Ahmet Zogu nën këndvështrimin e një historiani të huaj

Mbreti Zog i shqiptarëve ishte monarku evropian më i pazakontë i shekullit të 20-të; një njeri pa asnjë lidhje mbretërore që themeloi mbretërinë e tij në vitin 1928. Bashkëkohësit nuk dinin çfarë të mendonin. Epitetet për të varionin sipas shijeve dhe opinioneve nga me te ndryshmet. Sigurisht që në sytë e të huajve mbërritja e beftë e këtij mbreti,shtoi misterin e një vendi të njohur kryesisht për malet, revoltat dhe gjakmarrjen. Sado që Mbreti dëshironte të identifikohej me rregullin dhe progresin, emri i tij ishte më së shumti i lidhur me intrigat politike qe implementoheshin atehere ne politiken e brishte shqiptare. Ai ka rrëfyer: “Jeta ime është një histori aventurash”. Oborri i tij në miniaturë në Tiranë vuri në punë imagjinatën e botës perëndimore në vitet ’30, para se fashistët italianë ta detyronin të arratisej dhe stalinistët e post-luftës ta mbanin aty. Komunistët më pas e minimizuan vendin e tij në histori, vendin e një njeriu që sipas çdo standardi objektiv duhej të renditej si një prej figurave të tij më të shquara. Për pesë dekada me radhë Shqipëria ishte një vend i mbyllur, sinonim i marksizëm-leninizmit, por si kudo në Evropën lindore, përfundimi i Luftës së Ftohtë ka shfaqur vazhdimësi të së shkuarës së para luftës që sistemi totalitar i kishte fshirë. Një editorial i “The Times” iu referua njëherë “mbretit të çuditshëm Zog si një shtojcë ireale” e historisë së Shqipërisë. Ky libër ka si qëllim ta bëjë atë të duket real. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme, me kufij të mirëpërcaktuar dhe një traditë qeverisjeje ftohen të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane.Mbreti Zog ishte një kuriozitet dhe mbeti kështu deri ne fund.Nga bashkëkohësit e tij ai etiketohej si nje personalitet me rezonance te gjere. Edhe sot reputacioni i tij është burim debatesh, por Zogu ishte padyshim një prej figurave më të shquara në historinë shqiptare. Edhe pse i njohur për politikbërje origjinale, ai premtoi të vinte rregull e progres në një vend që s’kishte njohur prej kohësh asnjërin prej këtyre. “Unë e bëra Shqipërinë”, ka thënë ai.Në biografinë e parë të plotë, Jason Tomes eksploron realitetin pas një njeriu të përshkruar nga “The Times” si “mbreti i çuditshëm Zog” dhe dëshmon se ai ka qenë produkt i një hapësire dhe kohe unike. Njerëzit që jetojnë në vende të sigurta e të qëndrueshme janë të ftuar të lënë mënjanë supozimet e tyre mbi monarkinë moderne evropiane dhe të njihen me një mbret, i cili u ka qëlluar atentatorëve të tij dhe që i paguante faturat me shufra ari.

JASON TOMES ka dhënë mësim lëndën e historisë dhe politikës moderne në universitetet e Oksfordit, Varshavës dhe Bostonit. Interesi i tij mbi Shqipërinë daton 25 vjet më parë, kur ai dëgjoi për herë të parë në valë të shkurtra radio Tiranën. Ai është autori i librave “Balfour” dhe “Foreign Policy” si dhe mbi pesëdhjetë artikujve për “Oxford Dictionary of National Biography”.

