Vdiq aktorja Drita Duraku

Të dielën ka vdekur aktorja shqiptare, Drita Duraku.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur poetja Naime Beqiraj, përmes një njoftimi në Facebook.

Poetja Beqiraj aktoren Duraku e ka cilësuar si mike të mirë dhe person mjaft të dashur me zemër e mbushur plot atdhe.

 “Me nga një gotë vetë m’kujtoni, na thojshe me lotë n’sy, sa herë dëgjojshe që dikush e k’puti këtë jetë. Sot po t’përcjellim nga kjo botë Drita Duraku, mikja e mirë, aktore e humorit, njeri i dashtun me zemrën e mbushun atdhe. Pushofsh n’Paqe gzimi i shoqnisë; boll u munove n’kêtë jete”, ka shkruar Beqiraj.

Drita Duraku ka lindur në vitin 1959, përgjatë karrierës së saj identifikohej me rolin e “Nuses së Gostivarit”./ KultPlus.com

Aktorja Margarita Xhepa: Si t’i përqafojmë vështirësitë e jetës dhe t’i kthejmë ato në mundësi

‘UNICEF Albania’, në një nga “Mësimet e së Premtes” u bashkua një aktore ikonë shqiptare, Margarita Xhepa, e cila në moshën 90-vjeçare dhe me një karrierë mbi 70-vjeçare, ndau me stafin e UNICEF-it mençurinë e saj, të fituar përmes përvojave personale.

E njohur për punën e saj dhe interpretimet e pashoqe në afro 40 filma dhe 150 pjesë teatrale, ajo ka portretizuar personazhe të shumtë në shumë zhanre dhe është renditur ndër aktoret më të vlerësuara në Shqipëri. Pak ditë më parë, e ftuar nga ministri shqiptar i Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, ajo ka festuar ditëlindjen me një ceremoni zyrtare.

“Nuk jam mësuar të festoj ditëlindjet e mia. Në brezin tim, ditëlindjet e vajzave nuk festoheshin kurrë. Vetëm djemtë, burrat, por gratë … rrallë”, rrëfeu Margarita.

Pavarësisht nga mosha e saj dhe angazhimi i vazhdueshëm në jetën publike ende, ajo nuk mundi të refuzonte ftesën e UNICEF-it për një fjalim motivues dhe të ndante njohuritë e saj për arritjen e balancës punë-jetë me stafin. Veprimtaria, e konceptuar si një “Talk-show”, u moderua me mjeshtëri nga Emira Shkurti, Specialiste e Drejtësisë për Fëmijët – një grua me shumë talente, përfshirë edhe pasionin për muzikën.

Salla e mbledhjeve të UNICEF-it në Shqipëri ishte e mbushur plot. E pyetur për çelësin e suksesit, artistja theksoi se si një ndjenjë qëllimi i jep jetës kuptim dhe përmbushje më të madhe. Duke ndarë përvojat e saj unike, ajo tregoi se si t’i përqafojmë vështirësitë në jetë dhe t’i kthejmë ato në mundësi, pasi thelbësoret e vërteta në jetë janë vetëm dy: virtyti dhe mençuria. Të jetosh një jetë të disiplinuar me një ndjenjë qëllimi dhe të jetosh në përputhje me vlerat dhe parimet e tua është ajo që mund ta bëjë një ekip të duket i mrekullueshëm!

Mes shumë çështjeve të ngritura, për të ardhmen e të rinjve dhe se si UNICEF mund t’i përgjigjet më mirë nevojave të tyre, ajo shprehu shqetësimin e saj për qëndrimet e brezit të ri në shoqëri dhe bëri thirrje për një ndjenjë modestie, mirënjohjeje dhe respekti. Ajo vuri në dukje rolin e përgjegjësisë së familjes dhe prindërve për t’u kujdesur për fëmijët e tyre dhe për të komunikuar me ta. Aktorja  gjithashtu bëri thirrje për më shumë mundësi jashtëshkollore për adoleshentët, për të ndihmuar talentet e rinj të shfaqen dhe rriten, si dhe të mbështesin një klimë të përgjithshme më të favorshme për artin, kulturën dhe emancipimin shoqëror.

Fjalimi motivues i mbajtur stafit për t’u përpjekur për përsosmëri pa sakrifikuar mirëqenien e tyre dhe për të qëndruar të bazuar në vlerat e tyre, krijoi një përshtypje mbresëlënëse. Enkelejda Bregu, Specialiste e Politikave Sociale, së fundmi iu bashkua UNICEF-it, ku tha: “Më duhet ta pranoj, takimi me aktoren e madhe, Margarita Xhepa ishte më i miri për mua, mbresëlënës, argëtues, emocionues dhe i mbushur me reflektime për këdo nga ne. Shumë shpesh ne kapemi lehtësisht në rutinën, zhargonin dhe klishetë. Ndonjëherë, shumë lehtë mund ta gjejmë veten të kapur në egoizëm, mungesë besimi dhe viktima të ishujve tanë.”

Elvana Pernaska, Menaxhere e Burimeve Njerëzore, tha: “Përbërësit e bisedës së saj ishin si një recetë e pasur për mua, se si të bëj jetën me më kuptim dhe të suksesshme. Mençuria e Margaritës ishte shumë rreth Thjeshtësisë dhe Dashurisë se si të jesh mirënjohës në jetë, të tregosh mirënjohje, të punosh shumë dhe ta duash atë që bën, të jesh i disiplinuar, të jesh i sinqertë, të tregosh dhembshuri, të duash familjen tënde, të tregosh kujdes për njerëzit, të tregosh kujdes për të moshuarit, për edukimin e brezave të rinj – tju mësoni atyre historinë dhe kulturën e vendit, sesi të ekspozoni veten ndaj artit dhe kulturës pasi kjo na bën më të mirë…”

Murat Sahin, Përfaqësuesi i UNICEF-it në Shqipëri rrëfen: “Në ditët e sotme shumë organizata po bëjnë biznes për fëmijët, sfida është si të dallojmë veten nga të tjerët, prandaj duhet të frymëzojmë njerëzit, kemi nevojë për heronj kombëtarë si zonja Xhepa që të na sfidojnë dhe shoqëria për të mirën më të madhe për fëmijët. Ne do të vazhdojmë me sesionet “Mësimet e së Premtes” dhe do të ftojmë ekspertë jotradicionalë dhe njerëz të njohur nga sfera të ndryshme të jetës për frymëzim dhe motivim të mëtejshëm. Liberale/TemA/ KultPlus.com

Vdes aktorja, Marla Adams

Ka ndërruar jetë Marla Adams.

Lajmin e ka bërë të ditur Matt Kane, i cili tha se ajo vdiq të enjten në moshën 85-vjeçare.

Shkaku i vdekjes nuk është zbuluar.

Marla filloi të luante Dina Abbott Mergeron në “The Young and the Restless” në vitin 1983. Ajo e mbajti rolin për shumë kohë deri në vitin 2020.

Ajo u shfaq gjithashtu në filma të tillë si Days of Our Lives, dhe The Bold and the Beautiful në vitet ’90.

Kryeministri Kurti shpreh ngushëllime për aktoren Morina: Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime me rastin e vdekjes së aktores Shirine Morina, shkruan KultPlus.

Kryeminstri Kurti përmes një shkrimi në facebook vdekjen e aktores Morina e ka cilësuar si humbje të madhe për gjithë komunitetin artistik.

“Me pikëllim të thellë, komunitetit artistik të Kosovës e gjithë vendit i shprehi ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të Shirine Morinës.

Në kujtesën tonë, do të qëndrojnë përjetë rolet e saj si ajo e monodramës “Mbreteresha Teutë”, si dhe kontributi i jashtëzakonshëm në shfaqjet “Hotel Kashta”, “Makbethi”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, në filmin “Era dhe lisi”, si dhe serialet “Kombinati” dhe “Cimerat”.

Vdekja e saj është humbje e madhe për komunitetin artistik. Shpirti i saj u prehtë në paqe”, ka shkruar Kurti në Facebook/KultPlus.com

Aktorja Liza Koshy rrëzohet në tepihun e kuq të ‘Oscarit’

Aktorja e njohur, Liza Koshy, është rrëzuar teksa po parakalonte në tepihun e kuq të dielën mbrëma, në ceremoninë “Oscar”.

Aktorja Koshy derisa po pozonte me fustanin e saj të kuq, jashtë Teatrit Dolby, u rrëzua ndërsa po përpiqej të ecte me takat e saj.

