Opereta “Agimi” rikthehet në skenë 70 vjet nga premiera e saj, me iniciativë të sopranos Inva Mula në natën e dytë të edicionit te 7 të “Mik Festival”. Kjo rivënie bashkëkohore ne skene riktheu muzikën e realizuar nga Kristo Kono, duke ofruar një përvojë unike dhe të veçantë për publikun artdashës që e mirëpriti me shumë entuziazëm.
Ka qënë një punë e madhe për ta marrë përsipër këtë vepër, për ta rindërtuar, dixhitalizuar dhe për ta sjellë në një formë tepër origjinale, shfaqje që u ndoq me interes nga artdashësit në Korçë.
Agimi” është opereta e parë në krijimtarinë shqiptare, e cila u kompozua me rastin e 10 vjetorit të çlirimit në vitin 1954 nga kompozitori Kristo Kono “Artist i popullit”. Opereta, e ndarë në tre akte, përshkruan dashurinë dhe thelbi i veprës është pikërisht triumfi i dashurisë./ balkanweb/ KultPlus.com
“Një grua e vetme ka fuqi, kolektivisht kanë ndikim”.
Tradicionalisht njerëzit janë mësuar të jenë në konkurrencë me njëri-tjetrin, kështu thotë historia duke u nisur nga lufta për mbijetesë. Duke u zhvilluar gjithnjë e më shumë, njerëzit dhe veçanërisht gratë, të cilat shpesh konsiderohen të diskriminuara në shumë fusha, kjo nuk i ka penguar ato që të mund të bëjnë dhe të krijojnë gjëra të mëdha. Kjo gjë u shfaq edhe në filmin “Sytë e duert e jueja duhet të shifen kudo” me regji të Blerta Hazirajt, shkruan KultPlus.
Njerëzit u mblodhën në Bunkerin te Fontana në Ulpianë, për të parë nga afër filmin që sjell në jetë historinë e Frontit Antifashist të Grave të Kosovës, pas luftës së dytë botërore në Kosovë dhe materialet e shtypit me të cilat ato përçonin mesazhe dhe adresonin çështjet e grave.
Krahas filmit që u shfaq mbrëmë, njerëzit kishin mundësi të shihnin nga afër edhe materiale nga revistat “Buletini” (1946-1949) dhe “Agimi” (1949), gjithashtu edhe disa shkrime nga e famshmja “Rilindja” e materiale të tjera të cilat hulumtuesja i kishte mbledhur përgjatë vitit 2022. Ndërsa, sikurse qershia mbi tortë, po qëndronte edhe një ilustrim të krijuar në bashkëpunim me artisten Bilgie Emir, i inspiruar nga përmbajtja e artikullit ‘Zhvillimi dhe Masovizimi i Frontit Antifashist të Grave të Kosovës (1941-1945)’ nga Sulltane Ukaj, i botuar në revistën shkencore Kosova (1977).
Në posterin i cili po qëndronte i varur në mur, shiheshin 4 gra kosovare të cilat gjatë luftës nacional çlrimitare kishin këputur telat e shtyllave telefonike, për të ndërprerë komunikimin e fashistëve.
E për të gjallëruar këtë histori dhe aktivizmin e tij letrar, filmi “Sytë e duert e jueja duhet të shifen kudo” paraqet historinë e Grave Antifashiste në të tashmen përmes grave të fshatrave të Kosovës, të cilat mësojnë dhe lexojnë me zë të lartë këtë histori. Ndërsa gratë lexojnë revistat, fragmentet e tyre gjallërojnë historinë dhe reflektimin e regjisores për takimin e saj me arkivin.
Ndërkaq, Blerta Haziraj tha për KultPlus se ky projekt ka ardhur si rezultat i një pune arkivore që në fokus ka pasur të gjejë gazetat që janë botuar në Kosovë prej grave, menjëherë pas luftës së dytë botërore.
