e artit e ka pësuar nën regjimin e talibanëve.

Megjithatë, orët e artit, skulpturës, muzikës dhe jogas, janë duke u ofruar në këtë shkollë online.

Luftëtarë talibanë të armatosur qëndrojnë pranë një imami gjatë Lutjeve të së Premtes në xhaminë Abdul Rahman në Kabul më 20 gusht 2021.

Rreth 200 mësues janë duke punuar në këtë shkollë dhe 300 vullnetarë janë të gatshëm.

Shkolla funksionon sikurse çdo institucion tjetër, me teste dhe vlerësim të nxënësve.

“Themelimi i Shkollës Online në Herat vërteton një gjë”, ka thënë Ghayour për Radion Evropa e Lirë.

“Populli afgan ka reaguar negativisht ndaj talibanëve dhe do të rezistojë”. / KultPlus.com

Çifti afgan në kërkim të birit dymuajsh që ia dorëzuan ushtarit në aeroportin e Kabulit

Derisa turma po shtyheshin dhe po bënin të pamundurën që të futen në aeroportin e Kabulit gjatë 19 gushtit, duke tentuar të futen nëpër aeroplanët transportues për t’i shmangur dhunës dhe represionit të talebanëve që kishin marrë nën kontroll tërë territorin e Afganistanit, një çift bashkëshortor ia kishin dorëzuar të birin e tyre dymuajsh ushtrisë amerikane që ishte në ndërtesën e aeroportit të rrethuar me tela gjembor. Atë e bënë për ta shpëtuar.

Porta ishte vetëm pesë metra larg, por kur arritën ta futin brenda, Sohali prej asaj kohe nuk dihet se ku gjendet. Tani zyrtarët amerikanë që janë të informuar për situatën, kanë njoftuar se të gjitha shërbimet janë informuar dhe janë duke e kërkuar djaloshin e vogël i cili ishte bërë kryelajm i mediave ndërkombëtare.

Atë vendim të vështirë prindërit e tij e morën kur masa po shtypej dhe ata me vete kishin edhe katër fëmijë tjerë. Gjithçka ndodhi kur Mirza Ali Ahmadi dhe gruaja e tij Suraya ia dorëzuan djalin një ushtri, i cili matanë rrethojë i pyeti nëse janë mirë.

Pikërisht atëherë, talebanët filluan t’i shtyjnë qindra njerëz tutje nga porta, dhe kësaj familje i ishte dashur më shumë se gjysmë ore që të futet në aeroport – e pasi që edhe ia arritën, nuk kishte as edhe një gjurmë të birit të tyre.

Siç raporton ‘Reuters’, Mirza Ali i cili për dhjetë vite punoi si sigurim në ambasadën amerikane, filloi të pyes të gjithë zyrtarëve se ku gjendej djali i tij.

Një komandant i kishte thënë se aeroporti është shumë i rrezikshëm për fëmijët dhe ndoshta mund ta kenë dërguar në një vend të dedikuar për ata, por kur komandanti i dërgoi në atë hapësirë – nuk ishte askush.

“Ai erdhi me mua kudo për ta kërkuar”, tha Mirza Ali i cili kurrë nuk e mësoi se si quhej komandanti, pasi që nuk e flet gjuhën angleze dhe mbështetej në kolegët afganë nga ambasada që e ndihmonin të komunikoj me ushtarakun.

Ai theksoi se ka biseduar me më shumë se 20 persona. E ka pyetur çdo zyrtar dhe ushtarët që e ka takuar, nëse dinë diçka për të birin e tij. Një prej zyrtarëve i tha që Sohali ndoshta ishte evakuar, pasi nuk kanë resurse që të kujdesen për fëmijët në aeroport.

Mirza Ali, 35-vjeç dhe gruaja e tij Suraya, 32, dhe fëmijët e tjerë të moshës 17, 9, 6 dhe 3 vjeç, janë evakuar dhe u dërguan në Katar, nga ku vazhduan rrugëtimin për në Gjermani, e tani gjenden në SHBA, në Teksas – së bashku me refugjatët e tjerë ku po presin që t’ju tregohet se ku do të qëndrojnë.

Ata nuk kanë të afërm atje. Mirza Ali tha se nuk kanë qenë prindërit e vetëm që tentuan të shpëtojnë fëmijën e tyre – por kurrë nuk menduan se i biri i tyre do të zhduket. Një numër i madh i zyrtarëve amerikanë i ka lutur që ta ndihmojnë.

“Të gjithë po premtojnë se do të bëjnë çfarë e mundur, por mbeten vetëm premtime”, thotë ai. / KultPlus.com

Vritet në Afganistan aktivistja 29-vjeçare për të drejtat e grave, Frozan Safi


Aktivistja 29-vjeçare dhe mësuesja e ekonomisë nga Afganistani, Frozan Safi, është qëlluar për vdekje në pjesën veriore të këtij shteti. Duket se kjo është vdekja e parë e ditur e një aktivisteje për të drejtat e grave që nga koha kur talibanët erdhën në pushtet para gati tre muajve.

Trupi i Safit u identifikua në një morg të qytetit Mazar-i-Sharit, pasi e reja ishte zhdukur më 20 tetor. “E njohëm përmes rrobave. Plumbat ia kishin shkatërruar fytyrën”, tha motra e saj, Rita, që është mjeke.

“Kishte plagë plumbash gjithandej, shumë për t’u numëruar, në kokë, në zemër, në gjoks, veshkë e këmbë”, tha Rita, duke shtuar se viktimës i ishin marrë unaza e fejesës dhe çanta, shkruan The Guardian.

Të enjten, forcat talibane të sigurisë i sollën në spitalin provincial në Balkh trupat e dy grave të paidentifikuara, të cilat ishin qëlluar për vdekje. Ato u gjetën afër trupave të dy burrave në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, tha Zabidullah Noorani, drejtor i informacionit dhe çështjeve kulturore i talibanëve në provincën Balkh. Ai sugjeroi se personat mund të kenë qenë viktima të një “armiqësie personale”, por policia është duke e hetuar rastin.