Në një video të kapur nga mediat, Koshy tha: “Gjithçka është në rregull”.

“Kishte një puset, e patë të gjithë”, u përgjigj ajo me shaka, për të tejkaluar situatën e sikletshme.

Violeta Manushi, ‘Teto Ollga’ e pavdekshme, tipografja që u shndërrua në ikonë të artit skenik shqiptar

Nga Albert Vataj

Asnjë nga aktoret shqiptare nuk pati fatin e saj, që të përjetësohej në një vepër arti, skulpturë, një nga rolet ikonike, ai i “Teto Ollga”, “Zonja nga qyteti”. Pas 37 vjetësh, që nga koha e xhirimeve të filmit të Piro Milkanit, 1976, Violeta Manushi, “Teata Ollga” u rikthye sërish në fshatin Tushemisht nga skulptorët Vasillaq Kolevica dhe Vaskë Spahija, me rastin e 6- vjetorit të ndarjes nga jeta. Dhe ajo është aty është atëditë e sot, për të dëshmuar se si pavdekësohet një rol, në vepër arti, një emër dhe një vlerë, siç është Violeta Manushi, e cila në karrierën e saj pati role shumë më të rëndësishme dhe me më pesha se ai i Teto Ollgës, por ai që thotë fjalën i fundit është artëdashësi. Është pikërisht ai që ka vendosur që ta ketë përjetësisht Violeta Manushin si Teto Ollga, jo se ajo luajti në këtë rol veten e saj, por se arriti të ngulitej me këtë jetësim interpretues, thellë në kujtesën e një gjenerate, një brezi që nuk lejoi që ajo t’i përkiste të shkuarës, por të mbetej gjithnjë e sotme, përmes artit që ajo e ngriti në pavdekësi.

“Sikurse e shihni, unë jam nisur për udhë, që nuk është e gjatë. Nuk jam pishman që po shkoj, jetova 81 vjet e kusur, për më tepër jetova me nder. Kemi qenë të varfër, por nuk kemi lypur. Kemi jetuar me punë dhe me nder, duke lënë pas emrin e mirë”. Violeta Manushi i tha këto fjalë në orët e fundme të frymës, më 27 korrik 2007, fjalë që nuk do të ishin vetëm të fundit, por kumtim solemn i denj për epitaf shenjtorësh. Ajo nuk ishte një shenjtore, por gjithçka e përkorë, gjithçkae virtytshme, gjithçka  ngadhnjyese dhe përkushtuese që mbushi jetën e saj ishte e bekura dhe ujdhesë e njeriut të motivuar nga mirësia. “Teata Ollga”, artistja e madhe, me kurajën e pashembullt, me humorin që kishte brenda tragjiken, me qëndrimin e saj, e bëri shumë të lehtë takimin me vdekjen. Ajo u shua për të lënë pas emrin që skaliti me shkronja të arta në memuarin e traditës së artit skenik shqiptar. Iku për të lënë rolet e saj të pavdekshme. Mori udhën e amshimit për të mos harruar të na gostisë vijimsisht me humorin dhe virtuozitetin skenik.

Violeta Manushi iku duke lënë gjurmë të pashlyera në radhët e korifejve të artit skenik shqiptar, në radhët e atyre që vunë themelet e godinës së aktrimit teatror dhe filmik. Ndërsa kthehemi në in memoriam dritëhedhim kumtim pas kumtimi gjurmëve që ajo la. Në atëkohje Luftar Paja për Violeta Manushin do të thoshte mes të tjerash: “Ajo për këtë teatër ka sakrifikuar jetën, duke luftuar me penë dhe djersë për të mposhtur konceptet e asaj kohe. Ajo ishte këmbëngulëse në rolet që bënte. Ka qenë një njeri i respektueshëm në klimën artistike që sot me keqardhje mund të them se çalon. Artistët si ajo ishin të rrallë Dritëro Agolli do të mëtonte kësisoj për aktoren: “Shtëpia e Violetës ishte skena, rolet ishin fëmijët e saj. Artistja e Popullit Violeta Manushi, mbetet një nga kalorëset më fisnike të skenës, që bashkë me brezin e saj, hodhën themelet e Teatrit Kombëtar dhe vendosen bazamentin e dashurisë për teatrin tek njerëzit. Në këto themele, bashkë me teatrin, Violeta Manushi, ndërtoi edhe shtëpinë e saj. Për atë, teatri dhe shtëpia ishin një. Ajo nuk u martua, nuk bëri fëmijë, vatra e saj ishte skena dhe rolet, ishin fëmijët e saj. Këta ishin shumë, të vegjël, të rinj, të moshuar, të mençur, shakatarë e seriozë. Atyre u dha frymën e saj, shpirtin dhe mendjen, u dha karakterin kombëtar dhe popullor, veset dhe virtytet, zemërimin dhe trishtimin, prandaj, këto personazhe të krijuara prej saj, u bënë thellësisht popullore, bashkë me të. Le të përmendim këtu “Olimbinë” tek “Karnavalet e Korçës”, Nicen tek “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Zyhranë tek “Fytyra e dytë” dhe Ollgën tek “Zonja nga qyteti”. Violeta Manushi firmoi personalitetin e saj, duke shkelur mbi të gjitha rrugët e Shqipërisë, në klasa shkollash dhe auditore fakultetesh. Kudo, ajo ishte e mirëpritur, sepse u sillte njerëzve gëzim, humor, shpirtgjerësi. Prej saj buronte bukuria dhe humanizmi njerëzor. Janë shumë virtyte, që e bëjnë atë të pavdekshëm”.

Violeta Manushi, gruaja që sakrifikoi gjithçka për pasionin u lind në qytetin e traditave, Korçë më 6 mars 1926. Edhe pse kanë kaluar 40 vite prej ditës kur “Ollga” do të mrekullonte në komedinë e Pirro Milkanit “Zonja nga qyteti”, pakkush refuzon ta shohë edhe sot pas kaq e kaq herësh që e ka parë këtë sprovë të kurajshme kinematografike. Manushi, me lojën e saj jo vetëm bëri të pavdekshme Ollgën por shndërroi Tushemishtin, vendxhirimin e këtij filmi në një vend pëlëgrinazhi për turistët dhe bujtësit në qytetin e bukur të Pogradecit. Vetëm një pasion i fuqishëm aktorial, një brendi që çel zemrën për t’i bërë vend një personazhi, mundet të prek zenitin e këtij caku. Jeta skenike e Violeta Manushit padyshim që nuk është sosur në një ngulm të vetëm atë të “Zonja nga qyteti”. Jo. Aktore e madhe, që ka shkëlqyer njësoj si në komedi ashtu edhe në dramë numeron nbi 100 role në teatër dhe 16 në kinema. Kjo galeri përplotëson mozaikun e këtij personaliteti të spikatur të artit tonë skenik. Udhën e gjatë dhe bashkëjetimin me personazhet dhe karakteret e shumtë që i bëri memorie të historisë së dhe traditës skenike e mbylli me rolin e saj të fundit në tragjikomedinë e Ruzhdi Pulahes, me regji të Mihal Luarasi, “Streha e të harruarve”. Është pragu i mbramë që shënon dhe 60-vjetorin e Teatrit Kombëtar. Një jetë në këtë skenë Violeta Manushi zgjodhi ta mbylltë në një jubile, në maj 2004, tre vite para se të shuhej.

Ikona e skenës, Violeta Manushi, është ngjitur për herë të parë në skenë në vitin 1946. Ish-punëtorja e tipografisë, vetëm 20 vjeçe, u regjistrua në shkollën e parë dramatike, të hapur pranë Teatrit të Shtetit (sot TK), më 1946. U shqua menjëherë për vërtetësi, spontanitet e natyrshmëri të rrallë, por edhe disiplinë e vullnet të hekurt. Në dramën “Orët e Kremlinit Kremlinit” (1957), ajo luajti njëherësh tre role, duke shënuar kështu një rekord origjinal, ende në fuqi edhe sot e kësaj dite. Më pas, shkëlqeu në rolet protagoniste në komeditë “Gratë gazmore të Uindsorit” (1959) dhe “Morali i zonjës Dulska” (1958). Nga dramaturgjia kombëtare interpretoi me shumë sukses Olimbinë te “Karnavalet e Korçës” (1964), Zyhranë te “Fytyra e dytë” (1968), Nicën te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1971), Ollgën te “Zonja nga qyteti” (1975) dhe teton te “Pallati 176” (1985), duke u transformuar tërësisht në secilin prej tyre. Ka luajtur edhe në 16 filma, që nga “Tana” (1958) e deri tek “Rrethimi i vogël” (1989) dhe një teledramë “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” (1976). Për rolin e teto Ollgës tek “Zonja nga qyteti” fitoi Medaljonin e Festivalit të Filmit më 1977. Në maj të vitit 2004, u rikthye me sukses në skenën e Teatrit Kombëtar, me tragjikomedinë “Streha e të harruarve”.

