Me regji të Jasmila Zbanic, filmi “Quo Vadis, Aida” do të prezantohet në ‘Sofia International Film Festival’, e në të cilin luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj, shkruan KultPlus
Filmi “Quo Vadis, Aida”, është i bazuar në një ngjarje të vërtetë, të një përkthyeseje ndërkombëtare e cila ka shërbyer në atë periudhë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Zbanic që është shpërblyer me filmin e saj “Grbavica”, ku edhe në vitin 2006 pat fituar Ariun e Artë në Berlin, duket se sërish ka kthyer vëmendjen e medieve dhe kritikëve të filmit.
Aktori shqiptar, Alban Ukaj që luan në këtë film ka rolin e përkthyesit Tarik./ KultPlus.com