Bekim Fehmiu paraqet personalitet që zakonisht një populli mund t’i ndodhë vetëm një herë gjatë një shekulli, e pastaj të vazhdoj të jetojë për shumë shekuj. Ai madje pat refuzuar të ndryshonte emrin e tij për dhjetëra miliona dollarë nga një shtëpi e njohur producente italiane filmash, e cila kërkoi që talentin e tij ta paraqes si talent italian. I vetmi nga e gjithë Evropa Lindore, ai luajti në shumë filma amerikanë e evropianë me shumë yje botërore.
Bekim Fehmiu kishte një personalitet unik, por zotësia e tij artistike ishte e tillë që ai të mund të luante dy personazhet e pazgjedhur. Në pyetjen: Çfarë korrelacioni mendoni se keni me personazhet Cagliostro dhe Balsamo, ai u përgjigj: Ne të gjithë mbajmë maska të ndryshme për arsye të ndryshme. Ne mbajmë disa maska, sepse ato përfaqësojnë vërtet atë që duam të jemi. Të tjerët, ne i veshim ato, sepse nuk kemi guximin të përballemi me atë që është me të vërtetë poshtë ose sepse je ajo që dikush tjetër do të kishte nevojë që ne të jemi.
Përveç zotësisë së tij, Bekimi ishte edhe shumë i saktë dhe i disiplinuar, kur merrte ndonjë rol qoftë ai kryesor apo edhe dytësor, ai duhet ta perfeksiononte atë deri në përsosshmëri.
Bekimi ishte i përkushtuar në punë. Ai aty garonte me të gjithë por dhe me veten e tij. Kur duhej të luaj në film tek burri i artistes Michel Morgann, atëherë një muaj mësoi intensivisht gjuhën frënge. Por projekti dështoj. Për filmin ” Aventurierët” duhej të mësoj të luaj golf, sport i rëndë dhe i rrezikshëm.
Ishte aq i qëndrueshëm, por edhe mbahej për gjërat që për të ishin thelbësore. Kur e thirri Dino de Laurentis për filmin “Odiseu”, regjisori Francesco Rossi ishte kundër zgjedhjes së tij.
U shpreh: Nuk vie në konsideratë. Është i ri.
E Dino e ndërpreu dhe ia ktheu: Perënditë përherë janë të ri.
Bekim Fehmiu u përket aktorëve të rrallë vendorë që shijuan famën botërore. / KultPlus.com
Të rinjtë shqiptarë po shkëlqejnë në skenat botërore, ne së fundmi dëgjuam për një djalë me emrin Mason Alban, sukseset e të cilit në fushën e kinematografisë nuk ishin të pakta. KultPlus ka rënë në kontakt me Masonin që sukseset e tij t’i shpalos edhe para publikut shqiptar të cilët padyshim do të ndihen krenarë, shkruan KultPlus.
Lufta e fundit në Kosovë ka bërë që shqiptarët të shpërngulën me dhunë nga Kosova. I lindur në Vushtrri, Mason Alban është transferuar në Boston në moshën 11-vjeçare si refugjat. Por, Mason e ka shfrytëzuar kohën në mënyrën më të mirë. Ndonëse në një vend të huaj dhe duke pas parasysh vështirësitë, ai ishte i bindur që ëndrrat duhet ndjekur, ka punuar shumë dhe talenti i tij nuk mbeti pa rënë në sy.
Qysh në moshë
të re, arriti të lidhet me disa regjisorë të shkëlqyeshëm në Harvard, ku njëri
prej tyre ishte regjisori me famë botërore Peter Sellars.
“Shfaqjen
time të parë e bëra në Teatrin A. R. T në Kolegjin e Harvardit. Aty bëmë edhe
shfaqje tjera, diçka nga Çehovi dhe nga Shekspiri. Kështu rashë në dashuri me këtë
profesion, që për mua ishte terapeutik pas luftës. Në skenë mund të dëgjohej zëri
im. Teatrin që është forma më e pastër e demokracisë, e kam mësuar nga Peter Sellars”,
ka treguar kështu Mason Alban për hapat e parë në karrierë.
