Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.
Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze.
Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë. Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin Scent of a Woman, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënjuar jetën e tij:
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).
U lind në Harlem më 25 prill 1940.
Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan. /KultPlus.com
Alfredo James Pacino ka lindur në New York City më 25 prill 1940. Ai ishte i vetmi fëmijë i emigrantëve italianë nga Sicilia, që u ndanë kur ai ishte një foshnjë. Pasi u ndanë, babai i tij u shpërngul në California dhe Pacino u rrit nga mamaja dhe gjyshërit e tij në Bronks.
Megjithëse disi i turpshëm si fëmijë, në adoleshencën e tij të hershme, Pacino zhvilloi një interes për aktrimin dhe më vonë u pranua në Shkollën e Mesme të Arteve Përformuese, transmeton tch.
Megjithatë, ai tregoi se ishte një student i dobët, duke dështuar në shumicën e lëndëve të tij para se ai përfundimisht ta braktiste shkollën në moshën 17-vjeçare.
Më pas, Pacino punoi shumë punë përpara se të shkonte në Greenwich Village në vitin 1959, për të ndjekur ëndrrat e tij për t’u bërë aktor. Në vitin 1962, në moshën 22-vjeçare, ai humbi mamanë, e cila u nda nga jeta. Ai kaloi disa vite në varfëri ekstreme dhe depresion gati për të vrarë veten. Ishte i pastrehë dhe konsumonte shumë alkool.
Por, do të ishte shfaqja e Pacino-s në një film të njohur më 1971-in, i quajtur “Panik in Needle Park”, që do ta vendoste karrierën e tij në një rrugë drejt suksesit. Portreti i Pacino-s i një heroi të droguar kapi syrin e Francis Ford Coppola, i cili ishte duke kërkuar aktorë për filmin “The Godfather”, bazuar në romanin e Mario Puzo.
Megjithëse ai kishte konsideruar yje të tillë si Robert Redford dhe Jack Nicholson për pjesën, Coppola përfundimisht zgjodhi Pacino-n, pak a shumë të panjohur, për të luajtur Michael Corleone.
I publikuar në vitin 1972, “The Godfather” ishte një sukses masiv dhe konsiderohet gjerësisht të jetë ndër filmat më të mëdhenj të të gjitha kohërave. Pas këtij suksesi, karriera e tij dihet nga të gjithë si ka shkuar. / KultPlus.com
Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.
Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze. Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë. Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin Scent of a Woman, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 82-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënjuar jetën e tij:
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).
U lind në Harlem më 25 prill 1940.
Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan. /KultPlus.com
U përfol se Michael Keaton do të luante në një film, por planet e tij nuk ishin bërë ende të ditura. Variety bëri të ditur për fansat planet e Michael Keaton dhe filmin i ri që po përgatit, por aktori 71-vjeçar rezervoi një surprizë të madhe për fansat e tij.
Sipas informacioneve nga Variety, në filmin e titulluar ” Knox Goes Away “, i cili është në proces e sipër, Keaton do të luajë bashkë me Al Pacinon .
Keaton do të luajë John Knox, një vrasës i cili diagnostikohet me një formë të dementisë progresive dhe i jepet një shans për të ndaluar veten duke i shpëtuar jetën djalit të tij. Por për ta bërë këtë, ai duhet të luftojë kundër policisë, si dhe mendjes së tij që po përkeqësohet me shpejtësi. Detaje rreth rolit të Al Pacinos nuk janë bërë të ditura.
Pjesa tjetër e kastit plotësohet nga: James Marsden, Marcia Gay Harden, Suzy Nakamura, Joanna Coolig, Ray McKinnon dhe Lela Loren.
Skenari është shkruar nga Gregory Poirier, ndërsa në produksionin e filmit do të përfshihet edhe Keaton. /KultPlus.com
Kur ju shikoni aktorët më të vjetër, lehtë mund të imagjinoni se si kanë qenë dikur ata.
Bright Side gjeti 16 fotografi që do të ju bëjnë ju, që të dëshironi të keni lindur në një dekadë të ndryshme. Këta aktorë të njohur, dikur kanë qenë ndër meshkujt më të pëlqyer nga femrat, kjo falë pamjes fizike dhe tërheqëse të tyre.
Më poshtë po ju sjellim fotografitë e tyre dhe ndryshimet nga rinia e deri në pleqëri. / KultPlus.com
Al Pacino Patrick Schwarzenegger dhe Charlie Heaton, u panë duke xhiruar skena në Los Angeles të shtunën për filmin e tyre të ardhshëm “Billy Knight”.
Legjenda Pacino zotëroi mbi setin e filmit ndërsa ishte ulur në një karrige pranë yllit të “Stranger Things”, Charlie Heaton.
Aty shihej Patrick Schwarzenegger – djali i madh i Arnold Schwarzenegger, 75-vjeç, dhe Maria Shriver, 66-vjeçe – duke xhiruar me një kostum kauboj.
