‘Ajo’- Tregim nga Jahan Rashid

Rashid Jahan (25 gusht 1905 – 29 korrik 1952), shkrimtare indiane dhe mjeke, e njohur përe letërsinë e saj urdu dhe komentimet e mprehta sociale. Ishte po ashtu anëtare aktive e Lëvizjes Progresive të Shkrimtarëve dhe të Shoqatës teatrore të Popullit Indian. Konsiderohet njëra prej fiminstëve të para.

AJO

Nga Jahan Rashid

E takova atë herën e parë në klinikë. Njëjtë si unë, edhe ajo ishte aty për të marrë ilaçet e saj. Posa e panë, të gjitha gratë mbajtën distancën me të. Madje edhe doktori e shprehu hapur pakënaqësinë e tij duke i picërruar sytë. Pavarësisht neverisë sime, disi ia dola të shikoja drejt saj dhe të buzëqeshja, gjë që ma ktheu edhe ajo. Apo tekembramja, u përpoq ta bënte. Fytyrës së saj i mungonte hunda dhe në vend të saj kishte dy vrima të kuqe na. Po ashtu nuk e kishte njërin sy dhe kishte vështirësi të shihte me atë që i kishte mbetur pa e zgjatur qafën.

Pas pak kohe, hasa në të edhe një herë në tezgën e barnave. Ajo më pyeti me mirësjellje – “Prej nga vini? I tregova se nga, ajo i mori barnat e saj dhe u largua. Posa u largua, përzierësi i barnave ia krisi avazit të tij pa asnjë shkak – “Ajo nuk është grua e mirë. Kurvë! Një kurvë e ndyrë që po kalbet dalëngadalë derisa të vdesë. Tash ka ardhur këtu të marrë tretmanin e saj dhe doktori e ka humbur durimin duke i përshkruar barna e çka jo. Kurvën duhet ta nxjerrim jashtë shqelma!”.

Unë isha mësues në një shkollë vajzash atëkohë. Diplomuar rishtazi, shkoja me mendjen se bota ishte nën këmbët e mia dhe e ardhmja shtrihej para meje si një kopsht plot me trëndafila dhe jaseminë. Bota i ngjante një nate të freskët të ndriçuar nga hëna me një përrua që rrjedh lumnisht, nganjëherë duke gurgulluar lezetshëm dhe herave të tjera kthehej në një shatërvan të mrekullueshëm. Në këtë gjendje të lume, nuk dija gjë për trishtimin dhe dhimbjen. Mësimdhënia nuk ishte veçse një kalimkohe. Tërësia e ekzistencës nuk ishte veçse pritja e etshme e mundësive përpara meje.

Perdja e bambusë u tërhoq dhe “ajo” hyri në zyrën time. I hutuar u ngrita në këmbë dhe siç nuk e kisha zakon, e luta me mirësjellje të ulej. Fillimisht ajo u mëdysh, por u ul gjithsesi. Në dotë mbante një lule motia, të cilën e la para meje. Ndjeva një drithmë neverie teksa po e merrja, por disi e detyrova veten ta kapërceja atë ndjesi dhe e vura lulen në flokët e mia. Ajo buzëqeshi, u ngrit dhe doli jashtë dhomës.

Kjo u bë një rutinë ditore. Për çdo ditë ajo do të hynte në zyren time pas orëve të mësimit. Unë do ta lusja me mirësjellje të ulej dhe ajo do të vendoste një lule në tavolinën time. Kolegët e mi nisën të më përqeshnin. Askush s’do të ulej më në karrigen ku ishte ulur ajo. Pas së gjithash, ajo ishte njëmend e neveritshme ta shikoje. Nasebanja, zonja e vjetër e pastrimit, madje do të ankohej pasi që largohej ajo. “Ky mësuesi i ri qenka i çuditshëm, që po shoqërohet me atë zgjyrën. Pse duhet ta shpluhuros unë atë karrige?”.

Edhe drejtuesit e shkollës do të rrudhnin vetullat dhe do të vërenin “Pse po e thërret në shkollë? Prindërit s’do mend do të na pyesin pse po vjen këtu një prostitutë?”. Të nesërmen ajo do të vinte prapë dhe unë do t’i kërkoja me mirësjellje të ulej. Gradualisht ajo nisi të rrinte më gjatë, duke m’i ngulur sytë gjatë gjithë kohës. Kurrë nuk flisnim. A mos mendonte se nuk e dija të vërtetën e saj? Dhe ajo do të vazhdonte të ma ngulte atë syrin e saj gërdallë dhe atë fytyrë të shëmtuar pa hundë. Nganjëherë, dyshoja se sytë e saj ishin të mbushur deri në grykë me lot. Çka mendonte? Shpesh doja ta pyesja, po nga duhej t’ia nisja se?

Shumëherë, pra ndodhte ashtu që posa vinte ajo, kolegët e mi ngriheshin dhe largoheshin menjëherë duke më shpotitur në anglisht: “Safija, ‘ajo’ erdhi, hajt të shkojmë në bibliotekë, pa shikoje atë surrat të mallkuar!”. Disa do të thoshin: “Safija, kur e shoh atë, s’është punë më të ha bukë, më duket se do t’i nxjerr zorrët!”.