Një audiencë me mbretin Zog

Vendi më i harruar i Evropës, Shqipëria. Në vitet ’30 tragetet zbarkonin çdo ditë nga taka e Italisë dhe një avion pesë vendesh i “Adria-Aero-Lloyd” fluturonte tre herë në javë drejt aeroportit të Tiranës, por shërbimet ishin nën standardet e përdorimit dhe nuk viheshin dot në punë pa subvencione. Në vendin më të vogël ballkanik, të huajt ishin aq të rrallë sa bëheshin menjëherë të famshëm. Një anglez, francez apo amerikan i respektuar, i cili shfaqte interes të kënaqshëm ndaj vendit mund ta kishte relativisht të lehtë të përftonte një pritje nga mbreti-politikan. Ekzistonte një histori sipas të cilës kur Zogu mërzitej u telefononte hoteleve për të gjetur ndonjë të huaj interesant që të shkëmbente dy llafe me të. Pallati i tij ishte më pak se pesë minuta larg dhe gjuha e përbashkët gjendej shumë kollaj. Mbreti nuk ishte kozmopolitan, por ai fliste turqisht shumë mirë, gjermanisht mirë dhe frëngjisht mjaftueshëm për të biseduar. Anglishtja nuk ishte opsion, ai refuzonte të humbiste kohë me një gjuhë, e cila i bindej gramatikës vetëm dhjetë për qind. Një roje me një “Z” të ndritshme në pelerinë shoqëronte vizitorët përmes rrugës me tulla të kuqe në kompleksin mbretëror, në juglindje të sheshit qendror. Një sekretar, mbase Sotir Martini, apo adjutanti energjik Zef Sereqi shfaqeshin para të ftuarve për t’i informuar mbi disa pika të protokollit. Dymbëdhjetë hapa më tej shfaqej vila dykatëshe me stuko të verdhë, e cila ishte ndërtuar për një tregtar turk para luftës. I drejtuar në sallonin e vogël të pritjes me pasqyra të ndritshme dhe llambadarë venecianë vizitori mund të shihte stallierin e oborrit nëpërmjet perdeve përpara se të shfaqeshin kanatet e xhamit. Një burrë me flokë kafe dilte menjëherë në skenë, i ulur në fund të një dhomë të gjatë dhe të ndriçuar mirë, e mobiluar në stil modern me letër muri ngjyrë të gjelbër. Mbreti dukej i vogël dhe thuajse i padukshëm ndërmjet tryezës së madhe prej druri të kuq dhe portretit të madh të varur në murin mbas. Syprina e tryezës ishte e rregullt dhe me shkëlqim. Në pikturë shfaqej një grua e ashpër meso-moshë me një paraqitje jo dhe aq mbretërore. Vizitori hynte në dhomë dhe kollitej lehtë. Kishte gjithnjë një shtëllunge tymi duhani dhe rrallëherë ndonjë dritare të hapur. Ai përkulej tre herë (siç ishte udhëzuar) dhe ecte përpara me hapa të kujdesshëm. Ata më me pak fat janë penguar shpeshherë në qilimat dekorativë të shtruar në dyshemenë e lëmuar. Teksa i afrohej tryezës, sytë e tij përqendroheshin në tiparin më ekstravagant në horizont: Mustaqet e Mbretit. Edhe pse shumë të mëdha, ato ishin gjithmonë të rregulluara dhe të stiluara me maja të holla të rregullta. Tundimi për t’u ngulur sytë mustaqeve duhej nënshtruar teksa mbreti ngrihej avash dhe pëshpëriste disa fjalë përshëndetje me zë të ulët e të qartë. Ai ishte rreth 1 metër e 80 i gjatë, qëndrimi i tij i drejtë dhe figura e tij thatime. Ai bënte çmos që të dukej i mbajtur: Një kostum ngjyrë gri dopiopet nga Savile Roë, një këmishë e bardhë nga Sulka, Paris, këpucë të prodhuara me dorë në Itali. Një buzëqeshje e qetë shoqëronte shtrëngimin e fortë të dorës dhe vizitori ulej.

“Një cigare?”

Me një gjest mospërfillës, Mbreti ofronte një sërë markash cigaresh nga tavolina e tij. Ai merrte gjithnjë një për vete (i kërkonte falje jo duhanpirësve) dhe teksa cigarishtja e mbante të zënë për një moment, vizitori mund të skanonte në mendje mbretin. Ai kishte një fytyrë të gjatë si rozë, jo me tipare mesdhetare, që vinte në formë konike nga balli i gjerë tek mjekra e ngushtë. Balli ishte i lartë dhe mund të kishte qenë më i lartë po të mos ishte për flokët e krehur në anën e majtë. Më pas, vihej re, sado e çuditshme që të ngjajë, se mjekra nuk ishte aq e mprehtë sa dukej në fotografi. Tipari që binte më shumë në sy ishte hunda e drejtë, e cila në profil shkrihej me ballin në vijë të drejtë. Herë pas herë vetullat e rëna i jepnin një pamje zymtësisht të përvuajtur që ngjante simpatike dhe lehtësisht komike. Vizitori më pas pyeste veten nëse aristokrati 38-vjeçar ishte vërtet prijësi i pamëshirshëm malësor, i cili kishte shkatërruar rivalët e tij dhe themeluar mbretërinë. Zogu ulej në karrigen e tij, buzëqeshte sërish lehtë, a thua se po i zbulonte vizitorit hijen e një sekreti që veç ai vetë e dinte. Pavarësisht plogështisë që i shfaqej në portret, sytë blu në gri ishin gjithmonë në gatishmëri. “Shkrepini pyetjet tuaja të pavend”, thoshte duke qeshur përpara se të vazhdonte të jepte përgjigje krejtësisht të matura. Pse e ktheu Shqipërinë nga republikë në monarki para disa vjetësh? Kishte vetëm një arsye për këtë. Ndryshimi ishte bërë në përputhje me shpirtin dhe dëshirën e shqiptarëve, themeli politik i të cilëve kishte qenë gjithnjë ndarja në prijës e baronë, secili i udhëhequr nga një shef suprem. Intonacioni i zërit të tij ngjante çuditërisht i ri; një lloj rezervimi adoleshent davariste menjëherë idenë e një gjarpri dhome. “I vetmi ndryshim për mua është se, në vend që të punoj tetë orë në ditë tani punoj 18 dhe mbaj përgjegjësi për gjithë shtetin. Jam një punonjës i vetëm që bëj punën time. Ky është kuptimi i mbretërisë për mua”, thoshte me një ngërdheshje komike. Mbreti sigurisht nuk e mohonte faktin se Shqipëria kishte probleme të mëdha financiare. Si mund të përballojë një familje mbretërore një komb aq i varfër? Ky kundërshtim zhvendosej me mirësjellje nga atmosfera. “Financiarisht, një mbret nuk i kushton një vendi asnjë qindarkë më shumë se një president”. Të dy kanë nevojë për një pallat. Të dy kanë nevojë për roje. Me një buzëqeshje tjetër – e ngjyrosur me një nuancë të pavend melankolie romantike – Zogu i referohej uniformës së tij të bardhë me zbukurime floriri, e lidhur ngushtë me të. Ajo ishte blerë para se ai të merrte fronin: “Kur isha president duhej të vishesha siç ma kërkonte posti, por edhe më i varfri i shqiptarëve ka një nuancë mbretërore, ndaj tani që jam mbreti i tyre nuk është e nevojshme që ta theksoj në një ndonjë mënyrë”. Në një mënyrë kokëfortë dukej sikur ai kërkonte aprovim, edhe intimitet. Ai kishte një intonacion intim të alternuar me përmbajtjen aspak personale të përgjigjeve të tij dhe i mbante sytë e ngulur me ngulm tek i ftuari, i pavëmendshëm ndaj gumëzhimave të ndihmësve të tij që depërtonin mes dyerve të xhamit. Ishte gabim i zakonshëm që monarkia të konsiderohet si luksoze, vazhdonte më tej ai. “Adoptimi i një regjimi që i shkon më shumë për shtat vendit garanton stabilitet më të madh të brendshëm, i cili si pasojë garanton dhe mbështetje më të madhe të huaj”. Një republike ballkanike s’kishte qenë ndonjëherë anomali. Sigurisht, mbreti i shqiptarëve nuk mendonte se i takonte e drejta hyjnore. Ai ishte një monark kushtetues, i cili e kuptonte se pushteti i tij vinte nga njerëzit.