“Billy Knight” me sa duket do të ndjek dy studentë të shkollës së mesme që ëndërrojnë të bëhen regjisorë.
Një nga këta studentë do të luhet nga Heaton. Personazhi qendror i aktorit anglez është djali i një skenaristi të dështuar, i cili trashëgon skenarët e papërfunduar të babait së bashku me një shami.
Emri misterioz i “Billy Knight” është qëndisur në shami, duke e dërguar personazhin e Heaton në ‘një aventurë magjike hollivudiane për të gjetur “Billy Knight”, sipas Deadline.
Alec Griffen Roth, shkrimtari dhe regjisori i filmit, e përshkroi “Billy Knight” si një ‘letër dashurie për kinemanë’.
Detajet rreth personazheve që luajnë Pacino dhe Schwarzenegger nuk janë konfirmuar, por fituesi i “Oscar”-it Pacino përflitet se do të jetë në rolin kryesor të këtij projekti.
Nuk ka akoma ndonjë datë se kur planifikohet të ketë premierën filmi. / KultPlus.com
Diane Keaton zbuloi se askush në të vërtetë nuk donte që Al Pacino të merrte pjesë në filmin ikonik të vitit 1972, “The Godfather”, transmeton KultPlus.
Aktorja, 76 vjeçe, tha se Pacino, i cili më vonë u nominua për çmimin Oscar për rolin e tij, ishte larg nga zgjedhja e parë e regjisorëve për të luajtur si Michael Corleone në filmin hit të gangsterëve.
“Askush nuk e donte Al Pacinon. Ata nuk donin që ai të luante atë pjesë, dhe unë kisha marrë tashmë aktorë”, tha Keaton për Entertainment Tonight.
Keaton, e cila luajti mësuesen e shkollës Kay Adams-Corleone në filmin përballë Pacino-s, tha se ishte “e çuditshme” që ajo ishte hedhur para aktorit, duke qenë se filmi bazohet tërësisht rreth karakterit të tij mafioz.
“Më kishin marrë pjesë përpara Al Pacinos në “Kumbari 1”! A nuk është e çuditshme kjo?” ka thënë aktorja fituese e Oskarit. “Çfarë do të ishte ‘The Godfather’ pa Al Pacinon? Është vetëm një nga ato gjëra të çuditshme, të pazakonta në jetë.”./ KultPlus.com
Al Pacino dhe Robert De Niro kanë krijuar magji sa herë që kanë punuar së bashku, veçanërisht në filma të tillë si “Heat” i Michael Mann, ku ata dhanë disa nga performancat më të paharrueshme të karrierës së tyre të shquar. Megjithatë, De Niro beson se ekziston një përjashtim që ‘njollos’ trashëgiminë e tyre të përbashkët, transmeton KultPlus.
Kur u njoftua se të dy po ribashkoheshin për një projekt krejt të ri nën drejtimin e askujt tjetër përveç Martin Scorsese, fansat nuk mund të përmbaheshin nga emocionet e tyre.
Krahas karrierës së tyre të aktrimit, të dy kanë një miqësi prej gati 50 vitesh tashmë. Ndërsa kujtonte takimin e tyre të parë, Al Pacino pohoi se ishte mahnitur nga prania magnetike e De Niros që në fillim, edhe pse ky i fundit nuk kishte luajtur në ndonjë produksion të madh në kohën e takimit të tyre të parë.
Duke folur për atë rast të paharrueshëm në një intervistë, Pacino shtjelloi: “Më kujtohet shumë qartë takimi. E pabesueshme, e pashë këtë djalë, mendova, Uau, ai ka një karizëm të tillë. Ai nuk po bënte asgjë. Ai thjesht po ecte. E mbani mend? E dini, ai ishte Bob. Por ti ndjeve diçka prej tij.”
Me njoftimin e fundit të Michael Mann për një vazhdim të opusit të tij të madh Heat, shumë kanë rishikuar disa nga kryeveprat me Pacino dhe De Niro së bashku. Ekziston një projekt i veçantë që asnjëri prej tyre nuk dëshiron që ju ta shikoni pasi De Niro më vonë pretendoi se ishte penduar vërtet që ishte pjesë e atij filmi.
I titulluar Righteous Kill, prodhimi amerikan i vitit 2008 është një thriller aksioni që paraqet De Niro dhe Pacino si detektivë të NYPD-së të cilët nisin një kërkim të rrezikshëm për të gjurmuar një vrasës serial të rrezikshëm. Ndërsa nuk ishte një dështim komercial për shkak të fuqisë së yjeve të kastit, ai mori vlerësime të gjera negative për shkak të filmave të dobët dhe skenarit të paaftë.
Në një intervistë, De Niro kujtoi se sa fajtor u ndje gjatë premierës në Romë të Righteous Kill kur të dy yjet takuan fansat që prisnin me padurim filmin e tyre të ri. Aktori kujtoi premtimin që u dha atyre: “Unë thashë: ‘Ky është një reagim i mrekullueshëm, por do të ishte mirë sikur të ishin këtu për një film për të cilin ne vërtet ndihemi krenarë. Herën tjetër do të bëjmë një që na pëlqen.” /KultPlus.com
Alfred James Pacino lindi më 25 prill 1940 në New York.