“Ky projekt është si rezultat i një pune arkivore që e kam nisur në fillim të këtij viti e që fokus kryesor e ka pasur të gjejë gazetat e para që janë botuar në Kosovë prej grave, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore. E para është revista “Buletini” që është botuar për herë të parë në vitin 1946 në Prizren, e cila ka ardhur në Prishtinë në vitin 1949, ku edhe e ka ndryshuar emrin në “Agimi”, deklaroi ajo.
Këto dy revista kanë qenë organ i Frontit Antifashist të Grave, një lëvizje e gjerë në gjithë Jugosllavinë, e cila është zhvilluar përbrenda Frontit Popullor menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ideja kryesore është që këto materiale, bashkëme tekste dhe shkrime të tjera të jenë pjesë e një publikimi i cili do t’i anotojë këto materiale dhe të japë një kontribut nëhistoriografinë tonë.
“Kjo organizatë ka mobilizuar gratë në ngritjen e tyre kulturore, ekonomike, arsimore e edukative. Për gjatë këtyre gjashtë muajve kemi hulumtuar për këtë lëvizje e përveç dy revistave të lartpërmendura, kemi gjetë edhe materiale të tjera nga gazeta “Rilindja” dhe artikuj të tjerë. Këto revista e këto materiale që i kemi mbledhur kanë me qenë pjesë e një publikimi, që po shpresojmë të publikohet në vitin tjetër”, shpjegon Haziraj.
Korrespodenca e grave sikurse të ishin profesioniste të lindura
“Një sen që më ka befasuar gjatë këtij hulumtimi është korrespodenca që është bërë nga gratë, jo vetëm në rajon, por në gjithë Kosovën e sidomos mes fshatrave dhe qyteteve. Krahas librit që do të bëhet, kam vendosur që të bëjë edhe një film ku kam vizituar disa gra nëpër fshatra sikurse Dukagjini e Drenica. Në të njëjtën kohë, e kam shfrytëzuar që përmes filmit të shpalos sfidat që i kam pasur për të gjetur këto materiale. Diçka tjetër që mund ta shihni këtu është një ilustrim që është në dhomën tjetër, për të cilin jam inspiruar nga një artikull që është botuar në vitin 1977 nga historiania Sulltane Uka, në revistën shkencore “Kosova”. Në atë artikull shkruhet për zhvillimin dhe masovizimin e Frontit Antifashist të Grave, aty jipen edhe disa prej aktiviteteve ilegale që kanë kryer këto gra. Një prej tyre është kur ato i prejnë shtyllat telefonike, që të ndërpresin përcjelljen e mesazheve nga ushtarët fashistë”, thotë tutje regjisorja.
Në anën tjetër, Tevfik Brada, si njëri prej personave që ka ndihmuar Hazirajn në këtë hulumtim, shprehet për KultPlus se neglizhenca e institucioneve ka bërë që të “harrohet” kjo histori.
“Këtu është një histori që është neglizhuar. Pra, Fronti Antifashist i Grave pas të 80-tave kur ka nisur konfilktet ndër-etnike këtu, e popujt që vijnë nga posht ë janë harruar. E dyta, për shkak të neglizhencës, në Agjencinë Shtetërore të Arkivave nuk ka më materiale nga kjo periudhë. Ne kemi shkuar atje disa herë e kemi kërkuar materiale që janë arkivuar, por nuk kemi marrë përgjigjje pozitive. Ka 3-4 gjëra në dosje që unë i kam lypur dhe nuk kanë mundur t’i gjejnë”, thotë ai.
Materiali origjinal i pranishëm vetëm në Kosovë
“Mund të them që shteti i Kosovës ka thënë që kjo periudhë kohore nuk është pjesë e historisë sonë dhe ka ndodhur një neglizhencë e madhe. Ne kemi marrë materialet nga Eli Krasniqi, hulumtuese e cila i ka marrë nga Qendra Arkivore kur ajo ka qenë në gjendje më të organizuar. Ky material origjinal gjendet vetëm në Kosovë, e përkundër faktit që psh revista Agimi është botuar në tirazh 1000 copa e poashtu edhe nëgjuhën serbe, është interesant që janë materiale të cilat nuk i njohim, u shpreh Haziraj.