Që nga muaji gusht, gratë afgane kanë mbajtur rregullisht protesta për të kërkuar mbrojtje të të drejtave të tyre. Vajzave de fakto u është ndaluar shkollimi i mesëm, qeveria e re përbëhet vetëm nga burrat dhe grave u është ndaluar shumica e sporteve dhe punës. / KultPlus.com

Urdhri i ri në Kabul: Femrat të qëndrojnë në shtëpi, punët do të zëvendësohen nga burrat

Kryebashkiaku i ri taleban i Kabulit në Afganistan u ka thënë punonjësve femra në qytet që të qëndrojnë në shtëpi, përderisa punët e tyre nuk mund të plotësohen ose zëvendësohen nga një burrë. Sipas Hamdullah Noman, talebanët e panë të nevojshme të ndalonin gratë të punonin për një kohë të pacaktuar.

Ky është kufizimi i fundit i vendosur ndaj grave të Afganistanit nga qeveria e re dhe e ashpër islamike e vendit.

Gjatë sundimit të tyre të mëparshëm në vitet 1990 gratë u ndaluan nga arsimimi dhe puna.

Pasi pushtuan vendin muajin e kaluar pas tërheqjes së forcave amerikane, talebanët thanë se të drejtat e grave do të respektoheshin “brenda kornizës së ligjit islamik”. Por talebanët favorizojnë një interpretim të rreptë të sistemit ligjor të Islamit, ose ligjit të Sheriatit.

Që nga marrja e pushtetit, grave që punojnë u është thënë të qëndrojnë në shtëpi derisa të përmirësohet situata e sigurisë, dhe luftëtarët talebanë kanë rrahur gra që protestonin kundër qeverisë së përkohshme.

Grupi islamik duket se ka mbyllur ministrinë e çështjeve të grave dhe e ka zëvendësuar atë me një departament që dikur zbatonte doktrina të rrepta fetare.

Dhe këtë fundjavë shkollat ​​e mesme u rihapën, por vetëm djemtë dhe mësuesit meshkuj u lejuan të ktheheshin në klasa. Talebanët thanë se po punonin për rihapjen e shkollave për vajzat.

Sipas kryebashkiakut të Kabulit, rreth një e treta e 3,000 punonjësve të qytetit janë gra. Ai tha se disa do të vazhdojnë të punojnë.

“Për shembull, gratë punojnë në tualetet e grave në qytet ku burrat nuk mund të shkojnë. Por për pozicionet që të burrat mund të plotësojnë, ne u kemi thënë atyre grave të qëndrojnë në shtëpi derisa situata të normalizohet. Pagat e tyre do të jepen”, tha ai.

Të dielën, pati protesta të vogla jashtë ministrisë së çështjeve të grave, ndërsa një grup tjetër grash mbajti një konferencë shtypi për të kërkuar të drejtat e tyre.

Një nga ata që protestuan në ministri tha “ne nuk duam që kjo ministri të hiqet. Largimi i grave do të thotë largimi i qenieve njerëzore”.

Në një zhvillim të veçantë, Komisioni i Pavarur i të Drejtave të Njeriut në Afganistan tha se nuk kishte qenë në gjendje të përmbushte detyrat e tij që nga marrja nën kontroll e talebanëve.

Organizata tha në një deklaratë se ndërtesat, automjetet dhe kompjuterët e saj ishin marrë të gjitha nga talebanët. / KultPlus.com

“Jeni me fat që nuk iu prenë kokat”, gazetarët në Afganistan tregojnë për rrahjet nga talibanët

Gazetarët në Afganistan thonë se ata janë rrahur, ndaluar dhe fshikulluar nga talibanët kur përpiqeshin të mbulonin protestat.

Fotografitë që qarkullojnë në internet tregojnë dy gazetarë nga gazeta ‘Etilaatroz’ me rrahje dhe mavijosje pas arrestimit të tyre në kryeqytetin Kabul.

Njëri prej tyre, Taqi Daryabi, tha për BBC se ai ishte dërguar në një stacion policie të rrethit ku u godit me shkelma dhe u rrah.

Zoti Daryabi, së bashku me fotografin e Etilaatroz, Nematullah Naqdi, kishte mbuluar një protestë të grave në Kabul të mërkurën.

Më pas, ata u dërguan në një stacion policie, ku thonë se u rrahën me shkopinj, kabllo elektrike dhe kamxhik. Disa orë më vonë, ata u lanë të lirë nga talibanët, pa asnjë shpjegim.

“Ata më çuan në një dhomë tjetër dhe më vunë prangat pas meje”, tha ai për BBC në Kabul. “Vendosa të mos mbrohem sepse mendova se do të më rrihnin edhe më keq, kështu që u shtriva në dysheme në një pozicion për të mbrojtur pjesën e përparme të trupit tim.

“Tetë prej tyre erdhën dhe filluan të më rrahin … Duke përdorur shkopinj, shkopinj policie, gome, çfarëdo që kishin në duar. Plaga në fytyrën time është nga këpucët ku më goditën me fytyrë.”

“Unë isha pa ndjenja pas kësaj kështu që ata ndaluan. Më çuan në një ndërtesë tjetër ku ishin qelitë dhe më lanë.”

Daryabi tha se kishte rënë pa ndjenja pas rrahjes dhe se pas rreth dy orësh ai ishte liruar.

“Unë mezi mund të ecja, por ata po na thoshin të ecnim shpejt. Kisha dhimbje shumë të mëdha.”

Nematullah Naqdi tha se luftëtarët talibanë ishin përpjekur t’i merrnin aparatin e tij, sapo ai filloi të merrte fotografi të protestës.

“Një nga talibanët më vuri këmbën në kokë. Ata më goditën me kokë … Mendova se do të më vrisnin”, tha Naqdi për agjencinë e lajmeve AFP.

Kur ai pyeti pse po e rrihnin, ata i thanë: “Ju jeni me fat që nuk iu prenë kokat”. / KultPlus.com

Sërish protesta në Afganistan, burrat dhe gratë sfidojnë urdhrin e talibanëve

S’kanë të ndalur protestat në Afganistan. Qytetarët dolën në rrugë në zona të ndryshme të vendit në kërkim të më shumë lirive dhe për respektimin e të drejtave të njeriut, duke sfiduar kështu urdhrin e talibanëve për të qëndruar në shtëpi dhe në heshtje.

Shumë protestues u grumbulluan pranë ambasadës së Pakistanit në Kabul dhe militantët qëlluan në ajër për t’i frikësuar dhe shpërndarë ata. Skena të ngjashme u raportuan në provincën Parwan dhe atë Nimruz. Ka pasur edhe raportime për dhunë të tepruar, kryesisht ndaj dy gazetarëve që po mbulonin protestën e grave pranë një stacioni policie.

