Kombëtarja e Shqipërisë do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian “Euro 2024”.
Kombëtarja shqiptare ka siguruar një vend në Evropianin e vitit të ardhshëm, teksa sonte synon që të sigurojë kualifikimin si e para e grupit. Një barazim është i mjaftueshëm për këtë, përveç fitores, shkruan Gazeta Express.
Sonte në stadiumin “Air Albania”, por edhe jashtë tij, sigurisht që do të ketë atmosferë festive.
“Tifozat Kuq e Zi” kanë premtuar spektakël në këtë aspekt, por nga ta nuk do të mungojnë as koreografitë dhe mesazhet e ndryshme. Është bërë e ditur se një flamur gjigant kombëtar do të shfaqet sonte.
Ndeshja e eliminatoreve për Euro 2024, Shqipëri-Republika Çeke, Tiranë, 12 tetor 2023 në stadiumin kombëtar, “Air Albania”.
Çdo ndenjëse një plis!
Çdo plis një zemër!
Çdo zemër një zë!
Çdo zë një thirrje!
Dhe gjëmoi “Air Albania” siç nuk kishte shkundullitur kurrë më parë nga themelet deri në qiejt, lart ku prehen shpirtrat e përjetësisë që pikuan e bekuan këtë natë solemne, këtë mbrëmje fitoreje, këtë zgjim të thirrjes së gjakut, gjakut që skuqi këtë flamur dhe hymnizoi këtë mbrëmje më plis e shqiponjë.
Ishte e veçanta e atmosferës kuqezi në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki, ishte për të mbetur prej më të spikaturat, më madhështorja. Plot 22 mijë qeleshe janë dhuruar nga Digitalb, jo thjeshtë për marketing, por për ta shndërruar magjike atmosferën, e cila mbeti elektrizuese përgjatë gjithë kësaj ndeshje epike. Dhe për të vijuar gjatë gjithë natës festive në Tiranë dhe kudo ku shqiptarët e zbardhën me ngjyrat kuq e zi, në veshje e në zemër.
Ideja e qelesheve, e cila u potencua nga banderolat, pjesëmarrja në stadium e kreut të ekzekutivit shqiptar, Edi Rama, por me një rëndësi thelbësore prania në shkallët e Arenës Kombëtare të Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti bashkë me Lulzim Jasharin, djalin e Komandantit Legjendar, Adem Jasharit. Për t’u finalizuar me këngën himn, “Mora Fjalë”, të Naim Gjoshit, kënduar live nga Shkurte Fejza.
Krejtkjo ishte një gjëmim i zëshëm për bashkim, një oshtimë që vjen nga thellësia e kohës dhe emergjenca e së sotmes për qëndresë, shqiptari dhe fitore. Pavarësisht se cila ishte përballja futbollistike, shqiptaria është thirrur në këtë manifestim të jashtëzakonshëm për të dëshmuar, se kemi forcë për të fituar, kemi arsye për festuar dhe besim për bashkim kombëtar.
Fitorja e përfaqësueses sonë kundër asaj të Republikës Çeke, ishte jo thjeshtë një konfirmim i Shqipërisë në vendin e parë më 13 pikë, në Grupit E, për eliminatoret e Euro 2024. Po, ishte shndërrimi i “Air Albania”, në një tempull të nacionalizmit, në një shpërfaqje spektakolare të ambicies për ta ngjitur idealin e lartë kombëtar, në kreshtën e një zëri buçitës, që shpërthen në shkallët e një stadiumi për të populluar Evropën dhe Botën me zgjim kombëtar shqiptarë.
Fushat e blerta shpesh kanë qenë arena të ndeshjeve epike, e tillë ishte dhe ajo e mbrëmshmja, 12 tetor 2023, për të na sjellë në kujtesë betejën e 14 tetorit 2014 në stadiumin e Partizanit në Beogradit kur valëviti “Autochthonous” në zemër të Serbisë. Jo pak herë këto kulmime të garës dhe sfidës kanë shërbyer si një katalizator i ridimensionimit të ndjenjës nacionale. Pavarësisht se është futbolli si indicie, në të vërtetë ai mbetet ndoshta mjeti më efikas që shpie te përmbushja e qëllimeve, dhe nacionalizmi është reflektimi më i shpejt në këtë kontakt.
