Letra që u hap nga Sigurimi i Shtetit dhe shkrimi të revista “Nëntori”. – Prof. Dr. Agron Fico është albanolog, gjuhëtar, studiues i etnokulturës, specialist i gjuhës shqipe për të huaj. Ka ngritur dy katedra të gjuhës shqipe jashtë Shqipërisë: në Pekin (-) dhe në Michigan (-). Ai ka përfaqësuar shkencën dhe kulturën shqiptare në një varg konferencash kombëtare dhe botërore.
Në qershor të vitit do të organizohej në Shqipëri simpoziumi i Shoqatës së Studimeve të Europës Juglindore, por problemi ishte se do të ftoheshin shkencëtarë nga BS dhe USA. Pas diskutimesh të nxehta midis Ministrisë së Jashtme dhe Akademisë së Shkencave, ishte udhëheqja e lartë e partisë që i hapi dritën jeshile hyrjes së profesorit amerikan dhe atij sovjetik në Shqipëri.
– Profesor Fico, ju keni shkruar një libër me titull “Zbulimi i eposit shqiptar në Harvard – Albert B. Lord”. Ju keni pasur njohje personale me profesorin e shquar të Harvardit. A mund të na thoni se si u njohët me të?
Në qershor të vitit do të organizohej në Shqipëri simpoziumi i Shoqatës së Studimeve të Europës Juglindore, por problemi ishte se do të ftoheshin shkencëtarë nga BS dhe USA. Pas diskutimesh të nxehta midis Ministrisë së Jashtme dhe Akademisë së Shkencave, ishte udhëheqja e lartë e partisë që i hapi dritën jeshile hyrjes së profesorit amerikan dhe atij sovjetik në Shqipëri. Në mëngjesin e datës qershor erdhi delegati sovjetik dhe pasdite pritej të vinte nga Budapesti në Tiranë Prof. Albert B. Lord. Më caktuan të isha njëherazi shoqëruesi kryesor dhe përkthyesi i Lordit. Fatmirësisht më kishte rënë në dorë dhe kisha lexuar me kujdes dhe me shënime veprën themelore të Lordit “The Singer of Tales”, në të cilën ai vuri bazat e një teorie të re të strukturës dhe kompozimit të eposit epik popullor, si kyç për të kuptuar veprat klasike “Iliada” dhe “Odiseja” të Homerit.
Në një letër të dytë profesor Lordi, i njohur si duket me situatën politike të Shqipërisë, si vend i izoluar dhe me një përgjim të egër ndaj vizitorëve të huaj, pyeste se a mund të sillte me vete edhe një magnetofon dhe aparat fotografik, që të regjistronte ngjarjen shkencore dhe shfaqjet folklorike. Kjo kërkesë më vuri në mendime dhe dëshmonte se si shihej Shqipëria nga bota demokratike. Profesor Lordi gjatë rrugës së kthimit për në Tiranë, më tregoi për ekspeditën në Shqipërinë e veriut më , si edhe për regjistrimin e këngëve popullore shqiptare e veçanërisht të atyre heroike.
Lordi shtoi se në Harvard kishte një fond të epikës heroike shqiptare dhe se mendonte që fondin shqiptar ta botonte në një vëllim të veçantë në të ardhme.
Kumtesa e Profesor Lordit rreth epikës legjendare dhe rolit të rapsodit në pasurimin e varianteve bazë, u ndoq me interes dhe ngjalli diskutime të shumta. Pas dy ditëve të ngjeshura me kumtesa dhe diskutime, pjesëmarrësit shkuan në Shkodër që të merrnin pjesë në shfaqjen e grupeve folklorike, që u mbajt në teatrin “Migjeni”. Prof. Lordi u largua drejt Italisë për të qëndruar disa ditë në Akademinë Amerikane në Romë. Andej dërgoi një letër falënderimi për pritjen dhe mbarëvajtjen e simpoziumit të zhvilluar në Tiranë.