Kjo nënkuptonte një regjim të lirë dhe demokratik?

Zogu ishte gati të tundte kokën në shenjë miratimi, kur i kujtohej se të huajt kishin zakonin e ngatërrueshëm të ulnin e ngrinin kokën për të pohuar dhe të tundin kokën anash për të mohuar. Ai sforcohej për të lëvizur kokën poshtë-lart. “Si mbret i popullit tim unë nuk kam asnjë interes se cila parti fiton dhomën e lartë përmes metodave kushtetuese. Kjo do të ndihmojë në edukimin e njerëzve sipas linjave demokratike, si në SHBA dhe do të sigurojë liri më të madhe për të gjithë”.

Kishte parti politike në Shqipëri?

Jo në kuptimin formal për momentin, rrëfente ai. Për momentin, mbreti i shqiptarëve duhej të ishte lideri dhe mësuesi i popullit të tij. Zhvillimi i vërtetë politik, do kohë. “Nuk mund të mësohet një fëmijë pesë vjeç njësoj siç mund të mësohet një i rritur. Vetëm me vazhdimin e luftës ndaj analfabetizmit, fuqitë dhe përgjegjësitë e njerëzve të zgjedhur si përfaqësues, mund të rriten.” Progres i konsiderueshëm ishte bërë në arsim, theksonte ai. Jo shumë kohë më parë, jo më shumë se dy mijë fëmijë shkonin në shkollë. Sot, ky numër ishte rreth 60 mijë.

Kur do të fitojnë femrat shqiptare të drejta të barabarta politike?

“Statusi i lartë e femrave është një prej faktorëve kryesorë në forcimin e një shteti”, deklaronte me bindje Zogu. “Mendoj se do të ndjej përmbushjen e misionit më të madh të jetës sime, kur statusi dhe kultura e femrave në Shqipëri të arrijë majat, fillimisht në lartësinë e vendeve të tjera ballkanike e më pas në nivelin e femrave të botës perëndimore”. Të drejtat politike ishin vetëm një segment i procesit. “Unë dua t’i arsimoj femrat, por dua dhe t’u mësoj të jenë nëna e shtëpiake të mira. Unë dua që femrat shqiptare të jenë gra të mira si ajo”. Ai e kthente karrigen dhe përkulej lehtësisht ndaj portretit që varej në murin pas tij, i vetmi portret në dhomë në fakt. “Ajo është nëna ime”, shpjegonte ai me ndjenjë dhe ndalej një moment për të vënë rregull në mendimet e tij e për të ndezur një cigare tjetër. Poligamia dhe fejesa në djep ishin ndaluar tashmë dhe shumë shpejt do hiqej dhe perçja. “Do jetë një proces i gjatë sepse na duhet të çrrënjosim shumë paragjykime e menjëherë më pas do të vijë dhe e drejta e votimit për femrat.

E drejta e votës për gratë është një fenomen i ri dhe në shoqëritë më të avancuara, kujtoni.