Al Pacino është një aktor dhe regjisor, biri i Salvatore dhe Rose Pacino, me origjinë italiane nga Korleone e Siçilisë. Kalon një fëmijëri të varfër, në shkollë është i dalluar si përsëritës, me përjashtim të literaturës angleze. Nga fundi i viteve 60-të studion teatër me Lee Strasberg i cili dallon në të prirje të jashtëzakonshme për recitim dhe dëshirë të flaktë për tu larguar nga jeta e varfër e fëmijërisë. Me filmin Me Natalie shënon fillimin e karrierës së tij, ndjek pas dy vitesh The Panic in Needle Park në të cilin merret parasysh edhe nga regjisori Francis Ford Coppola. Ky i fundit shënon thelbin e famës së tij në vitin 1972 me filmin The Godfather në të cilin interpreton rolin e Michael Corleone.
Në vitin 1993 shpërblehet me Oscar si aktori më i mirë protagonist me filmin Scent of a Woman, në të cilin interpreton një kolonel të verbër.
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 83-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shënjuar jetën e tij:
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).
U lind në Harlem më 25 prill 1940.
Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan. /KultPlus.com
Në Londër u shtrua qilimi i kuq glamuroz me rastin e premierës së filmit, “The House of Gucci”. Të pranishëm në këtë ngjarje ishin aktorët e filmit dhe yje të shumtë të showbizit.
Para gazetarëve të pranishëm, këngëtarja e shndërruar në aktore, Lady Gaga, tha se përgatitjet e gjata për ta portretizuar Patrizia Reggianin në këtë film, mund të kenë lënë efekt të përhershëm tek ajo.
Me regji të Ridley Scottit, “The House of Gucci” bazohet në librin e vitit 1995 që flet për vrasjen me pagesë të nipit të Guccit, Maurizio, dhe gjykimin dhe dënimin e ish-bashkëshortes së tij, Patrizia Reggiani, e cila kreu 16 vjet burg për kontraktimin e vrasësit të burrit të saj.
“Në fakt kam qëndruar në rol për gjatë apo nëntë muaj, pra duke e ruajtur aksentin gjatë gjithë kohës, përfshirë këtu edhe gjatë intervistave. Njerëzit thonë që kam qëndruar në rol gjatë gjithë kohës dhe ndoshta ende vazhdoj të jem në personazh. Nuk e di kur do të largohet Patricia nga unë, por i njoh pjesët e saj të cilat më çdo kusht dua t’i lë pas dhe cilat dua mbaj pasi ishin të bukura dhe fuqizuese. Por, ajo ishte një grua e fuqishme e cila besonte se mund të depërtonte në një sistem patriarkal italian. Gjë të cilën edhe e kishte bërë, por kur ajo u përjashtua, të gjithë u përqendruan te paratë dhe jo te fatkeqësia e vërtetë, që ishte ajo”.
Filmi e përmban një kastë aktorësh yje të tillë si: Adam Driver, Jared Leto, Al Pacino, Salama Hayek, Jeremy Irons, Jack Huston, Camille Cottin dhe Madalina Ghenea.
Driver, i cili e portretizon Maurizion tha se ishte e emocionuar që e pati rastin të punojë me disa prej idhujve të tij.
“Unë gjithmonë e kam adhuruar aktorin Jeremy Irons dhe kam dashur të punoj me të. Kam punuar me Alin një herë në një film të kaluar, por isha i mpirë nga emocionet për ta shijuar dhe përjetuar atë eksperiencë. Prandaj, isha i lumtur që do të punoja sërish me të. Bashkëpunimi me Lady Gagan ishte po ashtu i mrekullueshëm. Isha shumë i emocionuar për këtë. Të gjithë pjesëtarët e ekipit të filmit i kam admiruar dhe anasjelltas. Kjo ishte një punë e ëndrrave. Të gjithë ishim të përgatitur shfaqeshim me kohë në punë, dhe kishim ide të mira”.
Jared Leto pësoi transformim të madh për ta luajtur rolin e Paolo Guccit, nipi i Guccio Gucci dhe drejtori menaxhues i markës së njohur të modës në vitin 1953, duke u bërë pothuajse i panjohur për publikun.
“E vlerësoj shumë këtë. Për mua është një kompliment të jesh tërësisht i panjohur nga publiku, për mënyrën si e ke portretizuar rolin. Më vjen mirë që njerëzit do ta shohin një personazh të cilin nuk e kanë njohur më parë. Kemi punuar vërtet shumë për të hulumtuar thellë dhe për ta sjell në jetë këtë artist të mrekullueshëm, siç është Paolo Gucci”.
Leto po ashtu tha se ky është një film i cili flet për familjen, dashurinë, tradhtinë dhe pasionin.