Duke qëmtuar mbi jetën dhe kalvarin e aktores mësojmë se në fëmijëri kishte një jetë aspak bujare. Familja e saj jetonte në varfëri e tejskajshme. Fëmijët u detyruan të punonin në moshë fare të njomë, për të siguruar bukën e gojës. Aktorja është shprehur se, ka qenë një fëmijë e padëshiruar, por kur u konstatua, prindërit gëzoheshin se mos do të lindte djalë, që t’i bëhej krah Llambit, djalit të vetëm. Që në moshën 14-vjeçare, ajo do të provonte mbi shpinën e njomë punën fizike fillimisht në fabrikën e këpucëve në Korçë, më pas punëtore në shtypshkronjën “PEPO”. Pas largimit të familjes për në Tiranë, në shtypshkronjë “Dielli”, e cila do t’i ndriçonte rrugën drejt skenës së teatrit, ku shkriu jetën e saj. Vetë aktorja nuk u martua dhe ja çfarë thoshte për këtë gjë. “Vërtetë jeta erdhi ashtu, ndoshta fati vendosi të mos martohesha, por unë kam qenë nënë me shumë fëmijë, në skenë dhe në jetë. Gjithë kohës më ka shoqëruar dashuria e nipërve dhe mbesave, që më mbanin si ujët e pakët. Kështu jam edhe sot, si veshka mes dhjamit. Teze njëri, teze tjetri, të marrin mendjen, por edhe të mbushin me gëzim e lumturi. Jam një nënë me shumë fëmijë edhe në skenë.

Vdiq aktorja Lara Parker

Ka vdekur aktorja Lara Parker, e njohur më së shumti për rolin e saj si magjistare Angelique Bouchard në Dark Shadows.

Parker vdiq në gjumë të enjten në mëngjes në shtëpinë e saj në Los Anxhelos, konfirmoi në Facebook të hënën kolegia e saj e Dark Shadows Kathryn L. Scott . Ajo do të mbushte 85 vjeç javën e ardhshme.

“Për më shumë se 50 vjet, jetët tona ishin të ndërthurura përmes dashurisë sonë të ndërsjellë për letërsinë, shkrimin dhe aktrimin,” shkroi Scott. “Nuk mund të kishim qenë më të ndryshëm dhe aty qëndronte magjia e miqësisë sonë të qëndrueshme. Mendimet e mia janë me familjen e saj në këtë kohë të trishtuar pikëllimi dhe kujtimi”, ka shkruar ajo.

Vajza e Parker, Caitlin Hawkins, konfirmoi vdekjen e nënës së saj në një deklaratë për The Hollywood Reporter .

E lindur në Mary Lamar Rickey më 27 tetor 1938, në Knoxville, Tennessee, aktorja filloi pasi u nis për në Nju Jork, ku mori audicionin e saj të dytë profesional, i cili i dha asaj rolin e Angelique në serinë e sapunëve ABC./21Media/KultPlus.com

Aktorja e njohur shqiptare Yllka Mujo sot feston 70 vjetorin e lindjes

Yllka Mujo, është aktore e njohur shqiptare e filmit dhe e teatrit. Lindi në Tiranë në 15 tetor 1953. Mbaroi për kanto në Liceun Artistik dhe më pas për aktore në Institutin e Lartë të Arteve, ndërsa më 1974 u emërua në Teatrin Popullor.

Në teatër ka interpretuar në dhjetëra shfaqje, midis të cilave te “Orët e Kremlinit” e Pogodin, “Luiza Miler” e Shilerit, “Përmbytja e Madhe” e K. Jakovës, “Vizita e Inspektorit” e Pristlit, “Nata e dymbëdhjetë” dhe “Zbutja e kryeneçes” e Shekspirit, “Natë me hënë” e Kadaresë, “Këngëtarja tullace” e Ioneskos, “Zonjusha Zhuli” e Stinbergut, “Kujdes! Kafshon” e A. Gernit.

Ka interpretuar në filmat “I teti në Bronx”, “Malet me blerim mbuluar”, “Zonja nga qyteti”, “Kur hidheshin themelet”, “Taulanti kërkon një motër” etj.

Më 1995 fitoi çmimin “Aleksandër Moisiu” si aktorja më e mirë e Festivalit Kombëtar të Teatrove për rolin e Julias në dramën “Fernando Krafti më ka shkruar këtë letër” të Dorstit. Mban titullin “Artiste e merituar”. /KultPlus.com

103 vite nga lindja e aktores së madhe shqiptare, Marie Logoreci

103 vite më parë lindi aktorja e madhe shqiptare e teatrit dhe filmit, Marie Logoreci, shkruan KultPlus. Marie Logoreci ka lindur në Shkodër më 23 shtator 1920 dhe ishte pionere e kinematografisë shqiptare, e cila për meritat e saj u dekorua me  titujt Nderi i Kombit dhe Artiste e Popullit.   

Për herë të parë në film, luajti tek “Skënderbeu”, më pas në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër “Fëmijët e saj”, dhe me pas në filmin e parë shqiptar “Tana” etj. Me interpretimin e saj në skenë e ekran, ajo ngriti në art karaktere të ndryshme të nënave shqiptare, duke u kthyer vetë në simbol të Nënës Shqiptare.

Maria e filloi aktivitetin e saj artistik që në shkollë, ku luante në teatrin e shkollës, vizatonte dhe këndonte. Në vitin 1945 ajo filloi të këndoje në Radio Tirana dhe në koncerte që jepeshin në qytete të Shqipërisë, si dhe shkoi turne jashtë shtetit si soliste e Korit të Përgjithshëm të Shtetit.

Në repertorin e saj ishin rreth 100 këngë. Në 1947 filloi punën në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar). Interpretimi i parë i saj në skenën e teatrit ishte Elmira në komedinë “Tartufi” të Molierit. Filmi i parë ku mori pjesë ishte bashkëpunimi sovjeto-shqiptar “Skënderbeu”.

Maria u martua në Tiranë me Kolë Logorecin, i cili në atë kohë ishte kthyer nga Vjena, ku kishte mbaruar studimet e mesme e të larta për ekonomi, (shef i buxhetit të shtetit në atë kohë). Kola ishte djali i madh i atdhetarit e gjuhëtarit Mati Logoreci (Mësues i Popullit), një nga figurat e njohura të shoqërisë së kohës. Ai rridhte nga familja e njohur e Logorecëve që përmendet që në vitin 1300 me emrin Logoreseos.


Në këtë mjedis pasioni i Maries gjeti terren që të zhvillohej dhe bota e saj shpirtërore e intelektuale u bë më e gjerë. Ajo filloi të mësojë nga i shoqi gjermanisht. Në pasionet e saj u fut edhe biçikleta. Bënte shëtitje duke shkuar me të shoqin me biçikleta shpesh në Durrës, por edhe deri në Shkodër.

Rruga e saj skenike kaloi me përpjekje, por me kënaqësinë e përmbushjes së pasionit dhe suksesit. Por kjo rrugë u pengua nga vështirësitë familjare, nga vdekja e të shoqit Kolës dhe detyrimet që e vetme t’i plotësonte gjithçka të birit.

Rolet më të suksesshëm të saj janë: Xhesi te “Çështja ruse”, Alisa Lengton te “Rrënjë të thella”, Kristina Padera tek “Komploti i të dënuarve”, Fatimja te “Halili dhe Hajrija”, Aljona Patrovna te “Gjashtë dashnorët”, “Lokja” te Toka jonë, Ledi Milford te “Intrigë e dashuri”, Tringa te “Shtatë shaljanët”, Gertruda te Hamleti, Bernarda Alba te “Shtëpia e Bernarda Albës”, Tadrahova te “Morali i zonjës Dulska”, nëna Xhun te “Muri i madh pakapërcyeshëm”‘, Mara te “Përkolgjinajt”, plaka te “Çatia e të gjithëve”, nëna te Cuca e maleve, Gjela te “Përmbytja e madhe”, etj. 

