Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se cilësia e ajrit në kryeqytet nuk është e shëndetshme.
Po ashtu përmes një postimi në Facebook, ky institut iu ka rekomanduar banorëve të kryeqytetit të reduktojnë daljet dhe të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos hapin dritaret kur ndotja është e lartë.
IKShPK-ja ka bërë të ditur se në Prishtinë është 107 indeksi i cilësisë së ajrit, ndryshe nga mbrëmë që ka qenë 117.
Ndërkaq në njoftim thuhet se ajri nuk është i shëndetshëm për personat e ndjeshëm./KlanKosova/KultPlus.com
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka mbajtur konferencë me Fondacionin e Mileniumit të Kosovës, ku është diskutuar për projektin i cili do t’i informoj qytetarët për cilësinë e ajrit, shkruan KultPlus.
Ky projekt do të siguroj raportimin mbi cilësinë e ajrit në kohë reale në 12 stacione monitoruese.
‘’Portali për Cilësinë e Ajrit, aplikacioni mobil dhe nënfaqja e CA në ueb-faqen e IKSHP janë disa nga mjetet interaktive, të zhvilluara nga projekti për cilësinë e ajrit, të cilat do t’i vihen në dispozicion të publikut në masë të madhe, duke iu mundësuar atyre kontrollimin e niveleve të ndotjes së ajrit’’, thuhet në njoftimin e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Synimi kryesor i këtij projekti mbetet informimi i saktë dhe i besueshëm i qytetarëve për cilësinë e ajrit, në tentim të përmirësimit të shëndetit publik dhe zvogëlimit të ndotjes.
‘’Fushtata mbarëkombëtare për vetëdijësim për cilësinë e ajrit është planifikuar të fillojë në fund të muajit nëntor në Kosovë me qëllim që të informojë publikun në lidhje me rreziqet ndaj shëndetit të shkaktuara nga ndotja e ajrit dhe masat që duhet t’i ndërmarrin për t’a mbrojtur veten, kështu duke ndryshuar shprehitë e tyre dhe duke bërë përpjekje për të zvogëluar nivelin e ndotjes, veçanërisht gjatë stinës së dimrit’’, njofton IKSHPK.
Kjo fushatë është njëra nga aktivitetet kryesore brenda fushëveprimit të projektit “Furnizimi i Menaxhimit të Projektit, Menaxhimit të Informacioneve për Cilësinë e Ajrit, Ndryshimin e Sjelljes dhe Shërbimet e Komunikimit”, mbështetur nga Korporata e Sfidave të Mileniumit (MCC) dhe MFK, implementuar nga NIRAS. /KultPlus.com
Pandemia e koronavirusit ka bërë që të zvogëlohet në masë të madhe aktiviteti industrial dhe të ulet niveli i ndotjes së ajrit në botë. Kjo gjë tashmë është dëshmuar edhe përmes pamjeve satelitore të Agjencisë Evropiane të Hapësirës.
Një ekspert tha se ndryshimi i papritur e paraqet eksperimentin më të madh ndonjëherë sa i përket uljes së gazrave nga industria.
Në bazë të të dhënave satelitore, niveli i dioksidit të azotit gjatë gjashtë javëve të kaluara në qendrat industriale në Azi dhe Evropë ishte shumë më i ulët sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Dioksidi i azotit prodhohet nga motorët e veturave, termocentralet dhe proceset industriale. Besohet që ky gaz ndikon në përkeqësimin e sëmundjeve të frymëmarrjes, siç është astma, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkruan dioksidin e azotit si gaz helmues që shkakton inflamacion të konsiderueshëm në rrugët e frymëmarrjes, kur është në prani më të madhe se 200 mikrogramë për metër kub.
Ulja më e madhe e ndotjes së ajrit përmes pamjeve satelitore mund të vërehet në hapësirën ajrore të qytetit Wuhan në pjesën qendrore të Kinës, i cili është vendosur në izolim që nga janari. Aty ndodhen qindra fabrika dhe banojnë 11 milionë banorë. / KultPlus.com