Ngjarjet e fundit në Kosovë, nevoja për bashkim kombëtar, dukshëm ka marrë një shtysë, që merr zjarr në një ndeshje futbolli, për të ushqyer frymën, për të shprehur fuqinë, për të ndërmendur krejtkujt se ne dimë të luajmë, të luftojmë dhe të fitojmë shqip.
Bashkimi i trojeve shqiptare, korrigjimi i një prej padrejtësive më të mëdha historike që Evropa na bëri, për logjikën e politikës është një mision i pamundur, por për idealin kombëtar është një e drejtë, e cila mund të shpërthejë në entuziazmin e një tifozerie, për t’u shndërruar në një altar, të cilin e lartësojmë me besim dhe e përmbushim me devocion dhe përkushtim.
Dje nuk fituam vetëm ndaj Republikës Çeke, nuk çimentuan vendin e parë në Grupit E, për eliminatoret e Euro 2024, që na afron me Gjermaninë, nuk triumfuam vetëm në një ndeshje futbolli, por e lartësuam ndjenjën tonë kombëtare në qiejt e asaj lavdie, të cilën e ushqejmë me magjinë kuqezi dhe fitore.
Finalja e Conference League tërhoqi vëmendjen jo vetëm në Evropë, por në mbarë botën.
Kjo jo vetëm nga dy skuadrat që u përballën në finalen e Tiranës, por edhe nga stadium ku luajtën ato.
Shumë media të huaja shkruajtën për “Air Albania”, por duket se ky impiant vijon të impresionojë akoma.
Së fundmi është “GOAL Brasil” që postoi një video duke shkruar për stadiumin “Air Albania”: “Një nga stadiumet më të bukur në Evropë! Ejani të takoheni me stadiumin Arena Kombëtare, në Tiranë, kryeqyteti i Shqipërisë Stadiumi i parë që priti një finale të Ligës së Konferencës!”. / KultPlus.com
Um dos estádios mais bonitos da Europa! 🏟️
Vem conhecer com o Football Flyover a Arena Kombëtare, em Tirana, capital da Albânia 🇦🇱
Më 17 shtator të këtij viti, këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta performoi para publikut shqiptar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, u rikthye pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, me këtë koncert në Stadiumin “Air Albania”.
Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali vendosi të kryejë turin e tij të parë muzikor. Një turne i cili i jep fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë ka një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.
Ky koncert, njëherit edhe i pari që u organizua në stadiumin e ri të Tiranës, për nga ana teknike ka qenë i mbuluar nga Kompania AMC Corporation.
Pjesa e ndriçimit, skenës dhe zërimit është mbuluar nga AMC ndërsa pjesa e LED ekraneve dhe pjesës tjetër logjistike është mbuluar nga kompania ‘’Prosound’’ në Shqiperi.
Vlen të ceket se koncerti në fjalë është mbështetur nga Bashkia e Tiranës dhe Ambasada e Italisë, ndërkaq Meta ka performuar për rreth 90-të minuta para një audience që numëronte rreth 5000 pjesëmarrës.
AMC Corporation është përkujdesër për organizimin teknik në Festivale të shumta, si: Hardh Fest, Verë n’Dimër, Beer and Ëine Fest, Beer Fest, Ta Zbardhi Ftyrën etj. Po ashtu edhe në koncertet më të mëdha në Kosovë që kanë sjellur figura të njohura ndërkombëtare si DMX, Busta Rhymes etj
Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta ndezi mbrëmë skenën e ngritur në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, ku performoi edhe në shqip, një surprizë kjo e përgatitur për publikun shqiptar.
Koncerti i parë që u organizua në stadiumin e ri në kryeqytet erdhi me shumë surpriza, ku kantautorit të njohur iu bashkuan në skenë edhe artistë të tjerë. Elhaida Dani ishte këngëtarja e parë që zotëroi skenën me zërin e saj potent.
Koncerti, i cili ishte falas për artdashësit, u zhvillua në respekt të masave antikovid, ndërsa Ermal Meta performoi 65 këngë, ndër të cilat edhe një këngë në gjuhën shqipe.
Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, u rikthye pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, me këtë koncert në Stadiumin “Air Albania”.
Pas shumë muajsh pauze prej pandemisë, Ermali vendosi të kryejë turin e tij të parë muzikor. Një turne i cili i jep fund mungesës së koncerteve, por në të njëjtën kohë ka një rëndësi emocionale për këngëtarin prezenca e tij në Shqipëri.
Kantautori italian Ermal Meta ka marrë pjesë në tre edicione të Festivalit të Sanremos, ku në 2018 fitoi edhe çmimin e parë me këngën “Non mi avete fatto niente”, së bashku me këngëtarin italian Francesco Moro.
Ermal Meta ka qenë anëtar i grupit muzikor italian “Ameba4” dhe “La Fame di Camilla”. Pasi kompozoi këngë për disa artistë italianë, ai filloi karrierën e tij solo, duke nxjerrë edhe albumet Umano (2016) dhe Vietato morire (2017) dhe “Non abbiamo armi”, (2018) . Ai ka rrëmbyer edhe çmimin ‘MTV Europe Music Awards’. Në Eurovizion bashkë me Fabrizio Moro u rendit i pesti. /atsh/ KultPlus.com
Këngëtari i famshëm me origjinë shqiptare, Ermal Meta në konferencën për shtyp një ditë para koncertit të tij në stadiumin “Air Albania” premtoi se nesër do mbajë koncertin më të mirë të jetës së tij.
“Është një nder shumë i madh për mua, hera e 3 që bëj koncert këtu dhe sa herë vij më duket si hera e parë sikur nuk kam bërë kurrë një koncert, po dridhem sot imagjinoni nesër. Nesër do mundohem të bëj koncertin më të mirë në jetën time. Është hera e parë që bëj koncert në një stadium dhe të gjitha energjitë do i shkrij mbi skenë”, tha ai.
Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj njoftoi disa detaje sa i përket zhvillimit të koncertit nesër më 17 shtator.
“Ne do të hapim dyert e stadiumit duke qenë se do respektojmë edhe masat antikovid, edhe distancat, sigurisht edhe protokollin e sigurisë nga Federata. Do t’i hapim dyert që në orën 17:00 që të kemi mundësi të fillojmë me koncertin në orën 19:00 dhe të japim mesazhin që jo vetëm që Tirana është hapur por që në duam ta shijojmë jashtëzakonisht këtë raport special që ne kemi me Italinë dhe në 30-vjetorin e eksodit dhe këtij raporti ku ndoshta fabulën më të bukur por ndoshta dhe më unike e ka Ermali të kemi mundësi të prodhojmë një histori suksesi”, sqaroi Veliaj.
Më tej ai tha se, “do jetë hera e parë që ne bëjmë një koncert në stadiumin e ri, ndoshta dhe për të provuar atë multi funksionalitetin. Ky është një vend ku luhet futboll, po ky është një vend edhe ku kodohet edhe ne kemi qendrën TUMO, po këtu është një vend dhe ku bëhet muzikë dhe ne kemi disa medias dhe disa radio, po këtu ka edhe kompani të huaja. Ndërkohë që duam që të ketë edhe muzike edhe jetë kulturore për qytetin”.
Ndërsa ambasadori i Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci tha se ndihet i lumtur për organizimin e këtij koncerti, që tregon më së miri edhe marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë.
“Në këto 30 vite, Shqipëria ka ndryshuar vërtet fytyrë, ka bërë hapa gjigante përpëra. Në këtë rrugëtim, Italia ka qenë përherë përkrah Shqipërisë. Jemi vende të veçanta, jemi vende mike, të lidhur nga historia, gjeografia, kultura, ekonomia, shkëmbimet tregtare mes Shqipërisë dhe Italisë, janë të parët në renditjen e këtyre klasifikimeve”, nënvizoi ambasadori. / atsh / KultPlus.com
Këngëtari me origjinë shqiptare, Ermal Meta zbuloi disa detaje në lidhje me koncertin që do të mbajë më 17 shtator në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.
Meta tregon se hapjen e koncertit do e bëjë këngëtarja Elhaida Dani.