Marie Logoreci vdiq në Tiranë, nga një atak kardiak më 19 qershor 1988./KultPlus.com

Aktorja Angelina Jolie shkruan në shqip njoftimin për publikimin e librit të saj në Kosovë dhe Shqipëri

Aktorja e famshme Angelia Jolie, ka bërë një postim në gjuhën shqipe, duke njoftuar se libri i saj “Njihni të drejtat tuaja dhe kërkojini ato”, i shkruar nga ajo, Amnesty International dhe Geraldine Vab Bueren, tanimë është publikuar edhe në Kosovë dhe në Shqipëri, shkruan KultPlus.

Përmes një publikimi në instagram, Jolie u është drejtuar ndjekësve të saj edhe në gjuhën shqipe.

“Për t’i kërkuar të drejtat tuaja, duhet t’i njihni ato. Neni 42 i Konventës për të Drejtat e Fëmijëve i detyron qeveritë të sigurohen që fëmijët dhe prindërit të jenë të vetëdijshëm për parimet dhe të drejtat e mbrojtura me konventë. Jam e lumtur që libri ynë për të drejtat e të rinjve tani është publikuar në Shqipëri, Kosovë, Poloni, Rumani dhe Moldavi, dhe ua dërgoj respektin tim të gjithë aktivistëve/eve që mbrojnë të drejtat e fëmijëve në rajon dhe që përdorin të drejtën e tyre të jenë të zëshëm.”, thuhet në shkrim./KultPlus.com

97 vite nga lindja e aktores Irene Papas

Sot janë bërë 97 vite nga lindja e aktores së famshme, Irene Papas.

Irene Papas ka qenë një aktore dhe këngëtare greke, aktive në më shumë se 70 filma gjatë karrierës së saj pesëdhjetë vjeçare. Ajo është e njohur në rolet përkrah Bekim Fehmiut si mbretëresha e Itakës Penelopa në filmin Odisea (L’Odissea) (1968) dhe me Anthony Quinn në filmin “Zorba the Greek” (1964) në petkun e vejushës së bukur.

E lindur si Irene Lelekou, artistja e famshme greke në fshatin e Chiliomodit në rrethinat e Korintit. E ëma, Eleni Prevezanou ishte arsimtare dhe i ati me gjasë shqiptar, Stavros Lelekos , jepte mësim dramaturgji klasike në shkollën Sofikós të Korinthit. Vetë aktorja në një intervistë, e pyetur se përse ishte kaq ezmere, është përgjigjur se “I ngjaj nënës sime. Ajo ishte ezmere si unë. Ajo vinte nga Epiri, ndërsa im atë vinte, sipas gjasave, nga Shqipëria. Ndoshta jam shqiptare ose gjysmëshqiptare. Peloponezi është përplot me shqiptarë”. Talentin e Irenës e zbuloi Elia Kazan.

Irena aktroi Helenën e Trojes, së bashku me Katharine Hepburn. Aktroi edhe femra të tjera nga Mitologjia greke, si Klitemnesten në filmin Ifigenija, Elekten në Elektri, Antigonen në Antigona, etj.

Ka luajtur edhe rolin e mbretëresha Katarina Aragonska në filmin Anne of the Thousand Days , pastaj në filmin Muhamedi, i dërguari i Perëndisë.

Ndërsa filmat më të njohur të saj janë Zorba the Greek dhe Z.

Papas ishte gruaja e Alkisa Papasit dhe e dashura e Marlona Brandos./KultPlus.com

Vdes në moshën 67-vjeçare Arleen Sorkin, aktorja e njohur për rolet e saj në “Days Of Our Lives”

Ka vdekur në moshën 67-vjeçare Arleen Sorkin, aktorja e njohur për rolet e saj në “Days Of Our Lives” dhe si aktorja origjinale e zërit të Harley Quinn.

Lajmi e ka dhënë aktori i zërit Neil Kaplan, përmes një postimi në Tëitter, shkruan DailyMail, transmeton Klankosova.tv.

“Ma theu zemrën kur dëgjova se zëri origjinal i Harley Quinn, Arlene Sorkin ka vdekur”, është shprehur ai.

Lajmi për vdekjen e saj vjen pasi vdekjes së yllit të  “The Price Is Right”, Bob Barker, në moshën 99-vjeçare./KlanKosova/KultPlus.com

Aktorja

Aktorja Doresa Rexha pranohet në prestigjiozen ‘Filmakademie Baden Württemberg’

Aktorja kosovare Doresa Rexha, është pranuar në njërën nga shkollat më të mira të filmit në botë, në prestigjiozen Filmakademie Baden Württemberg, për të studiuar Executive & Line Production, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në facebook aktorja kosovare, Doresa Rexhaj, ka shprehur mirënjohje për të gjithë ata që e kanë mbështetur gjatë rrugëtimit të saj, ku ju ofrua mundësia, sipas saj e jashtëzakonshme për t’u zhytur në botën e filmbërjes në një institucion shumë të njohur.

Më poshtë gjeni postimin e plotë të Rexhës në faebook:

Kënaqësi të ndaj që jam pranuar në prestigjiozen Filmakademie Baden Württemberg, një nga shkollat më të mira të filmit në mbarë botën, për të studiuar Executive & Line Production!

Ëndrrat bëhen realitet, dhe unë jam shumë mirënjohës për këtë mundësi të jashtëzakonshme për t’u zhytur në botën e filmbërjes nga perspektiva unike e një Producenti Ekzekutiv & Line në një institucion kaq të njohur.

Mirënjohje nga zemra për këdo që më ka mbështetur gjatë rrugës. Mbështetja dhe inkurajimi juaj më kanë sjellë në këtë moment, dhe mezi pres të nis këtë kapitull të ri.

Qëndroni me ne për më shumë përditësime ndërsa nisem në këtë aventurë kinematografike!/ KultPlus.com

Aktorja Angela Thorne vdiq në moshën 84-vjeçare

Aktorja Angela Thorne, e njohur më së shumti për rolin në filmin “To The Manor Born”, ka vdekur në moshën 84-vjeçare, ka thënë familja e saj.

Thorne luajti gjithashtu në komedinë “Three Up, Two Down” përballë Michael Elphick, në vitin 1979.

Ajo vazhdoi të shfaqej në serialet televizive “Midsomer Murders” dhe “Foyle’s War”./KlanKosova/KultPlus.com

Marilyn Monroe: Ne të gjithë jemi yje, dhe meritojmë të ndizemi

Marilyn Monroe, lindi në Los Anxhelos, më 1 qershor 1926. Ajo mposhti një fëmijëri të trazuar për t’u bërë një nga yjet më të famshëm të filmit dhe ikonat e kulturës pop të shekullit të 20-të. Ajo ishte një yll në ngjitje që na la shumë shpejt, por për kohën që shkëlqeu, Marilyn shkëlqeu më shumë se çdo kush.

Më poshtë janë 20 thëniet më të bukura të Marilyn Monroe për të ju frymëzuar edhe ju të shkëlqeni.

Marilyn Monroe:

“Buzëqesh, jeta është e bukur dhe në të ka shumë arsye për të buzëqeshur.”

“E papërsosura është e bukur, çmenduria është gjeniale dhe është më mirë të jesh qesharak sesa i mërzitshëm.”

“Po të kisha zbatuar të gjitha rregullat, nuk do të kisha marrë asgjë.”

“Fakti se ju dështuat një herë nuk do të thotë që ju do të dështoni në çdo gjë.”

“Ne të gjithë jemi yje, dhe meritojmë të ndizemi.”

“Për të gjitha vajzat që mendojnë se jeni mbi peshë. Ju jeni të bukura. Shoqëria është e shëmtuar.”

“Karriera është e mrekullueshme, por ti nuk mund të puthesh me të në një natë të ftohtë.”

“Një vajze nuk i duhet askush që nuk ka nevojë për të.”

“Kur vjen puna për ta, le të mendojnë çfarë të duan. Nëse ata shqetësohen aq sa të mërziten për atë që bëj unë, atëherë unë jam më mirë se ata.”

“Ndonjëherë gjërat e mira largohen që gjëra më të mira të mund të bashkohen.”

“Ne duhet të fillojmë të jetojmë para se të plakemi. Frika është budallallëk. Po ashtu dhe pendimi.”

“Gjërat shkojnë edhe keq kështu që çmojini kur janë mirë.”

