Presidentja Osmani ngushëllom familjarët dhe kolegët për vdekjen e Agim Vatovcit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjarët, të afërmit, kolegët dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit, përcjell KultPlus.

Në vijim KultPlus ua sjell postimin e plotë të Presidencës:

Presidentja Vjosa Osmani ngushëllon familjen, të afërmit, kolegët dhe Shoqatën e Personave me Aftësi të Kufizuara për ndarjen nga jeta të Agim Vatovcit

Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen nga jeta të avokuesit për të drejtat e njeriut, Agim Vatovci, njëherësh kryetar i Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara.

Kontributi i tij për avokimin, fuqizimin dhe mbështetjen e personave me nevoja të veçanta, do të mbetet shembull për brezat.

Përkushtimi dhe pasioni i tij i palëkundur për këtë kauzë, luajti rol të jashtëzakonshëm në transformimin e jetës për personat e kësaj kategorie.

Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara!

Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.

I përhershëm qoftë kujtimi për Agim Vatovcin!/KultPlus.com