Gjasat që
aktori shqiptar të shkëlqejë në këtë rrugë, janë të mëdha. Por, të mëdha janë
edhe sfidat duke pas parasysh që konkurrenca është e madhe.
“Është një industri
jashtëzakonisht konkurruese, ku janë rreth një milionë aktorë të rinj në vit që
i hynë kësaj industrie. Unë kam pasur fat t’i takoj disa menaxherë dhe agjentë
që besuan në mua dhe më krijuan mundësi. Kolegji Emerson më ndihmoi shumë, atje
munda të aktroj dhe të tregoj talentin tim. Atje më morën në disa klipe dhe
filma studentor, kështu m’u hapën mundësitë dhe unë e shfrytëzova njërën nga
to. Punova në shumë shfaqje të suksesshme, krahas aktorëve dhe regjisorëve vërtet
të talentuar.”
Masoni
karrierën e tij e drejton duke punuar pa reshtur dhe pa u lodhur, duke i
tejkaluar dështimet dhe refuzimet. Sipas tij, ju duhet të jeni të gatshëm për të
sakrifikuar shumë që t’i realizoni ëndrrat tuaja.
“Është
sfiduese për të gjithë. Edhe për mua ishte një udhëtim i gjatë. Unë nuk e bëj këtë
për të qenë medoemos i famshëm, por e bëj sepse e dua profesionin që e kam. Nëse
nuk do ta doja profesionin, çdo gjë rreth tij qoftë pozitive apo negative nuk
do t’ia vlente.”
Në EVVY,
Mason Alban është emëruar për dy vite radhazi si aktori më i mirë. Ky vlerësim
patjetër që ishte një shtysë për të.
“Ky ishte një
tjetër afirmim i shkëlqyeshëm për mua. Në të gjitha format e artit ne kemi
nevojë për dikë që pajtohet me çmendurinë tonë, në mënyrë që ajo të
konsiderohet art. Konfirmimet janë çdoherë thelbësore.”
Por, ajo çka
nuk e kemi shpalosur deri tani, është një arritje e jashtëzakonshme e Masonit.
Ai është pjesë e filmit “Little Women” i cili u nominuar për Best Picture në
Oscar.
Të punosh në
një film të tillë dhe me njerëz kaq profesional, padyshim që është diçka e
mrekullueshme, ai madje ndihet i bekuar për këtë mundësi që i erdhi falë
talentit e përkushtimit në punë.
“U emocionova shumë për dashurinë e Akademisë ndaj “Little Women”. E ndjeva brenda vetes se ishte diçka meritore. Të gjithë ishin brilantë në atë që bënë dhe kjo ishte vërtet frymëzuese. Të punosh me Saoirse Roman është e mahnitshme sikurse me Greta Gerwig që shfaqin gjenialitetin e tyre dhe të bëjnë të ndihesh i bekuar që punon me ta. Po ashtu edhe me Kathryn Bigeloë. Ishte kënaqësi e madhe për mua të punoja me ta dhe të mësoja aq shumë nga të tjerët. Është nder i jashtëzakonshëm të punosh me një grup të tillë, ku ka njerëz aq të talentuar.”
Regjisorja e
filmit “Little Women”, Greta Gerwig ishte një pikë frymëzimi për Masonin.
“Është e
mahnitshme dhe e lehtë të punosh me të. Ajo është shumë profesionale dhe kështu
e bën punën tuaj të lehtë. Ata kanë një vizion të shkëlqyeshëm dhe e dinë saktë
se çfarë duan. Pjesa tjetër varet nga unë që ta shpërfaq vizionin e tyre. Dhe të
kesh njerëz super të talentuar rreth vetes për të të ndihmuar të arrini – kjo e
bën gjithçka të lehtë dhe mjaft të dobishme.”
