Agron Saliu në Cite International des Arts në Paris

Në atelien e Cite International des Arts në Paris, përgjatë muajit shtator do të jetë i pranishëm artisti shqiptar Agron Saliu, shkruan KultPlus.

Saliu i cili njihet për një punë mjaftë të veçantë ka potencuar për KultPlus se ai në këtë atele po merr pjesë me mbështetje të Ministrisë së Kulturës së Maqedonisë së Veriut.

“Në rezidencën e artistëve Cite International des Arts në Paris do të trajtoj portretet në vizatim”, ka thënë Aliu, i cili ka shtuar se këtë konkurs e ka fituar për të dytën herë në karrierën e tij profesionale, dhe i gjithë projekti do të realizohet përbrenda muajit shtator të këtij viti./KultPlus.com

Shkupi nikoqir i ekspozitës së Agron Saliut, u prezantuan portretet e të famshmëve shqiptarë (FOTO)

Portrete të ndryshme të të famshmëve shqiptarë, duke përfshirë: Nënën Terezë, Bekim Fehmiun, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin dhe shumë figura të rëndësishme shqiptare janë prezantuar nëpërmjet ekspozitës personale të artistit Agron Saliu, shkruan KultPlus.

Ekspozita është hapur në ambientet e Galerisë Kic, kurse kjo ekspozitë do të jetë e hapur deri më 17 tetor. Kurse Fatmir Sulejmani, me rastin e hapjes së kësaj ekspozite, nëpërmjet një recensioni ka vlerësuar Agron Saliun, si një artist me emër të përveçëm.

“Për mua, ai është ambasador arti gjithandej ku ekspozon reliktet e shpirtit – portretet e punuara me dashuri dhe përkushtim të veçantë”, ka vlerësuar ai, kurse për veprat veprat e kësaj ekspozite, të përgatitura gjatë dy viteve të fundit, sipas tij janë realizuar kryesisht me teknikën vaj në pëlhurë, ndërkaq, sa i takon formatit, janë të gjitha të njëllojta. /KultPlus.com

35 vepra të Agron Saliut u prezantuan në Podgoricë

Artisti nga Maqedonia, Agron Saliu i cili dita ditës është duke e marrë epitetin e artistit të portreteve, mbrëmë është prezantuar me ekspozitë personale në Podgoricë, shkruan KultPlus.

Agron Saliu ka thënë për KultPlus se kjo ekspozitë është realizuar në Pavionin Artistik të Podgoricës kurse është organizuar nga Shoqata e Artistëve Figurativ të Malit të Zi.

“Hapja e kësaj ekspozite është bërë nga presidenti i kësaj shoqate Igor Rakcevic. Në këtë ekspozitë janë ekspozuar 35 vitzatime- portrete me titull 27”, ka thënë Saliu, duke thënë për fund se krejt kjo ekspozitë është mbështetë nga Emka Petrol./KultPlus.com