“Ne jemi shekuj pas Evropës për sa i përket civilizimit”, vërente Mbreti me një rrudhje vetullash. Kushdo mund ta dallonte se subjektet e tij të bisedës ishin injoranca dhe progresi. Nuk ishte faji i tyre. Sundimi turk deri në vitin 1912 i kishte lënë ndjenjat, moralin dhe metodat bujqësore të Mesjetës. Nëse vizitori udhëtonte në male, ai do shokohej me kushtet më të varfra të jetesës që mund të gjendeshin në Evropë. “Më vjen shumë turp nga kjo ndonjëherë”, psherëtinte ai. “Justifikimi ynë i vetëm është se nuk i bëjmë dot të gjitha njëherësh”. Pesëqind vjet qëndrim në vend, duhej të ç’bëheshin në një farë mënyre. “Është qëllimi im që të civilizoj njerëzit e mi dhe t’i bëj me sa të mundem që të përftojnë zakonet dhe traditat perëndimore”. Gjakmarrja mund të jetë e pranishme në vende të ndryshme të mbretërisë, por ligji dhe rregulli kishin bërë progres të madh së fundmi. Mbreti thoshte ftohtë se dhe ai vetë ishte objekt i shumë armiqësive, e asnjë prej tyre s’kishte pasur sukses. Në një pikë të intervistës, Mbreti e linte cigaren dhe përkulje lehtë me vështrim reflektues ndër sy. Duke vënë duart e bardha delikate në tryezë, ai fliste butë dhe ndershmërisht: “Unë do u mbetem besnik interesave të Shqipërisë dhe mirëqenies së popullit të saj, edhe nëse më duhet të sakrifikoj jetën. Nëse këto fjalë nuk justifikojnë veprimet e mia, atëherë gjithçka kam bërë deri tani për vendin tim, është thjesht shtirje”.Kushdo që s’ishte bindur nga ndershmëria e Zogut deri në këtë pikë, mbase s’do bindej kurrë. Sidoqoftë, vizitori i sjellshëm i uronte suksese në misionin e tij. Ministër i Brendshëm në moshën 24-vjeçare; Kryeministër në moshën 27-vjeçare; President në moshën 29-vjeçare dhe mbret në moshën 32-vjeçare – ai me siguri që kishte punuar fort për konsolidimin e kombit shqiptar. Sovrani i kënaqur falënderonte më pas vizitorin për mendjemprehtësinë e tij. Qeveritë e huaja, fatkeqësisht nuk ishin gjithnjë aq të shpejta për të vlerësuar punën e tij. Shqipëria ishte një vend i vogël, thuajse aq sa Uellsi apo Nju Xhersi: 354 kilometra e gjatë dhe 144 e gjerë. Por Zogu insistonte se pozicioni në hyrje të detit Adriatik, i jepte rëndësi strategjike të rëndësishme. “Pavarësia e Shqipërisë është thelbësore për paqen në Evropë”, pohonte ai. Duhet të jetë një shtet neutral, i përhershëm si Zvicra. Ky krahasim mund të çohej dhe më tej. Ëndrra e tij ishte që një ditë, rrugët dhe hotelet e reja e të bukura, do ta kthenin “Hirushen” e tij në një destinacion turistik të lakmuar, duke ofruar edhe ski alpine, edhe plazhe mesdhetare.

Përgatiti: Albert Vataj/ KultPlus.com

‘Preferoj të flas për vendin tim sesa për veten…’ — Intervista e vetme dhënë një gazete evropiane nga Ahmet Zogu, monarku më i ri i Evropës

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 14 Dhjetor 2024

“Daily Express” ka botuar, të premten e 7 shtatorit 1928, në faqen n°9, intervistën ekskluzive asokohe me Mbretin Zog I në Shqipëri, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Deklarata e drejpërdrejtë e Mbretit të Shqipërisë

Burimi : Daily Express, e premte, 7 shtator 1928, faqe n°9
Burimi : Daily Express, e premte, 7 shtator 1928, faqe n°9

Planet për të ardhmen e vendit të tij

Nga G. E. R. Gedye,

Korrespondenti special i “Daily Express”.

Tiranë, e enjte, 6 shtator.

Sapo jam kthyer nga një audiencë e gjatë që më dhuroi Mbreti Zog I i Shqipërisë. Ishte e vetmja intervistë që i është dhënë një përfaqësuesi të një gazete evropiane nga monarku më i fundit (i ri) i Evropës.

Ishte një përvojë e çuditshme të ecja nga hoteli im i vogël, i veshur në stilin Perëndimor – kapele dhe xhaketë – nëpër rrugët e këtij fshati të vogël turk, i cili ka luftuar trimërisht për dy vjet për t’u bërë një qytet mjaft i denjë për t’u bërë kryeqyteti i Shqipërisë.