Talibanët kanë ndaluar manifestimet që nuk janë të autorizuara nga Ministria e Drejtësisë. Në protestat e fundit, afganët thërrisnin dhe kishin slogane të tilla si “ne kërkojmë liri”, “armët nuk na e mbyllin gojën” dhe “vdekje Pakistanit dhe Amerikës”.

Në zona të ndryshme pati edhe manifestime nga vetëm gratë që kundërshtojnë qeverinë e re të talibanëve të përbërë nga vetëm burrat. Gjithashtu kërkojnë një rol në ekzekutivin e ri, vende pune, edukim dhe liri për të dalë jashtë shtëpisë pa nevojën e shoqërimit nga një burrë.

Ndërkohë, në Herat, një video e siguruar nga CNN shfaq talibanët teksa bëjnë një paradë me automjete ushtarake. Ato besohet se janë përdorur më përpara nga forcat afgane dhe dhuruar nga ushtritë ndërkombëtare. / KultPlus.com

SHBA reagon ndaj qeverisë së përkohshme të talebanëve

Shtetet e Bashkuara thonë se po analizojnë njoftimin e talebanëve për një qeveri të përkohshme në Afganistan dhe se “e kanë bërë të qartë qëndrimin se populli afgan meriton një qeveri gjithëpërfshirëse.”

“Ne do të vazhdojmë të kërkojmë nga Talebanët që të respektojnë angazhimin për të lejuar largimin e sigurt për shtetasit e huaj dhe afganët me dokumente udhëtimi, përfshirë lejimin e fluturimeve për avionët që janë gati shkojnë jashtë Afganistanit në destinacionet e mëtejshme për të cilat është rënë dakord,” i tha Zërit të Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

“Ne gjithashtu përsërisim se presim që talebanët të japin siguri që territori afgan të mos përdoret për të kërcënuar ndonjë vend tjetër dhe të lejojë qasje humanitare në mbështetje të popullit afgan. Bota po e ndjek me vëmendje situatën”, tha zëdhënësi.

Talibanët shpallën të martën një qeveri islamike të përkohshme, duke thënë se ajo do të drejtohet nga Mullah Hasan Akhundi, një bashkëpunëtor i ngushtë i themeluesit të lëvizjes islamike, Mullah Omar.

Njoftimi erdhi një ditë pasi talebanët deklaruan se kishin pushtuar provincën veriore të Panjshirit, duke i dhënë fund bazës së vetme të rezistencës së armatosur ndaj sundimit të tyre në vendin e shkatërruar nga konflikti.

Zëdhënësi kryesor i talebanëve Zabihullah Mujahid tha në një konferencë shtypi në Kabul se të gjitha emërimet ishin në detyrë dhe se krerët e ministrive të tjera do të emërohen së shpejti.

Akhund, që besohet të jetë në të 60-at, vjen nga provinca jugore afgane e Kandaharit, ku është themeluar lëvizja Talebane. Ai kishte udhëhequr këshillin drejtues të grupit, i cili kishte urdhëruar sulme kryengritëse kundër Shteteve të Bashkuara dhe forcave aleate gjatë gati 20 viteve të luftës.

Mulla Abdul Ghani Baradar, kreu i zyrës politike të grupit, do të shërbejë si zëvendëskryeministër në qeverinë e përkohshme. Sirajuddin Haqqani do të jetë ministër i brendshëm.

Amir Khan Muttaqi do të jetë ministër i jashtëm dhe Mohammad Yaqoob, i biri i Omarit, do të jetë ministri në detyrë i mbrojtjes, shtoi zëdhënësi Mujahid.

Haqqani është kreu i rrjetit Haqqani, i përfshirë nga Shtetet e Bashkuara në listën e organizatave terroriste globale.

Uashingtoni ka ofruar një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për informacionin që ndihmon për arrestimin e Haqkanit nën akuzat për drejtimin e sulmeve vdekjeprurëse kundër forcave amerikane dhe aleate në Afganistan. SHBA e denoncon rrjetin Haqqani si “grupi kryengritës më vdekjeprurës dhe më i sofistikuar”.

Shefi i talebanëve Hibatullah Akhundzada do të jetë udhëheqësi suprem i përgjithshëm i qeverisë, ose “Emiratit Islamik të Afganistanit,” tha Ahmadullah Wasiq, ministri në detyrë i informacionit, ndërsa fliste me gazetarët pas konferencës për shtyp të së martës.

Grupi radikal rimori pushtetin në Kabul muajin e kaluar pasi pushtoi pjesën tjetër të vendit në një javë përparimi të shpejtë në fushën e betejës ndërsa trupat amerikane dhe aleate tërhiqeshin nga vendi. Mungesa e mbështetjes vendimtare ushtarake të huaj çoi në kolapsin e forcave të qeverisë afgane.

Talebanët që atëherë kanë siguruar afganët dhe vendet e huaja se do të vendosin një “qeveri gjithëpërfshirëse” në vend dhe nuk do të rikthejnë sundimin e tyre të ashpër islamik të viteve 1990, të shoqëruar nga një sistem brutal i drejtësisë dhe ndalimi i grave dhe vajzave nga jeta publike. Deri tani, të gjithë personat e emëruar në kabinetin kujdestar janë anëtarë talebanë.

Presidenti amerikan Joe Biden, kur u pyet të hënën nëse administrata e tij do të njihte talebanët, tha: “Jo. Është një rrugë e gjatë.”

Të martën, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Jen Psaki përsëriti se nuk kishte nxitim për njohje.

“Do të varet nga hapat që ndërmarrin talebanët. Të gjithë, përfshirë Shtetet e Bashkuara, do të shikojnë nëse do të lejohen qytetarët amerikanë dhe qytetarët e vendeve të tjera të largohen, nëse lejojnë individët që duan të largohen nga vendi të largohen, si i trajtojnë gratë dhe vajzat në të gjithë vendin. “

SHBA dhe komuniteti global në përgjithësi u kanë kërkuar talebanëve të sigurojnë mbrojtjen e të drejtave të njeriut, të ndërpresin lidhjet me terroristët e Al-Kaidës dhe të përfshijnë në përfaqësim të gjitha etnitë afgane nëse duan të mbeten pjesë e bashkësisë ndërkombëtare.

Kombet e Bashkuara theksuan të martën, ndërsa reaguan ndaj njoftimit të talebanëve, se vetëm një zgjidhje e negociuar dhe gjithëpërfshirëse do të sjellë paqe të qëndrueshme në Afganistan.