“Ndonjëherë ju duhet të vendosni kurorën për t’i kujtuar ata se me kë kanë të bëjnë.”

“Gjithmonë, gjithmonë, gjithmonë besoni te vetja. Sepse në qoftë se nuk e bëni ju, atëherë kush do ta bëjë, e dashur?”

“Dëshira për tu bërë dikush tjetër është humbja e asaj që je.”

“Poshtë makeup-it dhe pas buzëqeshjes sime, unë jam thjesht një vajzë që lufton për botën.”

“Sa gabim është që një grua të presë njeriun që do t’i ndërtojë botën që ajo dëshiron, në vend që ta krijojë vetë atë.”

“Unë jetoj për të fituar sukses, jo për t’ju kënaqur ju e as të tjerët.”

“Unë nuk ndalem kur lodhem. Ndalem kur realizohem.”

“Një nga gjërat më të mira që më ka ndodhur në jetë është fakti që jam femër. Kështu duhet të ndihen gjithë femrat.”/KultPlus.com

Në moshën 17-vjeçare, u lodha duke u quajtur budalla, dhe vendosa të bëhem aktor

Nga Elsa Fernandez-Santos

Ndërsa mençuria e moshës dhe prania në mediat sociale, kanë zbuluar për publikun anën e tij më të dashur, Anthony Hopkins, është ende një aktor i paparashikueshëm. Vështrimi i tij i pazbërthyeshëm si kupë–mbajtësi në filmin e James Ivory të vitit 1993 “The Remains of the Day” (Ç’mbetet nga një ditë) dhe Hannibal Lecter i tij sardonik, ndoshta personazhi i tij më i përjetshëm, janë të paharrueshëm.

Por aktori i lindur në Margam të Britanisë së Madhe, nuk është një dikush koha e të cilit ka perënduar. Hopkins mbetet ende një nga aktor kryesorë sot në tregun e kinemasë. Më shumë se 3 dekada më parë, ai fitoi Osacar-in e tij të parë për interpretimin e tij në filmin “Silence of the lamës” (Heshtja e qingjave).

Më së afërmi, Hopkins fitoi çmimin e tij të dytë Oscar për rolin e tij në filmin dramatik “The Father” (Babai) të Florian Zeller, në të cilën aktori britanik luan një të moshuar të prekur nga demenca. Hopkins luan gjithashtu në vazhdimin e tij “The Son” (Biri). Me gjithë reputacionin që ka si një aktor i fiksuar pas përpikërisë dhe detajeve, biseda me të zbulon një anë tjetër të aktorit 85-vjeçar. Nga këndvështrimi i mençur që i ofron mosha, Hopkins duket se pajtohet me filozofinë e lehtësimit dhe shijimit të jetës. Hopkins thotë se karrierea e tij u frymëzua nga gjyshi nga ana e nënës, i cili besonte tek aktori kur ishte një fëmijë i vetmuar dhe i trazuar që nuk shkonte mirë në shkollë.

Si fëmijë keni qenë një nxënës i dobët. A keni parë ndonjë ngjashmëri me veten tek personazhi i nipit tuaj në filmin e vitit të kaluar “Koha e Apokalipsit”?

Po, ka një ngjashmëri. Kur isha i vogël më quanin një “njeri me zhvillim të ngadaltë”. Ndoshta mendja ime nuk ishte e pajisur për të kuptuar shkollën. Po ashtu isha një fëmijë shumë i vetmuar. Nuk kisha asnjë shok. Mendoj se kjo ishte zgjidhja ime. Diçka në natyrën time ndjente nevojën për t’u izoluar.

Megjithatë kisha një anë krijuese. Në moshën 17-vjeçare, vendosa se isha lodhur duke u quajtur budalla. I thashë vetes:”Do të bëj diçka, nuk e di se si, por do të bëhem aktor”. Gjyshi im, babai i nënës sime, më inkurajonte: ”Mos dëgjo çfarë të thonë njerëzit. Bëj atë që dëshiron. Beso tek ajo që dëshirosh të bësh dhe do t’ia dalësh”.

A i keni përdorur kujtimet me gjyshin tuaj për rolin tuaj në film?

Për mua ky rol ishte i lehtë sepse unë jam nipi i gjyshit tim. Mundohem që t’ua bëj të lehtëpunën partnerëve në sheshin e xhirimit. Unë jam thjesht mirënjohës që jam aktor dhe argëtohem duke luajtur në film. E marr seriozisht çdo rol, punoj shumë. Por thjesht nuk e teproj me angazhimin.

Keni qenë gjithmonë kështu?

Jo, ka qenë një kohë kur unë isha një aktor i ri. Punoja me shumë ritëm dhe isha shumë ambicioz. Por kur plakesh mendon se kjo punë nuk është ndonjë gjë e madhe, se në botë ka gjëra më të rëndësishme sesa të jesh aktor.

Gjatë jetës tuaj të gjatë e keni parë botën të kalojë nëpër shumë kriza. A është bërë problem harresa?

Unë mendoj që ne jemi të kushtëzuar të kalojmë një krizë dhe pastaj ta harrojmë atë. Mjerisht shumë herë harrojmë edhe mësimet e së kaluarës. Harrojmë se pozicioni ynë më i mirë në jetë është të bëjmë kompromis me ide të tjera. Duhet të ruash kompromisin që arrin më te tjerët, dhe të jeni i respektueshëm, i sjellshëm dhe tolerant me ta. Jeta është e vështirë dhe njerëzit harrojnë, sepse ne jemi mbrojtës dhe sulmues. Ne bëhemi mbrojtës pas mbijetesës,dhe kjo është arsyeja pse nuk e vrasim shumë mendjen.

A mendoni se bota po kalon aktualisht një moment kritik?

Po, por mendoj gjithashtu se duhet të jetojmë me shpresë. Vetëm 60 vjet më parë, ishte Kriza e Raketave Kubane midis Amerikës dhe Rusisë. E gjithë bota ishte në pragun e luftësbërthamore. Mendoj se kemi arritur në një moment të krizës, ku shpresojmë t’i rikthehemi rendit botëror të vitit 2018 dhe një bashkëjetese paqësore.

Sepse nëse nuk e bëjmë këtë, do të jetë fundi i planetit, fundi i qytetërimit njerëzor. Por nuk mendoj se dikush është aq i çmendur sa t’i japë fund të gjithave. Unë jam optimist. Ne i mbijetuam krizës së Covid-19, dhe bota i mbijetoi edhe Luftës së Dytë Botërore, Adolf Hitlerit…

A ju pëlqen ende aktrimi?

Më shumë se kurrë më parë! Më pëlqejnë metodat e mia të punës. Më pëlqen shumë procesi i mësimit të teksteve, mësimi i fjalëve me kaq nxitim dhe më pas zbërthimi i tyre. Zbërthimi i rreshtave në mënyrë që të tingëllojnë reale, të natyrshme. Për ta realizuar këtë gjë duhet shumë kohë. Unë kam shumë përvojë gjatë viteve, ndaj i di të gjitha shtigjet.

A ka ndonjë sekret për ta bërë këtë?

Sekreti i aktrimit është të dëgjosh aktorin tjetër. Kjo është fjala kyçe. Kur dëgjon, kjo krijon një ndërgjegje tjetër në mendje dhe fjalët ecin rrjedhshëm.

Pse nuk morët pjesë në ceremoninë ku fituat Oscar-in tuaj të dytë për rolin në filmin “The Father”…

Ia kalova shumë bukur gjatë kohës së xhirimit, por nuk mora pjesë në ceremoni. M’u duk sikur nuk kisha bërë ndonjë sakrificë të madhe. Unë thjesht lexova disa rreshta.

Një nga gjërat e mira të pleqërisë është se bien maskat apo jo?

Po. Ke më shumë mundësi të jesh i pranishëm për njerëzit e afërt. Të rrish me miqtë e tu, të argëtohesh dhe kënaqesh.

Joanne Woodward thoshte dikur se pianistët kanë pianon, balerinët kanë këpucët e tyre tipike, por aktorët kanë vetëm veten e tyre…

Të gjithë ne njerëzit kemi një ego. Por nëse ajo fillon t’ju thotë se jeni i veçantë, atëherë jeni në telashe. Egoja është gjëja që ju nxit të ngriheni në mëngjes për të punuar. Por sapo egoja fillon të të thotë se je i veçantë, je ndryshe, atëherë injoroje. Egoja është një strukturë shumë e fuqishme. Ajo bart dy personalitete. Njëri është vetë-lavdërimi që të bën të mendosh se je një Zot.

