Aktori 77-vjeçar O Yeong-su ka rrëfyer se sa shumë ka ndryshuar jeta e tij që nga publikimi i serialit shumë popullon të Netflix.
Ai u tregua i sinqertë edhe për anën e errët të famës. Mësohet se ai ka refuzuar një sërë ofertash që i janë bërë për tu shfaqur në reklama të ndryshme.
“Shumë njerëz më kanë kontaktuar dhe për shkak se nuk kam një menaxher për të më ndihmuar, është e vështirë për mua të përballoj volumin e thirrjeve dhe mesazheve që kam marrë. Kështu që vajza më ka ndihmuar.”, transmeton KultPlus.
Yeong-su është një aktor veteran i cili ka luajtur filma për gati 6 dekada kur filloi karrierën e tij në 1963.
Drama koreane ka shtuar 4.4 milionë abonentë të rinj në Netflix, duke rritur abonimet globale në 213.5 milionë. Vetëm ky serial rriti fitimet e kompanisë me 1.4 miliardë dollarë, gati dyfishin e sasisë që platforma mori në tremujorin e tretë të vitit 2020. / KultPlus.com