“OKB -ja mbetet e angazhuar për të kontribuar në një zgjidhje paqësore; mbështetja e të drejtave të njeriut të të gjithë afganëve, veçanërisht grave dhe vajzave; nxitja e zhvillimit të qëndrueshëm; dhe sigurimi i ndihmës humanitare jetike dhe mbështetja kritike për civilët në nevojë”, tha zëdhënësi i OKB -së Farhan Haq në konferencën e përditshme të shtypit në Nju Jork.

Michael Kugelman, zëvendës drejtor i programit të Azisë në Qendrën Wilson, vuri në dukje se në të gjitha pozicionet kryesore janë emëruar udhëheqësit talebanë. “Nuk është aspak gjithëpërfshirëse dhe kjo nuk është për t’u habitur. Talebanët nuk kishin lënë kurrë të kuptohej se mes ministrave të kabinetit të tij do të përfshiheshin elementë të tjerë përveçse nga lëvizja e tyre,” shkruante Kugelman në Twitter.

Të paktën 10 persona në kabinetin 33-anëtarësh Talebanë të shpallur të martën ishin pjesë e ekipit të grupit që negocioi marrëveshjen e paqes të shkurtit 2020 me SHBA-në, që i hapi rrugën tërheqjes së të gjitha forcave të huaja nga gati 20 vjet luftë në Afganistan. Tërheqja ushtarake përfundoi më 31 gusht, në përputhje me direktivat e presidentit Biden. / KultPlus.com

Talebanët fshijnë muralen ikonike të ArtLords

Një murale ikonike e realizuar në Kabul nga grupi i artistëve ArtLords pas marrëveshjes së Dohas është fshirë nga talebanët, njoftoi në Twitter një prej autorëve Omaid H. Sharifi, i cili ka lënë Afganistanin me familjen e tij këto ditët e fundit.

“Ata kanë filluar. Talebanët kanë filluar të pikturojnë mbi pikturat tona murale. Ata kanë filluar me atë murale historike që shënoi nënshkrimin e marrëveshjes së Dohas. Muralja e Baradar Khalilzad është zhdukur. Në vend të saj një shkrim bardh e zi që thotë “Mos i beso propagandës së armikut”, një citim nga Mullah Haibatullah”, shkroi artisti duke postuar një fotografi të veprës ashtu siç ishte pranë imazhit të murit pas kalimit të talebanëve.

Vepra, e cila u bë një nga imazhet simbolike të marrëveshjeve të shkurtit 2020, portretizoi të dërguarin special të Trump për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, duke i shtrirë dorën Mullah Abdul Ghani Baradar. / KultPlus.com

EPA/HEDAYATULLAH AMID

Talebanët fshijnë muralin ikonik të ArtLords në Afganistan

Një mural ikonik i realizuar në Kabul nga grupi i artistëve ArtLords pas marrëveshjes së Dohas është fshirë nga talebanët, njoftoi në Twitter një prej autorëve Omaid H. Sharifi, i cili ka lënë Afganistanin me familjen e tij këto ditët e fundit.

“Ata kanë filluar. Talebanët kanë filluar të pikturojnë mbi pikturat tona murale. Ata kanë filluar me atë murale historike që shënoi nënshkrimin e marrëveshjes së Dohas. Muralja e Baradar Khalilzad është zhdukur. Në vend të saj një shkrim bardh e zi që thotë “Mos i beso propagandës së armikut”, një citim nga Mullah Haibatullah”, shkroi artisti duke postuar një fotografi të veprës ashtu siç ishte pranë imazhit të murit pas kalimit të talebanëve, transmeton KultPlus.

Vepra, e cila u bë një nga imazhet simbolike të marrëveshjeve të shkurtit 2020, portretizoi të dërguarin special të Trump për Afganistanin, Zalmay Khalilzad, duke i shtrirë dorën Mullah Abdul Ghani Baradar. / KultPlus.com

epa09041870 Afghan boys play in front of a wall painted with a photo of Zalmay Khalilzad, U.S. special envoy in Afghanistan (L), and Mullah Abdul Ghani Baradar, the leader of the Taliban delegation, on the first anniversary of the agreement between the United States and the Taliban, in Kabul, Afghanistan, 27 February 2021 (issued 28 February 2021). Afghanistan marks the first anniversary of the agreement between the United States and the Taliban that was signed in Doha on 29 February 2020 for bringing Peace to Afghanistan, the withdrawal of US troops and launching intra-Afghan negotiations. EPA/HEDAYATULLAH AMID

Talibanët tani kanë më shumë fuqi ajrore se 30% e vendeve të NATO-s

Pas largimit të forcave amerikane dhe atyre të NATO-s nga Afganistani, talibanët besohet se kanë arritur të marrin nën kontroll mjete luftarake tokësore dhe ajrore me vlerë miliona dollarë, duke rritur ndjeshëm fuqinë e tyre.

Sipas një bilanci paraprak të mjeteve luftarake që kanë mbetur, besohet se xhihadistët kanë tani në zotërim më shumë mjete ajrore se sa 1/3-ta e vendeve anëtare të NATO-s. Për krahasim, talibanët besohet se kanë në zotërim 48 mjete ajrore luftarake, ndërsa Shqipëria 19.

Përgjatë muajve të fundit, talibanët kanë marrë nën kontroll 10 baza ajrore dhe të mërkurën kanë nisur një operacion me një helikopter Black Hawk, me vlerë 6 milionë dollarë, në Luginën Panjshir, ku është përqendruar një grup luftëtarësh të rezistencës afgane.

Raportohet se drejtuesit talibanë kanë instruktuar ndjekësit e tyre që të gjejnë të gjithë pilotët afganë të këtyre mjeteve ushtarake, që kanë kryer stërvitje intensive me ushtarët e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve aleate. Avioni më i rëndësishëm i sekuestruar nga Talibanët ishte në aeroportin e Kabulit, një model Hercules me vlerë 14 milionë dollarë.

Forcat Ajrore të Afganistanit kishin në përdorim 167 mjete ajrore, 108 helikopterë dhe 59 avionë, sipas inventarit të fundit të bërë nga qeveria amerikane më 30 qershor 2021. Para rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 22 avionë dhe 24 helikopterë kishin mbërritur në vend për të shmangur marrjen e tyre nga talibanët. Ndërsa gjenerali amerikan Frank McKenzie, tha se trupat amerikane kishin shkatërruar 73 avionë dhe helikopterë, para se të largoheshin nga vendi të hënën. / KultPlus.com

Grupi i parë i afganëve pritet të mbërrijë në Kosovë të dielën

Grupi i qytetarëve afganë që do të strehohen përkohësisht në Kosovë pritet të mbërrijë të dielën rreth orës 19:00 në Aeroportin e Prishtinës.