“Mendoj se është një film për fuqinë, tradhtinë, familjen, dashurinë, pasionin. Pra është një histori komplekse, shokuese dhe befasuese. Shumë njerëz nuk e njohin historinë e vërtetë të Guccit, por kur ta shohin filmin, do ta kuptojnë se është një histori jo e zakonshme dhe goxha e çmendur”.
Jeremy Irons, i cili e portretizon Rodolfo Guccin, më të voglin nga pesë djemtë e Guccio Guccit, para gazetarëve të pranishëm tha:
“Dua të them, historia dhe tragjedia e saj është shekspiriane në madhështinë e saj, dhe sigurisht, gjëja më e mirë e të pasurit Ridley Scottin si regjisor është se ai është mësuar të bëjë filma të mëdhenj epikë. Të njëjtën gjë e ka bërë edhe më të tregim në veçanti”.
“House of Gucci” debuton në kinematë e Shteteve të Bashkuara më 24 nëntor, ndërsa në Britani të Madhe fillon së shfaquri nga 26 nëntori i këtij viti. / KultPlus.com
Aktori i famshëm Al Pacino, i cili feston sot 80-vjetorin e lindjes, ka një jetë interesante personale dhe profesionale.
Më poshtë janë disa kuriozitete që kanë shenjuar jetën e tij:
Alfredo James Pacino nuk është martuar kurrë, por ka pasur marrëdhënie romantike me 11 aktore.
Me dy prej tyre, Jan Tuarant dhe Beverly D’Angelo ka tre fëmijë, një vajzë dhe dy binjakë për të cilët u kujdes më vonë.
Marrëdhëniet e tjera janë me Jill Clayburgh, Tuesday Weld, Marthe Keller, Carol Cane, Diane Keaton, Penelope Ann-Miller, Madonna, Lucila Solà dhe Meital Dohan, izraelitja me të cilën jetoi deri shkurtin e kaluar.
Në karrierën e tij, që ka pothuajse çmim në çdo paraqitje në ekran, lista e filmave të refuzuar fillon nga ”Taxi Driver” deri te ”Star Wars”, nga ”Apocalypse Now” te ”Kramer vs Kramer”, nga ”Once Upon a Time in America” te ”Pretty Woman”.
Al Pacino është djali i dy emigrantëve sicilianë (babai u largua nga familja kur Al ishte ende me rroba banjo).
U lind në Harlem më 25 prill 1940.
Kaloi fëmini të vështirë në Bronx dhe përjetoi ligjet e ashpra të rrugës: duhanpirës dhe konsumator i drogave të lehta që nga mosha 10 vjeç.
17 vjeç la shkollën.
20 vjeç troket më kot në dyert e ”Studio Actors”.
Lee Strasberg njohu te ai cilësi të pazakonta aktoriale.
Fillon karierën kur Jerry Shatzberg i ofron atij rolin e protagonistit, tregtarit të ri të drogës Bobby, në ”Panic in Needle Park”.
Francis Coppola vëren se ai është aktori i duhur për rolin e Michael në ”The Godfather”.
U nominua për Oscar për rolin më të mirë mbështetës në këtë film, por Al Pacino sfidon jurinë duke thënë se roli i tij nuk është inferior ndaj atij të Marlon Brando, që e fitoi çmimin Oscar. Rezultati? Të dy nuk morën pjesë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Që atëherë Al Pacino u bë aktori i preferuar i kineastëve amerikan /KultPlus.com
Shumë vite më parë, kur ende isha ëndrrimtarë i thekur, dhe besoja që ishte cështje kohe kur do të përfundoja në Hollywood, takova Al Pacinon. Doja ta angazhoja në filmin tim të parë: “E di se kam pasur një titull më të mirë, por e kam harruar”. Takimet me Pacinon, i kam përshkruar në romanin tim, një roman, mbushur me zhgënjime.
Në 80 vjetorin e lindjes së Pacinos, po ja bashkangjes shkrimit, kapitullin në të cilin përshkruaj takimin me Pacinon, në version të shkurtuar.
****
…Regjinë e shfaqjes: “Solomon” nga Oscar Wilde, e kishte bërë, drejtoresha e “Actors Studio”, Znj. Estelle Parsons. Në shfaqje luanin: Al Pacino, Marisa Tomei, Dianne Wiest, etj.
Në mesditë, teksa po përgatisnin provën para shfaqjes së mbrëmjes, në skenë hyri Al Pacino.
Estelle më njftoi me Pacinon, të cilit ia dhurova romanin tim: “E di se kam pasur një titull më të mire, por e kam harruar”, që ishte i përkthyer në anglishte.
Pasi prova përfundoi dhe të tërë u larguan, hyra në skenë, pastaj në prapaskenë, të kërkoja romanin, sepse isha i bindur që Pacino duhet ta kishte hudhur diku. Nuk e gjeta askund.