Kalova nëpër dyqanet ku poçarët me çallmë ishin ulur këmbëkryq, duke i dhënë formë argjilës si në kohën e Omar Khayyam-it dhe kalova sheshin ku javën e kaluar trupat e katër burrave të dënuar për komplot për të vrarë mbretin Zog u varën gjatë gjithë ditës në një trekëmbësh si një paralajmërim për të gjithë përreth, deri në pallatin ku ishin vendosur burra që i përkisnin truprojës së famshme të mbretit të ri.

Roje piktoreske

Vetë pallati është një ndërtesë piktoreske, e ulët, një lloj shtëpie njëkatëshe gjigante. Anëtarë të tjerë të truprojës dhe rojeve, të veshur me uniformën piktoreske flakë të kuqe me bishtalecë të zinj, të veshur me kapele gëzofi dhe të armatosur me pushkë të mbushura, ruanin paradhomën ku më priti kolonel Sareggi, shefi i kalorësisë së Mbretit të Malit.

Kolonel Sareggi më çoi nëpër një kopsht, përmes një paradhome të mbuluar me qilim të trashë dhe sixhade, në një dhomë të gjatë, me tavan të ulët, me qilima madhështorë orientalë dhe të zbukuruar me një pikturë të vetme — atë të nënës së mbretit Zogu, — për të takuar njeriun karriera e të cilit ka pushtuar imagjinatën e botës.

Ishte një figurë e hollë pothuajse djaloshare, e veshur me një uniformë të thjeshtë kaki me jakë flake të kuqe dhe bishtalecë ari, e cila ngrihej me mirësjellje nga një karrige e lartë prej lisi e kurorëzuar me dy shqiponja për të më pritur. Kisha përshtypjen e syve të kaltër tërheqës, të shpejtë për të buzëqeshur ose të ngushtë në përqendrim kur diskutonim çështje serioze, një gojë të fortë e të drejtë që tregonte vendosmërinë dhe një aftësi për të marrë vendime të menjëhershme, ndërsa Mbreti Zog doli përpara për të më takuar duke më shtrënguar dorën, duke më treguar një karrige dhe duke më thënë : “Përshëndetje. A pini duhan ?

Flet rrjedhshëm gjermanisht

Ishte një përshëndetje tërësisht angleze, megjithëse e folur në një gjermanishte të rrjedhshme, teksa më kaloi një kuti cigaresh.

Ju e kuptoni, — fillova unë, — që Daily Express më dërgoi në Tiranë sepse ngjitja juaj në fron ka ngjallur interes të madh në vendin tonë. A mund t’ju kërkoj të na jepni disa detaje rreth karrierës suaj ?

Këtu takova refuzimin e vetëm gjatë bisedës një orëshe. “Nuk e konsideroj formë të mirë të flas për veten time. Le të flasim për diçka më të rëndësishme ndoshta për vendin tim”, — tha Mbreti Zog.

Askush nuk mund të kundërshtojë mbretërinë.

Cili do të jetë, në vija të përgjithshme, efekti në Shqipëri i shpalljes suaj Mbret ?” — e pyeta unë.

Para së gjithash, – u përgjigj ai, – shpresoj ta çliroj vendin nga betejat e kota partizane. Presidenti i Republikës ishte detyrimisht njeri partiak, i detyruar të favorizonte partinë që e kishte zgjedhur, ndërsa partitë e tjera luftonin vazhdimisht për ta zëvendësuar me kandidatët e tyre. Mbreti do të jetë mbi partitë, në shërbim të vendit në tërësi, i cili do t’i shpëtojë zgjedhjeve presidenciale periodike dhe destabilizuese.

Njerëz të prapambetur.

Ministria, ushtria dhe xhandarmëria do të qëndrojnë në komunikim të drejtpërdrejtë me monarkun pa asnjë ndërhyrje të palës së tretë. Ne jemi një popull primitiv dhe i prapambetur, i mësuar me parimin trashëgues dhe i paaftë për të vlerësuar domethënien e republikës. Fiset malore janë qeverisur gjithmonë nga një prijës trashëgues.

A do të ndryshojë shumë dinjiteti mbretëror mënyrën tuaj të jetesës ?” — e pyeta.

Shumë pak”, u përgjigj ai. “Si gjithmonë, unë do të ngrihem në pesë, do të filloj punën në shtatë dhe do të vazhdoj deri në shtatë të mbrëmjes, me një interval nga mesdita deri në tre.

Ju vetë e dini se sa urgjente është të arrihen gjërat në Shqipëri. Mbi të gjitha, ne kemi nevojë për paqe dhe një regjim të qëndrueshëm, që duhet të na japë një monarki. Financiarisht, një mbret nuk do t’i kushtojë vendit asnjë qindarkë më shumë se një president.

Detyra ime do të jetë t’i siguroj vendit tim të sprovuar, Hirushes së Evropës, hekurudha, të cilat nuk i kemi ende, rrugë të përshtatshme, shërbime postare e telegrafike dhe arsim praktik.

Nuk kam ndërmend të bëj gabimin duke krijuar një ushtri burokratësh gjysmë të arsimuar. Brezi ynë i ri do të kalojë nga shkolla fillore në shkolla praktike të përshtatura për nevojat e vendit, ku do të mësojë bujqësi, gërshetim (tjerrje) apo përpunim të metaleve.

