Akademia e çmimeve “Britis” do të ndryshojë formatin për disa prej çmimeve që do t’i dhurojë vitin tjetër, shkruan KultPlus.
Përcaktimet e gjinisë dhe kategoritë e veçanta të meshkujve dhe femrave janë hequr përfundimisht nga organizatorët e Britis, pasi do të zëvendësohen me çmime neutrale, që të jenë më gjithëpërfshirëse.
Viteve të fundit, kjo akademi është përballur me presion të vazhdueshëm për të hequr këtë lloj përcaktimi të gjinisë në çmimet e tyre dhe kanë vendosur të bëjnë ndryshime.
Dua Lipa dhe J Hus janë të fundit në histori që fitojnë çmim si “Artistja më e mirë femër” dhe “Artisti më i mirë mashkull” respektivisht.
Ceremonia e vitit të ardhshëm do të jetë më tetë shkurt në Londër, ku edhe janë shtuar katër kategori të reja si vijojnë: alternative/rock act, hip hop/grime/rap act, dance act and pop/RnB. /KultPlus.com