Dhjetëra këngë të stilit popullor, tash janë pjesë e albumit të parë të Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve “Shota”, i promovuar dje në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 15 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, përcjell KultPlus.
Këngët janë të interpretuara nga solistë të ndryshëm, ato kontribuojnë në ringjalljen e folklorit si një segment i rëndësishëm kulturor, si dhe ndihmojnë, që përdorimi i instrumenteve tradicionale të përcillet brez pas brezi.
Në album janë të përfshirë këngëtarë të ansamblit, si dhe bashkëpunëtorë të tij si: Violetë Kukaj, Riza Bytyçi, Mirvete Bajrami, Majlinda Cikaqi, Liridon Sadriu, Edi Furra, Hysni Klinaku, Granit Musliu, Zana Abazi, si dhe incizimi i fundit i këngëtarit të ndjerë, doajenit, Ismet Bogujevci. / KultPlus.com





