Studiuesja Lea Ypi, shqiptarja e parë e zgjedhur në Akademinë Evropiane.
Studiuesja, ligjëruesja, redaktorja dhe kontribuesja shqiptare në The Guardian dhe New Statesman, Lea Ypi, ka njoftuar se u bë anëtarja e parë shqiptare e Akademisë Evropiane të Studimeve Humane, Letrave dhe Shkencave.
Ypi e bëri njoftimin në Twitter.
Akademia Europiane, e themeluar në 1988, ka më shumë se 4000 anëtarë dhe 70 çmime nobel.
Ypi jeton në Mbretërinë e Bashkuar dhe është Profesoreshë në Teorinë Politike në Shkollën Ekonomike të Londrës (LSE).
Ajo u diplomua për Filozofi dhe Letërsi nga Universiteti i Romës, La Sapienza dhe përfundoi doktoraturën në Institutin e Universitetit Evropian.
Ypi rregullisht shkruan në Guardian, New Statesman, The Independent, Jacobin Magazine dhe në panelet dhe debatet e Radios dhe TV BBC.
Ajo gjithashtu ka fituar çmime dhe është e specializuar në Kant, Marks, teori demokratike, migrim, dhe teori politike dhe filozofi.