Gjithë ky
sukses nuk e ka lejuar Masonin të harrojë prej nga vjen. Ai pohon se ka një
lidhje emocionale me Kosovën dhe i kënaqet zemra për sukseset e saj.
Ai
gjithashtu nuk i refuzon as ftesat nga regjisorët shqiptar. Madje është bërë
pjesë e filmit “Adelina” të regjisores Rita Krasniqi.
“Ai është
filmi im i parë në Kosovë. Dhe aktualisht është nëpër festivale në të gjithë
botën. Ajo është regjisore mjaft e talentuar. Më pëlqen të punoj me regjisore,
ato më kanë dhënë mundësi gjithmonë.”
Krejt për
fund, Masoni ka dhënë një mesazh për të rinjtë shqiptarë.
“Uroj që ata t’i ndjekin ëndrrat dhe të mos mendojnë se madhështia ekziston jashtë tyre. Ka shumë të rinj të talentuar në Kosovë të cilën mund të fitojnë “Oskar” ose të bëhen çfarëdo që ata duan të jenë. Historikisht ne gjithmonë mendojmë se gjërat e mëdha janë atje tej larg diku. Por për mua dhe shumë kosovarë të tjerë aktor të bën talenti dhe jo Hollivudi. Nëse e ndjen aktrimin, bëhu, se krejt janë atje.” /KultPlus.com
Aktori i teatrit dhe filmit, Reshat Arbana, është një nga aktorët me popullorë të kinemasë shqiptare, me mbi 35 role, duke filluar që nga viti 1963. Ai lindi më 15 shtator 1940 në Tiranë.
Ndër rolet më të spikatura në film Samiu tek “Fije që priten” 1976, Prefekti tek “Gjeneral gramafoni” 1978, Bimbashi tek “Liri a vdekje” 1979, Isa Boletini tek “Nëntori i dytë” 1982, Ahmeti tek “Dora e ngrohtë” 1983, Adnani tek “Hije që mbeten pas” 1985, Aliu tek “Binarët” 1987, Emili tek “Rikonstruksioni” 1988, Kuke Memini tek “Balada e Kurbinit” 1990. Për rolet e Dajlan Beut tek “Kush vdes në këmbë” 1984 dhe Kryetarit të Këshillit tek “Kur hapen dyert e jetës” 1986 ka fituar Medalionin e Festivalit të Filmit më 1985 e 1987.
Në maj 2004 u rikthye në skenën e Teatrit Kombëtar me rolin e protagonistit në dramën Streha e të harruarve.
Më 7 tetor 2011 Presidenti i Republikës, Bamir Topi i akordoi zotit Reshat Arbana Urdhrin “Nderi i Kombit” me motivacionin: “Aktorit të shquar të teatrit dhe kinematografisë, i cili me interpretimin mjeshtëror dhe origjinalitetin e tij u bë një artist popullor e shumë i dashur për publikun, rolet e të cilit kanë pasuruar me vlera të reja kulturën kombëtare.”
Më 26 Nëntor 2011 në koncertin “Nëntori II” organizuar në kuadrin e javës së kulturës shqiptare me rastin e 99 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Shoqata shqiptare në Parma të Italisë “Scanderbeg” i dorëzoi çmimin [“Skënderbeu – Diaspora shqiptare në Itali”] zotit Reshat Arbana të akorduar në emër të 24 shoqatave dhe subjekteve në Itali me motivacionin:Për personalitetin e jashtëzakonshëm, cilësinë artistike dhe frymëzimin me të cilin ka interpretuar role, histori, ngjarje, duke i pasuruar me humanizmin dhe kulturën që e karakterizon përherë. Çmimi ju dorëzua nga përgjegjësi i organizimit të shoqatës “Scanderbeg Parma” zoti Durim Lika. / KultPlus.com