Tjetri është ana që ju bën të ecni përpara, por ajo mund të jetë gjithashtu shumë shkatërruese. Këtë e shihni çdo ditë në politikë dhe në kinematografi. Unë mendoj se sapo arrin një moshë të caktuar, kockat e tua fillojnë të kërcasin, shpina të dhemb. Pajtohesh me faktin se asgjë nuk jeton përgjithmonë. Ky është momenti kur egoja fillon të të thotë:”Merre lehtë, relaksohu. Asgjë nuk është aq e rëndësishme.

Ç’doni të thoni me këtë?

Jeta është e rëndësishme. Ajo ka brenda shumë dhimbje, vuajtje dhe vështirësi. Ju e shihni këtë çdo ditë. Njerëzit punojnë fort gjatë gjithë vitit shumë për një pushim vjetor 2-javor. Unë shoh jetën time dhe mendoj:”O Zot i mirë, çfarë kam bërë që ta meritoj këtë komoditet?”.Nuk e di, por nuk mund ta marr veten kaq seriozisht. Njerëzit që ndërtojnë një avion apo një makinë, hidrauliku që vjen t’iu rregullojë një defekt në shtëpinë tuaj, njerëz që shihni duke riparuar një rrugë. Këta janë ata që e bëjnë botën të ecë përpara, dhe jo ndonjë aktor që shkon në studio në mëngjes.

A ka ndonjë rol që do të kishit dashur të luanit, por nuk mundeni?

Jo… Do të doja të luaja Hamletin, por jam shumë i moshuar (qesh). Por nuk jam penduar për asgjë. Përpiqem ta pastroj mendjen nga çdo dëshirë. Të mos kërkoj asgjë, të mos pres asgjë dhe të pranoj gjithçka. Kjo është motoja ime. Kështu heq dorë nga ndjenja e pasigurisë, sepse frika nuk është një konkurrente e mirë.

A keni ndonjë projekt të ardhshëm?

Po, do të luaj në 3 filma të rinj. Njëri ka të bëjë me Sigmund Freud.

Kur përgatiteni të luani personazhe historikë, si Freud, a lexoni shumë për ta? A bëni shumë kërkime?

Po, por jo shumë. Aq sa mundem. Unë nuk jam një lexues i shpejtë, nuk jam intelektual. Lexoj, kam ide dhe ia komunikoj drejtorit me e–mail. Mbaj mend që kur luajta në filmin“Mbreti Lir”, ndenja zgjuar gjithë natën sepse ata po filmonin, dhe mua më duhej të mbaja vajzën time në rol, Cordelia-n, në fakt trupin e saj të pajetë.

E kuptova se me kalimin e viteve e kisha humbur pak forcë fizike. Ndaj i sugjerova regjisorit: “Pse Mbreti Lir nuk e tërheq atë në një thes?”. Ai m’u përgjigj:”O Zot”. Sepse kjo do të dukej shumë brutale, dhe ai e kupton natyrën e vdekjes. Sapo vdesim, trupi ynë nis të kalbet. Kjo është ana e errët e realitetit. Nuk është poetike, por në thes ka një kufomë. Kjo e bëri skenën shumë më të tmerrshme, sepse me gjithë dashurinë dhe gjithë lavdinë e jetës, në fund ka një trup të vdekur e të dekompozuar, dhe kjo gjetje funksionoi.

Marrë me shkurtime nga El Pais. / Koha.mk / KultPlus.com

Ylli i Netflix gjendet e vdekur në shtëpinë e saj, 26-vjeçarja pritej me padurim të niste rolin e ri

Aktorja dhe modelja koreano-jugore Jung Chae-yul është gjetur e vdekur në shtëpinë e saj në moshën 26-vjeçare.

Vdekja e aktores u njoftua nga kompania e saj e menaxhimit më herët gjatë ditës së sotme, ndërsa detajet e vdekjes së saj ende nuk janë bërë të ditura.

Jung fitoi famë për rolin e saj në Zombie Detective, si dhe “I Have Not Done My Best” dhe filmin 2018 Deep.

Aktorja ishte zgjedhur të luante në serialin e shumëpritur të dramës K Wedding Impossible përpara lajmit të rëndë./ballkanweb/KultPlus.com

88 vjet nga vdekja e aktorit të mirënjohur shqiptar, Aleksandër Moisiu

Aleksandër Moisiu ose Alexander, Alessandro Moissi ose Moisi, lindi më 2 prill të vitit 1879 në Triestë të Italisë. Ai  ishte aktor i njohur austriak me origjinë shqiptare, shkruan KultPlus.

Moisiu lindi në Triest të Italisë. I ati ishte shqiptar nga Kavaja dhe e ëma ishte arbëreshe. Në moshën 19 vjeçare shkon në Vjenë, ku me ndihmën e Jozef Kainc iu përkushtua aktrimit. Më 1898 e nisi karrierën e vet si kompars (aktorë që luajnë rol të vogël) në Burgtheatër. Pastaj vijuan angazhime në teatër në Pragë dhe Berlin. Në Berlin Aleksandër Moisiu u pranua në seminarin e Max Reinhardt me të cilin shkoi në turne në Petersburg (1911). Atje u dallua për rolin e Edipit. Pas këtij suksesi ai u angazhua në shumë vende të Evropës dhe Amerikës Veriore.

Fusha e veprimit të Moisiut përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Shumë të njohura u bënë interpretimet e tij të Hamletit, të Edipit, të Jedermann dhe të Fedja në veprën e Leon Tolstoit “Kufoma e gjallë”. Ai luajti po ashtu edhe rolet kryesore në premierat e pjesëve teatrale të Hauptmann-it (“Der ëeiße Heiland“), të Ëedekind-it (“Frühlings Erëachen”) dhe të Hofmannsthal-it (“Jedermann”).

Në vitin 1920 ishte i pari që në Lojërat Festive të Salzburgut (Salzburger Festspiele) luajti rolin kryesor në “Jedermann”.

Moisiu vlerësohej shumë nga publiku i tij për shkak të zërit të tij të bukur si dhe për angazhimin e tij emocional. Ai llogaritej sidomos në vitet para fillimit të Lufta e Parë Botërore si një nga aktorët më të mëdhenj në hapësirën gjermanofolëse. Në periudhën mes dy luftërave ishte shumë kohë në turne. Në Berlin aktronte në këtë kohë vetëm si mysafir. Stili i tij i aktrimit llogaritej këtu si i vjetëruar dhe nuk mund të matej më me zhvillimet teatrore si ai i ekspresionizmit, apo teatri politik i Brecht-it apo i Piscator-it.

Prej vitit 1910 e deri më 1935 mori pjesë në 10 produksione të filmave, 8 prej tyre ishin filma pa zë.

Në vitin 1935, pak kohë para vdekjes së tij, Moisiu kërkoi shtetësinë e Shqipërisë si dhe atë të Italisë. Shqipëria refuzoi këtë kërkesë, kurse Italia ia dha shtetësinë Moisiut, kur ai ishte i shtrirë në shtratin e vdekjes.

Ai vdiq më 22 mars të vitit 1935 në Vjenë. Ai është i varrosur në varrezat e komunës së Morcote-së, pranë qytetit Lugano në kantonin e Tessin-it në Zvicër.

Moisiu sot adhurohet dhe respektohet sidomos në Shqipëri si një ndër aktorët më të mëdhenj të vendit, edhe pse ai që nga rinia e tij më nuk e vizitoi Shqipërinë. Shkolla e aktrimit në Tiranë, Universiteti i Durrësit, Shkolla e mesme e përgjithshme në Kavajë dhe teatri i Durrësit e mbajnë emrin e tij.

Gruaja e tij Maria Moisiu ishte nga Vjena. Aleksander Moisiu është stërgjyshi i aktorit Gedeon Burkhard (ndër të tjera i njohur me rolin e tij kryesor në serinë “ Komisar Rex”), shkruan voal. /KultPlus.com

Gjendet e vdekur aktorja që luajti në filmin biografik për Elvis Presleyn

Aktorja e Elvisit, Shonka Dukureh, është gjetur e vdekur në shtëpi.

Shonka Dukureh, e cila luajti Big Mama Thornton në filmin e këtij viti për Elvis Presley, është gjetur e vdekur në një dhomë gjumi në shtëpinë e saj në Nashville, tha policia.

