Komuna e Vushtrrisë organizon turne futsalli në nderim të heroit Afrim Bunjaku

Komuna e Vushtrrisë me rastin e 16 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës  do të organizojnë turneun treditor të futsallit, në nderim të rreshterit të policisë, Afrim Bunjaku, i cili ra heroikisht pas sulmeve terroriste në veri të vendit më 24 shtator të vitit të kaluar.

“Për nder të 16 vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, nën patronazhin e kryetarit të Komunës së Vushtrrisë, z.Ferit Idrizi, organizohen aktivitete të shumta për shënimin e kësaj dite”, thuhet në njoftim./KultPlus.com

Kryeministri Kurti: Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ndezur qirinjë në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjakut I cili u vra sot në orët e mengjesit në Banjskë të Zveçanit.

Kryeministr Kurti përmes një postimi në llogarinë e tij në platformën “X”, tha se sonte u ndez një qiri I vogël për një shpirt të madh.

“Afrim Bunjaku u vra nga terroristët në orët e hershme të mëngjesit në krye të detyrës duke mbrojtur integritetin territorial dhe sundimin e ligjit të vendit tonë. Sonte ndezëm një qiri të vogël për një shpirt të madh ndërsa zotohemi të mbrojmë ata që kalojnë jetën e tyre duke na mbrojtur”, shkroi Kurti./KultPlus.com