“Do të vij në datën 15, tani jam ende në Itali. Mezi pres. Jam shumë i emocionuar, zakonisht nuk ndjej këtë lloj emocioni, jam mësuar, kam bërë shumë koncerte. Por në Shqipëri emocioni është i veçantë. Kanë prenotuar për në koncert nga Italia, Rusia, Bullgaria, Turqia. Jam shumë i lumtur për këtë. Do të jetë një artiste, Elhaida Dani, që hap koncertin”, sqaroi Ermal Meta gjatë një interviste televizive.
Ermal Meta, i cili jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij artistike në Itali, rikthehet pas tri vitesh në turin e tij të ri muzikor në Tiranë, ku dhe do të mbajë një koncert në stadiumin Air Albania.
Ky do jetë koncerti i parë që organizohet në stadiumin e ri në kryeqytet.
Biletat janë pa pagesë. Respektohen të gjitha rregulloret antikovid, dhe do të mbahet në 30 % të kapacitetit. Organizohet nga ambasada italiane në bashkëpunim me bashkinë Tiranë dhe FSHF. / KultPlus.com
Ermal Meta, këngëtari me orgigjinë shqiptare që ka korrur një sukses të madh në Itali, do të realizojë një turne në Shqipëri.
Në një intervistë për mediat italiane, Meta tregon se pas muajsh të tëra shkëputje për shkak të pandemisë, ka planifikuar t’i rikthehet skenës me turin e tij të parë muzikor.
Një nga ndalesat e këtij turi do të jetë edhe Tirana, ku më 29 korrik, siç tregon dhe vetë Meta, ai do të jetë në Stadiumin Air Albania në Tiranë.
Teksa flet për Shqipërinë, Meta kujton edhe herën e parë që ka kënduar në vendin e tij të origjinës. Ai shton se për herë të parë ka kënduar në Tiranë në vitin 2018, dhe se ka përjetuar mjaft e mocione.
“Më 29 korrik do të jem në Stadiumin Air Albania në Tiranë. Kanë kaluar 30 vjet që kur regjimi komunist ka rënë dhe ne menduam ta festonim me muzikë. Unë jam italian dhe shqiptar dhe kam zgjedhur të bëj një koncert për nder të njerëzve nga vendi ku vij, të cilët arritën të fitojnë lirinë. Kanë ndodhur shumë gjëra vitet e fundit dhe lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë, dy vende të ndara nga vetëm 70 kilometra det, është e me të vërtetë e bukur.
Më 5 shtator unë luaj në Taormina, në Teatrin Antik. Doja të trajtoja turneun si një ngjarje unike, për të dëgjuar këngët e mia drejtpërdrejt. Mezi po pres. Ne gjithashtu do të ofrojmë një transmetim të drejtpërdrejtë, për të qenë në gjendje të shohim koncertin nga ekrani edhe kur të gjendeni në shtëpi.
Ishte emocion i pastër. Hera e parë që mbajta një koncert në Tiranë ishte në vitin 2018 në sheshin Skënderbej, kushtuar një heroi kombëtar shumë të dashur për vendin. Mendova se sa ndryshe ishte të kthehesha në një vend nga ku ika kur isha 13 vjeç. Dhe u ktheva “i madh” duke bërë punën që dua. Pastaj përsëri në vitin 2019 në Pallatin e Kongreseve,”, thotë Ermal Meta./ KultPlus.com
Kryeministri Rama ka publikuar videon e udhëtimit të studentëve të ekselencës drejt Stambollit me fluturimin e parë të “Air Albania”.
80 studentët e ekselencës, preferuan të inaguronin udhëtimin e parë të avionit të parë shqiptar nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare si, vallja e Tropojës, valle labe, valle tironëse etj.
Nis fluturimi i parë i “Air Albania” në qiejt e botës me muzikë shqiptare. Kështu kanë preferuar 80 studentët e ekselencës, shkruan Lexo.al, të inaguronin fluturuimin e parë të avionit të parë shqiptar i cili udhëtimin e parë e pati drejt Stambolli.
Udhëtimi i parë është bërë nën tingujt e muzikës tradicionale shqiptare si, vallja e Tropojës, valle labe dhe laje-laje kryt si rosa valle Tironëse.
Rama ka publikuar videon e udhetimit te studenteve si me poshte./ KultPlus.com