“Ajo ka zgjedhur një gjedhe se jo mahi! Numero uno në mesin e të gjithë juve, do të thosha”.

‘Ajo duhet të mbajë velin”, oshëtinte shtriga plakë që jepte mësimi religjioni.

Vazhdoja të punoja gjersa ajo m’i ngulte sytë. Më bënte të ndihesha i turbulluar. Po pse s’po m’i ndan sytë? Çfarë ka në mendje? Njëherë e një kohë, a ishte edhe ajo si unë? Shpesh rrëqethesha veç kur e mendoja.

Pse vazhdon të vijë? A nuk e di se njerëzit e urrejnë dhe neveriten nga pamja e saj e vërtetë? Qurrat e saj vazhdonin të rridhnin nga ato vrima të kuqe. Çdo ditë mendoja ta mblidhja fuqitë t’ia ndaloja të vinte në të ardhmen. Eprorët kishin të drejtë pas të gjithash dhe vajzat po ashtu kishin filluar të bartnin fjalë. Mësuesit villnin posa e shihnin. Pavarësisht kësaj, saherë që vinte, unë padashur do të llomotisja “Të lutem, ulu”.

A mos nuk ka pasqyrë ajo? A nuk e sheh se është duke paguar për mëkatin e saj? A nuk ia kanë thënë këtë të gjithë? A ka sidoqoftë ndokënd? Ku jeton ajo? Prej nga vjen? A e kupton ajo se unë e mendoj atë si një ndëshkim? Jam bërë gaz në krejt shkollën. Në të vërtetë, jam bërë objekt i përqeshjes. Sidoqoftë, për aq sa ajo do të mbajë një lule përpara meje, unë do ta vendos në flokët e mia dhe ajo do të ma dhurojë atë buzëqeshje të ngërdheshur.

Pse vazhdon të më shikojë? Kush është ajo? Kush ishte ajo? Ku ishte lindur dhe si ishte katandis kështu? A ndihet mirë kur më takon mua, apo e vuan?

Një ditë, kur doli nga dhoma ime, fryu hundën dhe i fshiu qurrat për murit. Nasebanja, që ishte duke i hedhur një shtresë të freskët dheu luleve në tabelën e nxënësve të rinj, shpërtheu me vrullin e një vajze më të re. I ra në shpinë me një dërrasë. Gruaja u trondit. Duke i harruar të gjitha etiketat të cilat i kishte grumbulluar në shkollë përgjatë njëzet vjetëve dhe në të cilat këmbëngulte në ndërveprimin me studentët, “Nasebanja e rrugës” doli në sipërfaqe. “Moj kurvë e paedukatë! Ti po merr guximin të ulesh në karrige! Ti e kishe zakon të uleshe në shesh deri dje. Tash që po të bie lëkura, po më shtiresh si zonjë?”.

Një goditje, pastaj edhe një tjetër dhe në fund një grusht. 

Vrapova dhe e kapa Nasebanen. “Po çka po bën?”, iu çora, ndërkohë që vajzat po na rrethonin. Edhe mësuesit iu bashkëngjitën skenës. Nasebanja po ziente nga zemërimi.

“Ti e ke bërë atë Mbretëreshën e mallkuar të Botës! Kjo copë ndyrësie që e ke marrë nga ujërat e zeza e ka fëlliqur murin. Kam shërbyer në këtë vend për njëzet vjet dhe kurrë s’kam parë kurva të vijnë në shkollë. S’do të rri më këtu as edhe për një sekond, merreni dikë që mund të durojë këtë”.

Nasebanja i hodhi edhe një mori akuzash asaj, por turma i doli përpara. Shkova ta ndihmoja gruan të ngrihej. Po qante me dënesë. E mora ta çoja drejt daljes. Gjaku po i rridhte nga njëra anë e kokës, por s’dukej të shqetësohej gjithaq për atë gjë. Duke i fshehur lotët para meje, murmuriti “E pra, tash e di edhe ti” dhe ia mbathi.

Përkthimi nga urduja në anglisht nga Amit Julka.

/Marrë nga “The Silence that Speakes, Short Stories by Indian Muslim Women”, Oxford Univeristy Press, 2022.

Gazeta Express/KultPlus.com

Unë – ai, ti – ajo

Poezi nga Teodor Keko.

Ja, ra mbrëmja. Ti s’je më.
Ku ke shkuar? Unë s’e di.
Ne u prishëm për hiçgjë,
edhe gjatë do mbajmë mëri.

Do harrohen telefonat,
nëpër pellgje sytë do na thahen.
Si prelud do bjerë nga qielli,
një dëborë… kristal i bardhë.

Dhe kështu, gjersa një ditë,
të na thotë jeta ne: Harro!
Do të mbesim anonimë,
do të jemi ne përemra,
Unë “Ai” dhe ti “Ajo”.

