Shkrimtari dhe studiuesi Sabri Hamiti së shpejti me ligjëratë mbi letërsinë shqipe të shekullit XXI në Slloveni, përcjell KultPlus.
Profesori Sabri Hamiti do ta paraqes ligjëratën në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Sllovenisë. Ligjërata mbahet më 25 tetor, me fillim nga ora 11:00.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë profesori, i cili thotë se jeni të mirëpritur.
“Prof. Sabri Hamiti për letërsinë shqipe
Akademia e Shkencave dhe Arteve e Sllovenisë ju fton përzemërsisht në një ligjëratë mbi letërsinë shqipe në shekullin XXI, e cila do të mbahet të martën, më 25 tetor 2022, në orën 11:00 në sallën e ASHA të Sllovenisë. Do të ligjërojë Prof. dr. Sabri Hamiti, sekretar i Departamentit të Gjuhësisë dhe të Letërsisë në Akademinë e Shkencave dhe të Arteve të Kosovës.
Jeni të mirepritur!”, ka shkruar ai. / KultPlus.com