Në mjediset e Akademisë së Arteve të Kosovës, sonte do të hapet ekspozita personale e piktorit Esat Valla, shkruan KultPlus.
Të gjithë artdashësit, sonte në ora 19:00, mund të marrin pjesë në ekspozitën personale të piktorit Valla.
Esat Valla u lind më 22 prill 1944 në Gjakovë, ku edhe ndoqi shkollën fillore. Në vitin 1965 mbaroi shkollën e mesme artistike në Pejë. Në vitin 1971 u diplomua në Akademinë e Arteve në Beograd (tani Universiteti i Arteve në Beograd ), ku studioi për pikturë te profesori Zoran Petroviq. Nga viti ai ishte 1974 ishte anëtar i Shoqatës së Artistëve Figurativ të Kosovës. Ai po ashtu ishte pjesë e Fakultetit të Arteve që nga viti 1976, ku ligjëronte për pikturë për studentë dhe maturantë, me titullin Profesor Ordinar në Universitetin e Prishtinës. / KultPlus.com