Tashmë kemi themeluar tre kolegje për djem dhe për vajza. Çdo nënprefekturë ka nga 100 deri në 150 shkolla dhe ne kemi shpenzuar paratë e marra nga kreditë e jashtme për sistemin ujitës dhe përmirësime të tjera bujqësore, si dhe për importimin e racave më të mira të bagëtive.

Shumë kritikë të huasë suaj në Itali,” i thashë, “sugjerojnë se ajo po përdoret për t’i krijuar asaj një urë për pushtimet e saj në Ballkan.

Mbreti qeshi.

Marrëzira keqdashëse dhe qesharake,” — tha ai.

Mbreti Zog vazhdoi të diskutojë zakonet luftarake të nënshtetasve të tij malësorë dhe të shpjegoi se si synon të merret me to.

Sado e rrënjosur thellë që mund të jetë tradita e hakmarrjes familjare,” tha ai, “tradita e paprekshmërisë së miqësisë pasi të jetë shtrirë dora është aq e thellë sa një ceremoni e thjeshtë e kremtuar në praninë time nga udhëheqësit e mi besnikë do t’i japë fund përgjithmonë këtyre grindjeve të tmerrshme. Më pas pushkët që mban çdo malësor do të hidhen tutje.

Njerëzit e mi do të kenë akses të lirë tek unë në çdo kohë, brenda kufijve të lejuar nga punët e shtetit.

Ju po e çoni popullin tuaj drejt qytetërimit perëndimor,” — i thashë.

Jam i bindur për këtë,” deklaroi Mbreti Zog. Dhe jam i bindur se vendi im tani do të jetë vërtet i bashkuar nën një regjim që e kërkon karakteri i popullit.”/ KultPlus.com

La Gazetta di Puglia (1927)/ Fytyra e Ahmet Zogut shkëlqen si ajo e një artisti kur flet për zhvillimin e Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 9 Tetor 2024

“La Gazetta di Puglia” ka botuar, të dielën e 22 majit 1927, në faqen n°3, një shkrim asokohe mbi kontributin e Ahmet Zogut në zhvillimin e Shqipërisë, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar : 

Ahmet Zogu

Burimi : La Gazetta di Puglia, e diel, 22 maj 1927, faqe n°3
Burimi : La Gazetta di Puglia, e diel, 22 maj 1927, faqe n°3

Ahmet Zogu ka prerogativën e lakmueshme për të qenë kreu i shtetit më i ri  në botë. Ai është rreth tridhjetë vjeç dhe në manifestimet e vazhdueshme të veprimtarisë dhe vullnetit të tij ka mundur t’i japë vendit të tij, të ndarë deri tani nga anarkitë më konservatore, aspektin me të vërtetë të denjë për një shtet, i cili qoftë edhe i vogël, dëshiron të vendoset në nivelin e të tjerëve në fushën e qytetërimit dhe përparimit.

Në fakt, kushdo që shqyrton kushtet aktuale të Shqipërisë, veprat e rilindjes që po kryhen, organizimin e shtetit jo si një shprehje abstrakte, por si një autoritet që zëvendëson gjithçka, gjithë entuziazmin që zgjon energjitë e fshehura të raca në vendin e vogël të shtypur nga zgjedha turke për kaq shekuj, nuk mund të mos vërehet sesi flaka e gjithë këtij kompleksi aktivitetesh, qendra e gjallërimit, është Presidenti shumë i ri i Republikës.

Ai bën një jetë të vështirë pune. Nuk ka asnjë problem të madh apo çështje të hollësishme që nuk është shqyrtuar dhe zgjidhur personalisht nga ai. Dhe kështu ai fiton avantazhin për të sjellë gjurmën e personalitetit të tij vendimtar edhe në gjërat më modeste. Në godinën modeste që ruajnë truprojat dhe në dhomat e bardha që kanë pamjen e një shtabi ushtrie, me oficerët e paktë të shtëpisë së tij ushtarake, ai kalon orë e orë të tëra me këmbëngulje të frikshme dhe përpjekje fizike përhapur nëpër këto krahina, ku deri disa vite më parë mesjeta dukej se mbijetonte me gjithë barbarizmin dhe të gjitha kontradiktat e saj.

Ahmet Zogu nuk ka një pamje nga e cila të dallohet veçanërisht personaliteti i tij. Elegant, i thjeshtë, tek ai ka një dinjitet të veçantë që i mban në distancë ata që i afrohen. Në intimitet, megjithatë, ai është i sjellshëm, i ëmbël, i sjellshëm me të gjithë. Mirëpo, kur flet për vendin e tij, për atë që ka ndërmend të bëjë për Shqipërinë, atëherë fytyra e tij shkëlqen si ajo e një artisti që flet për punën e tij dhe nga sytë e tij të ftohtë e gri kalojnë llamba (shkëlqime – flakë) të gjalla.