Zëri i Amerikës ka mësuar se bëhet fjalë për pak më shumë se 100 persona, që kanë punuar si kontraktorë të NATO’s të cilët do të jenë së bashku me familjet e tyre.

Autoritetet ende nuk kanë bërë të ditur ndonjë informatë shtesë për vendstrehimin e tyre por kanë bërë të ditur se do të strehojnë rreth 2 mijë qytetarë afganë.

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën “për dhënien e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan, të cilët janë në proces të aplikimit për Viza të Veçanta Imigruese (SIV) – të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përfshirë familjet e tyre”.

Shtetet e Bashkuara kërkuan nga Kosova dhe Shqipëria që të pranojnë një numër afganësh që kanë punuar me forcat amerikane, të cilët ndjehen të frikësuar nga hakmarrja e talibanëve, që morën nën kontroll vendin pas tërheqjes së trupave të huaja. / KultPlus.com

Talebanët kërkesë Uashingtonit për prani diplomatike në Kabul

Talebanët i kanë kërkuar SHBA-së që të mbajë një prani diplomatike në Afganistan pas përfundimit të tërheqjes së saj, e planifikuar më 31 gusht, por Uashingtoni ende nuk ka marrë një vendim, njoftuan zyrtarë amerikanë.

Sipas këtyre zyrtarëve, udhëheqësit e lëvizjes islamike, që morën pushtetin në Kabul në mes të gushtit, duan që vendet e tjera të mbajnë hapur ambasadat e tyre pas 31 gushtit, përfshirë SHBA.

Megjithatë, ushtria amerikane do të largohet përgjithmonë të martën dhe, si rrjedhojë, nuk do të jetë më në gjendje të garantojë sigurinë e diplomatëve që presidenti Joe Biden do t’u kërkonte të qëndronin në vend, raporton ATSh.

Në këto kushte dhe ndërsa Uashingtoni është ende larg njohjes së një qeverie të ardhshme të udhëhequr nga talebanët, a mund të ruhet një prani diplomatike amerikane?

“Debati po vazhdon brenda administratës Biden”, thanë zyrtarët.

Ata siguruan se një vendim mund të shpallet në fillim të javës tjetër, domethënë pak para përfundimit të tërheqjes amerikane. / KultPlus.com

Mbi 100,000 njerëz janë evakuuar nga Afganistani

Më shumë se 5,000 qytetarë amerikanë janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga Afganistani, ka bërë të ditur të premten, gjenerali amerikan William Taylor.

Data 31 gusht është afati i fundit për tërheqjen e plotë të trupave amerikane nga Afganistani.

Sipas Taylor në total numri i njerëzve të cilët janë evakuuar nga Afganistani deri më tani si pjesë e misionit të evakuimit, është 111,000.

Ai ka thënë se edhe 5,400 persona janë ende duke pritur në aeroportin e Kabulit për të ikur nga Afganistani.

Gjatë të enjtes janë kryer dy sulme me bombë dhe armë zjarri jashtë aeroportit të Kabulit, si pasojë e të cilave mbetën të vdekur të paktën 100 persona.

Në mesin e të vrarëve raportohet se janë rreth 90 afganë dhe 13 anëtarë të shërbimit ushtarak amerikan.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë grupi Shteti Islamik.

Pentagoni ndërkohë ka deklaruar se sulmet e IS-is nuk do ta ndalin SHBA-në që të kryejë evakuime deri në ditën e fundit kur duhet të largohen. / KultPlus.com

Rrëfimi i oficerit shqiptar që shërbeu në Afganistan dhe humbi shokun e ngushtë në luftë: Afganët është dashur të bëjnë rezistencë

“Edhe pse përpara se të nisemi për një mision ne trajnohemi dhe studiojmë për kulturën, ritualet dhe traditat e vendit ku do të shkojmë, në Afganistan gjeta shumë gjëra të reja që ti i kupton dhe i mëson vetëm kur i prek nga afër. Kur shkova në shtëpitë e tyre kuptova që ata ishin një popull aq mikpritës, në mënyrën e tyre, por të pakursyer”, thotë që në krye të bisedës për Gazetasi.al Denis Deliu, oficer i forcave speciale të ushtrisë i cili ka marrë pjesë gjatë dy misioneve në vijën e parë të sulmit në Kandahar të Afganistanit.

Denisi i cili është trajnuar për 7 vite me radhë nga Forcat Speciale Amerikane “Navy Seal”dhe “Green berets” e që tashmë nuk gjendet më në këtë detyrë, rrëfen që në kontaktet me pjesën tjetër të popullsisë, tregtarë, këpucarë, berberë dhe afganas të thjeshtë, kishte gjithmonë biseda apo episode që i kishin ngelur në mendje dhe që e linin të kuptonte shumë gjëra për atë popull.

“Një ditë po ktheheshim nga një detyrë e largët. Afër bazës kishte dy grupe me fëmijë të moshës 6-7 vjeç, njëri me çanta shkolle që dukej se sapo kishin mbaruar mësimin, dhe një grup tjetër që po rrinin përtej. Fëmijët nga grupi i dytë filluan të na gjuanin me gur në momentin që ne kaluam pranë tyre ndërsa fëmijët që ktheheshin nga shkolla na përshëndetën me duar.

Ishte një episod i shkurtër, por që më tregoi shumë për atë popull dhe për rëndësinë që kishte arsimi atje”, tregon Denisi për Gazetasi.al.

Për ta përforcuar më tej, ai rrëfen që edhe kur forcat e koalicionit zbrisnin nëpër fshatrat që nuk kishin shkolla dhe u bënin dhurata familjeve vendase, sapo largoheshin, ata nisnin sërish t’i godisnin me gurë, sepse në qasjen e tyre, forcat speciale ishin “pushtuesit.”

“Problemi kryesor ishte mungesa e shkollimit, sepse nëse do të arsimoheshin, ata do të kuptonin ndryshimin dhe do fillonin ta pëlqenin atë.

Talibanët i kishin frymëzuar kundra nesh dhe  pesha jonë ishte shumë e madhe pasi duhej t’u vërtetonim që ne ishim atje për sigurinë e tyre dhe jo për t’u bërë keq. Duhej të ishim të sjellshëm me ta dhe t’i ndihmonim të zgjidhnin problemet.