Pasi përfundoi shfaqja, Dianne Wiest dhe unë, dolëm nga prapaskena e teatrit dhe ndezëm cigaret. Teksa po bisedonim dhe po shijonim nikotinën, dëgjuam turmën që po priste në acar, daljen e Pacinos. Një person na tërhoqi vëmendjen me zërin e tij, që bërtiti: “Mr. Pacino, I know you” (Z. Pacino, unë Ju njoh). “No, you don’t know me, you know my work” (Jo, ti nuk më njeh mua, ti e njeh punën time), ia ktheu Pacino, që e përshëndeti turmën me dorë, hyri në limo-n e tij, dhe u largua me shpejtësi. Konstatova se romanin nuk e kishte hedhur. Sa njerëz kishin mundësi t’a takonin Pacinon dhe t’i dhuronin libra?!
…Estelle, më pyeti në telefon, se a do të mund të gjeja kohë të nesërmen në ora trembëdhjetë, ta takoja Al Pacinon. Zëri i saj unik, më hoqi dyshimet se qe shaka.
…Apartamenti i Pacinos, qe në katin e njëzet e tetë të një ndërtese luksoze me pamje nga Central Park. Cdo gjë brenda, qe aq e bukur dhe e rregullt, sa që më krijoi jorehati. Në bibliotekë, ishin të rradhitura libra me kopertinë ngjyrë vishje, ndërsa në vitrinën ngjitur me bibliotekën, qëndronin: Golden Globes, Oscar-i dhe shumë statuja shpërblimesh të tjera.
Gëzimi që ndodhesha në apartamentin e tij, me gjithë ata aktorë të mëdhenj, më bënte të ndjehesha i vecantë. I vetmi njeri i deprimuar në atë apartament, ishte Pacinoja, sepse si aktor, nuk kishte se c’interpretonte më. S’kishte më skenarë joshës. Ndërsa rronte për të krijuar.
…Pacino foli. Romanin tim e kishte lexuar me një frymë, i vetëm, në hotelin ku kishte qëndruar pas premierës së shfaqjes. Ndërsa, kapitulli ku përshkruaja kinemanë, e kishte impresionuar. Ai, nuk kishte lexuar roman, por kishte shikuar film. Kishte qarë dhe kishte qeshur. “It is such a beautiful sad story” (Është një dëftim dhembshurisht i bukur). You are very unique (Je shumë i vecantë). “Së shpejti do ta xhiroj”, iu përgjigja. Dhe përnjëherë, as vet nuk e di se si, i ofrova të luante në film. U mendua paksa, dhe tha se nuk kishte rol për të në filmin tim. “Unë jam naratori. Vi tek Ju dhe Ju rrëfehem, ndërsa në fund të dëftimit, ju thoni: “Get the fuck out of here”, i propozova. I pëlqeu dhe i pëlqeu shumë, propozimi im. “Por, unë nuk kam pesë million dollarë t’Ju paguaj”, ia ktheva. “Jo, miku im, është mbi pesëmbëdhjetë million dollarë, honorari im…“.
Qetësi. Askush nuk fliste. Pimë nga një gëllënkë kafe, pastaj foli Pacino: “Do të luajmë të gjithë, edhe Estelle, edhe Marisa, edhe Dianne, edhe unë, edhe të tjerët, dhe do të punojmë gratis”. Të gjithë pohuan, edhe pse Pacino nuk e pyeti asnjërën. Ky do të ishte kontributi i tyre, për veprën time të shkëlqyer.
Isha njeriu më i lumtur i planetit…
Pacino dhe unë, u takuam dhe disa herë të tjera. Kisha përshtypjen se tani e njihja prej vitesh dhe se qemë shokë, sepse kaluam nga Ju në Ti, edhe pse në anglishte “You” përdorej për të dyja vetat.
…Ai siguroi një milon dollarë nga një Kanal Televiziv Amerikan, që do ta mbante ekskluzivitetin e vizitës së Pacinos në Kosovë, dhe do ta dokumentonte filmikisht. Ndërsa Pacino, paratë nga realizimi i dokumentarit, do t’ia dhuronte komunitetit artistik në Kosovë, për të krijuar. Lajmi u bë publik dhe “mori dhenë”…
…Mëse tre muaj, jetova në Hotelin “New Yorker” në NYC, aty ku ishte xhiruar filmi: “King Kong”. King Kongu kishte ardhur në New York pas dashurisë, ashtu si dhe unë, por ai kishte ardhur pas dashurisë së një gruaje, unë pas dashurisë ndaj filmit. Ai qe vrarë. Unë duhej të largohesha sa më parë, që të mos vritesha aty, që të vritesha në shtëpi. Të vritesha tek rrënja.
Shkova tek varri i tim ati, preva barin, e pastrova gurin e mermertë dhe i dëftova se e kisha takuar Pacinon, Michael Corleone-n nga “Kumbara” i Francis Ford Coppola-s, film të cilin e kishim shikuar së bashku në Kinema Rinia 1.