Nga një familje e vjetër – ndoshta më e vjetra në Shqipëri – ajo që mbeti tek ai ishte siguria e sundimit që ishte tipike e atyre udhëheqësve të mëdhenj shqiptarë ndaj të cilëve, për t’i dashuruar ata, sulltanët tregoheshin bujarë me shpërblime dhe ndihma. Mirëpo, ky karakter i veçantë i sigurisë iu kalit me zakonet e udhëtimit dhe kontaktit me racat e tjera.

Një mik i sinqertë i Italisë, sepse e kupton se jeta dhe zhvillimi për vendin e tij janë të pamundura pa mbështetjen tonë vëllazërore, ai është një admirues entuziast i Musolinit dhe sa herë i afrohet një italiani nuk mungon ta pyesë me atë mprehtësi që e dallon për kreun e qeverisë sonë dhe për fashizmin.

Ahmet Zogu mezi afrohet. Jeta e tij e vështirë e punës e ndalon atë nga çdo shpërqendrim. Por herë pas here makina presidenciale ikën nga rrugët e Tiranës drejt detit. Ky është i vetmi argëtim që bën Kreu i Shtetit. Verës largohet në vilën e bardhë që zbukuron malin, rrëzë të cilit Durrësi gëzohet në diell; por edhe atëherë puna vazhdon : vetëm streha ka ndryshuar.

Kur Ahmet Zogu ishte ministër i Brendshëm në një qeveri apatike, pavarësisht se i njihte cilësitë e padyshimta, askush nuk do ta kishte menduar se ai i ri biond dhe elegant, me një pamje të qetë dhe paqësore, do të shfaqej më vonë për atë që në të vërtetë është sot animatori i Shqipërisë, transformatori i popullit të tij.

Në shtetin e tij të vogël, ai është siç ishte Pjetri i Rusisë në perandorinë e madhe dhe të përgjumur moskovite, dhe ka cilësitë e vullnetit këmbëngulës të Carit të madh.

Do të mjaftonte synimi për ta bërë Tiranën më të mirën ndër kryeqytetet ballkanike për të parë se çfarë flakë të lartë dhe çfarë këmbënguljeje të padiskutueshme ka në ndjekjen e ëndrrave të ambicieve të tij fisnike, pra për ta bërë Shqipërinë e deritanishme të braktisur, një komb të lulëzuar që me besim di të shikojë nga e ardhmja dhe të fitojë vendin që i takon në Evropë./ KultPlus.com

Ndahen çmimet e panairit ‘Kamza Lexon’, vlerësohet vepra e Ahmet Prençit

Është mbyllur të mërkurën edicioni i III-të i panairit të librit “Kamza Lexon”, i cili zgjati për tre ditë me radhë. Në këtë panair, u zhvilluan ceremoni për ndarjen e çmimeve, ku ishin të pranishëm shkrimtarë, gazetarë, lexues dhe zyrtarë.

Çmimin e mirënjohjes e mori shkrimtari Bajram Karabolli , Viktor Canosinaj mori çmimin për librin më të mirë për fëmijët, Jamarbër Hoxha “ Forca krijuese në zhanrin prozë dhe poezi, Fatmir Toçi mori çmimin për “Librin më të mirë studimor”  ndërsa shkrimtari Ahmet Prençi për “Prozën më e mirë” me Brengën Prokurorit.

Ky i fundit në një pronocim për Euroneës Albania theksoi se ndjehet i emocionuar dhe se ndihet i motivuar për krijimin e një vepre tjetër.Teksa vlerësoi punën e bërë në Kamzë përsa i përket arsimit ,pati një mesazh dhe për të rinjtë.

“Ndjehem i emocionuar. Kjo më jep motiv për të krijuar një vepër tjetër. Shoh që ka një frymarrje tjetër në Kamzë. Shkollat kanë bibloteka të reja. Mesazhi i vetëm është  që të rinjtë të lexojnë sa më shumë e të kenë kontakt me librin”-tha Ahmet Preçi.

Ndërsa Irena Toçi, botuesja e librave të Jamarbër Hoxhes, 13-vjeçarit me aftësi ndryshe, tregoi se pavarësisht moshës Jamarberi është nje autor që vlerësohet lexuesit.

“Është kënaqësi që ku r e kam zbuluar Jamarbërin. Janë poezi filozofike që shprehin përjetimet dhe emocionet. Ky vlerësim dhe mbështetja që i kemi dhënë e kanë nxitur për të ecur në këtë rrugë. Është shumë i vogël në moshë për të qenë një autor i vlerësuar”-tha Irena Toçi.