Ata nuk e dinin se si ishte ndryshimi prandaj ishin pro tyre. Kur shihnin se ne po i ndihmonim, disa syresh filluan që të bashkëpunonin me ne”, vijon ai.

Duke qenë gjithë kohës në luftë, talibanët evoluan edhe në taktika. Tashmë ata kishin nisur që të fusnin brenda strukturave të shtetit njerëz të infiltruar që bashkëpunonin me forcat e koalicionit,të cilët merrnin trajnimin e Amerikës, Shqipërisë, Anglisë duke qenë në dijeni të çdo gjëje.

Në 20 shkurt të vitit 2012, gjatë kohës që Denisi ishte në misionin e njohur si “Eagle 4”, një polic i veshur me uniformë afgane por i infiltruar nga talibanët, i qëlloi nga prapa kurrizit. Denisi humbi shokun e tij të ngushtë, kapiten Feti Voglin.

“Në momentin kur humbëm shokun tonë, ne forcat shqiptare ndryshuam të gjitha rregullat me popullsinë, policinë dhe ushtrinë. Nuk kishim më besim tek ta edhe pse e vijonim bashkëpunimin.

Ishim mosbesues edhe pse rregullat e mirësjelljes nuk i humbëm kurrë por në fund të ditës besonim veç njëri-tjetrin dhe forcat e koalicionit.”

Ta prekësh Afganistanin nga afër në një mision të tillë, është një panoramë që nuk mund të imagjinohet shumë lehtësisht pasi atëbotë peripecitë, ashtu si edhe varfëria, ishin më të mëdha.

Ata vuanin për kushtet më minimale, nuk kishte energji elektrike dhe as ujë. Kandahari ishte një provincë e madhe ku gjithçka ishte e ndërtuar me qerpiç, baltë. Por megjithatë, kur shkoje në shtëpitë e tyre të gjithë të nxirrnin çaj dhe një pite të përgatitur vetëm me brum dhe kripë. Nuk kurseheshin asnjëherë.

Gjatë gjithë kohës ne ishim të pajisur me antiplumb, helmeta dhe armatim, por kur dilnim nga baza dhe zbrisnim në tokë për të bërë takime me të parin e fisit, ishte shumë e vështirë, kjo jo veç për faktin që ishim gjithë kohës të rrethuar me të panjohur por aty sulmi mund të binte kurdo.

Vendi ishte i gjithi me mina dhe ne i besonim shumë qenit antieksploziv i cili ecte përpara nesh. Duhej një guxim dhe një vigjilencë e jashtëzakonshme.”

Duke qenë pjesë e një misioni të tillë dhe duke jetuar në atë zonë,krijimi i miqësive me afganët ishte shpesh i pashmangshëm.

“Shumicën e kontakteve që i kishim besnike ishin përkthyesit që punonin me forcat speciale, të cilët ishin më të përzgjedhur e që kishin kaluar të gjithë filtrat sepse do të merrnin pjesë në operacione sekrete që mund të dekonspiroheshin.

Kishte përkthyes afganë-afganë që jetonin në Kandahar, por që vinin nga Kabuli ose nga qytetet e tjera për shkak se të afërmit, fqinjët dhe shokët e tyre duhej të mos e merrnin vesh që punonin me forcat e koalicionit dhe përkthyes afganë- amerikanë me pasaportë amerikane që ishin tërësisht të besueshëm.”

“Ne trajnuam njerëz që të luftonin për ndryshimin. Në 2014, kur isha në misionin e fundit, i lamë vetë ato të drejtonin misione, të vendosnin vetë objektivat, të merrnin kontrollin gjë që siç duket nuk u arrit siç duhet. Afganët të paktën duhet të kishin bërë më shumë rezistencë.

“Ne kemi luftuar kundra talibanëve dhe tashmë e imagjinoj se si është situata atje. Të jesh gjithë kohës nën trysninë e armëve është shumë e vështirë. Tani nuk ka më rend dhe siguri, do sundojë ligji i më të fortëve dhe më të fortët janë talibanët.”

“Unë besoj tek mirësia e atij populli dhe ndihem krenar që do t’i mikpresim ata afganë që shërbyen pranë nesh në shërbimet tona, njerëz që kanë punuar me forcat e koalicionit, sepse ne vetë e kemi provuar si popull migrimin edhe pse nuk kishim luftë. Ata i pret vdekja pasi talibanët i konsiderojnë si tradhëtarë afganët që kanë bashkëpunuar.”

“Përtej kësaj, Shqipëria është pjesë e NATOS dhe ka përgjegjësi për këta njerëz si edhe për t’iu përgjigjur aleancës.”

“Shqipëria duhet të fuqizojë institucionet e sigurisë. Nuk përjashtohet mundësia që me elitën të futen dhe talibanë të infiltruar  por mendoj që ne i kemi kapacitetet njerëzore dhe operacionale që t’i verifikojmë dhe t’i mbajë të kontrolluar. Mund t’i marrin në pyetje, mbi trajnimet e tyre, mbi përgatitjen ushtarake për të patur një pasqyrë të qartë”, thotë ushtaraku shqiptar që shërbeu në Afganistan”

Për Denisin, afganët janë një popull i zgjuar dhe me zemër të madhe që po vuajnë për shkak të pasivitetit të klasës politike dhe influencës së Pakistanit. / KultPlus.com

OKB jep alarmin: Rrezikohet katastrofë humanitare në Afganistan, bota të mobilizohet tani, ose do të jetë vonë

Drejtori Kombëtar për Afganistanin i Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara jep alarmin: Bota do të mobilizohet tani ose do të jetë vonë.

Me marrjen nën kontroll të talebanëve, Afganistani do të përballet me katastrofë të plotë humanitare, me uri të përhapur, njerëz të pastrehë dhe kolaps ekonomik nëse nuk arrihet një përpjekje urgjente humanitare pas tërheqjes së SHBA nga vendi. Është ky alarmi i dhënë nga drejtoresha kombëtare për Afganistanin e Programit Botëror të Ushqimit të Kombeve të Bashkuara, Mary-Ellen McGroarty, drejtuar liderëve botërorë, transmeton KultPlus.

“Ne duhet të sjellim furnizime në vend, jo vetëm në aspektin e ushqimit, por edhe furnizime mjekësore, strehimore. Ne kemi nevojë për para dhe na duhen tani”, apeloi ajo.