Letrën ma dhanë mua ta përktheja. Në përmbajtje, siç përmenda më lart, kishte mirënjohje dhe falënderim për rektorin Kahreman Ylli. Në letë profesori shtonte edhe këto fjalë:
“Falenderim i takon edhe studiuesit të ri Agron Fico, jo vetëm si përkthyes.” Letra e dërguar nga Lordi doli se ishte hapur paraprakisht nga Sigurimi i Shtetit, gjë që m’u bë e qartë kur më thirrën në Degën e Punëve të Brendshme të Tiranës, ku me klithma m’u kërkoi t’u shpjegoja kuptimin “jo vetëm si përkthyes” që përmbante letra. Këtu fillon edhe saga e pareshtur e vuajtjeve të mia që më ndoqi plot vjet. Nga kërkimet në Universitetin e Harvardit në kapakun e fletores së parë, shkruar anglisht lexohej: “Koleksioni i baladave heroike dhe këngëve popullore të Shqipërisë, mbledhur nga Albert B. Lord, ”. Ato janë gjithsej fletore me faqe. Fletorja e fundit, me numrin , përmban treguesin e këngëve, që përfshihen në tetë fletoret e para. Pra, fletorja e treguesit të lëndës (ajo me numrin ) nuk është e plotë, në të nuk përfshihen këngët e fletoreve, të cilat sipas Lordit, janë dërguar më vonë nga Shqipëria; nga bashkëpunëtorët e tij Qamil Hoxha nga Bicaj (Kukës) dhe Murat Paci nga Tropoja. E gjithë lënda e mbledhur nga Lordi në Shqipërinë e veriut në vitet – përmban tekste, të mbledhura nga rapsodë të ndryshëm. Kjo dëshmon për një hulumtim të përpiktë dhe përzgjedhës, për kërkime cilësore.
Profesor Lordi, edhe pse atëherë i ri në moshë, ka ndjekur një metodikë rigoroze pune në terren dhe ka kryer kërkime një hapësirë gjeografike tepër të gjerë, që përfshin krejt Shqipërinë e veriut. Regjistri i parë daton më shtator dhe i fundit më tetor , pra një kërkim tepër i ngjeshur dhe intensiv.
Ja edhe vendet e eksploruara: Shkodër, Kastrat, Bogë, Theth, Abat, Mërtur, Kolgecaj, Tropojë, Bytyc, Bicaj, Prizren, Dukagjin, Pukë. Çdo këngë e mbledhur është e pasaportizuar: vendi i mbledhjes, data e regjistrimit, përkatësia fetare e rapsodit, shkollimi dhe të dhëna të tjera. Këngët e mbledhura sipas gjinisë dhe llojit i përkasin epikës heroike, pra vendin kryesor e zënë bëmat e Mujit dhe Halilit, por në regjistrimet në disqe alumini të rapsodëve dygjuhësh ka edhe mjafte këngë lirike dhe historike shqiptare. Secila pllakë zgjaste +minuta nga të dy anët. Këto incizime janë përdorur edhe nga muzikologu i njohur hungarez Bela Bartok, kur punonte për transkriptimin muzikor të tyre në Universitetin Columbia, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shkencëtarët e njohur amerikanë Milman Parry dhe Albert B. Lord të Universitetit të Harvardit krijuan teorinë gojore, për zbërthimin e enigmës disa shekullore homerike, zbulimin e ligjit të ngjizjes dhe krijimit të poemave homerike, njohur dhe si Teoria gojore Parry-Lord. Lordit vetë i pëlqente ta quante studim të Letërsisë Gojore tradicionale. Me kërkimet në terren në Ballkan, në vitet të shekullit të kaluar, mblodhën një lëndë folklorike të pasur dhe të larmishme të këtyre trevave, që u bënë laboratori i kërkimeve të tyre; pra hodhën themelet e teorisë moderne të folkloristikës.
– Profesor Fico, kam dëgjuar se ju e keni nxitur Kadarenë në krijimin e romanit “Dosja H”. Për kureshtjen e lexuesve, a mund të na flisni më
konkretisht?
