Djegiet dhe industria, ndotësit më të mëdhenj në vend

Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, institut ky për shqetësime dhe informacione për mjedisin në Kosovë, ka bërë të ditur burimet të cilat po shkaktojnë më së shumti ndotjen e ajrit në Kosovë.

Shkaktarë të ndotjes, me përqindje më të lartë, janë djegiet, si ngrohja nëpër shtëpia, banesa e lokale të ndryshme dhe mjaft objekte të tjera të ngjashme. Në rend pastaj radhitet industria prodhuese, industria e energjisë dhe ajo gurore. Ndërsa në fund të listës janë edhe transporti, i cili lëshon gazra të rrezikshme në ajrin të cilin ne sot e thithim çdo ditë, dhe në fund fare është bujqësia.

Ndotja industriale njihet për rrezikun e madh ndaj ekosistemit dhe ekuilibrit në natyrë, shkaqet e saj ndodhin për arsye të mungesës së kontrollit të ndotjes, ndërtimi i palejueshëm i objekteve industriale dhe përdorimi i teknologjive të vjetra të cilat në masë të madhe prodhojnë produkte të cilat gjenerojnë mbeturina. Këto ndodhin për qëllime të rritjes së prodhimit dhe shmangies së kostos të lartë.

Të gjitha gazrat e tymrat së bashku formojnë një problem të madh me të cilin po hasim edhe momentalisht, siç është ngrohja globale, për të cilën nuk është ndërmarrë asnjë zgjedhje deri më tani./ cbc.al / KultPlus.com