Mbi ne ra ndarja si një dëborë,
mbuloi gjithçka: puthjet dhe fjalët.
Dhe vitet shkuan dalngadalë,
ujrat u ndotët, lumejtë u thanë.

Por, qaramanë, jo, s’do të bëhemi,
se na u thye ëndrra ty dhe mua.
Ndonjë ditë nëpër botë,
sytë tanë kur të takohen,
s’do të ketë urrejtje brenda./KultPlus.com

Vjollca Robelli-Mripa nesër performon në skenën më të njohur botërore “Royal Albert Hall”

Këngëtarja Vjollca Robelli-Mripa, e njohur me emrin artistik si ‘AJO’, do të ngjitet mbrëmjen e nesërne në një prej skenave më të njohura botërore “Royal Albert Hall”, në Londër.

E lumtur t’ju njoftoj se në datën 3 dhjetor 2021 nga ora 9:30pm do të këndojmë shqip në Royal Albert Hall, për mua një përgjegjësi e madhe drejt promovimit të kulturës dhe muzikës shqipe në një nga hapësirat ku kualiteti i muzikës është në nivelin më të lartë botëror… Gezuar dhe uroj te shihemi aty”, shkruan ajo në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Vjollca Robelli-Mripa për më shumë se një dekadë është larguar nga Kosova për në Londër, por zëri i saj është mishëruar me gjithë publikun këtu përmes këngës “Ajo”, me të cilën vazhdon të identifikohet personaliteti i saj artistik. / KultPlus.com

‘Ajo’ mban koncert në Londër, prezantoi vlerat e popullit shqiptar përmes tingujve të Jazz-it

Vjollca Robelli Mripa ka mbajtur koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, ku është prezantuar me projektin ‘Besa’, shkruan KultPlus.

‘Rich Mix’, skena ku ka performuar Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike e më të famshme të artit në qytetin e Londrës.

Mripa ka ndarë emocionet e kësaj nate me ndjekësit e saj në rrjetin social Facebook, ku shprehet të jetë shumë e lumtur me emocionet që ka arritur t’i ngjallë tek publiku.

Një interpretim që emocioni të gjithë të pranishmit, me këngë e tekste që trajtonin natyrën dhe vlerat e shqiptarëve.

‘Mbrëmë në mes të Londrës, u ndjeva shumë krenare të ndogjoja kushërirën time Vjollca, që mbajti koncert me muzikën e bukur shqipe. Zëri i saj ka një ciltërsi që e shpreh shumë bukur fuqinë dhe emocionin. Energjia e saj të mbërthen dhe të deporton në në një muzikë sa të ndërthurur edhe aq të thjeshtë, origjinale dhe e vërtetë’, shprehej Eliana Penn.

Mripa ndër të tjera është shprehur e privilegjuar që ka pasur rastin të performoj në një nga vendet më pretigjioze të artit në Londër, njëherit edhe vendi i preferuar i saj.

‘Kënaqesi që kemi mund me i sjell storiet e vendlindjes pranë audiencës se ndryshme në Londër’, është shprehur Mripa në statusin e saj në Facebook. / KultPlus.com

”Ajo” me koncert në Rich Mix, qendra më unike e artit në Londër

Vjollca Robelli Mripa e cila njihet për hitin e saj të mëhershëm ”Ajo”, tashmë duke u bërë ky edhe pseudonimi i saj artistik, do të mbajë koncert në njërën nga qendrat më unike të artit në Londër, shkruan KultPlus.

”Rich Mix”, skena ku do të performoj Mripa, njihet si një nga qendrat më dinamike dhe më të njohura të artit në qytetin e Londrës.

Ndërkaq koncerti pritet të mbahet më datën 21 shkurt të këtij viti.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes një statusi në llogarinë e saj personale në Facebook.

Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të këngëtares.

”E lumtur t’ju njoftoj se do të mbaj koncert në njërën nga qendrat më unike dhe më dinamike të artit në Londër, Rich Mix. Koncerti do të mbahet me 21 shkurt nga ora 8pm me ftesën e organizatës Arts Canteen e cila kuron dhe prodhon shumë evenimente, ekspozita dhe festivale te muzikës duke mbeshtetur artistë të njohur dhe të rinj nga bota lindore dhe regjionet përreth duke sjellë punën e tyre tek publiku i Mbretërisë së Bashkuar dhe më tej.” / KultPlus.com

AJO ripërpunon këngën “Baresha” (VIDEO)

Kënga “Baresha” është ripërpunuar nga artistë të ndryshëm por kjo asnjëherë nuk ka shterur mundësitë e ripërpunimeve të reja. Fuqia e kësaj kënge ka marrë me vete edhe këngëtaren Vjollca Robelli Mripa e njohur si “AJO” e cila e ka sjellë një version krejt ndryshe të kësaj këngë, shkruan KultPlus.

Kjo këngë është pjesë e albumit të saj më të ri “Besa” i cili po vazhdon të shpaloset për publikun.