McGroarty theksoi se “nëse vonohemi për gjashtë apo shtatë javët e ardhshme, do të jetë shumë vonë. Njerëzit nuk kanë asgjë. Ne duhet ta marrim ushqimin tani dhe t’ua çojmë komuniteteve krahinore para se rrugët të bllokohen nga bora”, theksoi ajo.

Zyrtarja e OKB -së kujtoi gjithashtu se një në tre afganë ishte tashmë në një krizë urie, me mbi dy milionë fëmijë në rrezik të kequshqyerjes. Thatësira tashmë kishte çuar në një reduktim prej 40% të prodhimit të drithërave, ndërsa monedha afgane tashmë ishte në kolaps. Dhe normat e Covid-19 janë të larta. Siç kanë vërejtur të gjithë në botë, ka pasur një përshkallëzim të konfliktit në dy muajt e fundit. Mbi 500,000 njerëz të zhvendosur, 250,000 prej tyre që nga maji dhe ajo që është urgjente tani është një formë e armëpushimit që lejon një rritje masive të përgjigjes humanitare Me Imperativi humanitar nuk mund të humbet”. / KultPlus.com

Qeveria e Kosovës zgjeron listën e afganëve që do të strehojë përkohësisht

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të vendimit të Qeverisë Nr.01/26 , për mbrojtjen e personave të rrezikuar nga konflikti në Afganistan.

Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e 28-të me radhë, në të cilën miratoi vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit për çështjen e afganëve.

“Qeveria ka mbajtur mbledhjen e saj të 28-të, kësaj radhe në formë elektronike, në të cilën është miratuar vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e pikës 2 të Vendimit të Qeverisë Nr. 01/26 të datës 16.08.2021 për ofrimin e mbrojtjes së përkohshme dhe të menjëhershme personave të rrezikuar nga konflikti i brendshëm në Afganistan”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Sipas këtij vendimi, mbrojtje e përkohshme dhe e menjëhershme do t’iu ofrohet personave të kualifikuar nën grupin P2 (me prioritet të dytë dhe familjeve të tyre).

“Sipas vendimit të miratuar sot, përpos personave që janë në proces të aplikimit për Special Immigrant Visa (Vizave të Veçanta Imigruese) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mbrojtje të përkohshme dhe të menjëhershëm do t’i ofrohet edhe personave të kualifikuar nën grupin P2 (klasifikim i veçantë i përcaktuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan si Prioriteti 2), përfshirë familjarët e këtyre dy grupeve”, njofton zyra e kryeministrit. / KultPlus.com

Afganistan: Parakalon formacioni ushtarak i talebanëve në uniforma të bardha

Disa pamje të luftëtarëve të armatosur talebanë që marshuan në qytetin e Qalat thuhet se janë ngarkuar në rrjetet sociale.

Sipas mediave të huaja, të veshur me uniforma të bardha kokë e këmbë dhe xhaketa, militantët islamikë mbanin armë zjarri teksa marshonin në një vijë të drejtë nëpër qendrën e qytetit.

Reuters ishte në gjendje të verifikonte videot duke identifikuar monumentet në qytetin Qalat. Por data e saktë e kësaj pamje nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

Ndryshe, talebanët bënë thirrje për unitet përpara lutjeve të së premtes, i pari që kur morën pushtetin, shkruan Daily Mail.

Ata u kërkuan hoxhallarëve të bindin njerëzit që të mos largohen nga Afganistani mes kaosit në aeroport, protestave dhe raportimeve të dhunës.

Talibanët u kthyen në pushtet pas 20 vitesh fundjavën e kaluar pasi pushtuan pjesën më të madhe të Afganistanit brenda pak ditësh, në një kohë kur kishin mbetur më pak se tre javë para tërheqjes së njoftuar të trupave amerikane nga ky vend. / KultPlus.com

Foshnja që u bart dorë më dorë është ribashkuar me familjen e saj

Të enjtën në Aeroportin e Kabulit është bartur një foshnje dorë më dorë në mënyrë që të largohet nga regjimi i ri i talebanëve nën të cilin ra Afganistani. Videoja ku shihet foshnja duke u bartur raportohet se është ribashkuar me familjen e saj.

Në video shihet momenti kur foshnja kapet nga trupat ushtarake të SHBA’së pasi kaloi rrethojat me gjemba.

“Foshnja që shihej në video është dërguar tek shërbimi mjekësor”, thotë Major James Stenger, raporton NY Times.

Tutje, zëdhënësi i Marinsave konfirmoi “Mund të konfirmoj se foshnja u ribashkua me babanë e tyre dhe është e sigurt në aeroport”.

“Ky është një shembull i vërtetë i profesionalizmit të marinsave në vend, të cilët po marrin vendime të shpejta në një situatë dinamike në mbështetje të operacioneve të evakuimit,” tha ai. / KultPlus.com

Shqiptarët e Afganistanit, sykaltërit që jetojnë mes këngëve dhe valleve

Kemi të bëjmë me një rast unik të ekzistencës së paraardhësve tanë ilirë. Në një cep të botës me mijëra kilometra larg ekziston një popullsi që ka mbajtur gjallë karakteristikat, gjuhën dhe zakonet pellazge dhe ilire. Kjo zonë ka rënë tanimë nën sundimin e talibanëve, duke bërë që shumë nga traditat e tyre të ndryshojnë.

Ekzistenca e ilirëve është në rajonin e Hindrokinës së madhe gjeografike në Qafiristab (sot Nuristan), një vend ku Afganistani, Pakistani, Kina dhe Taxhikistani bashkohen. Saktësisht ndodhet në zonën ku më parë u vra Bin Laden dhe u zbulua fillimisht nga skenaristi amerikan James Hilton, i cili realizoi një dokumentar të titulluar “Lost Horizons”.

Në maj 1983, Ernesto Skura shkroi në gazetën e Lidhjes arbëreshe së bashku me Antonio Bellushit një artikull me titull “Ilirët në Afganistan”. E njëjta gjë shkruhet edhe në librin “Arvanitasit” nga historiani i madh më prejardhje shqiptare, Aristides Kola, që përshkruan kohën e vendosjes së ilirëve në atë vend të largët.

Historia deri më sot tregon se ata janë pasardhës të 6000 luftëtarëve ilirë që u larguan nga vendi i tyre pas vrasjes së mbretit Kliti nga Aleksandëri i madh rreth vitit 300 p.e.s. Ata qëndruan aty, për shkak të distancës se nuk mund të ktheheshin në shtëpi dhe u vendosën në këtë rajon për gjithmonë, duke u detyruar të martoheshin më gratë në atë vend. Gjuha e tyre u quajt “burrashka” e cila ishte gjuha e burrave, ndërsa gratë flisnin gjuhë tjetër. Edhe në kohët e sotme kjo gjuhë quhet si më parë, por është vetëm e folur dhe jo e shkruar.