E tërë bota mediale do të vërshonte në Kosovë. Këtë fakt e kishte të njohur Kryeministri që më gostiti me kafe dhe më premtoi, so do ta mbështeste ardhjen e Pacinos në Kosovë dhe realizimin e filmit. “Fundja, është nder për mua, për ty, për kombin, për vendin”, tha.
“Nuk kemi buxhet”, tha Ministri i Kulturës. Ai ishte shumë i paditur, do shtyente tutje, do të arrinte shumë. Ky vend, qe ndërtuar enkas për atë soj…
****
Në takimin tonë të fundit, kur dolëm nga Restaurant “Marseille”, para se të përshëndeteshim më the: “You are so God damn talented”. Po e citoj këtë fjali tënden, për të dëftuar që më ka mbajtur gjallë gjithë këto vite, mbushur me zhgënjim. Ëndërra për të punuar bashkë, nuk mu nda asnjëherë, por bashkëpunimi s’paska qenë i thënë.
Urime ditëlindjen, miku im. Pac fat, shëndet dhe skenarë të mirë në vitet në vazhdim. Jetofsh i lumtur. (Aq sa mund të jetë i lumtur një artist).
“Gjëja më e bukur që kam dëgjuar ndonjëherë është: Nuk dua që të më humbasësh. Dua që të më kujtosh!”. Kështu është shprehur Al Pacino, i pyetur se si do që të mbahet mend nga njerëzit. Sot ai mbush 80-vjeç, duke qenë një legjendë e gjallë për aktorët dhe dashamirësit e kinemasë.
Në intervistën e dhënë për “Interview Magazine”, aktori flet për fillimet e karrierës, çelësin e suksesit, dhe alkiminë e veçantë që ka pasur me regjizorët e filmave të tij më të suksesshëm.
Cila është idea juaj mbi lumturinë?
Angazhim, përqëndrim, përfshirje. Ideja ime e lumturisë, është se ne nuk e dimë kur jemi apo
jo të lumtur. Dhe as që mendojmë për këtë gjë. Shekspiri shkroi tek Hamleti: “Gëzuar, pasi nuk jemi shumë të lumtur; ne nuk jemi në fakt butoni mbi kapelen e fatit”. E dashuroj këtë thënie.
Çfarë gabimesh toleroni më shumë?
Me kalimn e kohës, kam zbuluar se toleroj shumicën e gabimeve, pasi nëse dikush tjetër i ka bërë ato, me siguri që i kam bërë edhe unë në një moment.
Cili nga personazhet që keni luajtur, ju ka mësuar më shumë mbi veten?
Është e shumë e vështirë të jap një përgjigje të saktë, pasi janë shumë role. Gjërat që kalon në jetë të ndryshojnë, sidomos filmat, pasi ato janë si një mikrokozmos, si mini-luftëra, ku t’i përfshihesh i gjithi. Dhe regjizorët janë “gjeneralët” tanë.
E kam parë këtë gjë me shumë aktorë. Ata janë luftëtarë. Nëse mundesh, dhe je në gjendje, mund ta sfidosh veten dhe të përfitosh nga kjo. Nëse fokusohesh shumë tek të bërit karrierë, mund të humbësh ekuilibrin, dhe të humbësh edhe veten. Karriera është shuma e gjërave.
Kur isha një aktor i ri në të 20-at, dikush më foli për karrierën, dhe unë nuk e dija se çfarë do të thoshte ajo fjalë. Unë nuk e dija çfarë ishte karriera. Në Village, në teatro-kafenenë tonë ne jepnim 16 shfaqje në javë. Duhet që të mbushnim arkën. Kështu jetuam. Kështu do të mbijetonim… Ndoshta aso kohe po bëja gjëra të çmendura, por nuk po mendoja për ndonjë rrezik apo ndonjë gjë tjetër. Thjesht aktroja.
Po të mos ishe aktor, cilin profesion do të kishe provuar në jetë?
Thurës shportash (qesh). Një miku im thoshte dikur:”Unë do të nis të thurr shporta, në mënyrë që kur të më zbulojnë të tjerët, të jem i pari në këtë lojë”. Nuk e di. Mendoj se do bëja një punë që përfshinte edhe njerëz të tjerë si kuzhinierët, apo diçka e ngjashme.
Kam luajtur në një rol të tillë në filmin “Frankie & Johnny” në vitin 1991, dhe fillova të punoj
si kuzhinier për një farë kohe. Qëndrova në një vend për disa kohë, dhe kjo më pëlqeu. Në restorante ka një shoqëri të këndshme.
Si e keni arritur ekuilibrin midis disiplinës së bazuar tek skenari, dhe spontanitetit emocional?
Varet nga skenari, por duhet që të bësh shumë prova. Në fakt, gjëja më e çuditshme, është se sa më shumë që e provon, aq më spontan bëhesh. Është e kundërta e asaj që mendojnë njerëzit. Aktorët që nuk janë mësuar me këtë praktikë do të thonë:”Kur të vijë koha ime, unë dua të jem spontan”.