Policia tha se nuk kishte shenja të dhunës pasi ajo u gjet nga një prej fëmijëve të saj. Rezultatet pas vdekjes janë në pritje nga eksperti mjekësor.

Dukureh, një këngëtare 44-vjeçare e Nashville, ndau apartamentin me dy fëmijët e saj të vegjël, tha policia.

Njëri prej fëmijëve e gjeti atë të pavetëdijshme dhe shkoi në banesën e një fqinji, i cili thirri shërbimet e urgjencës.

Dukureh portretizoi këngëtaren Big Mama Thornton në filmin biografik të Elvis Presleyt, i cili u lëshua në mbarë botën në qershor.

Performanca e Dukureh në këngën Hound Dog, të cilën Thornton e regjistroi në vitin 1952, katër vjet para Presleyt, u bë virale në internet pas publikimit të filmit. / The Irish News / KultPlus.com

Aktorja e “Titanikut” vdes në moshën 91-vjeçare

Elsa Raven, aktorja e cila njihet për rolet e saj në “Back to the Future” dhe “Titanic”, ka dhënë frymën e fundit në moshën 91-vjeçare.

Ajo ndërroi jetë të martën në shtëpinë e saj në Los Angeles, ndërsa ka lënë pas 15 nipër dhe mbesa. Aktorja e famshme filloi karrierën e saj në New York në moshë shumë të re.

Ravel ishte e njohur për paraqitjen e saj në “The Amityville Horror”, “In the Line of Fire” dhe “The Moderns”.

Ajo gjithashtu njihet për rolin e saj në filmin e famshëm të vitit 1997, “Titanic”, ku në momentet e përmbytjes së anijes ajo zgjodhi që të qëndronte me bashkëshortin dhe të vdisnin bashkë. / KultPlus.com

Pas pesë ditësh gjendet e vdekur aktorja Naya Rivera

Pas pesë ditësh kërkimi të aktores së zhdukur, Naya Rivera, më në fund besohet se është gjetur trupi i saj i pajetë.

Sipas uebfaqes për të famshëm TMZ, trupi i pajetë i gjetur nga ekipet e shpëtimit në liqenin Piru të Kalifornisë, është i aktores së famshme të serisë “Glee”, por policia ende nuk e ka konfirmuar këtë lajm, transmeton KOHA.

Njerëz të shumtë tashmë kanë filluar të postojnë mesazhe ngushëlluese në rrjetet sociale, derisa të gjithë po luten për djalin e saj 4-vjeçar, i cili aktualisht është më babanë e tij, aktorin Ryan Dorsey. /KultPlus.com

Libri që i ndryshoi jetën, rrëfehet aktorja Anissa Markarian

Sa me endje e ndiqja dikur! S’di pse kishte një ndjesi si prej një bote të huaj një ballë i gjerë, sy të mëdhenj dhe buzëqeshje delikate sa herë aktronte. Një portret mbushur me finesë dhe elegancë prej të cilit shpërfaqej dukshëm doza e një bote tjetër.

Anissa Markarian, një aktore shqiptare që studioi për mjekësi nuk i mjaftoi të trajtonte me përkushtim vetëm këto dhunti. Papritmas elaboroi një dimension tjetër talenti sic është të shkruarit. Sa keq që i humbëm këto personazhe gjatë këtyre dekadave, ndaj me dëshirë e frymë të lirë i sjell në rubrikën “Vitrina e Librit” në faqen zyrtare të top-channel.tv. Më poshtë është dhe nënshkrimi i një introduksioni të saj të cilin nuk mund ta botoja pa aprovimin e saj.

Monika, përpara se t’u përgjigjem pyetjeve të tua, të falenderoj nga zemra për idenë e kësaj bisede që më zhyti në kujtime të hershme. M’u ringjallën emocionet e leximeve të dikurshme e bashkë me to, pashmangshmërisht, edhe përsiatjet fëminore e rinore mbi botën dhe natyrën njerëzore që letërsia di t’i ngacmojë e t’i ushqejë aq bukur. Takimi me një libër është një përvojë njerëzore dhe artistike e përveçme. Nuk shfletohet naivisht e as këndohet mospërfillshëm. I përngjan paksa një ekspedite kërkimore. Po mendove se do të gjesh ekzaktësisht çfarë kërkon, i heq vetes kënaqësinë e befasimit por edhe të drejtën e zhgënjimit. Ka libra argëtues e libra formues;ka libra që të shkundullojnë e libra që të ledhatojnë; ka libra që lexohen me një frymë e libra për të cilët këshillohet një përtypje e ngadalshme, përndryshe nuk do ta tretësh dot kurrë. Vendimtare është “të shkosh në takim” mendjehapur.

Po kush është Anissa Markarian?

Bijë e një nëne shqiptare dhe e një babai armen që u mbijetoi masakrave të gjenocidit otoman dhe zgjodhi Shqipërinë për atdhe të dytë, Anisa Markarian lindi në Tiranë, më 4 korrik 1962. Me gjithë prirjet për artin, sidomos për letërsinë e kinematografinë, studjoi për mjekësi dhe punoi si mjeke anesteziste-reanimatore pranë Spitalit Nr 2 të kryeqytetit deri në vitin 1991, kur emigroi në Francë.

E përzgjedhur në moshën 16-vjeçare për rolin e Dhuratës në filmin “Vajzat me kordele të kuqe”, dy vjet më vonë fiton kupën e Festivalit të 4-t të Filmit Artistik Shqiptar si interpretuesja më e mirë për rolin e Zanës në filmin “Në çdo stinë”. Në dy filmat që pasuan, “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988) dhe “Ngjyrat e moshës” (1990), është skenariste dhe interpretuese e personazhit kryesor.

Gjatë viteve që jetoi në Shqipëri ka botuar poezi, tregime e përkthime letrare; ka shkruar skenarë për spektakle artistike dhe emisione televizive për shëndetin.

Tregimet e saj të para janë përfshirë në vëllimet “Stina e gonxheve” (prozë nga autorë të rinj) dhe “Jetë tjetër” (antologji me krijime nga autorë mjekë).
Ka botuar dy libra: përmbledhjen me tregime “Sënduku i kujtimeve” dhe romanin “15 ditë prilli”.

Anisa Markarian jeton e punon në Francë si mjeke urgjentiste dhe lektore në dietetikë-nutricion. Artistikisht, shprehet vetëm në gjuhën e saj amtare, në shqip.

M.S. A e mban mend se cili është libri më i hershëm që ke lexuar?

Anissa Markarian: Mbaj mend me saktësi cili është filmi i parë që kam parë në kinema por, përsa i përket librit të parë, kujtimet i kam paksa të mjegullta. Shumë libra të moshës parashkollore i kisha mësuar përmendësh që kur isha 4-5 vjeç, sepse m’i lexonin në shtëpi ose në kopësht. Ndër ta, veçoj sidomos dy libra: “Xhepi i madh” i shkrimtarit rus S. Marshak, përkthyer nga Adelina Mamaqi, dhe “Xhaxha Stefi” i S. V. Mihalkov, përkthyer nga Bedri Dedja.

Personazhi i djalit të vogël që kishte maninë të fuste në xhepin e përparëses gjithçka i zinte dora dhe personazhi i xha Stefanit që ishte aq i gjatë sa s’e nxinte asnjë krevat, m’u bënë shumë të dashur falë edhe ilustrimeve fantastike që shoqëronin vargjet e tekstit.
Ndër librat e parë që kam lexuar, pa mundur të vë gishtin mbi të parin ndër të gjithë, mund të numëroj: “Pupagjeli dhe shokët e tij” i Gj. Zhejit, “Piciruku dhe Karlsoni, njeriu që banonte mbi çati” i suedezes A. Lindgren, “Eranda” nga F. Reshpja, “Aventurat e Tonino të Padukshmit” i italianit G. Rodari, “Aventurat e Dinpakut dhe shokëve të tij” të N. Nosov, “Aventurat e Gozhdës” nga Parka e Arxhili, “Xinxifilua dhe përralla të tjera” e “Tregimetë moçme shqiptare” të M. Kutelit, “Pinoku” të Kolodit, “Aventurat e Tom Sojerit” të M. Tuein,“Djemtë e rrugës Pal” të hungarezit F. Molnar, “Kompania e katërt” e S. Drinit, etj.