Miksimin e kësaj kënge e ka bërë Andrew Phillips, derisa masterizimi nga “1sonicproduction”. / KultPlus.com

AJO rikthehet fuqishëm me ‘’Besa’’, ku traditën dhe nostalgjinë i solli përmes artit të bukur të Jazz-it

Muzika si çdo art tjetër, funksionon dhe transmetohet tek të tjerët përmes ndjenjave dhe atmosferës që përçon.

Mbrëmë, Vjolla Robelli- AJO, arriti që përmes performancës së saj, që zuri vend në Kino Armata, të argëtoj publikun duke i dhuruar një emocion të fuqishëm përmes këngëve të realizuara nga ajo, shkruan KultPlus

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re

AJO, pas një pauze u rikthye me albumin ‘’Besa’’, që gjithsej përmban gjashtë këngë. Tematika që trajtohet në këto këngë është kryesisht ajo shqiptare që përcillet edhe me një nostalgji, mirëpo këngëtarja ka shkruar edhe kënduar edhe për jetën dhe përvojën personale.

Koncerti filloi me këngën ‘’AJO’’, duke u ndjekur më pas me këngët tjera të albumit, tri prej të cilave ishin të aranzhuara si ‘’Baresha’’, ‘’Zare’’ dhe ‘’Zogo’’. Kurse tri të tjerat ishin të shkruara nga vetë këngëtarja, e cila tha se është ndikuar nga jeta e saj private dhe jo vetëm. Kënga ‘’Burrnesha’’, trajtonte fatin e një gruaje që prindërit e kishin fejuar qysh në djep, e që këngëtarja pohoi që kënga të jetë e bazuar në ngjarje të vërtetë. Këngën ‘’Nëna’’, këngëtarja deklaroi ta ketë shkruar gjatë shtatzanisë së saj. ‘’Kam dashur të tregoj se cfarë ndjen një nënë gjatë periudhës së shtatzanisë, kësaj periudhe magjike’’, u shpreh këngëtarja për publikun. Ndërsa, kënga ‘’Besa’’, flistë për traditën tonë si komb, për atë që ishim e nuk jemi më.

Publiku si për të shfaqur mallin për muzikën dhe mungesën e AJO-së,  nuk u kursyen me duartrokitje, herë në fillim të performancës, herë në fund të saj e shumë shpesh përcillin performancën me duartrokitje, me këndim e entuziasëm.

Artistja për KultPlus, tregoi se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.

Edhe pse një këngëtare shqiptare që jeton dhe vepron në Londër, rrënjët shqiptare janë shumë të theksuara në muzikën e saj. Këngëtarja tenton që traditën, historinë dhe muzikën tonë ta inkuadroj në stilin dhe artin e saj, kështu duke realizuar një kryevepër muzikore në historinë e muzikës së saj./KultPlus.com

Vjollca Robelli Mripa vjen me dy koncerte në Kosovë

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.

Ajo tashmë po vjen me albumin e saj më të ri. Lajmin e ka konfirmuar vetë këngëtarja përmes llogarisë së saj në Facebook, ku ka thënë:

”Te dashur miq,
Kam knaqesine te iu njoftoj se pas nje pune 2 vjeçare me nje ekip fantastik, muajin tjeter do te promovoj albumin tim te pare “Besa” permes dy koncerteve:
13 Shtator 2019 – Kino Lumbardhi, Prizren, 21:00
14 Shtator 2019 – Kino Armata, Prishtine, 20:00
Ruani datat!
AJO”

Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.

Artistja për KultPlus, tregon se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës. /KultPlus.com

AJO gërmon në rrënjët shqiptare, sjell albumin me temat më të thella të kombit

Jeta Zymberi

Dikur e njohur për muzikën dhe stilin e saj të veçantë, Vjollca Robelli- Mripa tani me emrin artistik AJO, është kthyer në skenë me shumë risi e muzikë të re, shkruan KultPlus.

Këngëtarja që të gjithë e kujtojnë më së shumti për hitin e saj “Ajo” të vitit 2002, ka kohë që është larguar nga Kosova dhe jeton në Londër por për KultPlus tregon se kjo pikërisht i ka ndihmuar të zbuloj e hulumtoj zhanre të reja të muzikës në këto vite sa nuk ka qenë aktive në skenë.

“Njerëzit më njohin si Vjollca Robelli- Mripa, por meqë ky projekt është menduar të publikohet në vende të ndryshme të botës dhe që kultura jonë të promovohet në nivel ndërkombëtar, atëherë emri ishte shumë i gjatë dhe bashkëshorti më propozoj që të marrë si emër artistik AJO meqë edhe të gjithë më njohin me këtë këngë”, tregon AJO për KultPlus.

Bashkë me emrin, AJO ka ndryshuar edhe stilin e muzikës. Nga stili alternativ i fillimit të karrierës së saj, AJO tani do të sjell për publikun një zhanër të veçantë të muzikës. Albumi i ri i saj, në të cilin është ende duke punuar është pjesë e muzikës world, e ka edhe elemente të jazz muzikës dhe asaj elektronike. I gjithë albumi i saj, EP, përmban 6 këngë në të cilat tregon se ka punuar shumë vite por puna më e madhe dhe intensive është bërë në dy vitet e fundit.