Duhet të ketë qenë nga fundi i viteve ’, kur Kadare kishte shkruar një ese të mrekullueshme për ciklin e kreshnikëve në revistën “Nëntori”. Për interesin e madh që kishte ngjallur kjo ese, ishte vendosur që ajo të përkthehej në gjuhë të tjera, madje edhe në serbokroatisht. Por nga Instituti i Kulturës Popullore disa njerëz, të ndikuar nga metoda sovjetike, e shikonin eposin si vepër e fshatarësisë kundër feudalëve, kur në fakt ishte lufta e popullit shqiptar kundër pushtuesit sllav. Këndoheshin mijë vargje, si në kohën e Homerit, nga lahutarët shqiptarë e të tjerë bilinguistë.
Ato ditë e takoj Kadarenë fare rastësisht në sheshin “Skënderbej”. E përgëzova për esenë mbi eposin e kreshnikëve, ndërsa ai m’u përgjigj:
– Mirë ti po më lavdëron, por ata të Institutit [të Kulturës Popullore] po më gjuajnë me shkëmbinj dhe nuk ndalen.”
– Nëse do ta zgjerosh temën e eposit të kreshnikëve do të sugjeroja veprën e prof. Lordit, -i thashë, bindur që do ta bëja kureshtar. Teksa më dëgjonte, e ndieva se si u përfshi emocionalisht. Kishte padurim për ta patur librin sa më parë në dorë. Dhe kështu u takuam rishtazi, ia dhashë librin e profesorit amerikan ku flitej për përkatësinë e eposit të kreshnikëve. Nuk do të kalonte shumë kohë, kur mësova se Kadare kishte shkruar një roman të ri. Jam i lumtur sot kur mendoj se ai shkrimtar i madh e ktheu në vepër artistike të jashtëzakonshme këtë të vërtetë shkencore të profesor Lordit duke shkruar romanin “Dosja H”,
aq të vlerësuar nga lexuesi dhe kritika.
– Ndërkohë profesor, ju shkuat vetë në Amerikë dhe tashmë jetoni atje. A jeni takur me familjarë të Lordit, a i keni ruajtur marrëdhëniet me to?
Pasi kisha filluar mësimin e gjuhës shqipe me diplomatët amerikanë në ambasadën e tyre në Tiranë. Një nga diplomatët, zonja Jacqueline Muller u tregua e gatshme që të rivendosja marrëdhëniet me familjarët e Lordit. Zonja Jacqueline Muller, pasi u kthye nga një vizitë pune në Amerikë, më tha, se ishte interesuar për fatin e Albert Lordit dhe kishte mësuar se ai kishte ndërruar jetë para disa viteve dhe se familja e tij banonte në shtetin e Massachusets. Vajza ime e madhe Albana, e cila ishte në Amerikë, vendosi kontaktet me zonjën Lord nga ku unë u mirëprita në shtëpinë e saj për të kryer studime rreth punës së Albert B.Lord dhe Melman Parry në universitetin e Harvardit, nga i cili kanë dalë presidentë amerikanë dhe fitues të çmimit “Nobel”. Ishte mars i vitit , kur unë i preka me dorë fletoret me lëndën shqiptare mbledhur nga Albert Bates Lord, në bibliotekën e Harvardit e dyta për nga madhësia pas Biblotekës së Kongresit.
Gjatë atyre ditëve të paharruara në Cambridge të Bostonit, si i ftuar i familjes së Albert B. Lordit, dita më emocionuese ishte vizita në varrezat e qytetit për plotësimin e një pengu, por edhe një detyrimi moral ndaj këtij shkencëtari dhe miku të shquar. Zbrita nga makina dhe shkova drejt varrit të Lordit. Shpërndava lulet e sjella dhe, me plot emocion thashë “Dear profesor Lord. I kept my promise. I have come from Albania, to meet You…” (I dashur profesor Lord. E mbajta premtimin. Kam ardhur nga Shqipëria e largët të takohem me Ty.) Dhe i përlotur shtova…”Të ndritë shpirti, i nderuar profesor Lord”.
Marrë nga ExLibris /KultPlus.com