M. S. Përveç se i lexoje, ç’marrëdhënie tjetër kishe me librat?

Anissa Markarian: Përpara se t’i lexoj, librat i kam nuhatur e përkëdhelur. Dhoma ku ndodhej biblioteka familjare kishte një aromë të veçantë që ndihej sapo hapje derën. Ia jepnin librat e vjetër të stivosur në raftet e saj. Kishte tituj të viteve ’30 –‘40 ose edhe më të hershëm, të blerë nga prindërit përpara se të martoheshin. Librat e tim eti ishin kryesisht me karakter shkencor e në gjuhën frënge. Prurja e mamit ishte në shqip e italisht: romane, librete operash, partitura e pjesë teatri. Librat më të çmuar të bibliotekës ishin 6 volumet e enciklopedisë “Larousse du XXè Siècle” të lidhura me lëkurë të kuqe dhe tre volumet e veprës “I Promessi Sposi” të A. Manzonit, të lidhura me lëkurë të zezë. Kopertinat i kishin me germa të arta e të gdhendura në reliev. Në pamundësi për t’i lexuar sepse isha ende e vogël, më pëlqente të shëtisja gishtat nëpër hullitë dhe ledhet e motiveve për të prekur nga afër punën e mjeshtrit libralidhës.

M.S. Cilët janë librat që ndikuan në personalitetin tënd?

Anissa Markarian: Kjo pyetje tingëllon paksa si: “më thuaj çfarë ke lexuar që të të them çfarë njeriu je”. Mendoj se përtej trashëgimisë së gjakut, personaliteti i çdokujt mbruhet edhe falë përvojave jetësore. Në këto të fundit hyjnë marrëdhëniet me njerëzit, ndodhitë personale e kolektive dhe takimet me letërsinë dhe artin në përgjithësi. Ndër librat formues mund të përmend veprat e Balzakut, të Hygosë dhe Cvajgut, leximin e Kafkës dhe librat me piktura që kishim në shtëpi. Më ndihmuan të zhvilloj anën më të ndjeshme e më shprehëse të personalitetit tim.

M.S. Cili është libri që të ndryshoi jetën?

Anissa Markarian: Librat më kanë shoqëruar në çdo etapë të jetës sime. Më kanë ngushëlluar, frymëzuar e argëtuar. Por s’mund të veçoj një libër që më ka ndryshuar jetën. Më saktë, s’ma ka ndryshuar hovshëm dhe në mënyrë të prerë siç më ndodhi kur mërgova apo kur u bëra nënë. Ndryshimet që sjellin librat janë të një natyre të brendshme e të pabujë. Shtrihen në disa dhjetëvjeçarë dhe më të shumtën e herëve pothuajse nuk i vëmë re. E kuptojmë shumë më vonë. Po të citoj disa libra, leximi i të cilëve, në kahun pozitiv a negativ, farkëtoi opinionin tim mbi botën dhe natyrën njerëzore: “Lufta dhe Paqja”, “Pirati bëhet papë”, “1984”, “Harku i Triumfit”, “E kuqja dhe e zeza”, “Amok”, “100 vjet vetmi”, “Proçesi”, “Pavijoni i kancerozëve”…

M. S. Po libri apo librat që të ndikuan më shumë për të shkruar?

Anissa Markarian: Dhuntinë dhe kënaqësinë e të treguarit e kam, pa dyshim, të lindur dhe të ushqyer nga rrethi familjar. Në fisin tonë kishte rrëfyes të mrekullueshëm. E përballë tyre, dëgjues po aq të mrekullueshëm. Më kujtohen mbrëmjet në bahçen e shtëpisë së gjyshes ose në plazh. Dëgjoja të rriturit që tregonin librat e lexuar, filmat e parë në kinema apo pjesët e teatrit të dëgjuara në radio dhe miqtë që përshkruanin udhëtimet e bëra, ndodhitë e pabesueshme të jetës së tyre, ëndrrat…
Besoj se libri që më dha shtysën për të shkruar ka qenë “Kronikë në gurë” e Kadaresë. E kam lexuar kur isha 11 a 12 vjeç. Ndërsa stilin tim them se e gjeta kur lexova Markezin dhe Buxatin – realizmi magjik në shtjellimin epror!

M. S. Ç’libër po lexon aktualisht?

Anissa Markarian: Kam në dorë librin “Vashëza dhe nata” (La jeune fille et la nuit) të G. Myso. Më tërhoqi intriga për shumë arsye. Ngjarjet zhvillohen në dy kohë. Në vitin 1992, në një gjimnaz të krahinës ku jetoj, zhduket një nxënëse e shkëlqyer. Autorët e krimit janë 3 miqtë e saj më të ngushtë që ritakohen 25 vjet më vonë, në vigjilje të shembjes së ndërtesës së ish-gjimnazit të tyre ku kanë murosur trupin e viktimës… S’them asnjë fjalë më tepër.

M.S. Sipas teje, cili është libri më padrejtësisht i mbivlerësuar?

Anissa Markarian: Do të thoja “Kodi da Vinçi”. Jo vetëm libri por edhe filmi i bazuar mbi të. Zhgënjyes, që të dy.

M. S. Libri i fundit që të ka bërë të qeshësh?

Anissa Markarian: Të qeshura me lot? “Don Kishoti i Mançes” dhe “Ushtari i mirë Shvejk”. Dje, sot e përgjithnjë!

M. S. Libri që s’ke arritur ta përfundosh?

Anissa Markarian: Për të qenë plotësisht e sinqertë, do të saktësoja: përfunduar me shumë vështirësi. Janë të paktën 3 libra. “Uliksi” i Xhoijsit (më i vështiri), “Lavjerrësi i Fukoit” nga Umberto Eko dhe “Xhaz” i Toni Morrison. Librin e Ekos m’u desh ta lë 2-3 muaj mënjanë për t’u dokumentuar mbi mitologjinë Celte, sepse s’po arrija ta kuptoja e ta shijoja siç duhej.

M. S.: Libri që të vjen shumë turp që s’e ke lexuar ende?

Anissa Markarian: Asfare! As turp e as pendim. Ndoshta një farë keqardhjeje që jeta s’është aq e gjatë sa të mund të lexonim e të shkruanim të gjithë librat që do të dëshironim. Aktualisht, lista e librave që presin t’i marr në dorë së shpejti është zgjatur paksa. Përgjegjësitë dhe detyrimet profesionale të periudhës që kaluam nuk më lejuan të shkruaj e të lexoj si zakonisht. S’ishte çështje kohe por gjendjeje mendore, fizike e shpirtërore. Kur kthehesha në shtëpi pas një dite apo nate të vështirë pune ndihesha si e mpirë dhe e trullosur. Ja përse lista e kënaqësive është paksa më e gjatë kësaj here. Dhe aq më mirë! Kam sjellënga Shqipëria rreth 20 libra miqsh e mikeshash shkrimtare dhe mendoj se këtë verë do të lexoj vetëm prozë e poezi shqipe.

M. S. Librin që dhuronmë shpesh?

Anissa Markarian: Më shpesh nga të gjithë dhuroj albume e libra mbi historinë, kulturën dhe modën italiane ose vepra të autorëve italianë si Moravia, Pazolini, Falaçi, Montale, Fo, Ferrante, Kamileri… Jam e dashuruar pas Italisë! Mundohem me çdo kusht të shtoj radhët e adhuruesve të këtij vendi e populli të mrekullueshëm. /KultPlus.com

Aktorja e famshme hollivudiane Uma Thurman mbush 50 vjet

Aktoria hollivudiane Uma Thurman mbush 50 vjeç, por 50 vitet e saj duket se janë vetëm 20 të djeshmit: filozofia Budiste, trajnimi i përditshëm dhe vizitat estetiko-kirurgjike jo vetëm që e mbajnë atë simpatike dhe tonifikuar, por e kanë shndërruar në një ”mjellmë të shkëlqyer”.

Uma lindi në Boston dhe emri i saj nuk është një emër arti: babai ishte studiuesi më i famshëm Budist në Amerikë; mamaja ishte një baroneshë gjermane e cila në SHBA u prezantua së pari si modele dhe më pas u diplomua si psikoterapiste.

Çifti rriti vajzën dhe tre vëllezërit e saj në një edukim të rreptë dhe mistik (emri i mesëm i Uma është Karuna që do të thotë dhembshuri në Tibetin e lashtë), por ajo nuk ishte në gjendje të përmbajë hovin e vajzës: vetëm 15 vjeç merr pjesë në një lojë shkollore, është e apasionuar pas biznesit dhe papritmas vendos të ndjekë aktrimin. /KultPlus.com