Sakaq, Liridon Mulaj, organizator i këtij eventi tha se shkrimtarët në këtë panair ishin të zgjedhur, jo vetëm në Shqipëri por dhe nga diaspora. Mulaj përfundoi duke thënë sse synymi i tyre është që ky panair të kthet në një traditë dhe të zhvillohet çdo vit./euronews/ KultPlus.com

Dy romane të Ahmet Prençit sot promovohen në KultPlus Caffe Gallery

“Anja” dhe “Brenga e Prokurorit” janë dy romane të autorit Ahmet Prençi që kanë shënjuar një udhë të qartë për te lexuesi. Në Tiranë dhe në Shqipëri romanet, si rrallë kohëve të fundit, kanë tejkaluar autorin, aq sa shpesh ai thërritet në emrat e dy personazheve kryesor që mbajnë gjallë linjat e subjekteve, Anton Hilës dhe Martin Gurit. Pas pritjes jo me pak interes në qarqet letrare dhe më tej të veprave të tij, Ahmet Prençi vjen edhe në Prishtinë.

Sot, në KultPlus Caffe Gallery dashamirësit e letërsisë në përgjithësi dhe të romanit në veçanti do të njihen me një shkrimtar të rrallë.

Të rrallë për vetë faktin që ai vjen nga radhët e sistemit të drejtësisë dhe në fakt në të dy romanet që do të paraqiten për lexuesin fin të Kosovës, kanë në qendër të drejtën, betejën për të dhe fitoren nëpërmjet saj.

Nëse Anja është romani i dashurisë, Brenga është romani i dilemës së madhe ekzistenciale, është një manual të të bërit drejtësi, aq sa çdo punonjës i këtij sistemi, ndër ne, duhet ta ketë udhërrëfyes në çdo çastshmërinë e punës së tij. Ju ftojmë të ndajmë bashkë mendime mbi këto dy romane, që na diktojnë një autor të veçantë që duhet patur në vëmendje, jo vetëm nga lexuesi…

Promovimi i dy romaneve të Ahmet Prençit do të bëhet më 3 shkurt, në ora 11:00./ KultPlus.com

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të rrallë

Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu në një fotografi të shkrepur në Vjenë, në vitin 1917, shumë kohë para se mes të dyve, të niste armiqësia – shkruan Blendi Fevziu, i cili përcjell këtë shkrepje historike.

“Vjenë, 1917. Hasan Prishtina dhe Ahmet Zogu, në një fotografi të rrallë.

Të dy, më pas do të ishin deputetë, kryeministra dhe deri armiq politikë.

Hasan Prishtina u ndalua nga policia austriake, për atentatin e dështuar ndaj mbretit Zog në Vjenë, ndërsa Zogu u akuzua për vrasjen e Hasan Prishtinës në Selanik. Të dy bashkë, i kanë sot monumentet në qendër të Tiranës”, – shkruan ai. / KultPlus.com

Fotografitë ekskluzive të shpalljes mbret të Ahmet Zogut

Nga Aurenc Bebja

“Excelsior” ka botuar, të enjten e 6 shtatorit dhe të premten e 7 shtatorit 1928, në faqet n°6, fotografitë e ceremonisë së shpalljes mbret të Ahmet Zogut, të cilat, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, i ka sjellë për publikun shqiptar :

Shpallja e Ahmet Zogu, mbret i Shqipërisë, si Zog I – Excelsior 6 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pasi priti delegacionin e Asamblesë Kushtetuese, i cili i komunikoi lartësimin e tij në fronin e Shqipërisë, Ahmet Zogu, i shoqëruar nga oficerë dhe një skuadron kalorësish, shkoi në Asamblenë Kushtetuese, ku u betua për detyrën e re duke lexuar formulën e shenjtë, të cilën më pas e nënshkroi.

Foto : Në Tiranë, në dalje të Parlamentit shqiptar pas shpalljes së mbretërsië – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Në Tiranë, në dalje të Parlamentit shqiptar pas shpalljes së mbretërsië – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Anëtarët e trupit diplomatik me rroba civile dhe personalitetet shtetërore morën pjesë në takim. 

Foto : Ahmet Zogu – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Ahmet Zogu – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Pati njëqind e një të shtëna me top me rastin e  ngjitjes së tij në fron.

Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Rezidenca e mbretit të ri të Shqipërisë në Shkodër – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Festimet që shoqëruan, në Tiranë, kurorëzimin e mbretit të Shqipërisë, Zogu I – Excelsior, 7 shtator

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Ne bëmë një përmbledhje të detajuar të ceremonive që u zhvilluan në Tiranë për kurorëzimin e Ahmet Zogut si mbret i Shqipërisë.

Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Mbreti në mes të ministrave të tij pas shpalljes. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Parada e ushtarëve para shtëpive të zbukuruara. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Parada e ushtarëve para shtëpive të zbukuruara. – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Studentët demonstrojnë në favor të Zogut I – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Foto : Studentët demonstrojnë në favor të Zogut I – Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Sot morëm fotografitë që botojmë më lart, të cilat ilustrojnë këto ngjarje dhe tregojnë shkëlqimin dhe entuziazmin me të cilët u festua shpallja e sovranit të ri.

Zogu I, i cili ka bërë betimin për detyrën e re duke lexuar formulën e së cilës ai ka nënshkruar tekstin, do të jetë një sovran kushtetues.

Ai njoftoi kombet e ndryshme me rastin e ngjitjes së tij në fron/KultPlus.com