Kush ishte Martti Ahtisaari, babai i Pavarësisë së Kosovës?

Martti Ahtisaari lindi më 23 qershor 1937 është një politikan finlandez, president i dhjetë i Finlandës, laureat i Çmimi Nobel për Paqe, diplomat i Kombeve të Bashkuara dhe ndërmjetësues i njohur për punën e tij ndërkombëtare të paqes.

Ai u emërua ambasador në Tanzani nga viti 1973-76, ndërkaq në vitin 1977 u emërua Komisionar i Kombeve të Bashkuara për Namibinë dhe më pas përfaqësues special i sekretarit të përgjithshëm për këtë vend që do të çonte drejt pavarësisë në vitin 1990, në krye të një misioni të OKB-së.

Në fillim të viteve 80′ ai u riaktivizua në diplomacinë finlandeze, deri në emërimin e tij në vitin 1987 në postin e ndihmëssekretarit të përgjithshëm të OKB-së.

Vitet 90′ shënojnë kthimin e tij në Evropë dhe fillimin e një aktiviteti të gjerë dhe të palodhur diplomatik në favor të paqes në Ballkan. Nga shtatori i vitit 1992 deri në prill të vitit 1993, ai drejtoi grupin e punës të Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, në Bosnje-Hercegovinë.

Në korrik të vitit 1993, ai u emërua këshilltar special i Konferencës Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, para se të zgjidhej këshilltar special i OKB-së në ish-Jugosllavi.

Megjithëse erdhi në krye të presidencës së vendit të tij në vitin 1994 për një periudhë gjashtëvjeçare, ai mbeti shumë aktiv në arenën ndërkombëtare.

Në vitin 2006, Ahtisaari do të mbikëqyrte si i dërguar special i OKB-së bisedimet mes serbëve dhe kosovarëve lidhur me statusin përfundimtar të Kosovës.

Më 24 korrik 2006, i emëruari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Martti Ahtisaari, në mënyrë të suksesshme solli në tavolinë udhëheqësit kryesorë të Kosovës dhe Serbisë në takimin e parë të nivelit të lartë për procesin e statutit të Kosovës në Vjenë, po ashtu të quajtur “takimi i elefantëve”.

Derisa palët detajuan pozitat e qëndrimeve të tyre, takimi u vlerësua si i suksesshëm në kuptimin që i mblodhi për herë të parë udhëheqësit kryesorë të Prishtinës dhe Beogradit në një vendtakim./KlanKosova/KultPlus.com

Vdes Martti Ahtisaari

Sot ka vdekur ish ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjedhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.

Ai vdiq në moshën 86-vjeçare.

Njoftimi u bë nga Presidenca finlandeze.

Ahtisaari shërbeu në pozitën e presidentit të Finlandes nga viti 1994 deri në vitin 2000.

Po ashtu, politikani i njohur finlandez udhëhoqi bisedimet për statusin e Kosovës, në Vjenë.

Martti Ahtisaari, e fitoi edhe çmimin Nobel për paqe në vitin 2008-të.

Gjatë karrierës, Ahtisaari shërbeu edhe në disa pozita të rëndësishme në Ministrinë e Jashtme të këtij vendi si dhe në OKB.

I pikëlluar për vdekjen e 86 vjeçarit u shpreh edhe presidenti aktual i Finlandes Sauli Niinisto.

“Marti Ahtisaari besonte në njerëzit, qytetërimin dhe mirësinë, dhe ai jetoi një jetë të mrekullueshme, të jashtëzakonshme. Ai ishte presidenti i kohërave të ndryshimit, i cili e çoi Finlandën në epokën globale të BE-së”, tha ai./KlanKosova/KultPlus.com

14 vjet nga koha kur Ahtisaari dorëzoi raportin për pavarësinë e Kosovës

Ish-presidenti finlandez Martti Ahtisaari si sot para 14 viteve dërgoi raportin përfundimtar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, në të cilin thoshte se Kosova duhej të bëhet e pavarur.

Këtë plan e kundërshtuan fuqishëm serbët, por SHBA-ja e përkrahte dhe ishin të pajtimit që Kosova të shpallej e pavarur.

Rusia bëri deklarata që mund të interpretohen si kundër pavarësisë, por nuk përmendi përdorimin e vetos.

Tri ditë më vonë, më 29 mars 2007, Parlamenti Evropian miraton një rezolutë me 490 vota pro, 80 kundër dhe 87 abstenime, ku shprehej përkrahja për pavarësinë e mbikëqyrur për Kosovën. / KultPlus.com