Kënga i parë nga ky album është “Besa”, e që bashkë me video vjen premierë këtë të premte.

Video e këngës “Besa” është drejtuar nga Astrid Steiner, ndërsa për veshjet e artistes është përkujdesur disenjatorja e njohur kosovare Besa Rugova, stylingu nga Arjeta Grapci, Laurent Azemi – fotograf, Farah Maakel – valltarët e videoklipit dhe producentë Urim Mripa e Vjollca Robelli Mripa.

Artistja tregon se kënga dhe sidomos mesazhi janë të veçanta për të dhe e sheh si porosi për gjithë shqiptarët në këtë kohë. 

“Besa është zakon veç tek shqiptarët dhe është virtyt që na ka karakterizuar ndër vite si popull. Por, besa është duke u harruar dhe unë dua të promovoj anët pozitive të besës, atë se si ne si popull kemi qenë të fjalës dhe kjo është për tu vlerësuar”, thotë AJO.

Por, jo vetëm kjo. Artistja tregon se inspirimi kryesor i albumit, është prejardhja e saj dhe në përgjithësi kultura dhe traditat shqiptare që thotë se dëshiron të ia tregoj botës.

“Është edhe mikpritja jonë me të cilën duhet të krenohemi e që përmendet gjithashtu në këngën “Besa”. E çmoj këtë virtyt që e kemi, i ofrojmë njerëzit, i ftojmë në shtëpi, iu ofrojmë bukë e zemër, i respektojmë njerëzit kur i kemi në shtëpi dhe këtë në formën siç është tek shqiptarët, nuk e gjen askund në botë”, shprehet artistja, e që përmes muzikës së saj dëshiron të promovojë këto vlera në skenën ndërkombëtare por edhe shton se janë këngë që secili kur i dëgjon të ndjehet krenarë për shumë virtyte që kanë shqiptarët, e që kanë filluar të harrohen ndër vite.

Kënga “Besa” vjen si mesazh për popullin kosovar që të bashkohen e të lënë anash inatet e ndarjet mes vete.  

Atë por edhe dy këngë tjera, ‘Nana’ dhe ‘Burrneshat’, AJO i ka shkruar dhe komponuar vetë, e që janë pjesë e albumit.

AJO tregon se kënga ‘Nana’ është e veçantë dhe personale për të e përmes saj tregon se ka dashur të tregoj madhështinë e gruas.

“Nana” është këngë që e kam shkruar kur kam qenë shtatzënë me djalin e vogël. Atëherë isha duke u bërë nënë për herë të katërt dhe gjithë ato ndjenjat si nënë i kam shpreh përmes këngës. Atë kohë isha shumë e lodhur por e lumtur pafund që po vjen një fëmijë tjetër në jetë, por frika se a do të ia dal, lodhja, ndryshimet në trup të cilat i përjetojnë gratë gjatë kësaj periudhe, mundimet, pagjumësia e të gjitha këto gjëra do të vijnë përmes kësaj kënge. Është një këngë shumë prekëse sepse në përgjithësi çmohet e tregohet roli i nanës”, është shprehur AJO për KultPlus teksa pohon se kjo këngë pritet të publikohet para muajit shtator.

Pjesë tjetër e albumit janë edhe tri këngë të cilat janë ripërpunime të këngëve të vjetra shqiptare. “Baresha” është njëra prej tyre. Ndonëse kjo këngë është ripërpunuar edhe më herët nga artistë të ndryshëm, AJO premton se ky ripërpunim është krejt ndryshe dhe tejet i veçantë.

“Kur kam filluar ta punoj këtë këngë inspirimi më ka ardhur prej handpan, instrument që ka filluar të përdoret fillimisht në Zvicër dhe kur e kam dëgjuar një bend duke luajtur, aty më ka ardhur inspirimi për ta punuar ‘Bareshën’. Mandej kam kontaktuar muzicientë që luajnë handpan dhe kemi punuar bashkë për të risjellë këtë këngë në një mënyrë krejt ndryshe. Mënyra qysh tash është përpunu është shumë më e rrjedhshme dhe e lehtë për ta dëgjuar. Kënga tjetër është “Zare” dhe e fundit është “Zogo”, këngë me të cilat unë jam rrit”, tregoi tutje AJO.

Muzikantët që kanë punuar në këtë album janë të vendeve të ndryshme, nga Italia, Portugalia, Austria e Anglia dhe secili prej tyre ka sjell gjëra të veçanta në komponimet e artistes kosovare. Miksi i këtyre këngëve është bërë nga kompozitori dhe producenti shumë i njohur Andrew Phillips i cili është nominuar për Emmy dhe Oscar.

“Ai kur e ka dëgjuar albumin i ka pëlqyer shumë, sidomos zëri për të cilin ka thënë se është shumë unik dhe mënyra e këndimit është shumë e veçantë. Temat që i kam trajtu në këtë projekt, ritmi i muzikës, mënyra qysh është komponu, për atë ka qenë diçka shumë e re dhe është fascinuar. Jam shumë e lumtur që ai ka bërë këtë miksim. Ka qenë nder i madh për mua që ai e ka vlerësuar në këtë mënyrë albumin tim”, tregon artistja për përvojën me producentin e njohur.