Karakteristikat e këtyre banorëve janë të ndryshme nga ato të pakistanezëve. Ata jetojnë më gjatë, kanë flokë ngjyrë kafe dhe bëjnë verë. Lugina ku ata jetojnë sot quhet “hundëza” dhe realisht është një pjesë e madhe tokë qe mbyllet me një nyje midis dy maleve që i rrethon.

Një tjetër mal pranë luginës është i mbuluar me akullnajat që rrëshqasin me kalimin e kohës. Ky mal quhet “rakoposhi”. Atje kultivohen perime, fruta dhe drithëra të ndryshme si, patate, bizele, tranguj, grurë, misër, elb, kajsi, dardha, mollë, pjeshkë, kumbulla, fiq dhe shalqi, produkte që vendasit nuk i kultivojnë. Banorët janë fermerë të shkëlqyer dhe kanë krijuar një sistem mahnitës dhe madhështor të ujitjes që vadisin tarraca të tëra me perime dhe fruta.

Njerëzit janë shumë miqësorë dhe të dobishëm për njëri-tjetrin. President i Hundëzës zgjidhet personi i cili cilësohet më i mirë dhe ai që ka ndihmuar njerëzit më shumë gjatë viteve, ndërsa festa kryesore e tyre është Viti i Ri diellor, të cilin ata e quajnë Narosh.

Këta njerëz janë shumë të ndryshëm në krahasim me pakistanezët me lëkurë të errët ose afganët dhe kinezët. Ata janë të bardhe dhe kanë faqet e kuqe. Shumica e tyre janë më sy të kaltër ose të gjelbër. Në lartësinë e maleve është një fis i madh i quajtur Kalash.

Zotat Kalash shfaqen në portat e tyre me një simbol që shpreh origjinën e tyre të lashtë të ilirëve dhe lidhjen e tyre me Aleksandrin e Madh, një dhi me dy brirë, ashtu si ishte edhe përkrenarja e Skënderbeut. Veshjet e tyre janë si të shqiptarëve në kohët e hershme, me poture dhe këmisha të zbukuruara.

Ndërsa vallet e tyre shoqërohen nga tinguj të baterisë dhe fyellit. Një vallëzim tradicional popullor është kërcimi i shpatave, që kërcehet gjithmonë nga burrat të cilët mbajnë të veshura rroba shumëngjyrëshe të quajtura “kamarbunde”.

Ky komunitet ka shumë histori dhe mite që tregojnë se ata jetojnë shumë të lumtur dhe të shëndetshëm për një kohë të gjatë. Ka edhe njerëz që kurrë nuk sëmurën apo të kenë ndonjë sëmundje.

Por cili është sekreti i jetës së gjatë dhe të shëndetshme të tyre?

Disa mite tregojnë se ata kurrë nuk hanë ushqim të përpunuar, por përkundrazi konsumojnë produktet që mbjellin në tokat e tyre. Ata konsumojnë veçanërisht kajsitë. Njerëzit shpesh habiten nga ajo që mësojnë për këtë popull (i njohur edhe si Burusho) që zakonisht jetojnë gjatë.

Ndërsa në Pakistan, jetëgjatësia mesatare e një personi është 67 vjeç, në Hundëza mosha 100 vjeçare nuk përbën plakje. Edhe në këtë moshë ata janë të fuqishme dhe të shëndetshme. Ata hanë ushqim dy herë në ditë, një mëngjes të shëndetshëm dhe një darkë të mirë pas perëndimit të diellit. Për më tepër, ata hanë fruta, perime, qumësht dhe djathë. Nuk ka kimikate ose acide në ushqimet e tyre.

Sëmundjet e ndryshme si tensioni nuk i njohin. Ata janë krejtësisht të paprekur nga sëmundjet e lidhura me stresin, duke u bërë krejtësisht imun ndaj tyre. Sipas hulumtimeve, kajsia e Luginës së Hundëzës thuhet të jetë sekreti i mungesës së tumoreve.

Ky komunitet ha sasi të mëdha të këtij fruti që është i pasur me amigdalin (vitamina B-17). Në vend që të shikojnë filma dhe të qëndrojnë brenda, ata ecin shumë. Gjithashtu, një herë në vit në një periudhë prej dy muajsh komuniteti i Hundëzës konsumon vetëm lëngun e kajsisë, duke përmbushur një traditë shumë vjeçare. Shumë ekspertë kanë treguar se mënyra e konsumimit është sekreti i jetëgjatësisë së tyre. / Oculus News / KultPlus.com

Gazetarja e CNN-it largohet me 300 afganë nga Kabuli: Nuk jam sy patrembur, frikësohesha çdo ditë

Gazetarja e vlerësuar me çmime e CNN-it, Clarissa Ward u largua nga Afganistani pas disa ditësh raportimi nga rrugët e Kabulit teksa Talebanët tashmë kanë marrë pushtetin në atë vend.

Ward njoftoi në Twitter rreth orës 4.25 të shtunën në mëngjes se kishte zbritur në Doha me ekipin e saj dhe rreth 300 refugjatë nga Afganistani.

“Shumë falënderime për të gjithë kujdesin dhe mbështetjen e tyre Forcës Ajrore Amerikane, e cila na transportoi, dhe Katarin, që na priti. Ne jemi shumë të lumtur”, shkroi Ward në Twitter.

Gazetarja raportoi për Talebanët dhe kishte situata më të tensionuara me anëtarët e atij grupi në Kabul, kujton The Hill. Një luftëtar i Talebanit gati sa nuk e kishte goditur gazetaren amerikane.

“Njerëzit thanë, “Kjo grua është sy e patrembur”, por unë me të vërtetë ju them se jo. Unë isha shumë e frikësuar dhe nuk më pëlqen të jem aty ku plumbat fluturojnë… Unë dridhem sa herë që dëgjoj një të shtënë. Unë i urrej të shtënat si të gjithë të tjerët”, tha Ward në një intervistë për The Hill.

Shumë gazetarë u larguan nga vendi në fillim të kësaj jave, ndërsa evakuimi i mijëra të huajve dhe afganëve që bashkëpunuan me faktorin ndërkombëtar vazhdon në aeroportin në Kabul. / KultPlus.com