Dhe kjo është ajo që ndodh sot me shumë filma. Nuk ka më kohë për prova. Në provë, ti mund të bësh gjëra të ndryshme. Për shembull kur punoja me Sidnej Lamet, ai të jepte 3 javë kohë për të bërë prova vetjake me skenarin. Dikush ka thënë një here:Përsëritja më mban të bleruar!”. Ka një dallim midis tekstit që e lexon në një dhomë vetëm, dhe momentit kur e interpreton atë në sheshxhirimin e një filmi apo skenën e teatrit.
Ju keni punuar shumë herë me Sidnej Lamet, Frensis Ford Kopola dhe Brajan De Palma. Si arrinit t’u përshtateshit kineastëve, që kanë mënyra kaq të ndryshme të punës?
Kur isha më i ri, e kisha më të vështirë. Kisha debate, pasi regjizorët janë të ndryshëm. Por kur punon me secilin prej tyre, kjo të ndihmon pasi i njeh më mire, dhe e sheh se si punojnë. Ruga më e mirë për të mësuar, është të punosh konkretisht… Pasi nisa të bëja filmat e mi, mësova shumë mbi identifikimin e aktorit me regjisorin …Gjithçka është empati.
Nëse do të duhej të bëje një zgjedhje midis skenës dhe ekranit, cila do të ishte ajo dhe pse?
Unë e kam nisur karrierën në teatër, prandaj aty ndihem më komod. Por kam bërë kaq shumë filma, sa që edhe aty ndihem komod. Teatri është më i drejtpërdrejtë. Aty ka reagime të spektatorit, dhe zakonisht teksti është disi më i interpretueshëm për një aktor.
Arritjet tuaja janë shndërruar në një lloj steke, që aspirojnë ta mbërrijnë shumë aktorë të rinj. A ka ndonjë nivel performance që ti e kërkoje me ngulm kur u bëre aktor, dhe a e ke arritur atë?
Një gjë që kam bërë gjithmonë, dhe që është një instinkt natyral i imi, është të përpiqem të mos jem i ashpër me veten. Mundohem të mos kërkoj shumë nga vetja. Pasi kjo nuk më bën të ndihem mirë. Njeriu është gjithmonë në kërkim të arsyes madhore pse po bën atë që bën. Pra
unë jam duke e bërë këtë punë për t’u angazhuar në diçka, dhe çdo rol që luaj, jam duke
u përpjekur të bëj më të mirën. Nuk e lë asgjë pas dore. Dhe shumë herë, përpjekjet e mia nuk kanë dhënë frytet e duhura, dhe ky është një mister për mua.
Kur ishit i ri, kush ishte shefi në familjen tuaj?
Unë jam rritur në një familje me 3 gra dhe 1 gjysh. Nëna ime, motra e saj më e vogël dhe gjyshja ime. Dhe ato sundonin në familjen time. Ishte një periudhë shumë emocionuese në Bronksin e Jugut, nga ku vij unë. Ishim shumë të varfër, por unë kam qenë shumë me fat, pasi kur gjërat u përkeqësuan, unë u largova prej andej.
Jetova rrugëve dhe pata shumë aventura. Ishte një periudhë e vështirë. Por në shtëpi vendoste gjyshja ime. Pas saj vinte nëna ime. Ato ishin relativisht të reja në moshë. Nëna ime më lindi kur ishte shumë e re. Unë i detyrohem shumë asaj për atë periudhë në jetën time. U jam shumë borxhli atyre grave dhe gjyshit tim.
A e inkurajuan ata synimin tënd për t’u bërë aktor?
Jo, por më pranuan si aktor. Ata thoshnin gjithmonë:“Ai është një aktor”. Ajo që inkurajoi karrierën time ishte shkolla, mësuesit që më kujtohet se bisedonin gjithmonë me nënën time. Nuk do ta mësoj kurrë se çfarë i thane aaj për mua, por ato ishin fjalë inkurajuese. Megjithatë unë e braktisa shkollën e mesme për të punuar.
Ndaj edukimi im erdhi kryesisht nga teatri. Mentorët e mi ishin Çarli Lauton, Li Strasberg dhe natyrisht, Martin Bregman. Bregman ishte menaxheri im i parë. Ai më trajtoi si fëmijën e tij. Dhe në një rast më tha diçka që nuk ta thotë askush. Isha vetëm 25 vjeç, ai erdhi të më shihte në një shfaqje, dhe në fund të saj më tha shumë thjesht:”Unë do të të sponsorizoj!”. Nuk e kisha dëgjuar kurrë më parë atë fjalë.
Kur nisët karrierën, kishit ndonjë ide mbi llojin e aktorit që dëshironit të bëheshit? Cilat ishin ëndrrat?
Unë thjesht e doja atë që mësoja, letërsinë, gjithçka ndaj së cilës isha ekspozuar në Nju Jork. Isha një lexues i thekur. Natyrisht pengesë ishte varfëria, por kur je i ri kalon çdo gjë. Mund ta përballosh më lehtë. Me një copë picë, mund të shkosh shumë larg. Kushton vetëm 1.2 dollarë, dhe po aq edhe një biftek. Por në atë moshë mund të jetosh me çdo gjë. Nuk ka rëndësi. Dhe ti mund të shfrytëzosh çdo kalori të asaj pice.