Megjithëse AJO muzikën e saj do ta prezantojë kryesisht në botë, të gjitha këngët e albumit janë në gjuhën shqipe.

Por, AJO planifikon që projekti i saj megjithatë të dëgjohet fillimisht në trojet shqiptare, duke nisur me një koncert në Prishtinë dhe pastaj edhe në qytete e vende tjera të rajonit.

Pas publikimit të këngës së parë, ‘Besa’, këtë të premte, AJO pritet që të gjithë albumin ta sjell në një koncert në kryeqytet në muajin shtator. Bashkë me të pritet të vijnë edhe muzikantë të njohur botëror që tanimë janë pjesë e projektit.

Pas kësaj, AJO pritet të mbaj një koncert në Londër, ku edhe jeton e pastaj ka plane ta prezantojë muzikën e saj në vende të ndryshme të botës.

AJO për këtë projekt ka bashkëpunuar me artistë ndërkombëtarë e vendës: Aram Zarikian – bateri, Danny Rico – piano, William Collier – bass kitarë, Alessio Marzo – handpan, Xhemil Gjini – perkusione, Andreë Phillips – miksimin e albumit – EP, Max Gilkes – master – 1sonicproduction.

Për më të rejat nga artistja AJO do të mund të informoheni në rrjetet e saj sociale si: https://www.facebook.com/vjollca.mripa
https://www.instagram.com/vjollcarobelli/?hl=en / KultPlus.com

Fotografitë nga Laurent Azemi

AJO publikon këngën ‘Besa’ (VIDEO)

BESA do të publikohet me 28 qershor dhe është punuar nga emra të njohur dhe respektuar në industrinë e muzikës në Angli.

Kënga është shkruar dhe komponuar nga Vjollca Robelli Mripa dhe miksi i saj është bërë nga Andrew Phillips, i cili është kompozitor i nominuar për Oscar dhe Emmy. Master i këngës është bërë nga Max Gilkes, pjesë e 1Sonic Production Studio, të nominuar për Grammy dhe Mercury.

“Besa është zakon i ruajtur me shekuj ndër shqiptarë. Kjo kangë na përkujton vetitë e mira si popull që kemi ose të pakten që kemi pas. Mikpritja është një nga tiparet që na dallon nga popujt tjerë dhe me këtë kangë dua që të bëjë thirrje që të mos e harrojmë atë, të këndojmë, vallzojmë e t’i festojmë të mirat tona. Shpresoj që me këtë kangë të sjell gëzim tek ju”, ka thënë AJO për KultPlus.

AJO po sjell tek publiku këngën e parë nga EP album i saj, i cili pritet të publikohet së shpejti.

‘Ajo’ i More Raçës në konkurrencë zyrtare në ‘International Short Film Festival Oberhausen’

Filmi “Ajo” i regjisores kosovare More Raça është  selektuar për të qenë pjesë e konkurrencës zyrtare në Festivalin e Kategorisë A , ‘International Short Film Festival Oberhausen’, shkruan KultPlus.


‘International Short Film Festival Oberhausen’ është ndër festivalet më të vjetër dhe më të rëndësishëm të filmit të shkurtër. Ne këtë festival kanë aplikuar 5000 filma dhe janë pranuar vetëm 90 filma. Film AJO është konkurrent në kategorinë Children’s and Youth Films.

Filmi “Ajo” me regji të More Raçen, ka për producent Sunaj Raçën  ndërsa flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në film luajnë aktorët Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com

“Ajo” i More Raçës fiton çmimin Sema Fener Award

Filmi “Ajo” me regji nga More Raça ka fituar një tjetër çmim prestigjioz, shkruan KultPlus.

Sema Fener Award ka shkuar për filmin “Ajo” në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Shkurtër për Ndryshimin e Perspektivës.

Sema Fener i cili është i përfshirë në teknikën e filmit, është i njohur për mbështetjen e saj për filmbërësit e rinj dhe filmat e shkurtër dhe e ndan këtë mbështetje me filmat që marrin pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmave të Shkurtër për Ndryshimin e Perspektivës.

Në filmin “Ajo” luajnë aktorët: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora dhe Bekim Mulaj.

Filmi “Ajo” me producent Sunaj Raçën flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com

‘Ajo’ nga More Raça, një reflektim mbi rrugëtimin e grave të cilat ikin prej dhunës

Arbër Selmani

Lajmet për dhunën e ushtruar ndaj grave po shtohen dita-ditës, njëjtë si barra e zemrës së qytetarit i cili lëngon prej dhimbjes kur dëgjon se gruaja kosovare vendin më të rrezikshëm e ka pikërisht brendësinë e shtëpisë së saj.
Megithatë, shpesh një grua largohet, merr zemër dhe zgjedhë diçka më të mirë, ose veç merr rrugë të cilën nuk e njeh por e ndjen se nuk ka dhunë në atë drejtim.

