Policia e Kosovës ka intervistuar katër aktivistë, si të dyshuar për shkrimin e grafiteve feministe nëpër qytetin e Mitrovicës, raporton Express.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka thënë se ndaj tyre është iniciuar rast për prishje të rendit dhe qetësisë publike.
“Me datën 25.04.2021, në Mitrovicë, është iniciuar një rast Prishje e Rendit dhe Qetësisë Publike “PRQP’.Në cilësi të të dyshuarave janë intervistuar katër persona, pasi të njëjtit në orët e pasdites së datës 25 prill 2021, në disa lokacione/objekte në qytet kanë shkruar grafitë”, ka thënë Zahiti.
Sipas “Jepi zë”, nga personat e arrestuar, një është burrë ndërsa tri të tjera janë gra. Ata janë mbajtur 6 orë në Stacionin Policor. / KultPlus.com
Feministja dhe aktivistja për të drejtat qytetare, Marion Stokes, për 40 vjet kishte incizuar plot 70 mijë orë lajme televizive përgjatë afër katër dekadave.
Ajo lëshonte VCR-në (Incizuesin e Videokasetave) dhe në kasetat VHS kishte regjistruar lajmet ditore nga kanale të ndryshme televizive në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Stokes përshkruhet si aktiviste radikale komuniste e cila qe shndërruar në arkiviste të pasur dhe të mbyllur. Gjendja e mirë financiare ia kishte mundësuar asaj nisjen e këtij projekti dhe më 1979, gjatë Krizës Iraniane me Pengje ajo kishte filluar t’i regjistrojë lajmet në kaseta. Këtë projekt e kishte vazhduar deri në vitin 2012, pra deri në vitin kur kishte vdekur ku regjistrimet e fundit kishin të bënin me sulmin makabër në shkollën Sandy Hook.
Incizimet e saj kanë shërbyer si temë e regjisorit Matt Wolf në dokumentarin e tij të ri “Regjistruesi: Projekti i Marion Stokes”.
Wolf njihet për filmat e tij që për tematikë kanë pamjet dhe regjistrimet nga arkivat, mirëpo kur kishte dëgjuar për Stokes e kishte kuptuar se bëhej fjalë për diçka të padëgjuar më parë.
Kasetat e Stokes i kishin mbetur trashëgimi djalit të saj i cili ia ka dhuruar Arkivës së Internetit, një organizateje jofitimprurëse e cila i digjitalizon materialet fizike të mediave. Këto kaseta do të jenë në faqen kësaj organizate nga ku mund të kenë qasje të gjithë. Andaj, ka të tillë që aktin e saj e kanë cilësuar si aktivizëm socialist marrë parasysh qasshmërinë e lirë për të gjithë në arkivat e siguruara nga ajo.
Madje, nga aktivizmi i saj do të përfitojnë edhe vetë televizionet që nuk e kanë në dispozicion materalin që ato vetë e kanë prodhuar ndër vite por që është regjistruar nga tashmë e ndjera, Stokes. / KultPlus.com