Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR organizon nesër aksionin e radhës të titulluar “Dera e Pritjes”, përcjellë KultPlus.
Përderisa ende jemi në pritje për zbardhjen e fatit të mbi në 1600 personave të zhdukur Kosovë, organizatorët e këtij aksioni kanë për qëllim të solidarizohen me dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve.
“Nesër më 30 Gusht në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu, ne solidarizohemi me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë. Pritjen e stërzgjatur dhe shqetësimin tonë për moszgjidhjen e kësaj çështje tashmë e sa vite, po e shfaqim përmes aksionit rrugor “Dera e Pritjes””, thuhet në njoftim. / KultPlus.com
Edhe pas 21 vitesh që nga përfundimi i luftës, praktikat nacionaliste të përkujtimit ende sundojnë në vendin tonë dhe krimet e luftës atribuohen kolektivisht. Të vetëdijshëm për ndikimin negativ të deklaratave, lajmeve të rreme dhe retorikave të dëmshme në diskursin publik nga politikanë dhe akterë të tjerë të shtetit mbi viktimat, të mbijetuarit dhe të gjithë procesin e ballafaqimit me të kaluarën në Kosovë, Nisma e të Rinjëve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë organizoi sot aksion rrugor në Prishtinë, në sheshin Skenderbeu dhe Ibrahim Rugova, shkruan KultPlus.
Një instalacion prej xhami kishte zënë vend afër qeverisë së Republikës së Kosovës, e ku paraqiteshin raste të tilla kur kanë ndodhur ‘Parimet për Ballafaqimin me të Kaluarën’ që janë krijuar si rrjedhojë për t’i parandaluar mbizotërimin e rrëfimeve të njëanshme, mohimin e krimeve dhe gjuhën e urrejtjes.
Ky instalacion, ngjalli interesimin e një numri të madh të qytetarëve të cilët po ndaleshin dhe po e komentonin sipas këndvështrimit të tyre përmbajtjen e tij dhe xhamin simbolikë, gjë e cila sipas njërës nga organizatoret e kësaj nisme, është bërë me qëllim që t’i kujtojë qytetarëve se reflektimi i së kaluarës na ndjek pas në të tashmen dhe do të na përcjell edhe në të ardhmen.
“Ky instalacion është bërë me qëllim të informimit të akterëve politikë dhe publikë se si të trajtohen viktimat, e kaluara e dhimbshme, të mbijetuarit si dhe synon që të parandalojë diskursin dhe veprimet e dëmshme në lidhje me trashëgiminë e konfliktit, gjithashtu do të shërbejë si dokument referues ku secili që shkel parimet duhet të mbajë përgjegjësi”, thonë oganizatorët.
Vendosja e këtij instalacioni është bërë me qëllim të vendosjes së një standardi të trajtimit të kaluarës në përgjithësi por me theks të veçantë viktimave dhe të mbijetuarve të luftës së fundit në Kosovë.
Në intalacionin prej xhami ishin vendosur disa figura politike të Kosovës, të cilët sipas organizatorëve të kësaj iniciative, janë shembuj nga ku mund të shohim shkelje të të drejtave të njeriut.
Figura e ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi, Kryetarit të partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ish-deputetes së Parlamentit të Kosovës, Flora Brovina, ishin të vendosura në këtë instalacion.
Në një prononcim për KultPlus njëra nga organizatoret e kësaj iniciative tha se i kemi vendosur figura e këtyre politikanëve për të ilustruar me shembuj konkretë kur janë shkelur këto 10 parime.
“Përmes këtij aksioni simbolikë në njëfarë mënyre ne po synojmë që të informojmë qytetarët për këto parime si dhe të shfaqim disa shembuj konkretë kur këto parime në të kaluarën janë shkelur, p.sh.; kemi rastin e ish-presidentit Thaqi i cili e ka dekoruar një të dënuar për krime lufte, pra Rrustem Mustafën me Medalje Presidenciale dhe ky është në kundërshtim me një prej parimeve të cilin ne e kemi prezantuar në këtë dokument”.
Bashkëpunëtore të kësaj inciative simbolike ishin edhe organizata të tjera të shoqërisë civile si: Fondi për të drejtën humanitare në Kosovë, Organizata Integra, Organizata Neë Social Inciativ, Qendra për rehabilitimin e torturës në Kosovë si dhe organizata të tjera. Njëherësh, kjo nismë është mbështetur nga Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ambasada Britanike në Kosovë përmes UNDP-së.
Lidhur me këtë nismë, organizatorët e saj synojnë informimin sa më të gjerë të popullatës rreth shkeljes së këtyre parimeve dhe vetëdijesimit sa më të madh për gjithëpërfshirje të viktimave pa marrë parasysh gjininë, moshën, përkatësinë etnike ose racën. / KultPlus.com