E njëjtë është gruaja në filmin “Ajo” nga More Raça. Vajza e saj e largon nga babai dhe vëllau, ndërsa nëna e lumtur bashkë me vajzën në veturë largohen për një jetë më të mirë. Nëna e ka fytyrën me shenja nga goditjet e dhunës, derisa vajza në fund të filmit ka arsye të buzëqeshë. Burri është i tmerrshëm, e djali është viktima që pajtohet me të atin. Por ka një shpëtimtare, e cila e kupton më së miri zemrën, trupin dhe fizikun që dhemb të nënës së saj të pafat.

Aurita Agushi, Sunaj Raça, Florist Bajgora dhe Diella Valla janë katër aktorët e filmit “Ajo” me regji nga More Raça, i cili mbrëmë u shfaq në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian në kryeqytet, në kuadër të dhjetorit që në këtë Qendër po shënohet si muaji i grave të suksesshme kosovare, në fushën e artit dhe kulturës.

Filmi 12-të minutësh tregon për dhunën në familje, një inspirim i radhës i regjisores e cila sapo është kthyer nga Amerika, atje ku e promovoi filmin e saj dhe e cila pret që ndoshta ky film të mund të nominohet në listën e ngushtë të filmave të shkurtër në ceremoninë Oscars.
“Unë e kam ndje obligim me e përdorë artin tim për të mirën e shoqërisë, për me ngritë debate, dhe gjithmonë kam dashur me sjellë në ekran histori të parrëfyera. Filmi “Ajo” për mua ka qenë një proces i ndjeshëm dhe i dhimbshëm sepse gjatë shkrimit të skenarit kam takuar gra që janë viktimë e dhunës, disa prej tyre edhe kanë nisur një jetë të re dhe janë larguar” tregoi në bisedën e zhvilluar pas filmit regjisorja More Raça.

Filmi ka nisur mbarë, ndërsa është shfaqur për 15 ditë në rreth 350 kinema rreth e qark Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Më pas filmi fitoi në Mahnattan ndërsa para pak ditësh morri çmimin special të jurisë në Kajro, në një festival të kategorisë A. Historia shqiptare kësisoj shndërrohet në histori universale, e dhuna ndaj gruas kosovare bëhet dhuna ndaj secilës grua. Sepse në fakt, të rrahësh një grua duket sikur ke goditur secilën grua që merr frymë në këtë botë.
“Fundi i lumtur i filmit tregon se ka shpresë. Unë gjithmonë e kam pyetur veten se pse këto gra nuk ikin, nuk largohen, por gjithmonë ka arsye e rrethana të ndryshme. Në film së paku vjen një fund me buzëqeshje. Unë dua poashtu me këtë film të reflektoj mbi atë se sa bën ky shtet dhe kjo shoqëri për këtë rrugëtim të largimit të këtyre grave, dhe sa i sigurtë është ky rrugëtim” tregon tutje More Raça, regjisore e filmit “Ajo” dhe disa filmave të tjerë të cilët gjithmonë lidhen me gruan kosovare dhe me realitetin rreth saj.

Gjatë filmit janë përdor kuadro të fytyrës të cilët qëndrojnë të tillë për disa minuta, dhe sipas Moresë kjo vjen sepse ajo dëshiron që audienca të futet thellë në personazhet gra brenda filmit dhe në emocionet e tyre.
“Unë si i vogël jam mësu me e pa gruan dhe femrën si pjesë timen, prandaj shpesh e kam problem me e kuptu edhe rolin tim në film, se si dikush pajtohet me një trajtim të tillë ndaj gruas” tregon në anën tjetër Florist Bajgora, aktor në këtë film, në rolin e djalit të familjes i cili është dukshëm një viktimë e mentalitetit por nuk bën zë dhe pajtohet me trajtimin që po i bëhet nënës së tij.

E pranishme në diskutim ishte edhe Aurita Agushi, aktore në film, e cila barti mbi vete fuqinë e tërë filmit duke qenë gruaja e heshtur që flet me zë më shumë se me gojë. Ajo tregon se ndihet e lumtur që ka punuar në këtë film i cili po pritet mirë dhe ka marrë hovin e tij nëpër botë.
“Më ka pëlqyer skenari dhe e kam lexuar me shumë kujdes. Sidomos titulli “Ajo” më intrigoi shumë sepse nuk e dija kush ishte ajo. Ajo mund të isha unë ose edhe secila në këtë audiencë. E kam përcjellë suksesin e filmave të mëhershëm të Moresë dhe më pas më pëlqeu të isha pjesë në këtë film, i cili trajton një problematikë të shoqërisë kosovare, problematikë aktuale dhe shumë shqetësuese” tregon Agushi.

Gjatë diskutimit Agushi tregoi edhe për përvojën e saj në Oscars, kur ajo ishte pjesë e filmit “Shok” i cili u nominua në listën e ngushtë për Ceremoninë Oscars në vitin 2016-të.