Ideja që lindi “rastësishëm” gjatë një hulumtimi tjetër
“Vitin e kaluar kam qenë duke punuar me një hulumtim tjetër,edhe ai poashtu gjysmë-arkivor dhe ka qenë i fokusuar nëkuptimin e diskursit dramaturgjik të gratve në dramat moderneshqiptare. Edhe gjatë hulumtimit, duke kërkuar shumë gjëra të tjera, i kam mbledhur rreth 100 drama shqiptare që janë publikuar pas Luftës së Dytë Botërore, e pastaj duke mbledhur literaturë pata hasur në një libër të zonjës së ndjerë Drita Bakija Gunga, ku ndër të tjera flitet për pozitën dhe zhvillimin e organizimit politik të grave të Kosovës gjatë periudhës së Ndërtimit Socialist. Aty ka statistika e të dhëna të ndryshme për kushtet dhe pozicionimin e grave në shoqëri. Njëri prej kapitujve ka qenë roli i shtypit në emancipimin e gruas shqiptare. Aty e pata lexu se Fronti Antifashist i Grave ka publikuar revistën “Buletini”dhe “Agimi”andaj edhe e kam shkru projektin për CHwB, programin Heritage Space me të vetmin qëllim që me i gjetë dhe me e hapë këtë arkive.
Hulumtimi i thellë, përtej arkivave shtetërore
“Dokumentat që e tregojnë aktivizmin e Frontit Antifashist nuk janë në arkivë, d.m.th as nuk figurojnë në regjistër. Njerëzit që punojnë në arkivë nuk kanë mundur të gjejnë materiale për shkak të ri-organizimit momental në arkivë. Unë kam lypur materiale edhe nga Biblioteka Kombëtare e Kosovës, kam gjetur arkiva nëpër revista shkencore, artikujë, shkresa, biografi, ese e poezi që kanë mundur t’i bëjnë jehonë këtyre dokumenteve. Kryesisht tekstet që janë bërë gjatë periudhës socialiste e tregojnë më shumë këtë temë.. Qëllimi kryesor i këtij projekti ka qenë libri, që tash është në progres e sipër, e i cili do të ftojëedhe hulumtues e studiues të tjerë që të jenë pjesë, përfundon regjisorja Haziraj.
ATO është nismë hulumtuese që synon t’i gjejë materialet arkivore të Fronit Antifashist të Grave në Kosovë (FAGK) prej vitit 1945 deri në vitin 1954. Hulumtimi përqendrohet në interpretimin e këtij aktivizmi letrar duke analizuar revistat Buletini dhe Agimi si dhe materialet e tjera tekstuale të asaj kohe. /KultPlus.com
Shoqëria Kulturore-Artistike “Agimi” nga Prizreni dhe Ansambli Folklorik Autokton “Rugova” nga Peja, do të kenë status të merituar ligjor. ShKA “Agimi” dhe AFA “Rugova” do të kenë status të veçantë në kuadër të Ligjit Nr. 04/L-164 për Ansamblin Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota” dhe ansamblet tjera.
“Kjo iniciativë është në kuadër të prioriteteve të mia si ministër për avancimin e kornizës ligjore. Në MKRS veçse kemi filluar të angazhojmë një grup punues për Koncept Dokumentin që si procedurë do të jetë hapi i parë për plotësim-ndryshimin e Ligjit. Në këtë grup do të jenë anëtarë edhe nga një përfaqësues i këtyre dy shoqërive kulturore”, ka thënë ministri Gashi.
E tëra kjo vjen duke pasur parasysh kohën e gjatë të veprimit që nga themelimi i tyre e deri më tani, e si njëra edhe tjetra kanë mbi 7 dekada veprimtari e aktivitet artistik, i cili ka ruajtur, kultivuar e promovuar vlerat, traditën, veshjet e karakteristikat tona kulturore duke e pasuruar në vijimësi kulturën tonë në përgjithësi dhe duke përcjellë vlerat nga njëri brez tek tjetri./ KultPlus.com