Organizata për memorialin e Auschwitz kritikoi Amazone për serialin e saj më të ri ‘Hunters’ për mënyrën se si ai trajton ngjarjet midis gjermanëve nazistë dhe hebrenjve, transmeton KultPlus.
“Hunters’, i publikuar ditën e premte dhe me protagonist Al Pacino-n, shfaq një skuadër nazistësh në New York-un e viteve ’70, të cilët zbulojnë që qindra nazistë të arratisur jetojnë në Shtetet e Bashkuara.
Gjithsesi seriali është përballur me akuza dhe kritika, kryesisht për shkak se shfaq skena horrori fiktive për kampet e përqëndrimit.
“Të shpikësh një lojë fiktive shahu me njerëz për serialin, jo vetëm që është e rrezikshme, por mirëpret individët të mos i besojnë holokaustit, “ tha Memoriali i Auschwitz në Twitter.
“Ne i nderojmë viktimat duke treguar ngjarje të vërteta.”
Por krijuesi i serialit, Dejvid Weil, e mbrojti veprën e tij, duke thënë se gjithçka është fiktive. / KultPlus.com
Al Pacino tërhoqi vëmendjen në çmimet BAFTA, por jo për shkak të veshjes, por për faktin se u rrëzua në tapetin e kuq.
Aktori i famshëm 79-vjeçar ishte i shoqëruar nga e dashura e tij Meital Dohan, 40 vite më e re se ai.
Nga fotot, Dohan duket e shokuar kur sheh partnerin e saj të rrëzohet, përpara se ta ndihmojë të ringrihet.
Al Pacino ishte i nominuar për çmimin e aktorit më të mirë joprotagonist, për rolin e tij si Jimmy Hoffa në filmin “The Irishman”, por ky çmim shkoi për Brad Pittin./KultPlus.com
Marrëdhënia mes Al Pacinos dhe Robert De Niros është magjike, theksoi regjisori Martin Scorsese, disa ditë para daljes së filmit të tij të ardhshëm “The Irishman”, ku ka vënë në skenë dyshen komediane legjendare.
“Ajo që shihet në film është marrëdhënia e tyre si aktorë por edhe marrëdhënia e tyre si miq”, deklaroi Martin Scorsese, filmi i shumëpritur i cilit mbi mafian do të publikohet në platformën Netflix më 27 nëntor, transmeton KultPlus.
Në “The Irishman”, një ish-vrasës mafioz, luajtur nga Robert De Niro, mendon për ekzistencën e tij të dhunshme dhe veçanërisht për marrëdhënien e tij me një ish-lider sindikalist të zhdukur, luajtur nga Al Pacino.
“The Irishman” është filmi i nëntë i Scorseses me De Niron. Të dy janë njohur që prej moshës 16-vjeçare dhe ata kanë hezituar për një kohë të gjatë para se të xhironin një film të ri me kriminelë pas “Goodfellas” dhe “Casino”.
Filmi, që zgjat tre orë e gjysmë dhe ka kushtuar 160 milion dollarë, ka dalë në disa kinema. Ai është favorit për Oscars. Një teknologji e re është përdorur për t’i shfaqur më të ri aktorët në ekran. / KultPlus.com
Me regji të regjisorit të famshëm Martin Scorsese, sot kanë nisë xhirimet e filmit “The Irishman”, film që ka bërë bashkë yjet më të mëdha të kinematografisë, shkruan KultPlus.
Pikërisht ky film po ribashkon legjendat e filmit të famshëm “Godfather”, De Niro, Al Pacino e Joe Pesci, e kësaj kaste të famshme i është bashkangjitur edhe aktori shqiptar Marko Caka, i cili tashmë ka luajtur në shumë filma amerikanë.
Marko Caka me kostume të viteve të 70-ta, në rolin e tij në “The Irishman”
Marko Caka ka njoftuar eksluzivisht për KultPlus për kllapën e parë të xhirimeve që kanë nisë në Queens të New York, i cili ka dhënë detaje se xhirimet kanë nisë në orët e hershme të mëngjesit.
“Sot nisën xhirimet e filmit të shumëpritur “”The Irishman”, me regji të Scorsese, i cili pas disa dekadave ka mbledhë aktorët së bashku, si: De Niro, Al Pacino, Joe Pesci, në një histori biografike të Frank Sheeran.
Kurse Marko Caka luan rolin e mafiozit sicilian. “Edhe unë isha pjesë e xhirimeve të sotme, duke filluar me skenën e parë të krimit, atë të plagosjes së kryemafiozit Joe Colombos. Në sheshxhirim isha bashkë me Al Pacinon e De Niron”, ka thënë Caka. Xhirimet e këtij filmi kanë nisë sot, kurse pritet të përfundojnë Brenda tre muajve./KultPlus.com