Sot, me fillim prej orës 16:00, në Qendrën Informative dhe Kulturore të Bashkimit Evropian do të diskutohet mbi gruan kosovare dhe diplomacionë kulturore, me Nita Dedën, Vjosa Berishën, Arta Aganin, Zana Hoxha Krasniqin, Donika Rudin dhe Besa Luzhën. / KultPlus.com

“Ajo” shfaqet në festivalin prestigjioz AFI, More Raça pjesë e grave kineaste në Hollivud

Sarandë Selimi

“Ajo” filmi i regjisores kosovare More Raça, është prezantuar në festivalin prestigjioz AFI – American Film Institut në Hollivud, shkruan KultPlus.

Filmi i Raçës, është shfaqur sot para një audience të madhe, ndërsa vetë regjisorja, ka ndarë me KultPlus, disa fotografi nga atje.

“Filmi është pritë shumë mirë dhe gjithçka ka shkuar siç duhet. Jam e kënaqur me krejt këtë” ka thënë More Raça për KultPlus.

“Ajo”, sipas regjisore Raça, është përkrahur edhe nga Caroline Baron – producente e Bel Canto, Capote, Mozart in the Jungle dhe fituese e Globit të Artë.

Regjisorja kosovare More Raça, përveç kësaj në kuadër të AFI është pjesë edhe e kampanjës Audi #driveprogress, kampanjë kjo e cila promovon gratë kineaste.

“Ajo” deri më tani ka marrë pjesë në shumë festivale botërore, po ashtu edhe në festivale të cilat dhanë dritën jeshile për Akademinë Oscar.

Filmi ‘Ajo’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. Në filmin Ajo luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

AJO gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival./ KultPlus.com

‘Ajo’ i More Raçës me premierë në Festivalin e Kairos

Filmi ‘Ajo’ është përzgjedhur në konkurencë zyrtare në seksionin Cinema of Tomorow në festivalin e kategorisë A Cairo International Film Festival.

Filmi ‘Ajo’ me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj. Në filmin Ajo luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

AJO gjithashtu është në garë për nominim në OSCAR pas përzgjedhjes si njëri ndër finalistët e Manhattan Short Film Festival./ KultPlus.com

“AJO” i More Raçës në konkurrencë zyrtare në festivalin kualifikues për Oscar

Filmi “AJO” i regjisores More Raça tashmë është futur në konkurrencë zyrtare në AFI Fest i cili mbahet në Los Angeles, festival ky garues për Oscar, shkruan KultPlus.

Regjisorja More Raça ka njoftuar për këtë selektim dhe është shprehur e lumtur për këtë lajm.

“I am so happy for this amazing news. AJO is officially selected at AFI Fest presented by Audi in Los Angeles (Oscar Qualifying). Deeply thankful to everyone who was part of the film”, ka shkruar Raca në Facebook.

Festivali do të mbahet nga data 8 deri më 15 nëntor në Los Angeles.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar veten dhe nënën e saj.

Në filmin “Ajo” luajnë Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës. / KultPlus.com

“AJO” i More Raçës edhe në një festival kualifikues për Oscar

Filmi “AJO” është nja nga dhjetë filmat e shkurtër të përzgjedhur ne konkurrencë zyrtare në “Alice Nella Citta” seksion paralel i Festa del Cinema di Roma, i cili mbahet ne Romë të Italisë nga 18 deri më 28 Tetor, shkruan KultPlus.

Regjisorja More Raça gjithashtu do te jete pjesë e programit From Short to Feature ku do të prezantoj filmin e saj të metrazhit të gjatë para kompanisë prestigjioze italiane “Leone Film Group”, kompania e familjes se Sergio Leone.
Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Në filmin “Ajo” luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raa, Diella Valla, Florist Bajgora, Bekim Mulaj. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës./ KultPlus.com

Filmi “Ajo” i More Raçës fiton të drejtën për aplikim në OSCAR

Filmi Ajo është një nga nëntë filmat finalist në festivalin Manhattan Short Fiilm Festival që do të mbahet nga 27 Shtator deri më 7 tetor 2018. Filmi do të shfaqet në 350 qytete të botës, në gjashtë kontinente, shkruan KultPlus.

Në këtë festival të rëndësishëm çdo vit konkurrojnë 2000 filma prej të cilëve nëntë përzgjidhen finalist të festivalit.

“Filmat finalist shfaqen për një javë në kinema në Los Angeles dhe fitojnë të drejtën e konkurrimit në Oscar”, tha regjisorja për KultPlus.

Filmi “Ajo” me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça flet për dhunën në familje, guximin e një vajze të vogël për të shpëtuar vetën dhe nënën e saj.

Nw film luajnë: Aurita Agushi, Sunaj Raça, Diella Valla, Florist Bajgora, etj.

Filmi është prodhim i shtëpisë filmike Arena i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës.

Në edicionet e mëparshme të Manhattan Short Film Festival finalist ishin dy filma të cilët u nominuan për çmimim Oscar, filmi Shok dhe Bear Story./ KultPlus.com